Ditët e fundit ish ambasadori danez, Karsten Jensen, dhe ai holandez, Henk van den Dool, përshkruen me ngjyrime realiste, pra të errta e gati të pashpresa, kuadrin klinik të politikës dhe të shoqnisë shqiptare. Nuk mund të mos jemi dakord pikë për pikë me fjalët e tyne dhe s’mund të mos admirojmë ma në fund dy zane që dallohen prej kumbimeve kundërthanëse e sibiline që dalin prej gojës së nji numri të madh ambasadorësh që bajnë hije kot në Tiranë.
Në intervistën e lamtumirës van den Dool nënvizoi nji numër të madh aspektesh negative të politikës dhe shoqnisë shqiptare, tue nisë tek primitivizmi, arroganca, mungesa e vetëdijes politike, putanizimi i shoqnisë shqiptare, pseudo-vlerat e saja, korrupsioni kapilar, anmiqsia mes qytetarit dhe shtetit etj.
Ishte mbresëlanëse sesi nji i huej në nji kohë relativisht të shkurtë kishte mujtë me kuptue aq thellë problemet dhe psikologjinë tonë. Tue lexue intervistën e tij qytetari shqiptar mund të nxjerrin këto mësime:
Kodi zgjedhor asht kthye në nji rrjetë marimangash ku mbesin vetëm mushkajat dhe jo brumbujt e politikës, aq ma tepër që ai kod interpretohet prej nji komisioni të drejtuem nga nji mashtrues sa ordiner aq edhe arrogant; Nanoja asht nji “hije e së kaluemes”, nji bufon i mërzitshëm që për të kaluemen e tij do të duhej marrë mbrapa me gur që në aeroport; zgjedhja e presidentit qe jo konsensuale; demokracia shqiptare asht e papjekun dhe jofunksionale; në Shqipni vijon anmiqsia mes qytetarit dhe shtetit-Leviatan; ekziston ende ideja se në demokraci funksionon inercia dhe tradita familjare; ka nji mungesë të vullnetit politik të shumicës për integrim; kujtesa historike e shqiptarëve asht e ngjashme me atë të sklerotikëve, të cilët kujtojnë detaje të fëmijnisë por harrojnë edhe emnin e bashkëbiseduesit; Gërdeci, zhdukja e dëshmitarit Trebicka, vrasjet e 21 janari janë përbaltja e demokracisë shqiptare…
Nji prej pikave kyçe të intervistës ishte çështja sesi zgjedhin të votojnë shqiptarët. Simbas van den Dool ata ma së shumti votojnë të shtymë prej traditës familjare, pra nuk janë të lirë prej së kaluemes së tyne dhe nuk përballen realisht me të tashmen. Fenomeni asht edhe ma i ndërlikuem, por gjithsesi ajo çka thotë ambasadori mbetë e vërtetë.
Ideologjitë e forta kanë ra tash dy dekada dhe konfrontimi i sotëm nuk asht ma antikomunizëm/komunizëm, siç pohon pafundsisht Berisha, por shtet/antishtet, dhe në ketë përballje dialektike në këto dy dekada, vendi i tij dhe i ortakëve të tij transversalë asht në llogoren e antishtetit.
Me aq sa pohoi van den Dool në vjeshtë s’do ta marrim statusin pse Berisha s’ka vullnet me hy Europë, ai sheh dikund tjetër mbasi modeli i tij i qeverisjes nuk asht ai liberal europian, por ai despotik oriental.
Ndër 12 prioritetet deri tash asht plotësue vetëm nji, këto ditë opozita asht nën presion për votimin e heqjes së imunitetit. Shpresojmë që të mos pranohet drafti i LSI-së, pse me nji gjyqsor të korruptuem e të politizuem deri në palc dhe me nji prokurori të pazonjën me veprue lirisht, heqja e imunitetit mund të shenjonte dënimin kapital të opozitës. Që heqja e imunitetit asht e kotë e për ma tepër nji tallje për shqiptarët e tregoi mbyllja e aferës Meta, gjykimi i turpshëm i Gërdecit, tallja me viktimat e 21 janarit, vjedhja e fondeve të rrugës së kombit e shumë çështje tjera minore.
Ajo që opozita duhet të bajnë mbas refuzimit të statusit duhet të jetë impenjimi me të gjitha mjetet për rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e nji qeverie teknike që të na çojë drejt zgjedhjeve të ardhshme, kjo asht rruga e vetme për me u çlirue prej nji njeriu që përditë e ma shumë, për aq sa e lejojnë kushtet dhe mjetet që zotnon, po ec në gjurmët e Enver Hoxhës, sekretarit të parë të partisë së vetme që ia komandon tkurrjet e muskulit kardiak.
O zoti Adrian meso te shkruash gjuhen shqipe pastaj shkruaj opinione……
Adriani e di ta shkruaje gjuhen shqipe por i ben jehone larmise se saj me sa duket. Kjo vjen edhe nga ndikimi i psurise,shkathtesisese, zhdervjelltesise gjuhesore te paraqitura nga disa njerez qe (jo) aksidentalisht jane veriore, qe Djalli i ka sjelle ne Tirane me civilizue ate e shoqerine tiranase.
Mesa kuptoj une problemi qendron te menyra e zgjedhjes ku partite e vogla nuk mund te kene perfaqsues ne parlament. Duke zgjidhur kete problem zgjidhem shume gjera. Zgjidhim problem e konsolidimit te “fuqise” te dy parti kryesore sic jane PD dhe PS. Ne qofte se ka me shume konkurence dmthn me shume fuqi te shperndare tek parti te ndryshme fiton me shume populli dhe gjithashtu ata qe jane politikane sharlatane apo hajdute mund te hiqen shume me kollaj ne zgjedhjet e ardhshme. Ne kete menyre jemi duke spastruar dale nga dale poilitikanet dhe pushtetaret dhe duke lene ne pushtet ato qe i sherbejne popullit. Politikanet e socem shumica jane te ricikluar dhe jane bere shume te pasur gjate kesaj kohe ata dhe njerezit rreth tyre. Ata duhen hequr dhe shperndarja e fuqise ne parti te ndryshme do ta sjelli kete ndryshim shume te nevojshem dhe shume te vonuar.
Moderatori i gazetes TEMA eshte i lutur,qe te mos PERDHOSE GJUHEN LETRARE SHQIPE ME DIALEKTE SIPAS DESHIRAVE TE NJEREZVE!!!
Le ta perdore ky Ndreca dialektin ne shtepine e tij apo ne kishe,ndersa ne SHTYP ai nuk duhet lejuar te botoje me dialekt,ndryshe i hapet rruga nje RRUMPALLE TE PA SHOQE,QE NUK E GJEN DOT NJERI FILLIN!!!
MOS I HAPNI RRUGE KERTYRE ANARSHISTEVE LOKALISTE,O DREJTUES TE TEMES!!!
Une si DIBRAN,po fillova te shkruaj ne dialektin tim,ju nuk do merrni vesh asnje fjale!!!
MJAFTON Sali Berisha,qe e SHPARTALLOI SHQIPERINE NE CDO FUSHE,QE NGA HISTORIA,ARSIMI,SHENDETESIA,DREJTESIA etj,por ja edhe ju te medias,po jepni ndihmesen tuaj ne kete RRUMPALLE!!!
Kjo nuk eshte gegnisht, por autori rreket te perdore gegnishten me disa fraza, lidhore etj..Keta mendojne qe shkrimi merr nje pozim, pasi duket ‘ekzotike’ te shkruash ndryshe nga gjuha letrare. Sic ti bukur e thua, gegnishtja nuk eshte nje e tere, e unifikuar te cilen mund ta perdorim..Ajo ka disa dialekte, qe ndryshojne shume..si ai i shkodres, kukesit apo dibres..Ka shkruajtur gegnisht, por ka shkruajtur Fishta, qe ke qejf ta lexosh..por jo Ndrecen i cili diku perdor “me mujte” e diku “ceshtja” “impenjimi’ etj..
Zoti Dreqi, keni nje zgjuarsi te veçante, gati gati zoologjike do te thoja, me ngjisni me nje studiues vllah
Pse mo ”sadiku”,c’a te keqe kishte ke komenti i ”Latif Dreqit”??????
S’guxon robi te shprehi mendimin e vet,se do t’i ngjitet 1 epitet nga pas,apo do dali menjehere 1 shqiptar qe te pergojoje.
Shiko,mor burri i dheut,se po u shtypin koken politikanet qe keni ne fuqi dhe ti shkon e hap sherre te panevojshme me 1 komentues qe rastesisht te kapi syri ke TEMA.
Po pse o Sadik keshtu? nqs do te fyesh dike, mund ta fyesh lehte, por pa argumenta?!ketu po flasim per gjuhen..”Zgjuarsi zoologjike’ per here te pare e degjoj..megjithate une jam Darvinist, keshtu qe e pranoj krahasimin tend..Do te fyhesha rende po te me krahasoje psh me disa mullah me dy kembe..
Njatjeta Diku
Nderim e respekt per diplomate te tille te cilet flasin me gjuhen e te vertetes.Ju faleminderit zoterinj!
Falenderoj Ardian Ndrecen per kete zberthim te sakte te leksionit ne fjale te ambasadorit hollandez.Lidershipi i opozites duhet ti konsideroje analiza te tilla, shume te qarta.
ah europa!
pa byth ngelet mer?
po si more tash qe ikni e thoni fjalen ,si bicim kurvnisht quhet kjo,se po te ishte burr ky i thoshte keto gjera qe ne fillim,atje ku duhet dhe ne sheshin e burrave,
pra kur sala tha se “do persertis 21 janarin” ky ti thoshte sales se “edhe une do perseris historine e sadam hyseini me ty” ose “do te te bej si Gadafi”
por europa e gjegj fishtes eshte me brek dantelle pink e roze,prandaj sala hjedh shurren perpjet..
Shkruaj sipas regullave te drejtshkrimit o z.i artikullit apo e thene me ndryshe sipas gjuhes zyrtare ashtu sic behet ne te gjitha vendet e botes demokratike.Ju mund te jini nga cdo cep i republikes por respekto gjuhen zyrtare,si gjuhe te kombit tone dhe jo te zones pre nga ju jini.Te basardosh gjuhen zyrtare me te shkrojturen apo te foluren e krahines qe je eshte injorance.Kete gje e bejne vetem ata qe kane mungese kulture dhe qe tre jeten kane studiuar gjuhen letrare perseri shkruajne e flasin ashtu si prinderit e tyre dikur maje shkrepave.Apo te pelqen e folura e Saliut dhe e xhozefines qe misrit ti themi kallamoq dhe derit thi?
I nderuar zAdrian!do te ishte mire te mesoje te shkruash gjuhen e bukur Shqipe,mundohesh ti japesh forma te gegnishtes por del bllof mbasi kjo vjen se je nje cope injoranti.Kemi respekt per gegnishten e bukur te gjuhes sone dhe sigurisht nuk ka pse te mos perdoret,por kurresesi te shperdorojme gjuhen e cila evoluon me kohen,nuk kemi se si te kthehemi me gjuhen e shprehite e viteve 1800 qe kane perdorur rilindasit e nderuar,por ne te shkruaren ne duhet te perdorim gjuhen sic eshte dhe sic e flasim te gjithe.
TemA! Gjuha e shkruajtur shqipe eshte nje dhe vetem nje, ashtu sic eshte anglishtja, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, greqishtja dhe cdo gjuhe tjeter ne bote. Prandaj jeni te detyruar ta respektoheni! I palejueshem nje basardim i tille i gjuhes!
O gazeta mendoj qe te pakten gazetaret duet te jen te paret qe te rrespektojn gjuhen letrare? ne qoftese nuk dalin dot nga dialekti punsoni nje korrektor, se eshte turp se po shkruajten te gjith me dialekte ktu behet lesh arapi gjuha standarte. RRESPEKTE.
A KA NDOKUND NE TASTIERE CLICK TRANSLATE NGA DIALEKTI NE ZYRTARE? PO MUA DO TME VINTE SI ME KOLLAJ XHANEM NE MYZEQARCE E TU BEFSHA…!O MERO VLLAI E…TA DERGONJ E UNE NJE ARTIKELL E,SE I BOTOKNJE TI E XHAN ,CTA DUAM REDATIMIN E,KUSH TE DONJ TA LECITE,KUJT TI VINJE KOLLAJ……,NJESH JE FARE E TU BEFSHA….!
E dini sa i kupton Ndreca problemet e Shqipnis? Sa i kupton nji shqiptar problemet e Bangladeshit. Le pastaj tifollqet e ketij ambasadori qe shkel etiken dhe normat diplomatike si askund tjeter. gjithsesi na vjen mire qe nji ambasador si ky u shpreh njehere kunder vendit ku ishte se ne vendin ku do shkoje as do ta hape ndonjehere goje. Urime per eksperimentin e vetem diplomatik zoti diplomat. Ne mos je i majte (siç edhe dukesh pa kallauz) nje kaush me para e ke marre se nuk do as mend e as kalem.
I nderuar z.Ndreca,
Duke marre shkas nga nje konstatim i juaj se:”…Ishte mbreselenese sesi nji i huej,ne nji kohe relativisht te shkurte kishte mujte me kuptue aq thelle problemet dhe psikologjine tone…”
Do t’ju rrefej nji rast qe me t’vertete do t’ju cudise zoti Ndreca,i cili ka me e “eklipsue” krejt mbresen e rastit konkret…
…Ne vitin e mbrapshte ’97 kam qelluar ne Gjermani. Ne nje party me disa miq,ku kishte edhe vendas,nje mikeshe gjermane,ne nje moment me drejtohet,befas duke me thane- ju s’ngjani si shqiptar,sepse shqiptaret ne shumice nuk perdorin ne komunikim fjalet ‘me falni ju lutem…faleminderit’. Edhe pse mund te dukej si kompliment,me dogji aq shume sa po vrisja mendjen si t’i ktheja nji pergjigje ekuivalente..
Dhe ne ndihme me erdhi nje argument ne nje debat televiziv i nje studiuese(profesoreshe) e cila nginte shqetesimin se ne Gjermani,edhe pse nje shtet me dimension shume social ka rreth…5 milione …analfabete! Nje deklarate shokuese dhe e pabesueshme. Aq ma teper qe njeriu mund te mendoje se ka analfabete dhe analfabete,ne kuptimin se mbi critere gjykohet analfabetizmi. Por zonja ne fjale tha se rezultati edhe pune e nje sondazhi(pyetesori) me dhjete pyetje te tilla si: A rrotullohet Toka rreth Diellit apo Dielli rreth Tokes? …
Kete argument perdora si pergjigje ndaj mikeshes gjermane ne ate party ku merrja pjese,duke shtuar se kudo ka injorante…
Por nje episod me nje bashkatdhetar,disa kohe me vone e vuri prape ne dileme qendimin tim lidhur me analfabetet gjermane.
Shoku nga Shqiperia,nje djale nga Vlora,here pas here shfrynte me vete duke thene ‘Epo ma tha gjermani ma tha ,por nuk e besova!’.Nje here,dy tre,derisa e pyes: Po c’eshte ky gjerman,c’te paska thene?- Eee,me kthehet shoku vlonjat dhe filloi te me tregoje sesi ne gusht te ’96-s i kishte bere oferte nje te riu gjerman,18-19 vjec,me te cilin ishin koelge ne pune,te kalonin disa dite pushime ne Vlore,si mysafir,i ftuar nga ky vlonjati. Pasi kishte hezituar,dikur i mbushet mendja gjermanit dhe shkojne ne Vlore. Ky djali nga Vlora me tregonte se,edhe pse e kaluam shume mire,e shetita dhe pa dasma shqiptare,beri plazh,nje dite e shoh teper te vrenjtur. U merakosa dhe pyes mikun gjerman- C’ke qe rri keshtu i vrenjtur?!… M’u pergjigj ne nje menyre qe ne ate moment m’u duk krejt e pakuptimte- Degjo- me tha- ky vend shpejt ka per t’u perballur me nje kolaps te tmerrshem,ky luks i shfrenuar dhe i pakuptueshem do marre fund tragjikisht!….
Disa muaj me vone plasi skandali i piramidave, anarkia dhe kaosi kaploi gjithshka! Dhe ky shoku nga Vlora me thoshte- po ku dhe cfare pikasi ky gjermani,nje djale adoleshent,per disa dite qendrimi,ne kulmin e festes (gusht ’96)?!… Ndersa une fillova te pyes veten: po sikur ky djale te ishte nje nga …analfabetet e sondazhit?!…
Po gjithe ato emisare,te derguar nga Evropa,diplomate,cfare kane pare ne kete vend dhe nuk e kane thene?! si ky djelmosha gjerman?!…s’po themi analistet,opinionistet,politikanet(me nder me thane) shqiptare!…(!)…..
Sa trima Jane meshkujt shqiptar ne email apo e bejne se I ka tredh saliu e ua merr votat me nje thes me mmiell .me siguri eshte kjo e dyta.ceceneve u duket se jane ne parajse kur marrin thesin e s’mushin te kuptojne sa vlere ka vota per jeten tone. Bertasin akoma rrnofte salihi se saliu I Ben lavash edhe ate pak tru qe ato kane.cohuni o “trima”prej gjumit cohuni e zbythni kto lopcare qe u bene pashallare
O njerez,flisni me aresye dhe kultur,se si shkruan z. Ndreca eshte puna e tij,se cfar shkruan na jep te drejten ne te gjykojme,dhe ai eerojshte perfekt ne ato qe ka shkruar.Zoti Ndreca jeni nje ze i spikatur i gazetaris shqiptare, qe i keni shoket te rralle ne ate ambjent mbytes te krijuar nga Sali Vicidoli.
Ore,po qenke “dell” i tërë vërtet!Në se ke vajtur vërtet në Amerikë,do të kesh dëgjuar plot dialekte,zhargone(si në çdo vend të),por në shkrime,në media, ka një gjuhë standarte!Kaq e ke ndie,e ke dit,e ke msue,or burr i dheit?T’baj rixha,thuja Ndrecës t’msoj gluhën shqype!((VEÇ MË PARË TË KËSHILLOJ TË SHKOSH VETË NË KURSET PËR DREJTSHKRIMIN E GJUHËS SHQIPE!!!))
“Un nuk kqyna dot ma shum se di rrnjeshta” ?
zeri i te vertetes, ky eshte zeri verior i Ardian ndreces i vllaut geg.
C ka ketu per t u pataksur?nderime Ardian
Gjuha Shqipe,
ama dashamir dhe patriot per tu degjuar qenke,o shembull i rralle i injorances dhe antishqiptarise,qe gjysmen e shqiptareve i quakerke produkt te djallit…
pershendetje z.ndreca
po meremi me dialektet dhe menjanojme esencen e shkrimit
e degjova perseri ambasadorin holandes sot ne ritransmetim te top kanali
jane njerez qe duan te na ndihmojne por ne jemi nje kope delesh me nje coban nga tropoja
Z. Mero!
Sic e sheh rezultati i sondazhit tuaj nuk jep asnje mundesi per analiza te metejshme. Askush nuk eshte mare me temen e shkrimit por me gjuhen e botuar. Keshtu qe mos na provoko here tjeter. Gazeta vertet eshte tuaja, por dhe publiku behet “pronar” i saj ne momentin qe e shfleton. Gazeta me gjuhen eshte si puna e lokalit. Pronari i jep drejtimin qe do: bar, restorant, club etj. Klienti ka te drejtat e tij kur lokali eshte hapur, por pijet qe do te pije aty, duhet te kene patjeter pullen fiskale te ministrise te financave te shtetit shqiptar… Po ia zune pa pulle ha gjobe…. Tjeta!
Per gazeten tema (ndjese per shkronjen e me dy pika por keypad im nuk ma lejon ta shkruaj)
te publikosh shkrime ne gegenisht nuk duhet te lejohet nga redaktori juaj, per seriozitetin tuaj si gazete duhet te jeni strikt.
ne nuk jemi nje komb delesh ku secili fis ka dialektin e tij (i kemi kaluar ato kohe)
duke qene se kemi gjuhen letrare, ju duhet te jeni “te detyruar nga ligji” qe te mos lejoni te publikohen shkrime te tilla.
ju mund te beni si te doni, por eshte ne demin tuaj afatgjate.
un per vete nuk e di se ç’ka shkruar gegu ardian, dhe as dua ta di se refuzoj ta lexoj dialektin e tij.
kaloni mire.
Faleminderit zoti Ambasador, faleminderit qe fole SHQIP si pak kush nga te huajt qe e kane dashur kete vend dhe popull. Urimet me te mira ne jeten tuaj dhe te familjes qe perfaqeson. Qofsh gjithmone i lumtur e i gezuar. Ju zoteri po kerkoni te ngreni nga gjumi letragjik nje popull qe Doktori sa fillon te levize i fut ampulen tjeter qe ta mbaje ne shok jete e mot deri sa te arrije te behet mbret. U shofte ne rrenje fara e tij dhe Ministrave te oborrit me duar te PISTA.
Nga SHQIPERIA JONE SI ATDHE VETEM GJUHA LETRARE KA NGELUR PA U PERDHOSUR FARE NGA KLIKA BERISHIANE NE FUQI!!
Te tere te tjerat jane shfarosur dhe bere si kepuca!!
Historia,heronjte,arsimi,shendetsia,drejtesia,pronat etj jane SHKATERRUAR APO GRABITUR!!!
Na duket Shqiperia ,jo si vendi yne,por si PRONA E BERISHES ME GJITHE MALOKERINE E TIJ SHPALLARE!!!
Mos na e perdhosni SHQIPEN,zoterinj te TEMES!!
Ne se edhe ju nuk e mbroni shqipen,NUK KA KUSH TA BEJE TJETER:E MORI FERRA URATEN!!!