FRD hap degën në Lushnje. Oketa: Marrëveshja PD- PS, e paprinciptë. Partia jonë ka ndezur shpresën

16 Korrik 2012, 20:07Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike hapi sot degën e saj në Lushnje, në qytetin ku 92 vjet më parë nisi rrugën pavarësimi i Shqipërisë dhe u hodhën themelet e konsolidimit të shtetit shqiptar.

Indrit Sefa, koordinatori i FRD-së për Lushnjen, deklaroi se “…Lushnja ka qenë gjithmonë një mbështetëse e pakursyer e së djathtës, por unë ju pyes juve zoti Kryeministër: Çfarë mori prej saj? Sa investime janë bërë në Lushnje? Sa herë më të vogla janë ato në raport me popullsinë se investimet që kanë marrë rrethet e tjera?”.

Harresën e qeverive të djathta për Lushnjen e theksoi në fjalën e tij dhe anëtari i Grupit Nismëtar të Frymës së Re Demokratike, zoti Stavri Ristani. “Shqipëria e sotme ka frikë të flasë njësoj si Shqipëria e djeshme, Shqipëria e sotme vuan sot nga varfëria njësoj si dje, Shqipëria e sotme gjendet në të njëjtin centralizim të pushteteve si dje, Shqipëria e sotme është po njësoj si dje, jashtë familjes evropiane ku natyrshëm duhet të ishte”.

Në mbyllje të aktivitetit përshëndeti dhe Gazmend Oketa, kryetari i Grupit Nismëtar të FRD-së. Në fjalën e tij Oketa foli dhe për marrëveshjet e fundit mes dy forcave të mëdha politike, PD-PS duke i quajtur ato “arnime” që nuk ndërtohen mbi parime kushtetuese, nuk ndërtohen duke pasur prioritet të ardhmen europiane të Shqipërisë, por ndërtohet mbi interesat e dy individëve të etur për pushtet absolut.

“Në ndryshim nga këto marrëveshjeve të paprincipta, ne mblidhemi sot në qytetin e Lushnjes, për një projekt politik, i cili ka ndezur shpresën dhe besimin e qytetarëve shqiptarë se Shqipëria që ne duam, mund të bëhet, dhe atë do ta bëjmë të gjithë së bashku,” deklaroi Oketa.

8 komente në “FRD hap degën në Lushnje. Oketa: Marrëveshja PD- PS, e paprinciptë. Partia jonë ka ndezur shpresën”

  1. teuta says:

    Ka ardhur koha per te pershendetur cdo force te re politike qe del ne
    skenen politike,partite e reja jane si fidanet e rinj qe u duhet dhene
    mundesia te rriten, qe te lulezoj demokrazia shqiptare.
    Fa tkeqesisht PD dhe PS dy parti pjedhe te PPSH kane marre monopolin
    pushtetar dhe bien shume shpejt dakort me njera tjetren kur flitet
    per te bere nje kod zgjedhor per te mos lene partite e tjera te ngrene
    koke dhe duke ja dorezuar pushtetin njera tjetres( a quhet demokraci???)
    Aq shpejt e gjene gjuhen e perbashket PD dhe PS per te qendrimin e tyre
    ne pushtet,sa nuk e rrusjne fare per te plotesuar kushtet qe i ka vene
    europa per reformat dhe per permisimin e jeteses se popullit.

    Eshte momenti i duhur qe ne shqiperi te krijohet nje pol i trete,
    te bashkohen te gjitha partite e vogla dhe te reja ne nje force te
    vetme, sepse per ndryshe PS dhe PD do ta qeverrisin shqiperine edhe
    per nja 40 vjet te tjera ( kesaj radhe e merr pushtetin RAMA e mban nja
    8 vjet, pastaj ja dorezon BASHES si pasardhes i BERISHES edhe ky i fundit
    e mban nja 8 vjet te tjera) edhe jemi ne demokraci aha.
    prit popull te mbij bare

    1. bamiri gomone e Berishes says:

      Nuk eshte as frym dhe as shprese. jeni parti me 5 tropojan ne kryesi dhe qe serish do ktheheni te berisha. Jeni pjelle e PD me ish deputet te PD dhe nuk mund te shkoni majtas.

    2. fryma Dembeleve says:

      Bamiri nuk qullosi asgje kur qe president dhe pse do bindi qe do ndryshoj gjerat si parti. ik se lat nam 5 vjet nuk hapet gojen kunder berishes se e kishit frike. jeni mbledh me henger pace dhe ferges e doni me ardh ne pushtet.

    3. anti - grek says:

      ik o Gaz Oketa se ato pak vota qe kishe i merrje prej saliut.

  2. denisa says:

    frd..?????jane thjesht te pa ngopur nga ato qe ju ka dhen bisha kur ishin depute te partis demo. Dhe e kane ne gjake pushtetin pasi jane pjella e saj dhe nuk kane ber asgje per kete vend dhe nuk do te bejne as me shume dhe as me pak nga ckane ber deri dje. Ajo qe pyes veten eshte a kane femije keta njerez dhe a mendojne per ta nje dite ….? pasi edhe sikur te behen miliardaret e botes do ti quajne shqipetare (e pjella e krimit,njerez te korruptuar e te mallkuar nuk jeni tjeter).

    Ishte shume qesharak oketa kur Pandeli Majko u shpreh per bashkepunim me frd dhe oketa e rrezoi pa biseduar qofte edhe nje here per respekt njerezor.U tregua jo vetem prepotent por edhe i pa afte per te krijuar nje shoqeri civile. Kur sillet keshtu me nje ish kryeminister brilant mendoni se c’fare jane ato fjalet e bukura demokratike qe ju drejtohet popullit.

    Kjo thjesht tregon qe sote ne cilendo parti pd,frd etj askush nuk eshte i gatshem per te leshuar pushtet dhe per te formuar shtet.

  3. artiles says:

    Kur Sala beri aleance me Partine Komuniste nuk u kompleksua fare, por llogariti se fitorja vlen qofte edhe me nje dore votash shtese nga Partia Komuniste;
    Kurse ju, si kaposhi maje plehut, po krekoseni se keni ndezur shpresen dhe besimin qytetar.
    “Ata”, qe ju mendoni se u keni ndezur shpresen (nga pjesa e bastionit demokrat) duhet te jene njelloj te pakenaqur me pushtetin e Berishes, po aq sa bastioni i majte e ndoshta me gjere.
    Pra zgjidhja per te dyja palet (tuajen dhe te majten) eshte rrezimi i Berishes; vec ne mos ju vete planifikoni-parashikoni qe Berisha t’ju kerkoje koalicion, te cilin ai se ka problem qe ta beje, serisht me parimin se “edhe nje grusht votash atij i bejne pune”.

    Por me Berishen u kane dale gabim llogarite burrave shume me te mencur e me finok se ju! Shihni Nanon se c’fare i punoi! E perdori sa deshi e kur deshi, duke i tundur “postin e presidentit njelloj si toreadori i tund demit pelerinen e kuqe”, dhe ne fund, Berisha e la me gisht ne goje (me sakte ne bythe).

    Berisha te “respekton” nese vertet ke ndonje gje ne trajse. Ne rast se nga votimet do dilni pa gje, mjere ju o te shkrete! Do t’ju beje ti lepini bythen serisht, sic i beri e gjithe desidenca e pare e PD ne vitin 95-96 e me vone.

    VLERESOJENI PROPOZIMIN E Meros! Nuk e ka keq idene qe zgjedhjet e ardhshme duhet te behen me moton “Aleanca Kunder Regjimit”!

  4. Erjon Bregu says:

    Shume demokrat ose me thene shkurt elektorat i djathte do ta votonin partine e re te Topit, por ne radhe te pare te largoje tropojanet qe i jane ofruar kesaj partie, sepse keta tropojanet skane bese e fe, perdersa ata ju larguan Berishes, kete parti te re ata e tradhetojne sa here te duan. Pra nese kjo parti kerkon elektorat te djathte duhet ti zhduke tipat Biberaj, Mustafaj e Krasniqet se jane te pa bese, ose i ka fute vete Berisha qe ti kete per predhe topi kur ti duhen.

  5. Latif Dreqi says:

    Lesh me qime o Sefa..nga na e nxore kete ‘e pakursyer’?!Lushnja ska qene kurre puro e djathte. Ne Myzeqe fatkeqesisht jetojne shume komunitete..myzeqaret vendas, jane te majte, nga Divjaka gjer poshte ne Seman..pjesa kodrinore e Lushnjes dhe disa fshatra me kosovare, cam, ish-te perndjekur, sigurisht votojne PD. Mos harrojme ne Myzeqe ka skrapalinj, korcare, muhaxhire, kuksiane etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje