Skandali: Basha do të blejë 500 mijë USD diçka që ekziston në bashki dhe është blerë vetëm 30 mijë USD

16 Korrik 2012, 18:46Politika TEMA

Kryebashkiaku Lulzim Basha do të blejë për 500 mijë dollarë diçka që ekziston, një sistem që është në punë. Është një shpërdorim i tmerrshëm i parave të qytetarëve shqiptarë, por ajo që të trondit më shumë është se ne kemi në krye të bashkisë një njeri që nuk merr kurrë guxim të dalë e të flasë për këto skandale. Prej muajsh është zhdukur nga media dhe del rrallë, kur ka vetëm një kamera të porositur nga pas. Është raportuar se shumë pak qëndron në Shqipëri, natyrisht jashtëzakonisht pak kohë e kalon në zyrë. Kur përzihet në skandale, del Berisha dhe e mbron. Nuk ka thënë asgjë për shkatërrimin e Parkut Kombëtar, por ka Berishën që e mbron.

Skandali i blerjes së sistemit GIS nga Bashkia është flagrant dhe lehtësisht i verifikueshëm.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, shpjegoi sot përpara mediave këtë skandal.

“Është një mashtrim i madh dhe një tentativë zhvatjeje e pashembullt e qytetarëve të Tiranës. Kërkohet të blihet një sistem GIS (Geografic Information System ) që është tashmë në Bashkinë e Tiranës dhe për të cilin janë shpenzuar njëherë para dhe madje shumë më pak,” tha Shalsi, që publikoi njoftimin për tender të Bashkisë së Tiranës për këtë qëllim.

Shalsi tha se për më tepër, ky sistem ka kushtuar 30 mijë dollarë, kurse Basha do e blejë me 500 mijë dollarë.

“Komponentët e një sistemi GIS janë:

1. Software (Programi) – (i blerë me rreth 30 000 USD që në vitin 2005)

2. Hardware (Pajisjet kompiuterike)

3. Të dhënat (data)

4. Aplikacionet

5. Burimet Njerëzore

Në vitin 2005, me një financim të qeverisë hollandeze dhe duke iu nënshtruar procedurave të Bankës Botërore u arrit që të blihet një program GIS dhe të kompletohet i gjithë sistemi me të gjithë komponentët e mësipërm, deri në 2008. Iu shtuan edhe atribute të reja dhe u bë i aksesueshëm për disa aplikime falë një financimi të GTZ.

Sot kërkohet të blihet me rreth 500.000 USD (duke përfshirë edhe vlerën e TVSH) vetëm një program, që ka kushtuar rreth 30.000 USD!!! Sepse, gjithçka tjetër kërkohet gjendet në Bashkinë e Tiranës,” tha Shalsi.

“Edhe funksionet bazë të aplikimeve në ËEB gjenden tashmë dhe janë lehtësisht të verifikueshme në http://95.107.174.195/tiranagis/map.phtml që i përket Bashkisë së Tiranës edhe sot e kësaj dite. Kjo është prova që ky sistem ekziston.  

Në muajin qershor Lulzim Basha deklaroi dhe prezantoi Planin Rregullues të Tiranës packa se askush nuk ka parë dhe nuk di asgjë se çfarë është bërë, pasi asnjë gjë nuk është publikuar deri më tani. Sipas të gjitha gjasave ajo që po ndodh është fakti që personat që janë marrë me Planin Rregullues të Tiranës, në shkelje flagrante të ligjit, kërkojnë të paguhen tashmë dhe sajuan blerjen e sistemit GIS. Mënyra e llogaritjes së fondit limit të tenderit përbën një skandal së bashku me specifikimet teknike të përcaktuara dhe të shpallura. Gjithashtu edhe mënyra e vlerësimit të tregut si një kërkesë e zhvillimit të tenderit, nuk është bërë konform ligjit”, theksoi Shalsi.

 

Tenderi i njoftuar nga Bashkia e Tiranës si më poshtë:

FORMULARI I NJOFTIMIT TE KONTRATES

1. Autoriteti Kontraktor:   Bashkia Tiranë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tel/Fax: 04 256 799, E-mail: [email protected]; adresa e Internetit: www.tirana.gov.al;

2. Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e Hapur”

3. Objekti i prokurimit: “Blerje dhe instalim i Sistemit Gis (Sisteme të Informacionit gjeografik) në funksion të Planit të Përgjithshëm Vendor”

4. Fondi limit: 42.500.000 (dyzet e dy milion e pesëqind mijë) lekë pa TVSH.

5. Afati i lëvrimit të mallit: Koha në të cilën sistemi duhet të jetë gati për funksionimin me të gjithë komponentët është 30 (tridhjetë) ditë nga data e lidhjes së kontratës

15 komente në “Skandali: Basha do të blejë 500 mijë USD diçka që ekziston në bashki dhe është blerë vetëm 30 mijë USD”

  1. Lulzim Gjelberimi says:

    Sic ja shiti Babi hotel Dajtin sa i desh qejfi Bankes Kombetare edhe une duhet te ngre pare per te ble vota ne 2013. Kurre nuk keni per te ardh ne pushtet, pushtetin e trashegon familja e smund tua leme ju injoranteve ta vendosni me vot.

    1. Tironsi peshkatar says:

      prisni se ka ene mo o tironsa den baba den.
      ka per t’ju hik ene liqeni per duresh!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/peshkatari-i-liqenit.html

  2. e ardhmja says:

    Mos ma luni cunin eshte ill ne ngjitje ,do shkelqeje kur te zere bendin e sales.Dhjetefishin e babes ka per te vjedhur,pa breke do dalim te gjithe.

  3. Albogentivlora says:

    Vete e votuan qytetaret e Tiranes dhe ketu nuk e kam fjalen per ata qe erdhen nga veriu apo nga Kosova, po per ate pjese qe ja dha voten me vetedije te plote. Ta gezoni dhe i pifshi lengun bashke me kunatin. Tirana eshte bere qyteti me i ndyre ne Shqiperi ku mbizoteron maloklleku, pislleku, injoranca, tropojanlleku e me radhe.

  4. Ben Chicago says:

    edhe hajduti ka nje fare dinjiteti
    luli eshte hajdut pa din e pa iman si padroni i vet

  5. endri says:

    Ka per ti ardhe dita edhe ketij qen bir qeni nuk ka ku te shkoj. Si gadafi do perfundojn legenat…

  6. hajriu says:

    Po ça ja kepusni kodra pas bregut , kur nuk i dini gjerat? Si mund te kushtoje sistemi GIS 30.000 dollare????? Une nuk e kuptoj pse Shalsi e paska blere kete program kur ky sistem nuk kerkohej ne ate kohe se edhe ligji i athershem nuk e kerkonte . Nje shembull po ju jap , ne Bashkine Vore ky sistem kushton 180.000.000. leke te vjetra , Po Tirana???? X—– imagjinojeni vete se sa mund te kushtoje.

    1. coku says:

      shiko ketu. http://95.107.174.195/tiranagis/map.phtml
      pastaj me shkruaj per bashkine vore etj. keto demokratet i blejne shtrenjte sepse e kane mall firmato sic jane edhe vete. tjeter thua qe cduhej ne 2005. por kane qene largpames o trap jo si juve qer nuk shikoni me larg se hunda juaj.

      1. hajriu says:

        Po ti beshe nje vizite pasqyres do ta kuptosh se kush eshte trapi o zalli

    2. xhoni says:

      O hajri!
      Shko ne shtepi e shih se gruaja te ka lindur djale e ne se nuk e di se me ke e ka,PYET KOMSHIUN!!!
      POR NE FILLIM SHKO SHIKO DJALIN:ESHTE NE FAKT APO JO!!!
      TE RRUAT DOBICI,O hajro!!
      NE THEMI UJKU,TI NA TREGON GJURMET!!!
      JANE SULUR TE JITHE PER TE VJEDHUR ME KEMBE E ME DUAR,NDAJ NUK PYESIN PER GJURME,SE I KANE TE GJITHA ME VETE,QE NGA POLICIA,SHIK-u,DREJTESIA,AMBASADORET E KERNACKAVE etj!!!
      FASHIZMI I ZI ESTE ULUR KEMBEKRYQ NE SHQIPERI!!!
      E pe se ambasadoret shkuan me vrap tek Edi Rama,qe t’i jepnin ULTIMATUMIN atij per te firmosur heqjen e imunitetit???
      Doemos keshtu do benin,per deri sa nuk i kane thene ASNJE FJALE BERISHES,KUR VODHI VOTAT,KUR VRAU GERDECIN,KUR VRAU 4 PROTESTUESIT,etj!!!
      NGRIHU ,ENVER NGA VARRI VETEM 5 MINUTA,QE TA MARRIN VESH KETA ZAGARE SA JU VLEN LEKURA!!!
      VETEM ENVER HOXHA ISHTE PER KETE POPULL,TE TJERET I LEPIJNE BYTHEN AMBASADOREVE!!!

  7. Griselda says:

    Basha mundet te beje cfar te doje se ka pashaport amerikane dhe e mbron Amerika dhe ambasada.

  8. hajdin sejdia says:

    jam duke fituar nje tender andej nga ministria e ekonomise. Ku jeni o gazetare. nuk kam vdekur akoma dhe jam per piramiden e rradhes. Pasi fitova Miss Shqiperine me Agnesen nga Peja, i jam futur marteses me Haxhinaston per te fituar disa tendere.

  9. uuuushh says:

    te nderuar z.komentues te mesiperm,per efekte sigurie merni nje gilet turbo3 se ashtu dhe nuk demtohen bolet e lulit kur tja ruani ju dhe partia e kuqe juaja.

  10. Aldi says:

    Ju te Ps jeni bere vertet te neveritshem dhe shume qesharake. Po ku i gjeni gjithe keto materiale e shifra te pavlera duke e bere lajmin kaq mosbesues. Merrni informacion nje here perpara se te pergatisni ligjeratat tuaja te shpifura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje