Aksidentet vazhdojnë të marrin jetë. Dy të vdekur në aksin Fier- Vlorë

16 Korrik 2012, 11:40Politika TEMA
Aksidentet vazhdojnë të marrin jetë. Dy të vdekur në

Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Fier- Vlorë. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku një automjet tip Audi me targë FR 5573 D, i cili  drejtohej nga Bejo Troka është përplasur me një makinë e më pas me një kamion dhe për pasojë ka përfunduar i përmbysur në një kanal në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur në vend Lorenc Troka 24 vjeç dhe Taulant Troka 30 vjeç, që të dy pasagjerë në automjetin tip Audi. Sipas burimeve nga policia lokale mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit Bejo Troka, i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Në total brenda pak ditësh janë shënuar 10 viktima nga aksidentet dhe mbi 24 të plagosur.

Të dielën dy persona humbën jetë nga një përplasje në aksin Lezhë- Fushë Krujë. Viktimat ishin 38 vjeçari Ardit Korrizi dhe shtetasi M.F.

Aksidente me të plagosur rëndë u shënuan dje edhe në Korçë, në afërsi të Kapshticës, ku u plagos ish- kreu i komunës Miras, Artur Moçka. Ndërsa në Velipojë u plagosën rëndë katër persona pasi makina e tyre u përplas me një pemë.

 

12 komente në “Aksidentet vazhdojnë të marrin jetë. Dy të vdekur në aksin Fier- Vlorë”

  1. Albogentivlora says:

    Si ka mundesi qe nje vend i vogel si Shqiperia te kete aksidente te tilla qe ndodhin c’do dite? Kush ua ka dhene patenten ketyre qe nuk dine sikur nje rregull te qarkullimit rrugor?

    1. Fariu nga veriu says:

      Nuk jam dakort me Ju .Kur ecen me shpejtesi sa humbet kontrollin ose ben parakalim te gabuar s’don te thote se s’eshte shofer i zoti qe e ke marre patenten pa qene i afte . Une do thoja qe e ka fajin formimi qytetar dhe karakteri i drejtuesit te mjetit .

      1. Albogentivlora says:

        I nderuar Fahri. Ecja me shpejtesi ne nje rruge ku nuk te jep shume mundesi per nje gje te tille do te thote mosrespektim i rregullave te qarkullimit. Edhe parakalimi i gabuar ne nje rruge te tille prape eshte mosrespektim i rregullave. Qafa e Koshovices nuk eshte rruge e rrezikshme, ka ca kthesa dhe kjo eshte e gjitha. Sikur te gjithe shoferat te zbatonin rregullat miku im, atehere nuk do shikoje lapidare andej kendej. Persa i perket asaj qe ju thate per formimin qytetar, edhe une do bashkohesha me ju duke shtuar se qe nga viti 90′ e deri tani, shqiptaret e kane humbur ate vlere qe i karakterizonte.

      2. eleYΘeriskepsi says:

        @Fariu nga veriu

        Konstantimi i juaj eshte shume i sakt.

        Kryesisht , faktori kryesor eshte ajo qe thoni ne fjalin e fundit, i cili ndikon dhe shmang problemet dhe te papriturat ,si nga rruget e keqia ashtu edhe nga arroganca e drejtuesve te automjeteve.

    2. jari says:

      po te punoje truri nuke demtohesh aty e ka te shkruajture nga zoti Vdekte sali berisha

  2. Inxhinieri Mekanik says:

    Nuk eshte e vertete qe aksidente ndodhin vetem ne Shqiperi. Aksidente per fat te keq ndodhin cdo dite ne te gjithe boten. Kur ndodh nje aksident i caktuar ka shume faktore te cilet jane :

    Makina mund te kete pesuar difekt teknik, shoferi mund te kete qene i lodhur dhe e ka zene gjumi, shpejtesia e larte, komunikimi me celular gjate ngarjes se makines, mund te kete qene i dehur (nga dasmat), mungesa e sinjalistikes, lageshtia e rruges, paaftesi e shoferit, etj, etj. Pra nuk duhet dale ne konkluzione te nxituara, pa ditur shkaqet e verteta te aksidentit.

  3. Epirioti says:

    AKSIDENTET ndidhin Kudo, por ne Shqiperi Perqindja e tyre Vdekjeprurse eshte shume me e larte se ne EU, dhe shaqet jane RRuqet e keqia jashte cdoStandarti Inxhienerik, Sinjalistika Fosforeshente qe pothuajse mungon fare, Kualiteti i dobet i shoferve Shqiptar qe i marin patentat me Veze e Pula, nejse koheve te fundit te duhen 400euro. etjetj ja keto jane shkaqet mor kodosha, asgje me shume.

    1. pa te says:

      do te shtoje edhe zakonet e gabuara te te ngarit te makines qe kane mesuar shqipetaret ne Greqi dhe Itali, dy nga vendet me shoferet me te keqinj dhe me me teper aksidente ne bote.

  4. aster says:

    Shkaku kryesore jane mungesa e kultures qytetare qe nderthuret me cilesin e ulet te rrugeve dhe mungesa e sinjalistikes.

    Ketu ndikon dhe karakteri jone si shqiptare qe jeme kok derra,nevrik,dhe akoma nuk kemi respekt per gjene me te shtrenjet qe eshte jeta.

  5. Iliri says:

    Problematika e rrugeve ketu tek ne jane ”grackat” apo ”kurthet” rrugore .Ne cdo pjese te rrugeve ka segmente ku secili , qe nuk e njej rrugen paraprakisht ,mund te shkaktoje aksident,te thyeje makinen per shkak te gropave .
    Eshte e e drejte qe shoferi duhet te jete i kujdesshem ,por nuk duhet te ekzistojne mundesite ne rruge qe, nese eshte i pire apo i pa vemendshem te krijoje aksident .Nuk mund te vdese njeriu per shkak te pakujdesise .
    Problemi kryesor eshte pergjegjesia per rrugen .Keu nuk merret vesh se cili mban perjegjesi per nje rruge ,segment ,demtim apo sinjalistike te rruges .
    A e keni vene re ne Kavaje qe shte nje mbikalim dhe poshte tij eshte rruha nacionale qe ka 1 vit e ca apo me shume qe eshte me gropa .I gjithe vargu i makinave ndalon aty qe mezi e kalojne kete pjese rreth 5 m .Kush mund te jete pergjegjes per ate segment ?? Po keshtu kur vjen nga shkodra ne Tirane ka shumellojshmeri pjesesh qe kalon nga nje pjese e rruges ne nje tip tjeter rruge dhe eshte e veshtire kalimi po nuk ishe 100% i vemendshem .
    NAten te derrmojne syte dritat e gjata dhe nuk ke mundesi shikimi 100% .Po ishte rruga me gropa nuk e sheh aspak .

    Pra problemi kryesor eshte rruga .Nuk mund te kete akoma rruge nacionale nje kalimeshe . Zgjidhje jane vetem autostrada me te pakten dy korsi te gjera ,ku secili gjen veten ne shpejtesi , Sinjalistike dhe mundesi ndricimi .
    Atehere aksidentet do jene ne minimum

  6. tourkofagos says:

    keshtu vazhdoni,popull me bisht…..

  7. Kujdes me shpejtesine says:

    Faji eshte jetim, por nga pak dhe i te gjitheve.
    Dje isha ne Vlore dhe nga qafa e Koshovices deri ne Levan kisha perpara 1 kamion dhe 1 trailer qe ecnin me 35 km ne ore. Te parakaloje do merrje shume risqe persiper, por gjithesesi jo se nuk po e deshiroja ta beja.
    Sot ne oren 7 te mengjesit hyja per ne Kosove. Ne dogane te Morines mbi 150 makina prisnin ne rradhe te hynin ne Shqiperi dhe kush e di sa kishin qe prisnin. Kjo eshte me te ik truri dhe normalisht te kapesh diten e plazhit do duhet t’i japesh gaz makines.
    Ja 2 arsye se si mund te ndodhin aksidentet dhe perse kane ndodhur disa prej tyre. Diku jane rruget shume te keqia dhe diku jane autoritetet qe te plasin xhanin.
    Gjithesesi apeloj qe per asnje arsye nuk duhet te merrni veten e te tjeret qe udhetojne me ju me qafe. Plazhi, dasma, merzitja dhe vapa e trafikut vejne e vijne, jeta eshte ajo qe s’kthehet me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje