Deputetët e opozitës akuzojnë agjencinë e inteligjencës së ushtrisë për përgjime ilegale dhe trafik armësh dhe theksojnë se Ministria e Mbrojtjes po pengon një hetim parlamentar për këto akuza
Nga Besar Likmeta
Deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në parlament kanë nisur një hetim, duke kërkuar dokumente nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me akuzat për trafik armësh dhe përgjim të paligjshëm nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë.
“Disa elementë në ministri janë shmangur nga kuadri ligjor dhe janë angazhuar në praktika korruptive dhe trafik armësh, madje edhe në aktivitet të paligjshëm si përgjimi i paligjshëm i telefonave,” deklaroi deputeti socialist, Ilir Gjoni.
Gjoni akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami se ka bllokuar një kërkesë për informacion nga parlamenti, duke e quajtur një shkelje të kontrollit civil mbi forcat e armatosura.
“Është alarmant fakti që Ministria jonë e Mbrojtjes, që përfaqëson vendin tonë në NATO… vepron si një institucion abuziv dhe i korruptuar,” shtoi ai.
Kreu i SHIU, koloneli Ylli Zyla, dha dorëheqje më 5 korrik, pasi mediat raportuan lidhjet e gruas së tij me trafikantë armësh. Media po ashtu ka ngritur pikëpyetje në lidhje me blerjen e pajisjeve për përgjim telefonatash nga agjencia.
Të dhënat e publikuara nga Autoriteti për Kontrollin e Eksporteve, që licencon shitjen e armëve, tregojnë se Shqipëria ka shitur qindra ton municione, eksplozivë, raketa artilerie, murtaja, antitanke në vende si Mali i Zi, Jemen, SHBA, Burkina Faso dhe Republika Demokratike e Kongos.
Duke folur në parlament të enjten, ministri Arben Imami tha se ai mirëpret çdo hetim që ndjek procedurat ligjore, duke shtuar se opozita duket më e interesuar që të krijojë konflikte sesa të sjellë fakte.
“Nuk mund të ketë trafik armësh në një vend anëtar të NATO-s dhe këto akuza janë një amatorizëm politik,” shtoi ministri.
Imami tha se ministria ishte nën sulm dhe se opozita po mbledh prova në mënyrë të paligjshme.
“Nga deklaratat e deputetëve të PS mund ta kuptosh se kush po bën përgjime,” deklaroi ai.
Minisrri imami eshte nje akror i deshtuar,meret me mend sesa i suksesshe, mund te jete ne polurike.Imami di vetem te thote mos leshoni armet deri sa te rrezojme sali qenin.Me nje fjale nje pale njeri qe nuk eshte i afte te artikuloje nje ligjerate te sakte ,por flet sikur e ke gojen te mbushur me corbe. Te fala NAIMI
Zoti Baze duhet t’a njohe mire Imamin!
Kur z.Baze punonte ne ATSH, A.Imami banonte aty ngjitur dhe kafja e perbashket (Dhimitri), ishte poshte pallatit te Imamit.
Mbase kane pire ndonje kafe se bashku e kane biseduar si dy intelektuale qe u dhombsej Shqiperia ?
Viti 92′ besoj!
Me pelqen ky montazh!
Eshte aktual ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
TEATROJA E MBROJTESVE TE SHQIPERISE.
imam ballajdia mbi kolltukun qe ri, lot teatro ne rolin e gjeneralit te sprovuar nder beteja,tjter pune qe s’ka shkrepur nje pisqolle.
keta lapanxhot tane vene ne kuris flamurin e kombit dhe kuitojne se i kryen gjithe punet me nder e drejtesi,pordhi kali ne dere te hanit.
Ky aktor deshtak eshte me dhits se sa rahmetliu ish minister i mbrojtjes qe u arratis ne ne 97-en dhe hengri qafen e pates si ai ashtu dhe gazidedes