Një foto në zyrën e republikanit Madhi…

16 Korrik 2012, 09:38Politika TEMA

Të zhgënjyer nga aleati i tyre PD, që as nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor, republikanët…. do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu deklaron prerë se nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët. “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e Partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare,” deklaroi Mediu për televizionin “AS”. Por, – shtoi menjëherë ai, – janë të gjitha mundësitë “për rishikimin e sistemit edhe në shtator nëse ekziston vullneti”. Pse jo… Vullneti është gjë e madhe. Vullneti (i Berishës në këtë rast) mund t’ia rikthejë buzëqeshjen zotit Mediu si në këtë fotografinë që një fotograf i mençur i agjensisë LSA ka kapur në murin e zyrës së nënkryetarit të PR-së, zëvendësit të Mediut, Arjan Madhi. Ky i fundit ka dhënë një konferencë për shtyp dje ku ka deklaruar se Partia Republikane është kundër marrëveshjes PD-PS për reformën zgjedhore. Ka ftuar gazetarë e fotografë në zyrën e tij dhe njëri prej tyre veç pamjeve të zakonshme nga këto konferenca ka shkrepur dhe këtë foto të bukur ku duket profili i zotit Madhi dhe në sfond, e varur në murin e zyrës së tij, fotoja e nënshkrimit të marrëveshjes Berisha-Mediu pas zgjedhjeve të fundit. Zoti Berisha duket sikur po nënshkruan çeqe dhe zoti Mediu me një buzëqeshje të përhapur njëtrajtësisht në fytyrë e ndihmon (me vullnet) të ndërrojë fletët që firmos .

http://respublica.al/artikuj/2012/07/15/nje-foto-ne-zyren-e-republikanit-madhi

16 komente në “Një foto në zyrën e republikanit Madhi…”

  1. Deni says:

    Njerez pa moral,pa dinjitet te neveritshem,bythlepires ja kjo jane e prape nuk kane turp.

    1. matushi says:

      Cdo gje ne shitje, edhe banoret e ketij vendi, te gjithe jane gati ti shesin keta te koalicitionit te hajdutve.
      Poshte qeveria e plehrave.

    2. socialist says:

      Ja pse cdo vot duhet te shkoj per PS – ne kete menyre qe po shkojn gjerat ketij vendi po i vjen fundi. Duhet te clirohemi nga i cmenduri dhe makuti Sali.

  2. e ardhmja says:

    Dihej qe keshtu do perfundonte kjo parti.Se pari pasi Berisha nuk mund te mbaje mbi shpine nje minister aferexhi e vrases,Eleminimi i Mediut nga skena politike,do te thote mbyllje nje ehere emire te aferave korruptime te djalit te tij Shkelzenit me Gerdecin.Dhe se dyti qysh ku plaku i rrjedhur Godo ja vodhi Partine Vangjysh Gambetes ajo ngeli ne kuadrin e 2-3 perqindshit ne elektoratin shqiptar.

  3. Albogentivlora says:

    Partia me e neveritshme ne Shqiperi. Keta jane bythelepiresit me te medhenj qe ka pare historia e Shqiperise. Do mbahen mend si turpi i kombit. Fatmir Mediu eshte langaraqi me i madh dhe dhjet gjak nga Saliu. Pa Saliun ai merr fund!

  4. Donjet Liridoni says:

    “Zoti Berisha duket sikur po nënshkruan çeqe dhe zoti Mediu me një buzëqeshje të përhapur njëtrajtësisht në fytyrë e ndihmon (me vullnet) të ndërrojë fletët që firmos”
    Nëse do të më “lejonte” autori, ne kontekstin e frymen e shenimit do te shtoja: “Berisha nenshkruan listen shumeemerore te PR, si Komandant i Pergjithshem i PD-se, Qeverise, (tani dhe) Presidences, i PR, i …te gjitha partive e partizave (biçikletave, jo dyshe, teke) te koalicionit me te gjere qe ka njohur planeti dhe historia!…”

  5. illyricum says:

    E ha dyshtas me keta…

  6. shvejk says:

    Nje komb qe prodhon krimba si Mediu apo si Meta duhet patjeter te kete nje difekt gjenetik.

  7. e verteta says:

    Po kjo ishte loje moreeeeeeeeeee!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Te gjithe jane bajga. Kjo eshte fjala qe u shkon per shtat.

  8. sokol says:

    Jane spiuna dhe kriminela qe duan te rrin tere jeten ne pushtet me imunitet e mis te kete kurre Drejtesi dhe gjykim per keta plehrat e kombit. Mediu ka ferma e bisnese jo vetem ne usa… Kete vend e ka blere mafja serbeme ruse me ne krye saliun, ilirin, mediun, vokshin, etj… Komb leshi do jemi gjithnje…

  9. eli-Tiv says:

    ..Saliu arriti te prodhoje nje shtrese parazitesh qe po e mbytin shoqerine te gjitha aspekt….ashtu si saliu ishte produkt i ppsh ..kujtojme “njeriun e ri”
    Ky njeri i ri pa moral njerezor ka mbajtur peng vendin keto 22 vjet..
    i pare nga larg…duket si nje mallkim e gjithe kjo ushtri parazites qe ushqehet me gjithcka.

  10. I-liri says:

    Ajo foto flet shume. Mund te besh nje shkrim te gjate. Por thebi do te ishte:
    Kinezeri e shpifur. Udheheqesi i madh, qe cau me not lumin Jance.
    Nje foto me ate qe ju jep fryme. Servile te perjetshem, te cilet dikur mbanin ne zyre foton e Xhelil Gjonit dhe Foto Camit.
    Si s’ju vjen turp. Hipokrite e karagjoze pa moral dhe pa ide. Dhe vjen nje dite. Del kallaji. Dhe si Mediu dhe Madhi dalin fallco. Beji naften partise, pushteti dhe paraja ne plan te pare. Xhuvel Medimadhista…

  11. Bujari ju degjon says:

    Ky Madhi eshte i shoqates.

    1. Beni says:

      Madhi eshte nje cope langaraq dhe injorant qe nuk e gjen kund pervecse ne parlamentin shqiptar. Para viteve 90-te i ka pase rene trombes ne banden e qytetit te Elbasanit. Te gjithe elbasanllinjte e njohin kete muzikant te deshtuar.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur kjo…Duke votuar PR keni votuar PD..S’ka nevoje per komente…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje