Lotaria, favore edhe në taksa. E njëjta kompani, në Shqipëri paguan dy herë më pak se në Austri

16 Korrik 2012, 16:31Politika TEMA
Lotaria, favore edhe në taksa. E njëjta kompani, në Shqipëri

Kompania që do të fitojë licencën e Lotarisë Kombëtare do të jetë e favorizuar në taksa në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera.

Ministri i Financave më herët tha se paratë e munguara nga shitja do kompensohen përmes taksave të larta ndaj kompanisë fituese. Por a është taksa bruto 10 për qind e lartë dhe si taksohet ky aktivitet në vendet e tjera?

Lotaria Kombëtare e Austrisë, njëra nga dy konkurrentet që po garojnë për të marrë licencën në Shqipëri, e mbylli vitin e kaluar me një xhiro prej rreth 2.9 miliardë euro. Qeveria austriake ka vendosur dy taksa të posaçme mbi Lotarinë Kombëtare, njëra quhet ‘tarifa e licencës’, ndërsa tjetra ‘tarifa e basteve’.

Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare nga vetë bilanci i saj, Lotaria Austriake pagoi vetëm për këto dy taksa 447 milionë euro ose 15.4 për qind të xhiros totale. Veç këtyre taksave, qeveria austriake i ka vendosur detyrim kompanisë të paguajë viti për vit 3 për qind të xhiros bruto, si mbështetje për sportin. Vitin e kaluar për këtë zë Lotaria Kombëtare e Austrisë pagoi edhe 80 milionë euro të tjera.

Në total të dy detyrimet ishin sipas të dhënave të vetë kompanisë 527 milionë euro ose 18.2 për qind të xhiros. Këto janë vetëm taksat e posaçme që lidhen me Lotarinë, pa përfshirë taksat e tjera qe ajo paguan si çdo biznes tjetër si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar,  Tatimi mbi Fitimin apo kontributet për punonjësit.

Por si do të taksohej e njëjta kompani me të njëjtën xhiro në Shqipëri sipas taksave që ka vendosur qeveria dhe për të cilat pretendon se janë të larta” Së pari, kompania fituese në Shqipëri nuk do ketë asnjë detyrim për të financuar sportin apo kulturën. Detyrimet e vetme që ajo do paguajë janë dy taksa të lidhura me aktivitetin e lotarisë, ajo prej 10 për qind si tatim mbi xhiron bruto dhe 0.5 për qind si pagesë për mbikëqyrjen.

Në total me këto dy taksa, nëse do të realizonte në Shqipëri të njëjtën xhiro si në Austri, pra 2.9 miliardë euro, kompania do të paguante këtu vetëm 304 milionë, që përbën 10.5 për qind të xhiros ose gati dy herë më pak se sa në Austri.

Ky krahasim i bazuar në të dhënat zyrtare e rrëzon pretendimin e qeverisë se kompania që do fitojë Lotarinë do të taksohet fortë. Përkundrazi, përveçse po ja shet licencën me çmimin simbolik prej vetëm 3.5 milionë euro, qeveria i bërë edhe favor tek taksat kompanisë që do fitojë licencën e lotos, në një nga tenderat më të debatueshëm dhe të përfolur në Shqipëri.

Dhe këto llogari janë bërë pa përfshirë fitimet që shpërndahen si çmime për lojtarët. Në Austri kompania ndan 70 për qind të xhiros si fitim dhe nëse i shtohen dhe taksat apo shpenzimet e tjera, fitimi i saj mbetet vetëm 1.3 për qind. Ndërsa në Shqipëri, veç taksave të ulëta dhe licencës gati falas, ajo gjithashtu nuk do të ketë as edhe një detyrim për pjesën që duhet t’i kthejë lojtarëve përmes çmimeve./TCH

6 komente në “Lotaria, favore edhe në taksa. E njëjta kompani, në Shqipëri paguan dy herë më pak se në Austri”

  1. Bojkot. says:

    Cfare nuk thone keta, eshte se sa ryshfet ka paguar kjo kompani per te tilla favorizime dhe ulje!

    Jam i bindur se jane miliona Euro qe kane shkuar ne xhepat e Bodes dhe CO-se qeveritare. Keta kane thene, shyqyr qe doli nje kompani qe te blej nje license kumari kombetare, per ti mbushur edhe njehere xhepat e tyre te pangopur. Po sakrifikohen te ardhurat e shtetit Shqiptar, per te pasuruar kliken e Berishes.

    Une do tju sygjeroja te gjithe Shqiptare, qe te bejne te pamunduren, qe te mos paguajne taksat apo detyrimet, dhe te mos shpenzojne apo japin donacione as edhe nje qindarke, per kete shtet shker…..dhate.

    Ata qe po e rrjepin Shqiperine,ata le ti paguajne vete!

    1. Argita_B says:

      Eshte shume i thjeshte per tu zgjidhur problemi, nje shoqate qytetare e cila ka per qellim sensibilizimin qytetar te grumbulloje fonde dhe te denoncoi ne media korrupsionin dhe mospagimin e taksave te shoqerise austriake ne menyre qe pjesa me e madhe e shqiptareve te mos luajne.
      Nese pjesa me e madhe e shqiptareve e bojkotojne kete kompani, e cila vjen per te grabitur popullin shiptar, atehere ajo eshte e falimentuar.
      Ka teren per AK-ne ne kete fushate.

  2. kelmendasi says:

    Prape filloji historija e llotarise?Me sa duket zhurma per tregtine e armeve doli bllof shpejt e tani nuk kemi bllofe te reja por po u kthehemi te vjetrave.

  3. kapo says:

    o popull o njerez politika do vjedhi te llokmat e medhaja se keshtu ka qene ne jete te jeteve, po shifni te clirohemi nga keta qe po na pine gjakun ne cdo gje . i keni pare faturat e ujit dhe te dritave vetem kete muaj sa u kane ardhur njerezve e dilni e bridhni ne evropen e qyteteruar e shikoni si i paguajne ata ne cfare vlefte e me cfare sherbimi qe i kane 24 ore pa pushim . e ne ketu 1 po e 2 jo po i paguajme keto e shume sherbime te tjera si te jene monedha floriri.kur do zgjohemi e te bejme ate qe na takon si popull. i keni pare ne spanje e vjet ne greqi cbene bijt e nenave sa ju prek interesi. kurse ne gjytyrym milet rrime e pranojme te na mjelin jo si lopet po te na pijne gjakun me keq se shushunjat.

  4. Treviso says:

    Thoni ju qe paguan 10% taksa, firma Austriake per llotarin qe seshte e vertete.Firma duhet te paguaj jo me pak se 25% taksa dhe kontraten qe ka bere plehu Bode perfiton 12-15% ne xhepin e tije qe duhet te hyjne ne arken e shtetit. Nga 25% -10% per shtetin 10-12% per Plehun Bode 3-5%ja fal firmes qe te jete dakort me ate. Firma mundet te paguaj 22% taksa.Pastaj se ku i fusin keto para firmes nuk i intereson. Ky eshte pazari i plehrave qe komandojne.

  5. e ardhmja says:

    Dhe hajde mos ja fut vetes kur sheh se si Berisha tallet me kete idiot popull e enuk politikane opozitare kur thote kam fituar e do i fitoj zgjedhjet vetem sepse kam luftuar korrupsionin.O zot jepi atij qe rri kot se ai qe punon p e semes fiton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje