Berisha: Gratë janë më të zgjuara se burrat. Protestat për Parkun Kombëtar janë luftë e brendshme në PS

16 Korrik 2012, 13:50Politika TEMA
Berisha: Gratë janë më të zgjuara se burrat. Protestat

Kryeministri Sali Berisha, i cili para tre ditësh tha se ndonjëherë e pushton heshtja dhe e urdhëron të mos flasë, e nisi mbledhjen e grupit parlamentar të PD duke thënë se testet e inteligjencës tregojnë se gratë janë më të zgjuara se burrat.

“I palidhur direkt me këtë mbledhje, por tejet i rëndësishëm dhe jo pa implikacione për të ardhmen tërësore të shoqërisë dhe të politikës, është dhe një lajm, sipas të cilit, në studimet e fundit, në të gjitha testet e inteligjencës, zonjat tejkalojnë zotërinjtë, gratë e vajzat tejkalojnë burrat. Gjëja më e mirë për ne është të themi “No comment”, ta pranojmë, sepse kështu është faktuar. Kjo botë ndryshon dhe ky lajm është dëshmi e një shkalle të re. Kur ta ribëjnë këtë test, pas nja 30 vitesh, ju garantoj se do të ndiheni të trishtuar. Nuk mund t’ua mbaja sekret këtë lajm që ka marrë dhenë. Të them të vërtetën, unë nuk është se nuk kam pasur një përshtypje të tillë. Nuk është rastësi që kur shkoni në universitete dhe shikoni ekselencat, ato janë 1 me 6, apo 1 me 7 në favor të vajzave,” tha Berisha, që e ka të ‘mbushur’ kabinetin e tij me inteligjencë femërore.

Kryeministri foli sërish për çështjen e Parkut Kombëtar të Liqenit. Berisha zbuloi se i vinte keq për prishjen e rrethimit të Pallatit të Brigadave, por shtoi se çdo gur e hark do vihet siç ka qenë kur rruga të zgjerohet.

“Dua të sjell në vëmendjen tuaj edhe një problem të fundit që ka ngjallur debate, problem i zgjerimit të rrugës së Elbasanit. Rruga do të zgjerohet, sepse qytetarët e Elbasanit e kanë jetike për të hyrë në Tiranë, nëpërmjet zgjerimit të kësaj rruge. Nuk është unaza ajo që ua zgjidh problemin. Unaza që ndërtojmë ne, bashkon Shkodrën me Elbasanin e anasjelltas, Korçën me Shkodrën, bashkon dy pjesë të vendit, por është fluks tjetër ai i unazës dhe fluks tjetër ai që vjen drejt e në kryeqytet.

Por dua të theksoj se rruga prek një monument kulture, i cili është rrethimi i Pallatit të Brigadave. Ai rrethim, me ato harqe, është një stil i kohës, i veçantë. Ndaj dhe ministria përkatëse, zoti Olldashi ose Drejtoria e Rrugëve, do të mund të bëjnë rrugën, pasi të garantojnë se çdo gur i atij muri do të kthehet po në atë mur, pasi të garantojë që harqet do të kthehen identik siç janë, pasi të garantojnë rikthimin në origjinal, një për një, të kësaj infrastrukture. Unë i bëj thirrje shoqërisë civile që të ngrejë një komision, krahas Institutit të Monumenteve të Kulturës, për ta monitoruar gurë për gurë këtë proces. E vërteta është se ajo arkitekturë që, në pamje të parë mund të mendohet se ribëhet me lehtësi, nuk ndodh kështu, pasi ajo është një vepër e një stili arkitekturor të asaj kohe, shumë të respektuar kudo. Ndaj dhe për t’i dhënë fund debatit me Shoqërinë Civile, ministria e Punëve Publike duhet të vendosë kontakte me të, të kërkojë që bashkë me Institutin, ose nëse dëshirojnë edhe veçmas , të krijojnë ekipin e tyre dhe të monitorojnë çdo lëvizje guri. Rruga do të bëhet. Ajo është studiuar shumë herë dhe është rrugë jetike. Nuk është problem vetëm për banorët, por është problemi i hyrjes në kushte normale të qytetarëve të Elbasanit në Kryeqytetin e tyre. Unaza, fluksin e çon drejt veriut, apo nga veriu drejt juglindjes. Ky është funksioni i unazës. Ndërsa trafiku i kryeqytetit e ka jetike këtë rrugë,” tha Berisha.

Kryeministri përsëriti sërish tezën se parku po prishet nga fadromat e një deputeti të PS, ndërsa shtoi se ajo që bën opozita dhe shoqëria civile është luftë e brendshme brenda PS.

“Doja të bëja këtë sqarim dhe të garantoj Shoqërinë Civile se ka gjithë vlerësimin tim, pavarësisht se kur shoh se me të bashkohen ca antiglobalistë, nuk më vjen mirë. Del aty Sajmir Tahiri dhe bën luftën kundër fadromave. Këto janë rivalitete të brendshme, ata bëjnë luftë me njëri-tjetrin. Se çfarë pune kishte ai me fadromat, kjo nuk kuptohet. Po ta kishte me qeverinë, duhej të shkonte te ministria apo te bashkia dhe të bënte protestën. Ai viktimizonte dhe shoqërinë civile me atë rast.”

25 komente në “Berisha: Gratë janë më të zgjuara se burrat. Protestat për Parkun Kombëtar janë luftë e brendshme në PS”

  1. er.ba says:

    …Berisha e ka te mbushur kabinetin e tij me inteligjence femerore…hahaha fraze qe duket si nje barcalete…I madh Z.Baze

    1. Albogentivlora says:

      Po domosdo se ka Albana Vokshin, Mesila Doden, Arenca Trashanin, Jozin, Ciljeten, Greten e shume e shume rrospije te tjera funderrina njera me e shemtuar se tjetra dhe njera me injorante se tjetra. Po ku i kane gjetur xhanem? Une thashe se ajo specie ishte zhdukur njehere e pergjithmone.

    2. Feministja inteligjente says:

      ha hah ahahahahahahahahah!
      Inteligjeca femerore qe fillon me Jozin, Monda Bulkun, Albana Voksin e perfundon me Misile Doda Manjani
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-motrat-ideologjike-te-pd.html

  2. jari says:

    ky nje maloke i egere

  3. Kush osht tu besue qi PS ka byc me pre i pem tashtina? Osht humor kinez. Vetem miku em Fazlliq ka tdrejta tplota nga Doktori me zhvillue Shqypnin siq i don e bardha zemres

  4. Donjet Liridoni says:

    Kush te ka pjelle keshtu kaq te mbrapshte, o njeri (nese)??Kush? Kaq provokator, kaq cinik? Kaq percares te popullit, qe e ke tejkaluar me mijera here ZOTIMIN TEND HISTORIK (1997)se “Do t’ua ngrije buzeqeshjen ne buze”
    Po zaten, kur shperfill historine e gjakun e dashmoreve, heronjve dhe te nje populli te tere ne luften NCL, kur e vrave dhe e preve per 22 vjet me radhe si asnje tjeter, as italian, as gjerman, kur gjoja ne emer te rishikimit te historise (rrofte sebepi) do te ringresh nga turpi i historise kolaboracionistet e sojin e sorollopin e tyre (patriotet e vertete i ngre populli, sic i ka ruajtur gjithmone te pacenuar ne kujtesen e pamort te tij), e c’eshte per ty nje park kombetar, e c’eshte per ty protesta legjitime e popullit te shqetesuar? Asgje, absolutisht asgje!
    Misionin tend antikombetar e antidemokratik ta kane thene e sterthene (madje dhe prokurori i ri ne “inkubatorin” e politikes tende te qelbet, Spartak Braho), po me mire e ka artikuluar muaj me pare. deputetja e PSSh-se, Ledi Shamku, edhe profesoresha, Flora e Ndertimit, heroina (mqs fole per zotesine e grave e vajzave sot ne grupin e turpit demokratik te Shqiperise).
    Ate qe po i ben ti popullit opozitar dhe vete arritjeve te demokracise, si protesta legale kunder deformacioneve te qeverisjes per interesa te ngushta te familjes tende e rreth saj, eshte e pashembullt dhe turpi yt. Po ku e njeh ti kete?! Thua ta kane servirur a jo lajmin per gjetjen e nje nazisti, i cili kishte vrare 16 mije hebrenje ne luften e dyte boterore. Dhe ne ç’moshe thua? 97-vjecare!

    1. Ben Chicago says:

      ti e quan njeri kete perbindesh?
      vetem njeri nuk eshte

  5. Petro Guri says:

    Gjete kohe te flasesh per zgjuarsine e grave dhe asnje fjale, asnje veprim mbi kriminalitetin, mbi aksidentet e panumerta ne rruget e Shqiperise, qe po marrin perdite jete njerezish, sa ne nje lufte. E pra, i pari eshte qytetari! Demagog!
    Ku do te thyesh qafen per ndonje perurim te ndonje cope rruge, qe t’i besh kozmetike mjerimit shqiptar dhe kesaj fare jete qe e anashkalon enkas, si te ndodhe, bie fjala, ne Siri?

  6. Oketo says:

    Nuk ka te dyte si ky : pemet po i presin fadromat e PS !!!! Pra shoqeria civile duhet te ngrihet kunder PS.
    Ndersa per guret e Pallatit Te Brigadave mos kini merak se do ti vendosim nje per nje ashtu si pllakat e mermerit tek Piramida.
    Yjet rrine e veshtrojne, njerezit vazhdojne te degjojne.

  7. vet udheheqesi says:

    Sa bukur qe flet udheheqesi mer jahu. Te tan femrat per te do votojne keto 30 vjet. Po ndonje ligh qe ne Shqiperi te mos pillen me burra kur do na e nxjerresh? Ashtu do e besh edhe gjumin me te qete.

  8. TE KAPET I GJALLE. says:

    Ky psikopat kanunor me anti-plumb duhet te kapet dhe varret ne mes te sheshit.

  9. shkodrani says:

    po kete gja o pyk k***t na e kena dite me kohe.e s’patme nevoje me prit me e lexu neper shtypin perendimor qe na citon zotnia jote.ata dy kurvat qe ta bajne komanden e jetes tande (gruja+vajza) bashke me kalakurven e xenit qe te hyni me zori ne familjen tande te qelbun e kane vertetu zgjuarsine e femnes.po per rrezikun tone ata ishin pa zemer e shpirt,e tash nje popull po e paguan shtrenjte.ishin kene pjedhe e dreqit.ysh e tu shofte rraca.

  10. kitara e thyer says:

    I NEVERITUR , NJE VEMJE NJE QENJE E NDYRE. MALLKUAR QOFSHIN TE GJITHE ATA QE I JANE NENSHTRUAR KESAJ QENJE TE NDYRE.

  11. alket says:

    Ju lutem shikoni cfare thote kryeministri lidhur me unazen e re, pra u ndertoka per te lidhur Elbasanin me Shkodren, ose Jug-Lindjenme Veriun.
    Ne fakt, me sa kuptoj, nje nga qellimet kryesore te ketyre unazave eshte dhe aksesi qe krijohet per te hyre, p.sh., ne qytetin e Tirane sa me prane destinacionit, duke rritur dhe shpejtesine e arritjes ne ate destinacion.
    Ne kete menyre shmanget trafiku i renduar, kur p.sh., aktualisht mjetet qe duan te hyjne ne Tirane duhet te kalojne patjeter ne rrugen e Elbasanit duke e renduar trafikun ne kohe te caktuar.
    Po keshtu shmanget kalimi i mjeteve te renda dhe njekohesisht demtimi i rrugeve te brendshme te Tiranes.
    Megjithate duhet shikuar se ku te devijon ky segment i zgjeruar i rruges se Elbasani, ku jane prere pemet e parkut te Tiranes, se ka mundesi qe te beje lidhjen me parkingun e ri prane stadiumit Qemal Stafa, ne se eshte keshtu edhe ja vlen.

  12. tarasi says:

    kryeministrit tone do ti thosha ate qe ka thene Skenderbeu nje here e nje kohe:
    “KUSH KA BIRE I KA PUNET MIRE”

  13. argjita says:

    mire e ka saliu grate jane me te zgjuara e ka nga eksperienca familjare / se argita eshte me e zgjuar se zen trapi lirij serbja eshte me e zgjuar se sali maloku .pemet e parkut i pret luluja dhe interesi qeka i ps lulka punoka per ps . o sali lulja punon per argiten si diten ashtu dhe naten . dhe po ja punoka parkun mire perderisa ti vetem e gradon .

  14. saliut says:

    o sali po ti ku e fut veten ke femrat apo ke meshkujt ?apo je biseksual si luli ai dhendri NR 1 de facto

  15. fatmir says:

    po nuk ka problem more berishe se prishi apo preu luli disa peme tek parku . rendesi ka qe po ta mbane mire parkun e shtepise ate te argites ka rendesi qe ti beje yzmet parkut te gaces pa te tjerat rregullohen

  16. parku says:

    o sali po je mesuar famijrarisht qe te shkulin dhe te ngulin peme tek parku i shtepise dhe po te vjen keq per parkun e tiranes ty po te korrin pemet e parkut te argites . po ja mjell luli prap si ti doje argita . sali e di se si thote luli per ate gocen me emrin gita se ja mbuloj koken me jastak se eshte shume e bukur dhe duket me e bukur kur e ben

  17. shemshedini says:

    Propozim!
    Propozoj qe Sali Berisha menjehere te jape doreheqjen e tja dorezoje qeverine guruas me te shquar, me te zgjuar (edhe se ai vete), me te bukur qe ka ballkani etj.ejt.etj J. Topallit, apo atyre te tjerave qe ka rreshtuar pas vetes si figura shahu, duke i hapur rruge prosperitetit te Shqiperise.

  18. hajriu says:

    Gratë janë më të zgjuara se burrat???????? Po si ka mundesi qe hallatethithesi eshte kaq shume idiote????? Ndoshta lekura?????

  19. fatmiri says:

    Saliu pranon vete se eshte nje idiot, kur thote se grate jane me te mençura se burrat, a a veçse ne qofte se saliu eshte grua! Atehere duhet ta xheshim lakuriq ta besojme vetem keshtu.

  20. duro says:

    mashtrimet e sales , i shmanget problemeve qe kemi perpara

  21. populli says:

    ku me ha pa ku me kruan thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje