Nga Erion Braçe
A është Sali Berisha i “barabartë me qytetarët”?
Po Shkëlzen Berisha?
Po Lulzim Basha?
Po Fatmir Mediu?
Po Albana Vokshi?
Po Genc Ruli?
Po Arben Imami?
Sapo dëgjova Sali Berishën të thotë dy gjëra:
E para, “heqja e imunitetit do rrisë transparencën dhe do ulë korrupsionin e administratës”!!
Sali Berisha është tërësisht abuziv. Administrata është pa imunitet ndaj ndjekjes penale. A, po, Sali Berisha i ka dhënë imunitet çdo administratori, duke e mbrojtur përballë prokurorisë apo duke e shpëtuar paq në gjykatë. Ndaj ata s’i dënon kush.
E dyta, “heqja e imunitetit është interes qytetar, sepse zyrtari duhet të jetë i barabartë para ligjit me qytetarin”!
Në fakt politikani ka imunitet- deputet apo ministër. Deputeti dhe ministri pa imunitet është interes publik, pasi gjykimi i korrupsionit është interes publik.
Por unë dua të pyes:
Ai është i barabartë Sali Berisha me qytetarin?
Sali Berisha në më shume se një rast ka shkelur personalisht ligjin. Në 21 Janar, për vrasjet atë dite ai ka marrë përsipër autorësinë e urdhrit për vrasje!!
E hetoi kush Sali Berishën? Po një qytetar që shkel ligjin, madje ka kryer krim, e ka privilegjin e Berishës? Natyrisht që s’e ka! Sepse Sali Berisha është pushteti sot dhe ai e dhunon Prokurorinë!
Shkëlzen Berisha ka të faktuar lidhjen direkte me Ministrinë e Mbrojtjes në rastin e Gërdecit, biznesi ku u vranë 26 shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë!!
E hetoi kush Shkëlzen Berishën? Po një qytetar që shkel ligjin, madje ka kryer krim, e ka këtë privilegj? Natyrisht që s’e ka! Sepse Shkëlzeni ka babin Kryeministër e ai doli e i tha Prokurorisë se “djali im i takon ministrat se ka qenë me ta në lëvizjen e Dhjetorit”!!
Lulzim Basha ka të ngritur akuzën për abuzim marramendës me mbi 280 milion dollarë në tenderimin e rrugës Durrës- Kukës.
A u gjykua Lulzim Basha? Po një qytetar që bën të njëjtën shkelje ligjore e ka privilegjin e Lulzimit? Natyrisht që s’e ka! Sepse Lulzimi është “djali i gjetur” i Sali Berishës, Sali Berisha është Kryeministër dhe ai e dhunon Gjykatën e Lartë për të!
Fatmir Mediu e ka të ngritur akuzën për përfshirje në biznesin kriminal të Gërdecit me pasojë vrasjen e 26 shqiptarëve.
A u gjykua Fatmir Mediu? Po një qytetar tjetër me po të njëjtën shkelje ligji, a e ka këtë privilegj? Natyrisht që s’e ka! Sepse Fatmiri e di mirë lidhjen e Shkëlzenit me Gërdecin, po të flasë ai, i biri i Kryeministrit do të ketë një dëshmi të fortë për fajësi mbi kurriz!! Ndaj për të shpëtuar të birin, Kryeministri shpëton edhe Fatmirin, duke dhunuar Gjykatën e Lartë!
Po privilegjin e Gencit, Albanës, Arbenit, deputetë e ministra, e ka kush tjetër, qytetarë domethënë? Ata as u dërguan para një gjykate fare.
Në fund fare, po privilegjin e Ndrea Prendit, vrasja e të cilit më 21 Janar është provuar nga FBI-ja, e ka kush? Ai vrau e s’u dërgua në burg! Ai vrau dhe rri në shtëpi! Sepse Sali Berisha tha: Unë nuk e zbatoj urdhrin e prokurores lavire.
Ky është superimuniteti. Ky ka kthyer vrasjen, vjedhjen, në të pandëshkueshme në këtë vend. Kush vret e vjedh për pushtetin ka imunitetin që e jep Berisha para kujtdo, prokuror apo gjykatës qoftë.
Ndaj heqja e imunitetit ligjor për funksionin nuk mjafton. Për këtë arsye duhet prokurori e gjykatë e pavarur.
Heqja e imunitetit të Berishës është interes kombëtar. Shporrja e tij ndal krimin dhe korrupsionin, kthen ndëshkueshmërinë.
Rrëzimi i sistemit të Berishës kthen barazinë mes qytetarësh.
te lumte brace
por mos mbaj makine qe punon me gaz te lengshem si mero baze
mos dil per gjah i vetmuar si trebicka
vetem heqja e nje, imuniteti eshte i domosdoshem ne shqiperi,,,dhe ai eshte imuniteti i sali berishes.
renja e ketij imuniteti ka efektin domino,,,,dhe atehre mund te themi qe eshte hequr imunitetine shqiperi..
Keta te PS-se edhe kur kundershtojne nul dijne te bejne oponencen
Nqs Basha dhe Berisha kane vjedhur , Opoxita te pregatise dosjen e tyre me specialsitet dhe te daorezoje ne prokurori –Si dhe tu shperndaje nga nje kopje perfaqsueseve te USA dhe EU ne Tirane , dhe nje kopje tjeter ta coje ne Bruksel
PS-ja ben oponence sikur eshte en Afrike,–Ne jemi ne zemer te Europes, dhe EU ka plot mekanizma ku te drejtohesh ne raste te tilla–Nqs ke akuza serioze te bazuara mbi faktet
Opozita socialsite ka nje nivel te te berit politke shume te ulet—Te vetmen gje qe bejne me pasion keta opozitare eshte lepirja e prpanices se Greqise ….
Bjerini ore kokes se me frikacake nuk behen!
Te lexova Erion dhe ne shumice jam dakord me ty edhe sepse une jam i rregjistruar ne nje bordero per 44 vjete dhe si perfundim kam nje shtepi te vogel dhe nje pension prej 22 mij lekesh….ndersa Shkelzeni nuk eshte ne asnje bordero dhe sipas te jatit, kryeministrit, ai fiton ne vite 200000 E…….por ka edhe didsa vila neper vendet me te shtrenjta te Shqiperise……as qe behet fjale per barazi…….por ti Erion ne rreshtin e fundit thua ” rrezimi i sistemit te Berishes kthen barazine mes qytetareve”. Kjo per mua eshte e pa besueshme per shume aresye- e para ju patem per tete vjete ne pushtet, nuk flas per te kaluaren komuniste tuajen, dhe as qe ju vajti mendja per barazi…..edhe per ate qe nuk denuat asnje vjedhes te pasurise kombetare te kohes Berishianaq, te paren……por edhe se ne shumice jeni femijte e ” qoftelargut komuniste” dhe me shume se keto qe ju thashe me larte, keni nje njeri me shume vese ne krye te puneve gje qe e quaj turp per mua si qytetar i ketij vendi qe ai te jete kryeminister i imi…..
Shikoni si e mban krahun e majte salushi kur ecen. Tamam ashtu e mbante edhe Stalini!
mendoj se te barabarte vetem para zotit jane keta,ndersa per krahun qe mban ashtu sic thote zoteria melart mund te kete veshur disa pale antiplumb ,keshtu mendoj.
o erjon po thuaj more rames a hiqet imuniteti me kete drejtesi te kapur nga berisha ?do ju hape procese kercenuse te gjithe opozitareve por edhe te tijve te tijve gjykata si puna e metes i nxjerr te pafajshem opzitarte kercenohen me burg mos e hani sapune per djath se nuk ka per tju mbrojtur asnje jo trojka jo e jo por as zoti nuk ka per tju mbrojt nga sali berisha. e ka per tju bere presion . nuk ka heqje te imunitetit pa reforme ne drejtesi dhe prokurori ket vendosni si kusht
Nuk dua te kritikoj shkrimin ashte i goditur ne kohen e duhur pamvarsisht se nuk e lexon kush e aq qe merret kush me te.Po une dua te kritikoj ashtu si nje komentues tjeter;Ju Zoti Braçe e patet pushtetin per 8 vjet dhe nuk u denua asnje njeri per korrupsion,per shkaterrim te Shqiperise ne vitin 1997,nuk e denua kush per grushtin e shtetit te 1998,e per shume vrasje te organizuara etje etj.Ne te gjitha keto qe thashe me lart ka vetem nje njeri autor,organizator,financues e mbeshtes jo vetem politikisht,Ai quhet Sali Berisha qe e keni sot Kryeminister.Asnje gjemb siç thote populli nuk ju fut ne kembe.Nuk kam n donje shprese te madhe se neser ku ju te jeni ne drejtim te shtetit se mund te beni gja ketij krimineli,se paku per ta denuar per krimet qe i ka ba popullit shqiptar per 21 vjet rrjesht!
Jo mor Erjon, nuk jane te barabarte.
Nuk po thua ndonje gje qe nuk e dime, apo e ben per test per publikun.
Po, e marrim klasen, kete e dime.
Po juve mjaft u sollet si pordha neper breke me keto deklarata..
Cfare keni bere konkretisht, keni ne politike nje jete te tere dhe vetem ham ham keni bere.
Ca laro te Berishes dhe ca te Nanos.
Si gjithmone Braç shperthyes per te gjitha je ok.,( keto 20 vjet kane treguar se fjalet nuk i kane mbajtur opozitat kur kane ardhur ne puahtet) pasi, te gjitha ato jane te verteta dhe jane gati per ne gjyq,por kam frike se ata te Trojkes nuk do tju lene ju te veproni edhe sikur te kete vullnet qeveria socialiste pet te ndeshkuar ,populli, te jesh i sigurt qe do i shpori keta palaço.
eshte kriminale te qendrosh ne parlament dhe te marresh rroge perrallore duke bere recitime neper kompjutra se saliu & company qenka
-tradhetar
-vrases
-hajdut etj etj
Keto veti te tij i di gjithe populli shqiptar,i ka pranuar dhe vete sal zvarraniku, miqte dhe armiqte e tij biles dhe washingtoni dhe brukseli qe kane miratur “de facto” nje regjim mafjoz dhe a e dini pse ?
SEPSE NE SHQIPERI OPOZITA ESHTE IMPOTENTE DHE DHJET GJAK ME NJE TE BERTITUR TE BERISHES.
Ne nje interpelance qe i kerkove berishes ne vend ta vije ne shpatulla pas muri te kapi prej xhakete si femije kopeshti mor qaraman..
Edhe ai trimi tjeter taulesh balla po mban me buke kalamojt e shkilzenit
dhe te sadijes qe nje zot e di sa cope jane..
Edhe ai i parruari 2 metrosh tregoi sot barcaleta me tre muskutjeret dhe i duket vetja si k/m qe tani..
Nje pyetje lepuri brace ?
Te gjitha keto i kemi ndegjuar nja dhjete here nga goja juaj atehere perse
qyrraviteni neper kompjutra more bastard ???????????????????????????????
Vetem denimi me vdekje rikthen rendin ne shqiperi. Vdekje per vrasesit, per hajdutet dhe shperdoruesit e parave publike, per perdhosesit e drejtesise brenda vete saj, per ata qe e perdorin denimin me vdekje si kurth ndaj kundershtareve. Te vendosej kjo si edhe gjykime te shpejta dhe ekzekutime po te tilla dhe shikonim pastaj se sa shume hije do ju kishte fodulleku ketyre palacove hajdute me ne krye berishen, meten e me rradhe e co.
Erjon vetem po te keni luajtur mendsh do votoni per te hequr imunitetin, ju edhe me kaq sa keni dhe ngelen duke ju gjobitur, hiqni dhe te gjithe ju qe jeni me aktivet do perfundoni brenda per tu dhene mesim e friksuar te tjeret. Nuk ka per te derguar njeri trupa speciale per t’ju nxjerre nga burgu. Vetem kur te beni autokritike perpara partise mund t’jua lehtesojne denimin!!
Po ku ka barazi ky sistem.Gjykatat qe reformuat me ne krye Hajdarin,nuk po ngopen per vete.Luftoni per te riformatuar sistemin,eshte qelbur çdo gje.
Nuk asht thjesht paaftesi e opozites,por behet fjale,per perplasje qytetnimesh.Sali Kurve Vicidoli asht antiqytetnimi, antikultura, antikrishti.Ai asht personi qe mishron te gjitha veset e ndyra per nje njeri,nqs asht njeri.Ne anen tjeter kemi nje opozite qytetare ne mendim e prejardhje,nje opozite te kulturuar e inteligjente,por diktaturat nuk rrezohen lehte.Opozita nuk ka polici,ate e ka kurva e Vicidolit.Opozita nuk ka ushtri,ate e ka kurva e Vicidolit.Opozita nuk ka sistem drejtesie,ate e ka uzurpu kurva e Vicidolit.C’fare ka opozita??? Ajo ka fjalen,per ta qartesuar popullin se ke ka mbi krye.Luften civile dhe revolten popullore,nuk mund ta filloje opozita,sepse e quajne grusht shteti.Populli duhet ndergjegjesu dhe duhet te ngrihet ne mosbindje civile.Atehere shikoni si dridhet Diktatori komunist e spiun Sali kurve Vicidoli.Atehere,shikoni si e mbyllin sqepin keta moterqimte si Kelmendasi,kryetari i nji familje te pa ,,,.Une e njoh mire plehin.
PO KUNGUJT E DHJETORIT KU BEHEN?
E keqja e madhe eshte qe u fillua me ‘studentet e dhjetorit’.EDHE KUNGULLI QE ESHTE KUNGULL NUK PIQET NE DHJETOR.KETU KEMI NGELUR NE QE NA QUAJNE KOMUNISTE QE NE FAKT PAS LUFTE AS E DEGJUAM E AS E HENGREM KETE FJALE.RINIJA BREZI I SE ARDHMES ESHTE JASHTE E SKA SY PER QABE TE KTHEHET.edhe ndonje qe ben komente,natyrisht pakica kane ngelur po ata kunguj e nuk thone asgje perjashtu perseritjes e sharjes nga nena te 3-4 emrave si ne diktatura qe kur themi partija nenkuptojme saliu kur themi rama nenkuptojme partija.22 vjet kemi ne krye ish shurranjozet e ish bllokut me doktorin qe i ka vaksinuar qe te vegjel.PO U MORET ME KOMUNIZMIN JENI IDJOTE TE LINDUR PO U MORET ME EMRA TE PERVEÇEM JENI TE MESUAR ME DIKTATURE E DO NGELENI INJORANTE TE DEMOKRACISE.
erion ke harruar ilirin . Pse na i spjego
Faleminderit BRACE per kurajon dhe guximin qe te karakterizon per tja cjere masken nje kryekrimineli qe mbulon vjedhjet, mbron hajdutet, vrasesit, dhe i ngre ne pergjegjesi si MEDIUN, L ULEZIM BASHEN, METEN, RULET E IMAMET, QE KA NE QEVERI DHE NE DIKASTERE TE RENDESISHME. THirja qe ben saliu per heqjen e imunitetit eshte ganjeshter dhe hipokrizi se ai as ka denuar dhe as dote denoje njeri nga te tijet si ne qeveri, deputetet e tije, si dhe njerez te gjukatave, shendetesise. aresimit etjer edhe pse ata jane te zhytur deri ne gryke ne korupesjon. Ata qe dote denohen do tejene opozitaret e te gjitha niveleve. SHikoni sa akuza dhe padi jane ngritur ndaj disa ministrave dhe deputeteve te sali berishes dhe asnje seshte denuar, ndersa akuzat e femijeve te sali berishes, te vokshit, te palmes dibrane e te tjereve te PD. JANE MARE NE KONSIDERATE nga drejtesia e sali berishes dhe jane denuar me shuma maramendese parash vetem se i ka rene bruzi cupes te saliut, djalit te tije, apo Vokshit, palmes, apo majlindes. Drejtesia ne ate vend do hiqet kure te behet reforma sic duhet ne drejtesi, te behet e pamvarur dhe kjo shpresojme te hariet me ardhjen ne pushtet te te majtes shqipetare, ndryshe ai vend do hiqet zvare si gjarpreri i plagosur, sice eshte i fundit ne te gjitha drejtimet ashtu dote mbetet.
Kta jane vrases,pushtetaret e ardheshem,qe do zgjidhen nga populli,duhet ti denojne kta kriminele,po vjene edhe fundi i plakut kriminel,u mbrojten deri me sote,shkelen ligjet,i vune kemben Kushtetutes,po mbase 2013,ku do gjene bire te futen,familja e plakut e kriminelte e tjere te tije.Duhet tju jepet e njejta resto,tju merren parate,pasurite e grabitura,e te denohen edhe per vrasjet,burgun e kane pake.
ore ju keni pjerdhe te gjithe po si ka mundesi qe i beni keot pyetje po kete e din edhe me budallai i shqiperise se keta persona qe ju permendet nuk jane te barabarte me qytetaret e shqiperise kete te vjedhin te vrasin dhe prape te marrin voten por aty mungojne edhe rama, gjinushi,ruci,dule,meta te gjithe politikanet kriminela jane
mos harro te pyesesh se cfare thot ambasadori amerikan dhe demokracija per salen.
thojn se esht burr shteti……….
ha haaa haaa
demokracija…
Te gjitha ato qe thoni jane me se te verteta,por n.q.se nuk punoni per te krijuar nje bashkim ne front sa me te gjere kundra ketije rregjimi vrasetare me ne krye SALI BERISHEN E ILIR METEN zore se vini ne pushtet.Vetem me fitoren e te majtes mundet qe keta kriminele te dalin para drejtesise.
Eshte thene nga dikush qe eshte koha per veprim,VEPRONI TANI.Kush ka mend ne koke dhe ndjek fjalimet e treshes se famshme te ambasadoreve kerkohet me insistim heqja e imunitetit.Asnjehere keta dordolece nuk kane cfaqur pakenaqesi apo ndonje shperthim si ambasadori Danes apo ai Hollandes per antidemokracine ne shqiperi.Pra VEPRO TANI mer kuptim te plote ne kete periudhe debatesh per imunitetin,ku kushdo qe publikon krimet dhe abuzimet e familjes mafioze te arestohet per shpifje pasi nuk ka se kush ti gjykoje apo te meret seriozisht me korupsionin qeveritar.VEPRO TANI eshte thirje per BURIN e shtetit duke i dhene edhe nje here krahe per kasapane mbi ata qe do guxojne te thone te verteten.I MJERI POPULL.
Respekte Erjon!
te lumte brace
por mos mbaj makine qe punon me gaz te lengshem si mero baze
mos dil per gjah i vetmuar si trebicka
a mund ta di njerez pse ky mllef …
burre shteti eshte ai qe ka kaq kohe qe po e mban pushte ne kembe
mire keq ai o njerez po mban pushtetin ne kembe ju pelqen apo jo ai
eshte politian i shquar dhe me i miriiiiiiii
Te heqesh ne bllok imunitetet do te thote qe te vesh shenjen e barazimit midis hajdutit dhe gjykatesit.
Ti heqesh imunitetin prokurorit do te thote qe ta çvlersosh e kontrollosh ne çdo veprim te tije aopo saje, nese deri tani i ke thene lavire bulevardi, mund ti thuah dhe hajdut, bashkpunetor etj.
Gjykatesit mund ti besh lehtesisht te shantazhueshem,e te kontrollueshem per interesa korruptive.
Deputetet me kete propagande tentojne te nulifikojne heqjen e imunitetit te tyre, njekohesisht ti dalin perpara çdo rreziku per veprat qe tashme i kane kryer.
Ndaj heqja e imuniteteve duhet te jete totale per politikanet, dhe te kufizohet per kategorite e drejtesise.