Arbën Xhaferi: Militantët e ndryshimit të standardit gjuhësor po rrënojnë identitetin

17 Korrik 2012, 10:09Politika TEMA

Mendimtari i njohur shqiptar, Arbën Xhaferi, në një intervistë për Shqip, flet për debatin e hapur për ndryshimin e gjuhës standarde shqipe. Ai thotë se ky është një debat i stisur nga një grup njerëzish që duan të lëkundin të vetmen vlerë identitare të mbetur pas viteve ’90.

“Një grup njerëzish të organizuar mirë, mund të krijojnë përshtypjen se diçka e kalbur qenka në themelet mbi të cilat ndërtohet Shqipëria. Ata paraqiten zhurmshëm në opinion, paralajmërojnë kriza sikur të ishin vetë kalorës apokaliptikë dhe ofrojnë zgjidhje të menjëhershme: ndërrimin e identitetit. Aktualisht, tema e parapëlqyer e atyre që dëshirojnë të imponojnë qasjen ‘kritike’ në vlerësimin e proceseve politike, historike, shoqërore në përgjithësi, është vlera e vetme gjithëkombëtare që na mbeti pas rrënimeve shkurtpamëse të viteve të ’90, gjuha e standardizuar shqipe,” thotë Xhaferi.

Madje Xhaferi u jep një përgjigje atyre që thonë se vendimi për gjuhën ka qenë një vendim politik.

“Gjithkund në botë këto vendime merren në institucione politike. Kritikuesit e ndërlidhin idenë e standardizimit me politikën, ngaqë për ta nocioni ‘politikë’ ka konotacion negativ. Mirëpo vendimmarrja për standardizim të një gjuhe gjithmonë ka qenë politike, të paktën derisa nuk zgjidhet kodi i njësimit.

Argumenti që përdoret nga kontestuesit që e ndërlidhin gjuhën standarde me politikë, me komunizmin ose Enver Hoxhën, nuk janë të vetëdijshëm se çfarë lavdërimi i bëjnë komunizmit dhe Enver Hoxhës”.

Xhaferi ka komentuar edhe mungesën e ftesës ndaj Rexhep Qosjes me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, duke thënë se Qosja duhet pranuar ashtu siç është, jo siç e parapëlqejnë të tjerët.

11 komente në “Arbën Xhaferi: Militantët e ndryshimit të standardit gjuhësor po rrënojnë identitetin”

  1. dritani says:

    “Argumenti që përdoret nga kontestuesit që e ndërlidhin gjuhën standarde me politikë, me komunizmin ose Enver Hoxhën, nuk janë të vetëdijshëm se çfarë lavdërimi i bëjnë komunizmit dhe Enver Hoxhës”.

    Ekzakt,po kujt ia thua!

    Por do te shtoja se pranojne te shkruar ne artikuj se jane eunuke intelektuale. Shohin si behet, dine si behet por s’mund ta bejne…

  2. Anti talebani says:

    Pas Rexhep Qoses, Arber Xhaferri eshte i dyti ne shqiptaret aktualisht gjalle dhe me te famshem te mendimit dhe intelektualitetit te shfaqur.

    Z. Xhaferri je i MADH.

  3. templari46 says:

    Respekt per personalitetin, mendimin,qendrimin dhe veprimin e Z. Arben Xhaferi.

  4. Shkodrani says:

    Nje personalitet i respektuar do te thoja per zA.Xhaferi!deshiroje qe zeri i tije te degjohet nga keta intelektuale eunuke qe po kerkojne ndryshimin e standartit gjuhesor.Per te mos u zgjatur me tej a nuk jane po keta eunuke qe duan te aneksojne dhe te madhin R.Qose?

  5. Gjergj says:

    Ketu Xhaferri gabon, por eshte e kuptueshme ne kushtet e nje shqiptari te diaspores. Askush me sa kam degjuar nuk kerkon as te rrenoje e as te ndryshoje standardin, kerkohet vetem permiresim i tij ne pika qe jane lene te paperfunduara qe nga Kongresi i Drejtshkrimit. Xhaferri nuk mund te futet edhe ne gjuhesi sepse ketu jemi ne shkence e jo ne politike ku qendrimet subjektive kane peshe te rendesishme. Te gjithe kombet e reformojne hera-heres standardin e tyre per ta persosur dhe forcuar.

  6. ibrahim says:

    gjaferi nje titiste jugosllave,e ka merak vetem gjuhen e enverit.pis si rama.

  7. SHABA says:

    Brravo te qoft kjo esht e verteta,kombi per njerez si ty ka nevoj,se per jashteqitje, kto njezet vjet nuk kemi qen keq, i gjen kudo me lopat.

  8. Drenica e Kuqe says:

    Z. Xhaferi, pamvaresisht disa mangesive te tij kombetare, kete here ka rezonuar shume drejt. Ketu, ashiqare, ai ka hetuar se po rrenohet identiteti kombetar dhe shteteror i shqiptareve dhe i Shqiperise. Keto jane perpjekje djallezore te qarqeve te huaja, te jashtme e te brendshme, antishqiptare. Po, a mund te permiresohet standardi duke futur ne te mut e shurre shpellaresh, bajraktaresh e tregtaresh te flamujve krahinore e krahinorist??… Bravo, Xhaferi!!…

    Drenica e Kuqe

  9. ilir says:

    Zoti Ibrahim! Gjuha shqipe, ka edhe bashketingelloren “xh”, e cila perdoret per te shkruar emrin “Xhaferri”. Perpiqu ta mesosh ta shkruash, eshte vendosur qysh ne Kongresin e Manastirit, mes disa bashketingelloreve te tjera te perbera, qe formohen nga bashkimi i dy bashketingelloreve te thjeshta “x” dhe “h”, ashtu sikurse edhe bashketingellorja “gj”, qe ne rastin konkret nuk perdoret per te shkruar emrin “Xhaferri”, por fjalen “gjize”.

  10. 7897 u.s.a. says:

    Me duhet ti drejtohem Z. Gjergji ! Po juve more zoteri si duhet t’ju therrasim nese “gj ” i heqim “j ” gergi ? ose po te vazhdojme te heqim “ll” nje “l” atij lleshit nga malesia si ti therrasim leshi ? e keshtu me rradhe dhe shembuj ka pa fund .Dhe ne dijenine time per gjuhen shqipe ! Gjuha shqipe eshte trungu i gjuheve kurse te gjitha gjuhet e tjera jane dege,por une nuk ju bej “fajtore” ; Fajen per te gjitha keto e ka Sali gomari qe fute hundet kudo,por nese ka dicka qe duhet te ndryshohet ne gjuhen shqipe eshte vetem nje fjale “burre” kesaj fjale i duhen hequr tre shkronjat e fundit dhe te behet “bu” Mjere te gjithe ata Shqipetare qe nuk e dine ende se sa e bukur dhe elastike eshte gjuha shqipe,madje do te thosha se eshte gjuha e vetme me elastike ne bote .

  11. L. says:

    Asgje nuk lekundet nese ne themel behet nje gershetim me i bukur i te dyja dialekteve. Gegnishtja eshte lene jashte liste, e mos harrojme se me dy format e saj, (vecanerisht me paskajoren) poezia merr vlera te vecanta. Une toske jam, por jam per futjen dhe njohjen apo zgjerimin e arsenalit qe gjuha shqipe ofron. (jo per eleminimin dhe venien e kufijve tabu per t’ia nderprere zhvillimin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje