Harasani ironizon ambasadorët: T’u hiqet imuniteti edhe atyre…

17 Korrik 2012, 11:08Politika TEMA
Harasani ironizon ambasadorët: T’u hiqet imuniteti edhe atyre…

Deputeti socialist, Andis Harasani, ka ironizuar ambasadorët në vendin tonë, në lidhje me përfshirjen e tyre në diskutimet për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Harasani thotë se është dakord për heqjen e imunitetit, por vetëm në rast se u hiqet edhe ambasadorëve.

“Unë jam dakord për heqjen e imunitetit. Por s’di a janë dakord dhe këta ambasadorët e huaj që dhe atyre t’u hiqet imuniteti, shoqëruesit, etj, etj! Po hallin e kam që mbasi t’na mbushin mendjen që duhet me dorëzu imunitetin do ngelen pa punë ambasadorët, e kush e di se me ç’këshilla fillojnë? Thua të merren me gjyshen, e t’i mësojnë si bëhen fasulet?”, shprehet në Facebook Harasani.

Ambasadorët e Trojkës dje takuan kreun e PS-së, Edi Rama në lidhje me heqjen e imunitetit, ndërsa prej kohësh kanë kërkuar heqjen e tij.

8 komente në “Harasani ironizon ambasadorët: T’u hiqet imuniteti edhe atyre…”

  1. Dezenjatorja says:

    O harason mire e ke Tosin e Nanos amon se e kam merak se si na u zhduk keshtu,mbasi ja futi Sala me Meten sa krahu.

  2. teuta says:

    E po me ne fund degjuam nje pergjigje qe prej kohesh duhet ta kishin marre te huajt.

  3. EuroMaloku says:

    Kerkesa e Harasanit nuk eshte ironike.
    Ambasadoret e vendeve te huaja jane nje lloj hajdute si edhe Saliu,pra kane gjetur njeri tjetrin si “miza mutin”.Dhe kete Harasani e te tjeret e dijne shume mire dhe natyrisht preket per diferencimin qe mund tu behet duke i ndare maskarenjte ne dy kategori;ne maskarenj me imunitet dhe maskarenj pa imunitet….me gjithe se edhe kjo eshte loje sepse deputetet qe jane te familjes se malokut nuk mund te arrestohen!!!!
    Pra tani ne vapen e korrikut tere keto ngjajne si pordhe gomari….

  4. tan says:

    nuk kuptoj dicka, se ky harasani nuk kapet dhe shume kollaj se ka qene gjithmone shume i mencur ne krahasim me te tjeret. nuk e di mire kete punen e ambasadoreve. ata te tjere ishin ata qe perfaqesojne BE, OSBE dhe USA? dmth, per me qarte, jane ata qe ne po i lutemi perdite na merrni ne trenin tuaj? dmth jane ata qe perfaqesojne ca vende, vlerat e te cileve ne duam t’i bejme tonat? dmth jane ata qe ky qurrashi i zi, harasani, para se te behej deputet i lutej per nje vize? dmth jane ata, qe perfaqesojne disa vende, ne te cilat kur ne shkojme, kuptojme qe jetojne njerez? mbase duhet sqaruar kjo. sigurisht nuk ma sqaron dot nje harasan apo boje vitex. se nese pergjigja eshte po, atehere une duhet ta gjej kete harasanin dhe shefin e tij, t’i kap per gryke, t’i nxjerr syte dhe t’i le veshet te degjojne kur te bertas. po kush je ti o b… k… qe me rrezikon mua dhe femijve te mi cdo gje per te cilat kam enderruar. kush je ti o b… k… qe per hir te paprekshmerise tende, para apo mbrapa, loz me fatin tim dhe te femijve te mij. dhe une qe po flas jam i majte, kjo per statistike. dmth ne atyre ju duam te mirat qe kane, duam edhe te na mbajne me pune e te ardhura, dhe ne fund nuk duam te na keshillojne dhe nuk duam as t’i degjojme. ca ironie. dhe leksionin ta ben nje harasan, turkoshak dhe oriental me gjeneze.

  5. bato says:

    aman hiqjani imunitetin ambasadoreve por vetem qoftet dhe birrat mos ja ngani

  6. AY says:

    E forte kjo. E vertete dhe e hidhur. Bravo!

  7. Emigranti_UK says:

    Nje pergjigje teper korrekte. Ambasadoret e akridetuar ne Tirane jane te korruptuar dhe si te till disa jane nen ombrellen e diktatorit Sali Millosheviqi

  8. riland says:

    Harasani ka hallin e vet se po i ngushtohet laku megjithese parate e vjedhura i ka fshehur mire. Ambasadoret e huaj po thone ate te vertete te pamohushme qe te luftohet korrupsioni.Mire jua bejne ju o popull. Ju vjedhin harsanet dhe i thoni faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje