“Austrian Lottery” kompania pretendente për të marrë licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri është tashmë nën hetim zyrtar për korrupsion.
Bosi i saj Fridrich Shtikler, i cili mban njëkohësisht edhe postin e presidentit të Shoqatës Europiane të Lotarive Shtetërore është thirrur para Komisionit Antikorrupsion të parlamentit austriak, për të dëshmuar në lidhje me disa veprime të dyshimta të kompanisë në vitin 2006.
Kompania është vënë nën hetim për disa pagesa të dyshimta te kryera ndaj politikanëve me qëllim për të penguar liberializimin e tregut të bixhozit në Austri gjatë vitit 2006. Në atë kohë dy forcat politike që qeverisnin austrinë OVP dhe BZO ndërmorën një nismë ligjore për të zbutur monopolin në industrinë e bixhozit.
Por ligji dështoi pasi zoti Shtikler kishte kontaktuar me disa drejtues të të dy partive. Gjatë dëshmisë në komisionin antikorrupsion të mbajtur javën e kaluar shefi i “Austrian Lottery” pranoi se ka folur në telefon me politikanë dhe zyrtarë të qeverisë për këtë çështje, por sipas tij kjo ishte fillimisht për t’u informuar me atë që po ndodhte dhe më pas për t’u shpjeguar zyrtarëve pasojat dramatike që ligji do të sillte në industrinë e bixhozit.
Por gjatë hetimeve kanë dalë në shesh fakte të reja. Dyshimet më të mëdha lidhen me një pagesë prej 300 mijë eurosh që “Austrian Lottery” ka bërë për llogari të një agjencie pranë partisë në pushtet,e cila kishte propozuar ndryshimet ligjore. Pagesa e justifikuar nga “Austrian Lottery”, si shpërblim për një studim mbi tregun e bixhozit ka bërë që të lindin dyshime të mëdha. Prokurorët që po hetojnë cështjen e kanë quajtur studimin e pretenduar “si një punë amatorësh, që nuk mund të vlente kurrësesi 300 mijë euro” dhe sipas tyre “është paguar të paktën 20 herë më shtrenjtë nga vlera reale”. Zoti Shtikler pranoi se ishte ai që ka firmosur mandatin e pagesës, por e quajti atë thjesht një transkasion normal duke mohuar akuzat se përmes këtyre parave ka patur për qëllim të blejë politikanë.
—
“Austrian Lottery” është kompania që vazhdon të mbajë monopolin e gjithë industrisë së bixhozit në Austri, pavarësisht kritikave të forta të Bashkimit Europian ndaj qeverisë austriake për të liberalizuar tregun.
Kompania tashmë është bërë e njohur edhe në Shqipëri si pretendetja kryesore për marrjen e licensës së Lotarisë Kombëtare, në një garë me vetëm dy konkurentë për shkak të kufizimeve të forta të qeverisë. Ministria e Financave iu është përgjigjur akuzave mbi kriteret shtrënguese të tenderit nën pretendimin se ato ndalojnë futjen e konkurentëve të dyshimta në garë, duke lejuar vetëm ato kompani që kanë një reputacion të pacënuar, sipas saj siç është dhe “Austrian Lottery”.
Friedrik Shtikler përveçse zëvendësdrejtori i “Austrian Lottery” është dhe president i Shoqatës Europiane të Lotarive Shtetërore. Qeveria shqiptare ju drejtua pikërisht këtij shoqate për konsulencë në tenderin e Lotarisë. Pas kërkesës, shoqata e drejtuar nga zoti Shtikler i rekomandoi qeverisë një nga konsulentet e saj ligjor. Qeveria thotë se ishte ky konsulent që e këshilloi atë të mos e vendos çmimin si kriter në tenderin e Lotarisë, ku më vonë do të garonte pikërisht “Austrian Lottery”, kompania e zotit Shtikler. /TCH
pa dashur te bej te zgjuarin por me duket pak e cuditeshme sepse para pak ditesh ketu ne ket gazet flitej per nje compani pa pervoj e sikur licensen e kishte mare para nje viti e sikur ishin pjestar dhe antar te qeveris berisha e plot e plot histori cafenesh.po del qe kjo qenka nje compani e forte qe e paska monopol bixhozin ne austri e manaxhon lloterit kombetare ne shum vende,ke te besojme tani,artikullin e pare apo kete te dytin???
Kinezi – ke shume te drejte, edhe une e kujtoje artikullin a meparshem ku thuaj se kjo kompani ka veten nje loteri ne nje repuplike Ruse diku….
Kinezi, se pari monopoli eshte nje skeme tregetie e qelbur dhe kriminale qe ne te gjitha vendet demokratike te botes denohet, dhe ne ameriken tende te dashur, nese do qe ta dish, bashke me nenkomentusit. se dyti ne c’rresht aty me lart u thenka qe kjo kompani manaxhoka llotari kombetare ne shum vende te botes? Aty thuhet qe sevendes presidenti i kesaj kompanie eshte president i shoqates se llotarive evropiane, dhe kjo simbas teje i beka keto kompani vartese ose prone te saja?….
kete kompanine e kemi dhurate nga FATOS NANO, ja si te shperblen saliu kur ben ham ham per te ose saboton opoziten.