Kryetari i PS shprehet i hapur për aleatët aktualë dhe potencialë, për tu bërë lëshimet e duhura për të bërë betejën e duhur
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, vlerësoi marrëveshjen e arritur për Kodin Zgjedhor.
“Së pari, zgjedhjet nuk i fiton Kodi Zgjedhor dhe as nuk i vjedh Kodi Zgjedhor, kështu që kujt thotë se ky kod e lë PS në opozitë apo se me këtë kod zgjedhjet do vidhen prapë, unë i them se thjesht e ka gabim! Ne do t’i fitojmë zgjedhjet sepse do të fitojmë më shumë vota dhe këtë pushtet nuk ka vjedhje që e shpëton më.
Së dyti, KQZ, një nga prioritetet tona për reformën, do të ndryshojë në shtator dhe jo në shkurt siç do të përfundonte në rast se nuk do të përmbushej ky prioritet i yni dhe Arben Ristani nuk do të jetë më në krye të KQZ. Ndërsa hapjen e kutive të dokumenteve zgjedhorë nuk do ta pengojë dot më askush, sepse është sanksionuar përfundimisht qartë dhe prerë e drejta dhe liria që përmes dy anëtarëve të KQZ kjo të bëhet e mundur. Kështu që çdo komisioner që do të guxojë të përfshihet në një vazhdë të mundshme falsifikimesh të rëndomta, si ato të zgjedhjeve të shkuara, do të marrë përsipër edhe rrezikun e përballjes me Kodin Penal pas hapjes së mundshme të kutisë së dokumenteve të falsifikuara. Dhe Kodi Penal nuk ka më gjobë për falsifikime elektorale, po ka deri në 8 vjet burg për korrupsionin elektoral.
Së treti, listat e zgjedhësve, një gangrenë që solli pasojat e veta edhe në zgjedhjet e 2009 edhe në zgjedhjet e 8 majit në Tiranë, nuk do të jenë më monopol i strukturës së manipulimeve në Ministrinë e Brendshme, me në krye Ferdinant Ponen, por do të jenë të hapura për opozitën në çdo moment deri në zgjedhje dhe opozita do të mund të verifikojë dhe kërkojë ndryshime në to dhe t’i realizojë ndryshimet në to për çdo arsye të bazuar.
Së fundi, dy prioritete të tjera, ndër këto që tanimë ne i konsiderojmë të arritura, që ishin identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe numërimi elektronik i votave nuk janë realizuar në mënyrë të plotë, por vetëm për një arsye. Për arsye të skepticizmit të shprehur zyrtarisht nga ana e ekspertëve të ODIHR-it, të cilët kanë nënvizuar për palët se futja e plotë në procesin zgjedhor e këtyre dy risive që e ndryshojnë radikalisht natyrën e administrimit zgjedhor përmban në vetvete një sërë risqesh që ODIHR-i sugjeron që palët nuk duhet t’i marrin. Risqesh që çojnë me gjasë deri në dështim të procesit. Dhe duke ndjekur sugjerimin e ekspertëve të ODIHR-it, duke respektuar faktin që ekspertiza e ODIHR-it është kërkuar prej nesh dhe nga ana tjetër duke respektuar të gjithë argumentimin e gjerë e të gjatë të bërë nga ekspertët e ODIHR-it, kemi pranuar që të ndjekim eksperiencën e vendeve të tjera që e kanë futur teknologjinë përmes dy projekteve pilot. Njëri është projekti pilot i identifikimit të zgjedhësve në Tiranë, ku kemi thuajse 25% të përmbajtjes së trupës elektorale dhe ku asnjë votues nuk do të kalojë pa skanuar më parë dokumentin e tij të identitetit dhe një tjetër për numërimin elektronik në Fier, ku kemi përsëri një numër të konsiderueshëm deputetësh që dalin për Kuvendin e Shqipërisë,” tha Rama.
Rama deklaroi se ai do të punojë për një koalicion të plotë antiregjim. Ai u shpreh i hapur për të dëgjuar aleatët dhe për t’i vendosur ata në pozita të favorshme.
“Mbeti e paadresuar për momentin çështja e sistemit zgjedhor. Ne kemi pasur qëndrimin tonë shumë të qartë qysh në krye të herës. Kemi qenë dhe jemi për rishikim të sistemit, por e kemi thënë dhe i kemi qëndruar deri në fund asaj që e kemi thënë qysh në fillim se nuk do të kushtëzojmë procesin e rishikimit të kodit me sistemin. Tani sigurisht është koha për të arsyetuar sëbashku me aleatët tanë dhe të gjithë aleatët e tjerë potencialë, një proces bashkëpunimi dhe bashkërendimi të energjive dhe për të dalë në fushën e betejës me një koalicion të plotë, antiregjim dhe mbi të gjitha me një koalicion i cili të përçojë në të gjithë Shqipërinë vizionin dhe idetë e programit tonë “Për një Rilindje Shqiptare”. Programi ynë “Për një Rilindje Shqiptare” është graviteti i koalicioni që ne duam dhe do të ndërtojmë. Çdo forcë politike që është e gatshme të bashkohet me ne mbi këtë program është e mirëpritur. Dhe beteja jonë do të zhvillohet mbi programin “Për një Rilindje Shqiptare” dhe për programin “Për një Rilindje Shqiptare”. Besoj se dyert janë të hapura për të gjithë aleatët e sotëm dhe aleatët potencialë dhe se mundësitë e bashkëpunimit janë aty pavarësisht se sistemi zgjedhor ka mbetur i pandryshuar. Ashtu sikundër Partia Socialiste është e vetëdijshme për të gjithë kontributin e aleatëve të saj në këtë periudhë shumë të vështirë për vendin dhe në këtë proces opozitarizmi jashtëzakonisht të kushtëzuar nga presioni politik dhe deri edhe policor i pushtetit. E për këtë arsye jemi plotësisht të hapur t’i dëgjojmë dhe të gjejmë me të gjithë aleatët tanë rrugët e një bashkëpunimi që i vendos të gjithë në pozita sa më të favorshme për të bërë betejën e tyre,” tha Rama.
Edi Rama eshte vizioni dhe praktika e ardhshme e Shqiperise! Nuk te ben nje kod zgjedhor te fitosh apo te humbesh, por vullneti popullor, dhe ky vullnet popullor eshte pro Rames!
Shume shpejt edhe ky vend do hyje ne Europe.
Pasi te kemi hyre do na thone: “C’u bete, ku ishit?”
Cdo tu themi? “Ngecem me nje cope Sali?!”
Duhet zgjuar o popull – kemi mbet tek i njejti per 22 vjet
ndersa ai ka qene i cmendur gjate te gjithe kesaj kohe.
Ngrihuni Shqiptare – ShKJAU SALI eshte te dera
Po ju hyn shpio me shpi me ju marre gjith cka keni
Duhet luftu
nuk durohet ma
Ky edi duhet te jet mashtrues I lindur.te gjith e din fort mire se dhe heret e kalume ka qen e sanksionuar se hapja materialeve mund te behet me dy anetar por ishte sala ai qe vec fshiu b… me kete pike ndersa edi ndenji ne vend si I dhim nga frika. E tani po na tregon per ket “sukses” se si dy anetar do mjaftojne. Edo, thjesht se sala po tall trapin me Ty, nuk do te thot qe dhe ti ta provosh me tall trapin me ne.
Po pse moj zonje po mendon se ka per te pyetur kush se çu bete?Europes po i del flake nga koka e nga bytha dhe nuk do te dije se çbehet ne Saliarabistan.
Edi RAMA po tregon veten qytetar me shume se sa cdo gje tjetr.
Ne nje kohe kaq te veshtire per vendin e qeverisur nga nje klan i nje fshati te harruar ne nje cep te vendit, kjo qytetari eshte nje garanci per nje Shqiperi me te ire. Shto ketu pastaj qe qeveria e Vicidolit po na rrjep te gjalle dhe do te kemi mundesin te shikojm qarte se per ke duhen hedh votat ne 2013.
EJ – ka ren termet ne planetin MARS
A nuk do thoshte Doktori edhe per ket “Fajin e ka opozita. Kryetari i saj ka interesa ne Mars dhe po negocion me Marsianet per te marre me dhune karriken time.”
AH mor njerez kemi mbet ne dore te Berishes se cmendur
Rama duhet te kerkoje zgejdhje te parakohshme, ai fiton me siguri ket here.
edi rama
Kush do Ramen te ike – per te gjithe te tjeret:
URDHERONI NE REPUBLIKEN BLU TE BATHORES!”
KRYEQYTETARI MZI DO JU MZIJE TE TANAVE!
Por kur nuk u dashka pse jemi shpallur humbes tere keto heret e fundit?apo nuk ka qene vullneti? Boll o ushtar te edit folet idiotsira se keto gabime te edit nuk mund te justifikohen me keto perralla qe leshoni ju nga menderja. Politika do taktika, moral dhe burreri. Gjera te cilat me duket se Rama I ka flakur tutje te gjitha ndersa pasojat I paguajme ne dhe Jo ai, sepse jemi ne qe po e mbajme ne kurriz sali kafshen.
Nese kodi as nuk fitoka e as nuk I vidhka zgjedhjet, perse deri dje qenke lodhur kot per te negociuar ndryshimin e tij????? Perse te kemi degjuar sa e sa here se si ky kod duhet ndryshuar per te pasur zgjedhje demokratike???? Apo mos vall pasi deshtove ta ndryshoje sepse nuk te la saliu te beje xhap, vendose ta quash si te panevojshem???? Po mduket si ajo barcaleta me dhelpren dhe rrushin edi. Veprimet e tua po ngjajne gjithmon e me shum me ato te nje femije naiv dhe te perkedhelur. Mendoj seriozisht se ka ardhur koha per te mbeshtetur me vote ndonje force tjeter opozitare, ndonje force qe ka treguar stabilitet dhe koherence ne pozicionimet politike. Ti je thjesht I paqendrueshem, ashtu sikurse dhe nje femije I llastuar!!!
Vullneti i popullit shqiptar ne mergim e qe rri gjithe diten ne internet. Prandaj dhe nuk ju dalin parashikimet ju sic ndodhi ne zgjedhjet e fundit bashkiake ku pozita ishte rreth 100 000 vota me shume se opozita.
Programi per Rilindje Shqiptare eshte shume i mireorganizuar, perfekt nga ana teknike, perfekt nga ana ideologjike dhe akademike. Nje program i cili manifeston seriozitetin e atyre qe e kane perpiluar, nje parti fitimtare socialiste e cila me aleatet e saj do mposhte diktaturen berishiane.
Perkthimi i kesaj deklarate eshte “zgjedhjet nuk i vjedh dot me Berisha!”
Kjo nuk do te thote qe ai nuk do ta provoje – kini te gjithe mendjen se kete here legeni do behet helaq vete. Po kete here, cdo vote e cdo shqiptari eshte kunder qeverise me te piste e te ndyre qe ka pare ndonjehere edhe Ballkani i shkrete.
Ne vendin e shqiponjave qeveris nje mi gjirizesh.
Hidhe poshte Rama se te gjithe me ty jane kete here.\
Nuk mbahet hajduti mbi koke per asnje minute me
Ca vend shqiponjash, po te kishte shqiponja ketu miu do kishte marr fund me kohe. megjithat duhet punuar shume per te arriur ta heqim ekt Sali qen e maskaraq nga kryet tona. kjo nuk duhet nenvlersu
Le te shpresojme se cdo parti e majte do te gjeje te PS identitet ideologjik dhe jo pragmatik, per t’iu bashkuar kauzes se fitores te se mires ndaj se keqes, fitore qe PS do e marre ne 2013.
Zgjedhjet jane nje nga mekatet me te medha te Berishes. Nese e lene te vjedhe serish do krijoje nje model te rrezikshem per vendin – te gjithe do duan te vjedhin zgejdhje. Uroj qe amabsadoret te kene syte hapur – hajdutin kete here e njohin te gjithe.
ferdinand pone, arben ristani duhet te hane burgun per te gjitha ckane bere! ky kod jep vertete shume garanci, por ps duhet te jete e pergatitur per gjithcka sepse perballe ka nje diktator qe synon te behet mbret i ketij vendi. nje koalicion sa me i gjere me te gjitha forcat qe duan te heqin qafe berishen eshte garancia me e mire per fitore plebishitare.
Partite e vogla duhet te dalin prej dy komplekseve kryesore, dy GENJESHTRAVE me te medha te hedhura ne treg ndonjehere prej PD: 1. Rama esht autoritar; 2. Tek PS degjohet vetem fjala e nje personi. Te dyja keto genjeshtra, njera mikro dhe tjetra makro, njera ne planin organizativ dhe tjetra ne planin mbarepartiak, e kane penalizuar gjithe sistemin politik shqiptar dhe votuesin. Ne fakt nuk ka njeri me te hapur ndaj ideve te reja sesa Edi Rama, i cili me nje model te ri do te dale prej tabuve politike shqiptare. Kjo deklarate qe ka bere eshte prove e ksaj.
Ti deklaron se Rama eshte I hapur ndaj ideve te reja dhe si argument ofron deklaraten e rames.deklaratat NUK Jane vertetime o popull pa tru. Po ti hyjme ashtu muhabetit atehere dhe sala eshte kryeministri me I sukseshem ne histori boterore pasi ai ashtu ka deklaruar
Gjithe partite te cilat nuk duan te jene pjese e gjirit te hajdutllekut te Saliut duhet te bashkohen ne nje nisme te perbashket me PS, sepse ajo eshte shpresa jone e vetme per te dal nga beterri…
Saliu i ka ardh fundi. Bjeri qenit se cdo zemer shqiptare po ben tifozllek kunder atij qelbesire.
PS dhe Rama jane e vetmjua mundesi e ketij vendi per te arritur per tu cliruar nga diktatoret e njepasnjeshem te modelit te Partise Komuniste. Ky neo Komunist qe kemi ne krye tani, i cili eshte marrosur krejt nder te tjera, duhet te marre nje denim shembullor me votat e te gjithe popullit te tij qe kaq shpesh e ka shitur per nje lek.
Kemi qe ne 96 qe votojme kundra ketij kafshe me emrin sali,por ja qe ky kafsh nuk u zhduk por na hypo dhe siper madje.ne 2005 per faj te nje matrapazi me emrin tosi. Ndersa 7 vitet e tjera per faj te paaftsis se nje idioti naiv me emrin edi. Votat tona aty I ka pasur sic I morri dhe ne tirane por ja qe nuk mjafton vetem vota per te hedhur nje diktatur por duhet dhe nje burre shteti qe te bej lumen e tij dhe ky qartazi nuk eshte edi pasi votat I ka pasur por ia ka marr saliu si ka dashur
Bashkohuni te gjithe ne nje front te vetem opozitar, pa asnje lloj dallimi, qe Saliun dhe ministrat e regjimit te tmerrit t’i shporrim demokratikisht. Demokracia mund te vije vetem nese besojme te kauza e majte, nje kauze te cilen Rama po na e servir dhe amplifikon ne menyr te perkryer.
Saliu nuk duhet te tolerohet me ne asnje lloj gjeje. Ai do provoje te vjedhi voten, duhet te ndalohet nga qytetaret. Ai do provoje te na genjeje mendjen, por ne nuk jemi budallenj. Ai do provoje te fute percarjen brenda Partise Socialiste, por nuk ia del dot sepse PS eshte me e forte dhe kompakte se kurre!
Me ne fund Rama erdhi tek idea e Z.Baze,perfito nga njerezit qe jane kundra diktatorit Sali ,zgjidh deputete M.Baze,M.Nano,B.Mane,analistet A.Stefani dhe te tjere qe nuk po me kujtohen,zgjidh njerezit e zgjuar ,dhe jo parelinje qe ke nga pas qe rijne ne parlament si matufa se dhe ato ,pjesa me e madhe ato para nuk i kane bere me bisnes te ndereshem,disa i ke bere ti duke ju dhene sheshe ndertimi etj.
Populli kerkon eliten e zgjuar dhe jo elite e parelinjeve matufa! Perndryshe populli do te denoje me keq se Saliun !
Shume e sakte.Meron e degjoi (me ne fund,shyqyr) per “koalicionin kunder rregjimit”,po zerin e qytetareve te impenjuar me shpirt per ardhmerine e vendit te tyre (si zeri juaj,M)a do te doje ta degjoje e ta respektoje?????
te sqaroj se me eshte vjedhur ‘M’ qe sot e tutje jam assault, po sigurisht qe nuk do rresht sa te kem fryme se kerkuari qe te degjohet zeri im edhe i yti, por kam bindjen se ngaqe rraca njerezore nuk eshte e persosur fitoret nuk jane asnjehere te plota..Ciao
Mbaje pseudonimin tim nese te pelqen, vetem duhet ta deklaroje paraprakisht ….
sqarim ti M me ke mare emrin
Edi Rama etiketoje deri me tani”Aleanca kunder Regjimit ” sa nuk eshte vone.Ka te drejte Baze ,vetem me force rrezohet ky regjim duke zgjedhur njerez te mire ne ruajtjen e votes dhe jo disa spurdhjake qe ne komision shkojne per pazare.
e treta e verteta zdapo, perndryshe pregatitu per nje sezon “te stuhishem” mediatik dhe politik per te te “kryqezuar”.Ksaj rradhe ke shansin e fundit.Basti eshte shume i shtrenjte per popullin opozitar dhe vendin
Me ngadale o te uruar,mos fluturoni me presh, se dardha e ka bishtin mbrapa,edhe ne 2009 me shume eufori e kishte Ed Rama por ce do i la ne opozite ata qe i vajten pas.
“Nga e thena ne te bere eshte ne mes nje lum i tere” thote populli dhe ai “lum” s kalohet me fjale dhe fjalime por me veprime qe prekin vertet njerzit qe s duan Saliun.
Per te fituar duhet qe Ed Rama te heq lepurin nga barku dhe te mos shoh interesin e ngushte te vetes dhe bisnesmenve rreth tij,por dyshimi eshte i madh sepse Ed Rama eshte si te gjithe bisnez-politikanet e tjere dhe s mund te bej dot ndryshe nga formati i tij,ka dhe nje te keqe te madhe i do te gjitha per vete si ai femija i perkedhelur.
kush tha qe saliu yn i ndritur do vjedhe zgjedhjet? ai nuk lodhet me duke vjedhur por ai i perlan votat kur ti doje qejfi! e beri hapur me 8 maj ne syte e te gjitheve, bile edhe ne sy te verdhacukut ARVIZU! sali berisha nuk ka fituar kurre zgjedhje ne shqiperi, dhe kurre nuk do fitoje sa te jete gjalle! por ai ka lindur harbut, dhe harbutet perlajne ctju dale perpara!….me vjen keq por edi rama do te humbe perseri! edi do humbe sepse nuk esht palaco, nuk esht kafshe, nuk esht prehistorik, nuk esht histerik, nuk esht inferior, nuk esht zgjebs,nuk esht vrases….
Tepelana po leri o burre te gezojne ,ti bejne qejfin njeritjetrit keta kokekuqet e temes.Berish futi vendin ne Nato,beri te mundur levizjen e lire, po aprovon ligjet ,po hap tunele e shtron rruge qe as e kishte imagjinuar njeri perpara,ka mbeshtetjen e me shume se gjysmes se vendit e pothuajse te gjithe kosoves dhe diaspores,perkrahet nga be dhe amerika.Rama dhe ps keta humbesa kronike Www
Do te perfundojme skllever te Saliut ne vendin tone pasi Saliu do ta marre edhe per kater vjet te tjera.Nuk ka se si te shkoje ndryshe perderisa ne kete vend kane ngelur kaq shume idiote e matufer si komentuesit e mesiperm qe akoma besojne dhe votojne Edi Ramen.Me ne krye kete karakteropat pa bythe dhe pa shtylle kurrizore do te perseritet 2009-ta dhe perversi do te filloje prape te justifikohet e te perplase kembet si kalama mistrec e tekanjoz.Dhe trutharet e trushpelaret qe e votojne thelle e me thelle do ta hane.
O Tepelenas e ke drejte. Me Ed Ramen nuk shkohet as tek dera e halese.Ky birbo pasi te humbase zgjedhjet do te dale te thote”..une kam fituar, por qeverine do e mbaje prape Sala, se na ka bere me hile. Nuk e dija se do ta shkelte ligjin prape!!!!…”.
Per sa i perket fteses per partite e tjera, ajo eshte hipokrizi e tejskajshme, i pershtatet asaj qe thote populli” me ka çu nena me la gojen…”. Pas marreveshjes se fundit qe beri me Salen per ligjin elektoral, asnje parti e krahut opozitar nuk e ka lene mendja qe te shkojne mbas marrezive te Ed Rames. Kjo marreveshje veç shume deficensave te tjera, le te hapur levizjen abuziviste te zgjedhesve nga nje zone ne tjetren. Kete e evitonte vetem sistemi proporcional i paster kombetar.
Do te kete parti qe deri tani ishin ne krahun opozitar, por per shkak te Edit ato do te shkojne te flene me mullixhiun. Edi ka punuar dhe punon per Salen, tek ai asnje besim, eshte kohe e humbur kot te mbeshtetesh kete aventurier, te cilin deri tani e kane ndare te pakten 5 gra. Vetem nje gje qe di te beje mire eshte te frekuentoje plazhet nudiste.
Edi nuk e ka keq kur thote se “…zgjedhjet nuk i fiton dhe as i vjedh kodi zgjedhor…”. Per sa kohe qe zgjedhjet do te behen nga Sala, ato do te fitohen vetem prej tij te pakten edhe 30 vjet te tjera. E vetmja zgjidhje per te keputur zinxhirin e se keqes eshte si reforma zgjedhore dhe proçesi elektoral te behen nga nje qeveri teknike dhe te mbikqyrura fort nga faktoret nderkombetare.
2 here qe ka fituar PS-ja kane qene faktore teper te veçante. Ne 97-te faktori nderkombetar i thirri mendjes solli 11 mije trupa ushtarake dhe me mijera vezhgues per mbeshtetjen e tyre. Ne 2001 PS kapi zgjedhjet jo vetem sepse kishte qeverine, por mbi te gjitha ne krah te saj ishin rrjeshtuar faktore nderkombetare shume te fuqishem. Sot PS-ja eshte si femia jetim, te vetemin qe kane ne krah Papandreuan, eshte dege e kalbur qe te leshon. Saliu i fiton zgjedhjet e ardhshme edhe per suportin e fuqishem qe i japin si BE dhe SHBA.
Shume mire.Ne shtator e me pas. Europa ketu eshte. Ne nuk jemi faktor percaktues i fateve te saj. Dhe e kunderta. Ndryshe do te ishim pranuar ne Europe. Aktualiteti. Kush ngel dy here ne klase nuk e ka per turp heren e trete. Del edhe me i formuar. Keshtu e beni edhe Salen qe t’iu vije mbrapa, dhe pak e ka. Sepse. Nuk eshte normale qe sala vret e pret e vjedh dhe ju i shkoni mbrapa si zagare te rahur me shume se nje here. Dhe ai perseri ju vret, pret, vjedh se e sheh se cfare malli dobet jeni. O socialiste, nese jeni te tille me te vertete – merni shembull nga socialistet franceze, gjermane, danese, hollandeze, anglese etj. Kthehuni ne taban. Kthehuni prane prinderve, gjysh-stergjysheve tuaj e mos rini me krundet se pulat do t’iu hane. I thoni punes-pune dhe atdheut-atdhe. Se ju jeni partia me e madhe politike ne trojet shqiptare. Se ju keni kapacitetet e nevojshme dhe te mjaftueshme te burimeve njerezore. Kapacitete qe mund te mbulojne Shqiperine e me gjere. Se ju mund ta beni Shqiperine, edhe ate te Madhe, sic duhet dhe me shpej. Sala e provoi 7- 8 vjet dhe arriti dimensione zhvillimesh ek-pol-shoerore planetare, jashtetokesore. Per pasoje, as Amerika dhe as B.Europian nuk munden dot qe ti konsiderojne pozitivisht dhe te pranueshme sukseset S-aliane. Normalisht, topin e keni ju socialistet. Lidere socialiste. Uluni ne gjunje para popullit dhe vereni prapanicen ne toke. E pamundur fizikisht. Por e mundur politikisht, ekonomikisht, shpirterisht. Vetem keshtu historia mund t’iu vije nga pas. Ndryshe do te perfundoni mes kofsheve “seksi” te Nanos.
Shqypnia dhe mbi 3 milione shqiptaret e saj, ne asnje menyre s’e meritojne te udhehiqen nga greket e sojit Rama e Nano, por edhe Sales tani i ka ardhe koha t’i leshoj vendin rinise shqiptare edhe pse ka bere aq sa ka mund per Shqypnine e shqiptaret, brenda dhe jasht saj, marre parasysh faktin se me ke ka pasur te beje prej kundershtareve te tij, une them se e ka bere te pamunduren, faktet flasin vet, ku qe Shqypnia me social-komunistet, e ku eshte sot?! Shnet deri atehere!
Me nji fryme e ke shkrujt or tej. Mbahu se mos mytesh.
O shqyptar qe vetem i tille nuk je,pamvaresisht se mundohesh te flasesh si verior.Me thuaj o atdhetar i flakte kush e shiti detin e shqiperise,kush e solli janullatosin,kush i dha varrezat greke,kush i dha bankat grekeve,kush i dhe rrjetet e supermatketeve Serbeve,fabrikat e riciklimit, Armon e se fundmi tregetine me armet.kJO PJELLE ANTISHQIPTARE QE ESHTE NE PUSHTET E QE MBROHET NGA LETYRA SI TY.
Rrofsh o Mero djali, fjala jote ne vesh te Edit .
Shkundi Mero ,jepu kushtrimin se na iku jeta me Saliun mbi koke .
Qerojeni qelbesiren perpara 28 Nentorit qe ta shijojme festen ashtu siç na ka hije .
Rilindje ?! Sa fjale e madhe dhe nderkohe sa mashtrim qesharak:Me cilet do kryhet kjo rilindje…? Me Rucin,Gjinushin,Doklen,Gjonin e tj.e tjj.bij e nipa te bllokmenve…?Po ata jan fantazma qe vine nga ferri komunist,si mund te arrihet rilindja me ane te tyre? Fjale ne ere pa asnje baze dhe kuptim.Propogande per te mbuluar deshtimet vetem me alibine e VJEDHJES se votave.Gjithcka thjesht mashtrim ne sherbim te karjeres se ethshme personale.Sic e tregoi me se miri darka me “NGJALA”ne gjiun e Lalzit….
Ndersa per shumicen e komentueseve te mesiperm dihet se kenaqen duke genjyer e duke u genjyer,si dhe duke i bere qejfin njeri tjetrin.Ngushllohen me genjeshtren e zakonshme se “na jan vjedheur vfotat” dhe nuk i bie nedermend te kujtojne se Rama i tyre mori 25.000 vota me pak se heret e tjera,ndersa ne tere vendin “koalicioni” i tij mori 142.000 vota me pak.U vodhen do te thoni?Po perse kryetareve te bashkive te majta qe fituan ne shumicen e qyteteve te tjera nuk ua vodhen?Mbahuni e jepini vetes kurajo me genjeshtra,o zoteri,por me te verteten jeni teper larg.
Juve iua vret syte e iu terbon cdo sukses i Shqiperise demokratike:NATO,vizat,vizita e nje presidenti amerika qe deklaroi ne mes te tiranes”PAMVERSINE”e kosoves,kanditimi ne B.Europjan,Rr.e kombit e tj.e tj. sukses te paimagjinueshme te arritura brende nje kohe te shkurter…S’ke ci ben,cdo shtet dhe cdo popull ka armiqt dhe kundershtaret e tij,keshtu ka qene dhe do te jete pergjithmone…
Ky eshte stili logjik i Jozefina Topalles.Vetem ajo merr guximin
idjot, t’i kundervihet gjithe komenteve,njerit me autentik nga tjetri.
Pale po na paska zgjedhur nofken “e verteta” ,si patetike idjote qe eshte.
pse mer lal s’e thu cop? Do bejme nje front (koalicion) antifashist. Kjo eshte e vetmja gjuhe qe duhet ti flitet zagareve te beogradit dhe palikareve monaarkofashiste greke.
Edi rama s’je gje tjeter vecse vegel e Saliut.
Po ik more i pafytyr se na vure bojen dhe ti, se nuk te dhjesim me ne sa her te ngrihet ty, ne te vim nga pas se na ke len ne balt ne si opozit njeqind her dhe je tallur me ne, si te ka dashur qefi,hera e fundit i fale SALIT njeriun me te urryer nder ne qe vodhi votat tona ne tavolin kryetarin e komisionit zgjedhor,po te hipi inati dil me gruan tende dhe bertit sa ke ne kok ke kryeministria,mos ki turp se bertet per avenirin tend dhe te families tende se ne populli do te marim si perher ate qe mori motra ne vlor.
Ju kerkoj te falur M ,nuk e kam patur te qellimeshme,une kam qene Moisiu qe e ka bere mesazhin me emrin M.