A do t’i shërbejë PS-së futja e teknologjisë zgjedhore në Tiranë dhe Fier?

18 Korrik 2012, 09:54Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në News 24, Damian Gjiknuri, kryenegociatori socialist për ndryshimet në kodin zgjedhor, bëri një pasqyrë të përmirësimeve në kodin zgjedhor, që sipas tij, do ta minimizojnë mundësinë e deformimit të rezultatit në zgjedhjet e ardhshme. Ndër këto përmirësime, ai përmendi edhe identifikimin e votuesve të qarkut të Tiranës me anë të makinave që lexojnë kartën e identitetit dhe numërimin e votave të qarkut të Fierit me anën e skanerave optikë.

Sipas Gjiknurit, makinat identifikuese do të përdoren në Tiranë, që është qarku ku përcaktohet pothuaj çereku i mandateve parlamentare, sepse këtu ekziston rreziku më i madh i votimit fiktiv ose të dyfishtë, ngaqë ka patur shumë lëvizje demografike nga qarqe të tjera ose brendapërbrenda qarkut.  Në fakt, ky ka qenë edhe pretendimi kryesor i PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale për këtë qark.

Po pse PS-ja nuk zgjodhi një nga qarqet veriorë, që njihen si bastione të PD-së?

Se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme është vështirë ta parashikojmë, por zgjedhjet e kaluara na treguan se në qarkun e Tiranës, në qoftë se teknologjia e identifikimit të votuesve do të kishte si rezultante një pakësim të votave fiktive për PD-në në nivelin  4,360 vota, ajo do të merrte një mandat më pak. Dhe atë mandat do ta fitonte PS-ja. Ndërsa në Lezhë kjo shifër duhej të ishte në nivelin 14,550 vota, në Shkodër në nivelin 10,400 vota, në Dibër në nivelin 10,150 vota, dhe në Kukës në nivelin 7,900 vota. Pra, edhe sikur të quheshin të pavlefshme këto vota të PD-së, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në qarqet veriorë.

Sipas Gjiknurit, skanerat optikë të numërimit të votave do të përdoren në Fier, që është qarku ku përcaktohen 16 mandate parlamentare, sepse ishte një qark problematik për numërimin në zgjedhjet e fundit parlamentare. Po pse PS-ja nuk zgjodhi Beratin, që ishte edha ai një qark me probleme në numërim në zgjedhjet e fundit parlamentare?

Përsëri, se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme është vështirë ta parashikojmë, por zgjedhjet e kaluara na treguan se në qarkun e Fierit, një përmirësim i numërimit mund të kishte favorizuar koalicionin e PD-së, që ishte vetëm 580 vota larg marrjes së një mandati tjetër, të cilin do ta humbiste PS-ja. Ndërsa në qarkun e Beratit, ishte një situatë në favor të PS-së – një përmirësim i numërimit mund të kishte ndihmuar koalicionin e PS-së, që ishte vetëm 535 vota larg marrjes së një mandati tjetër, të cilin do ta humbiste PD-ja…

http://respublica.al/artikuj/2012/07/18/a-do-ti-sherbeje-ps-se-futja-e-teknologjise-zgjedhore-ne-tirane-dhe-fier

6 komente në “A do t’i shërbejë PS-së futja e teknologjisë zgjedhore në Tiranë dhe Fier?”

  1. Albogentivlora says:

    Zgjedhjet do vidhen perseri dhe shqiptaret do tregohen indiferente se jo per gje por jemi mesuar ne sic u mesuam me diktaturen e Enver Hoxhes. Turp i madh per keter rini te papune qe jetojne akoma ne shtepi me prinderit dhe ushqehen nga ata. Presin tu japin prinderit ndonje lek te blejne ndonje filxhan me fara. Hapni syte o qorra dhe shikoni se c’behet jashte. Po te fitoj prape Saliu atehere shkoni e mbytuni me mire se per ju nuk ka me shprese.

    1. Vlora says:

      nuk besoj se me kete brez qe eshte sot ne kembe do te vij ndonje ndryshim.

      duhet te presim edhe 20 vjet qe brezi i lindur,dhe i mitur sot mund te ndryshoje dicka.

      ata te “shkathtit ” qe kerkojne mdryshime jane te gjithe te milionera.

  2. luis says:

    A ka njeri me te pafytyre se Berisha ku i gjithe faktori opozitar dhe ai nderkombetar po perpiqen si e si te permiresojne kode e lloj lloj procedurash sepse Saliu te vjedh votat.
    Ku ka njeri me maskara qe i gezohet fitores edhe kur e ka te vjedhur dhe jo me merite cka do ishte e natyrshme.
    Megjithate neqoftese ky komb duhet te shpetoje vertet duhet te gjithe te votojne PS sepse sado qe te perpiqet te manipuloje ai do jete jashte pushtetit dhe Shqiperia do marre fryme vertet lirisht sepse ky kolera po infekton nje popull te tere vec me veset me negative qe mund te kete nje njeri.

  3. apollon says:

    Me keto veprime PS-a nuk e do pushtetin. Berisha ka rregulluar pajisjet per numerim qe rezultati te perfundoj 50.001 perqind ne favor te Sales dhe pastaj te heqe dhe te drejten per t’i rinumeruar sepse e ka firmosur kete ndryshim vete Hirushja PS.

  4. trust_no1 says:

    Qysh jo ere? Qe nga ky moment u zgjidhen te gjitha hallet e opozites dhe popullit shqiptar gjithashtu. Alarmin e pare e dha av. Ngjela. Sala do vjedhe prape sic di vete dhe qaramani Edvin do filloje te ankohet prape ne twitter. Perfundimisht ne 2017 mund edhe te kemi ndonnje shprese ne varesi te jetegjatesise se Sales.

  5. Din Kruja says:

    Llogjika me e thjeshte te çon ne opcionin qe Gjiknuri i sherben me devocion te veçante PD-se. Xhafa u tregua “djali i mbare” qe nuk u perzie ne kete mesele, se kur te humbase votat Edi, do te perzere Gjiknurin nga PS, ashtu si kunder Kaç Islamin. Po te kishte synim Rama per te fituar zgjedhjet aktivizonte Ed Zaloshnjen, si person pertej se djathtes dhe se majtes, ne varjantin Ramian. Sidoqofte Zaloshnja eshte puro i djathte, eshte demokrat i vertete, prandaj dhe nuk e do as Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje