Shpërthen granata, plagosen tre vëllezërit e mitur. Mjekët: Janë në rrezik për jetën

18 Korrik 2012, 11:03Politika TEMA
Shpërthen granata, plagosen tre vëllezërit e mitur. Mjekët:

Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Simon të rrethit të Mirditës. Tre vëllezërit e familjes Çuni janë 13, 10 dhe 6 vjeç. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Mjekët e këtij spitali bëjnë me dije se të tre fëmijët rrezikojnë jetën. Dy prej tyre ndodhen aktualisht në gjendje kome.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Paraprakisht ata kanë bërë me dije se fëmijët po luanin në oborrin e shtëpisë së tyre. Por ende nuk është zbardhur fakti se ku e kanë marrë granatën fëmijët.

3 komente në “Shpërthen granata, plagosen tre vëllezërit e mitur. Mjekët: Janë në rrezik për jetën”

  1. coku says:

    qe te vegjel kaq te mencur, meren me arme, po kur te rriten.

  2. simon says:

    o perendi shpetoji….ishalla me gjithe zemer…..

  3. GAZI 73 says:

    KJO ESHTE NJE TRAGJEDI E VERTETE….. TE LUTEM O ZOT NDIMOJI QE TE SHKOJNE PRANE FAMILJES….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje