Këshilltarët e majtë: Basha, i zhytur në skandale. Po mban peng Këshillin Bashkiak

18 Korrik 2012, 17:06Politika TEMA
Këshilltarët e majtë: Basha, i zhytur në skandale. Po mban

Pas kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara për transparencë në projektin që po realizohet për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, prerjen e pemëve dhe prishjen e murit rrethues të Pallatit të Brigadave, këshilltarët socialistë kanë këmbëngulur për transparencë nga Bashkia e Tiranës.

Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi shprehet i shqetësuar për mosmbledhjen e Këshillit Bashkiak prej mëse dy muajsh, kur sipas tij janë rreth 400 banesa sociale të cilat duhet t’u jepen të pastrehëve sa më parë.

“Transparenca e Bashkisë së Tiranës vazhdon të jetë zero. Pse zoti Basha vazhdon të mbajë ende të pajetësuara vendime të rëndësishme, si rreth 400 banesat sociale në Tiranë? Përse nuk kaloi për miratim dhënien e truallit për përdorim për parkim nëntokësor në sheshin ‘Italia’? Për cilën arsye nuk paraqitet në interpelancë për një blerje pa interes të hidrocentralit të Lanabregasit nga Ujësjellësi i Tiranës? I kërkojmë publikisht kryetarit të Bashkisë t’i paraqesë Këshillit Bashkiak projektin e ndërhyrjes në Parkun Kombëtar dhe në cilat akte ligjore është mbështetur masakra mjedisore dhe përpjekja për goditjen e monumenteve shumë-vjeçare të kulturës”, deklaroi kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Mbledhja e radhës e Këshilit Bashkiak zhvillohet në orën 19:00, por sipas Dalipit në rendin e ditës janë paraqitur vendime që nuk kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve.

“Rendi i ditës së sotme është një rend dite që deri tani është fare pa asnjë ndikim në jetën e qytetarëve. Janë vendime rutinë, bëhet fjalë për pagesa kuotash që Bashkia e Tiranës u bën organizatave ku merr pjesë. Për këtë ne jemi të interesuar se përse në Këshillin Bashkiak nuk vijnë vendime të rëndësishme? Pse nuk vijnë vendime që janë të gatshme që prej 2-3 vitesh? Ju them që në rastin e 400 banesave sociale, janë shumë kategori të cilat prisnin që të fillonte një projekt tjetër me këto banesa”, tha zoti Dalipi.

Dalipi kërkon që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryetari Basha të japë sqarime që nga projekti ‘GIS’, banesat sociale, problemi me romët dhe karrotrecët e shfaqur nëpër rrugët e Tiranës që grumbullojnë makina pa praninë e Policisë Bashkiake apo asaj rrugore.

“Ngjarjet e fundit me komunitetin rom ku përfaqësues të tij u dhunuan verbalisht e fizikisht janë të patolerueshme. Ata ndodhen në kushte ekstreme të varfërisë dhe janë me mijëra. Si rrjedhojë, presioni dhe dhuna ndaj tyre, sekuestrimi i mjeteve të punës e kthen këtë kategori në një problem të rëndë social për kryeqytetin. Kemi kontaktuar me Avokatin e Popullit dhe kërkojmë që të vazhdojë mbledhja e fakteve dhe vënia përpara përgjegjësisë e kujtdo që ka tejkaluar të drejtat ligjore. Një zyrtar i lartë me uniformë i bashkisë që ka qenë në krye të veprimeve antiligjore ndaj komunitetit rom ka arritur madje të kërcënojë me jetë një anëtar të këshillit bashkiak. Asnjë reagim nga kryetari i bashkisë. Por përsëri heshtje. Po ky zyrtar i zotit Basha është nën akuzë nga prokuroria e Përgjithshme për dhunë ndaj dy grave proces që po vazhdon në gjykatën penale por përsëri kryetari i bashkisë e sheh të udhës mos flasë por të mbrojë dhunën e fyerjen,” tha Dalipi.

“Këtu përfshihen edhe denoncimet e qytetarëve për marrjen peng të automjeteve, vend e pavend, nga një grup karroatrecash për qëllime haptazi përfitimi. Përndryshe nuk ka si shpjegohet një gjobitje pa faturë, pa paralajmërim, dhe pa detyrimin për të informuar qytetarin për çdo veprim me pronën e tij.

Së fundi, prej disa ditësh deputetë të parlamentit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një tender të një shërbimi publik, sistemit GIS, i cili është tenderuar më parë që në vitin 2004. Përveç detyrimeve ligjore që bashkia ka për t’u përgjigjur këtij problemi ne i kërkojmë sot publikisht Kontrollit të Larte të Shtetit të nisë procedurat ligjore për verifikimin e procesit të tenderimit të sistemit GIS. Nuk ka mundësi që një shërbim, i cili ka kushtuar në vlera minimale në vitin 2004 të kushtojë sot 500 mijë dollarë.”

10 komente në “Këshilltarët e majtë: Basha, i zhytur në skandale. Po mban peng Këshillin Bashkiak”

  1. zha temja says:

    ja mor djem sa te fije Florenc Bytha dhe ja u tregon qefin .

  2. faku says:

    Eshte ironi vrasese qendrimi “unik” i PS me ambasadorin Arvizu sepse nuk mund kane te drejte morale nga njera ane ti thuash tjetrit “yll ne ngjitje” nga nga tjeter te kerkosh transparence.
    U sharruan dhe me vone u shurruan (me falni per shprehjen) kater protestues me duar ne xhepa nga lul udbashi dhe me “orientim” te arvizuse kurse tani po behet “hataja’ se u prene ca peme pa transparence.
    U vodh gjysem miliardi dollare ne rrugen durres-beograd qe e beri kryesisht nje firme amerikane-turke dhe shkoi per lesh transparenca..
    LULI & BERISHA VRET
    OPOZITA & AMBASADORI PELLET.

  3. e verteta says:

    Faku,
    ashtu do te ishte,sic thua ti,nese genjeshtrat e juaja,si: “u sharruan 4 protestues me duar ne xhepa”dhe “u vodhen gjysem miljardi dollare” te ishin te verteta e jo shpifje ordinere…

  4. realiteti says:

    fytyre qe na kujton operativet e deges se puneve te brendeshme…

  5. original says:

    qysh kur paska kaq rendesi kaq te madhe qe priten 100 peme ne tirane,kur dihet se jane shkulur e prere pemet me gjithe rrenje sa jane rrafshuar mijra hektare pyje anembane vendit?
    Ky dalip mumja vegla e rame kishotit per pak duket se po ia merr te qares,,,,nje here me gabelet ..tani me peme,neser kushedi me cfare Po mendon ti o bufpulash se nuk e dime ne se juve nuk iu qan zemra per pemet ?Ju po plasni se berisha e basha po ia ndryshojne pamjen vendit perdite e ti bashke me bosin tend do mbeteni rrugeve mbas fitore se pd me 2013

  6. ervin says:

    Me origjinal se kaq nuk mund te jesh. Njesoj si kur besonim se Enveri na beri jeten te lumtur dhe i ndryshoi faqen Shqiperise. Hapni syte dhe shikoni cpo ndodh rreth e rrotull, para se sa Basha te nise tu prese edhe ju sic po ben me pemet

  7. Fred says:

    Qa ashte ky popull idiot qe jeton ne shqiperi sot qa pret ky popull ,,, luli ju vravi … Po vjedh ,,,, po ju shkater,,,etj qa pritni o popull qe tju a fusi ne bythe se nuk ka lane gja tjeter pa ju ba …. Ngriju o popull ai dhihet nga frika juaj mos e leni ma keto tju marrin neper kembe ,,,,, sa poshte ka ra ky popull

  8. ani says:

    eehhh more dalip sa shume po kerkon po kur ishit ju ne pushtet a jepnit kaq shum sqarime per keshilltaret e pd apo eshte vape dhe te ka rene dielli ne koke. leri pra njerezit te punojne te qete te bejne punen e tyre mire keq leri te qete se tu dhimbshkan ty pemet…… ty nuk te dhimbset nje qen apo mace pote dhimbsen disa peme lerii filmat e edit se nuk ju shkoje….

    1. ARBENI says:

      Aldrin Dalipi eshte nje person qe po lufton me banden ne pushtet dhe sa per at diellin ne koke rri urt e mos fol shum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje