Beçaj: Na duhen më shumë gjyqtarë. Anëtarët e Gjykatës së Lartë të zgjidhen me shumicë të cilësuar

23 Korrik 2012, 13:14Politika TEMA

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka kundërshtuar shtimin me vetëm dy anëtare të këtij institucioni, ashtu siç parashikohet në draftin mbi organizimin e konferencës gjyqësore. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Beçaj sqaroi se duhet një panel prej 5 gjyqtarësh që të gjykojë vetëm çështjet administrative, raporton Vizion Plus. Nga ana tjetër gjykata shpesh ka vuajtur mungesën e anëtarëve, duke bërë që fluksi i dosjeve të jetë i papërballueshëm. “Kur një anëtari i mbaron mandati, duhet zëvendësuar menjëherë. Kjo situatë me vendet vakante ka vështirësuar shumë punën. Nëse s’do kishte vende vakante, do ishin gjykuar 3 mijë çështje më tepër. Nga numri i lartë i çështjeve për t’u gjykuar, Gjykata e Lartë është kthyer në Gjykatë të Shkallës së tretë teknike,” ka thëne Shpresa Beçaj. Beçaj mbështeti edhe zgjedhjen nga Kuvendi të anëtareve të Gjykatës së Lartë me shumicë të cilësuar, duke qene kështu ne mbështetje të propozimit të opozitës për reformën në drejtësi. Sipas Beçajt, Gjykata e Lartë ka nevojë edhe për gjyqtarë që të kenë 20 vjet përvoje punë si gjyqtare dhe jo 13 siç parashikohet të bëhet.

4 komente në “Beçaj: Na duhen më shumë gjyqtarë. Anëtarët e Gjykatës së Lartë të zgjidhen me shumicë të cilësuar”

  1. ora09 says:

    Eshte e vertete qe gjykata e larte eshte kthyer ne gjykate te shkalles se trete dhe kjo per faj te gjykatave te korruptuara ne shkalle te pare e ne apel. Nuk them se keta te fundit jane me te ndershmit e botes, por ata qe nuk kane te drejte e shtojne dozen e parave edhe me shume sepse ne gjykaten e larte jane pese gjyqtare…..
    Une per veten time e kam mbledhur mendjen: Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg.

  2. zha temja says:

    moj znj. kryatare e gjykates te larte po ate gjykimin e i.metes si e nxore pa lagur, ke te ma thyaj mua nashti pastaj na fol per te tjera.

  3. Treviso says:

    @Zonja Shpresa Beçaj,si ka mundesi qe te gjitha çeshtjet qe kan shkuar ne gjykaten e Strasburgut ju i keni humbur? Kjo tregon qe jeni e paafte
    ose e korruptuar. Ai vend nuk eshte per ju dhe duhet ta leshoni sa me pare.Shteti forcohet duke pasur gjykatat ne standartet qe i kerkon koha.
    Jeni ju qe e keni shkaterruar shtetin pastaj vjen vrasesi i popullit
    sali Rom Berisha.

  4. Jeku says:

    Po si mund te flase kjo injorante e korruptuar per gjykaten e larte dhe shtimin e hajduteve te tjere aty. Te gjithe e dime se cbejne plerat qe marrin lek per cdo ceshtje. Po ti moj zonje shiko njeher punet me vajzen tende dhe dhendrin tend i cili trafikonet droge me makinat e ambasades ne vjene..kete shpjego ti zonje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje