“Po të falim se dhe kryeministri ynë e ka bërë këtë”

23 Korrik 2012, 18:07Lifestyle TEMA

Një nënë që braktiste vogëlushen e saj 7 muajshe nga një orë çdo ditë, nuk është dënuar për shkak se gjykatësja i tha se edhe kryeministri David Cameron e ka harruar njëherë vajzën e tij në pub.

Britanikja Aysiea Mahroof, 27 vjeç, e linte vajzën e saj të vogël në shtëpi ndërsa shkonte në shkollë për të marrë fëmijët e tjerë. Por ajo nuk e kishte kuptuar se kjo ishte e paligjshme dhe se rrezikonte burgun.

Sot gjykatësja Vivian Manning- Davies i tha asaj se neglizhimi i saj ndaj fëmijës është njësoj si neglizhimi që i bëri kryeministri britanik fëmijës së tij, kur e harroi në pub.

Kryeministri britanik, David Cameron e harroi vajzën e tij 8- vjeçare, Nancy, në një pub, ku kishte shkuar me familjen.

Mahroof e linte beben e saj vetëm për rreth një orë, por fqinjët e saj lajmëruan policinë, pasi e shihnin se ajo dilte pa fëmijën e vogël.

5 komente në ““Po të falim se dhe kryeministri ynë e ka bërë këtë””

  1. x says:

    Pse kete fytyre paskan britaniket???

    1. juliano says:

      hahahaha jo mor jo do jete emigrante legale ne angli

  2. humanizmi says:

    ato plerat angleze qe ishin komshij pse nuk shkonin t’ja mbanin beben per nje ore sa te merrte femijet e tjere e shkreta nene apo eshte me qyteterim te spiunosh qe t’ia marrin femijet fare?

    1. net says:

      “humanizmi”, kerkon humanizem ne angli ti?

  3. gusto says:

    jo mor jo britaniket i perfaqeson fytyrat bukuroshe te carlit dhe kamiles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje