Që nga viti 1991 e deri më sot Shqipëria postkomuniste është drejtuar nga 5 presidentë që nga Ramiz Alia e deri te Bamir Topi, që ia kalon mandatin Bujar Nishanit. Në bazë të disa dispozitave kushtetuese, të cilat u miratuan nga Kuvendi i vitit 1991, u vendos shkrirja e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe krijimi i institucionit të Presidentit, që u drejtua për herë të parë nga ish-Sekretari i Parë i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, raporton Vizion Plus.
Alia u zgjodh më 30 prill 91 me 2/3 e votave të Kuvendit, që përbëhej nga 250 deputetë. Ish-udhëheqësi komunist e mbajti këtë post për një vit deri më 3 prill 1992 kur vendi hyri në zgjedhje të parakohshme. Ramiz Alia shënoi kështu dhe Presidentin e parë të vendit, duke u pasuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit 1992, la detyrën partiake për tu ngjitur më 9 prill 1992 në postin më të lartë. Berisha qëndroi në këtë detyre për gati pesë vjet, duke u rizgjedhur sërish si kryetar shteti më 3 shkurt të 1997. Por mandatin e dytë Berisha nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të humbjes së zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit 97, humbje që e detyroi ish-kreun e shtetit të japë dorëheqje, duke iu rikthyer postit të kryetarit të PD-së.
Pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit nga PD-ja dhe fitores së socialistëve, këta të fundit i propozuan Kuvendit emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Rexhep Meidani, për postin e Presidentit. Me shumicë votash, Mejdani u votua më 24 korrik 1997 në vendin e lënë nga Berisha. Rexhep Mejdani e mbylli mandatin pesëvjeçar në korrik të 2002-it. Përfundimi i detyrës nga ana e tij shënoi edhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit. Këtë herë emri i katërt i kryeshtetarit erdhi pas arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës, duke ngjitur në këtë detyrë ish-gjeneralin Alfred Moisiu. Edhe Moisiu e mbajti mandatin për pesë vjet. Pas një procesi të gjatë me ulje-ngritje, publikime e djegie emrash, me 20 korrik 2007 Bamir Topi u votua si president me 85 vota, 6 prej të cilave nga deputetet socialiste, të njohur si mbështetës të Fatos Nanos.
Topi u betua më 24 korrik, ditë që shënon dhe fundit e mandatit të tij 5-vjeçar. Presidenti i gjashtë që merr detyrën sot, Bujar Nishani, u zgjodh në raundin e katërt, më 11 qershor, me 73 vota, duke vënë në zbatim për herë të parë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, që parashikojnë zgjedhjen me shumicë të thjeshtë në 2 raundet e fundit.
Vendi ynë ende nuk ka shënuar në listën e krerëve të shtetit ndonjë emër femre, megjithëse disa herë janë hedhur në qarkullim kandidatura të tilla. Po kështu, askush nuk ka mundur të konsumojë 2 mandate presidenciale. Vetëm Berisha u zgjodh për here të dytë, por pa mundur të jetë për 10 vjet kreu i shtetit i shqiptarëve.
Humbje kohe.
Jari nuk eshte post komunist.
Jari eshte komunist i pavarur ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html
Asnje here nuk ka patur emertese te tille “ish-Sekretari i Parë i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia”
LIRIA E MENDIMIT.
Konkluzion: R.Alija sundoi si komunist do te thote sundim gangrenoz.Qellimi i tij ishte fosilet e diktatures mos denoheshin duke mbrojtur vecan nexhmijem dhe femijet e enverit per ti lene stafeten e komunisteve, po komunisteve si kunder kemi ne fuqi komunistin sali.
Ramizi mashtroi studentet naive si nje ulk plak.
Miresite e Presidenteve pas Ramizit mbulohen prej puneve te pa kryera si e kerkon demokracia.
1-Berisha mbrojti komunizmin me sakte se Ramizi,nuk ben ato qe thote,nexhmija nen ombrellen e tij eshte gati te komandoje si dikur.
Gangrena e Saliu eshte drejtesia, ai nuk e lejon ate te zbardhe shume te verteta qe populli i di.
Obeliskun e te burgosurve,pushkatuarve te komunizmit e premtoi dhe nuk e nderton.Verteton qe ende ruan testren e PKSH, te cilen duhej ta diqte me ceremoni para gjithe popullit shqiptar.
2-R.Mejdani teper human,njerezor,pa kurajon per te drejtuar me vendosmeri plaget e kohes se tij.
3-A.Moisiu edhe pse me burreri ushtarake nuk beri sa duhej te bente kunder metastazave te diktatures.Me shume tani po korigjon mekatet se dikur.
4-B.Topi u zgjoth prej nano-saliut per butesine e tij si njeri aqsa edhe detyrat e tij s’pati kurajo ti zbatoje.
Pas R.Alise te gjithe Presidentet e Shqiperise duhej te kryenin 6 muaj kurs serioz ne Amerike o Gjermani per te qene me te sakte me ato qe shtronte koha pas kancerit komunist.
Edhe sot Shqiperia duhet te dergoje si Kosova ata shqiptare qe duan te meren me politike te studiojne nje vit,ligjet e demokracise per se mbari,
ne Amerike apo ne BE-pian.
Shqiperia nuk ka arritur ne kete gjendje te mjerume se nuk ka njerz te studjuar dhe nuk njohin ligjet e demokracise. Shqiperia ka aq shume doktor shkencash te diplomuar ne universitetet me te njohura te Botes sa asnje shtet tjeter. Po te llogaritet ne perqindje te popullsise jemi pa diskutim te paret ne Bote.Nje shtysje ka dhene dhe emigracioni qe 1/3 jane jasht atdheut.
Shqiperia ka arritur ne ate gjendje se politikanet rrola jane lidhur ngusht me mafjen internacionale. Pa u spastruar holbat nga politika vendi nuk ka per te ngritur koke se dhe ato qe i gjeti gati i shkaterroje me rrenje.