Rama këmbëngul: Është koha për ndërhyrje serioze në Kushtetutë. Imuniteti, vetëm pikënisje

24 Korrik 2012, 12:50Politika TEMA
Rama këmbëngul: Është koha për ndërhyrje serioze

Kryetari i PS tha se nuk ka asnjë opozitë që ka bërë më shumë për statusin kandidat se kjo opozitë. Rama tha se nuk është problemi vetëm tek miratimi i ligjeve, siç pretendon Berisha, por kryesisht tek implementimi i tyre. Rama tha se është qesharake të akuzohet opozita se po pengon luftën ndaj korrupsionit, kurse Berisha të bëjë sikur nuk ka asgjë në dorë

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbrojti sërish qëndrimin se është e nevojshme të ndërhyhet në Kushtetutë jo vetëm për çështjen e imunitetit. Rama pranoi se është arritur një marrëveshje për draftin e imunitetit, duke u shprehur se demokratët kanë ardhur në variantin e tyre.

“Ne besojmë se ndërhyrja në Kushtetutë nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit. Nuk ka gjë më qesharake kur kryeministri bën sikur thërret në ndihmë opozitën për të shembur murin e korrupsionit duke hequr imunitetit. Atë mur po e lartëson korrupsioni i pushtetit që po shkatërron drejtësinë. Ky mur do shembet nga vota e shqiptarëve qershorin e ardhshëm,” tha Rama.

“Nuk ka tallje më të madhe se Saliu që thotë se nuk ka asgjë në dorë kundër korrupsionit, se ai është një copë kryeministër, dhe po nuk deshi opozita të heqë imunitetin, nuk luftohet korrupsioni. Loja e fajësimit të opozitës është e vetmja rrugë e mbetur për kryeministrin. Çdo ditë duhet fajësuar opozita,” vijoi kreu i PS.

Edi Rama tha se vendi është në krizë ekonomike. Ai tha se bankat e huaja nuk po blejnë më bonot e qeverisë. “Pabesia ndaj publikut me Lotarinë Kombëtare është shprehja e skajshme e degradimit të qeverisjes,” tha Rama.

Kreu i PS deklaroi se të gjithë e kanë parë se si kanë përfunduar gjyqet ndaj ministrave pa imunitet.

“Të gjithë shqiptarët e dinë se si kanë përfunduar në komedi gjyqet ndaj ministrave të zhveshur nga imuniteti. Ndaj është koha për një ndërhyrje serioze në Kushtetutë. Imuniteti është vetëm një pikënisje dhe jo një pikëmbërritje. Sot Kushtetuta e Republikës ka nevojë për një rishikim në funksion të një reforme në drejtësi. Prandaj kemi paraqitur një vizion për ndryshimet në Kushtetutë. Kundërshtarët na thonë se ne duam të bllokojmë statusin e kandidatit për në BE. Nuk besoj se ndonjë opozitë ka bërë më shumë për statusin evropian të vendit se Partia Socialiste,” theksoi Rama.

Madje kryetari i PS në njëfarë mënyre pranoi se reformën zgjedhore e kanë miratuar me shpejtësi për të hapur mundësitë që vendi të marrë statusin e kandidatit për në BE.

“Rrezikuam edhe marrëdhëniet me aleatët tanë politikë për një reformë që nuk preku çështjen e sistemit. Ne e bëmë këtë duke thënë se është një domosdoshmëri për marrjen e statusit në vjeshtë,” tha Rama.

Rama preku edhe atë që në fakt është problemi kryesor. Ai tha se mazhoranca kujton se përparimi drejt BE bëhet vetëm duke miratuar ligje, ndërkohë që nuk flet për implementimin e ligjeve, që është pjesa më e rëndësishme.

Rama deklaroi se pas marrjes së pushtetit vitin tjetër, do bëjnë transparencën e ligjeve të miratuara për të vjedhur.

“Sot problemi i Shqipërisë nuk janë sipërmarrësit që janë zgjedhur deputetë, por kryeministri e ministri që janë bërë milionerë.

Pas fitores në zgjedhje qershorin e ardhshëm do bëjmë transparencën e ligjeve të miratuara vetëm për të vjedhur. Në shtatë vjet këta që qeverisin Shqipërinë kanë vjedhur më shumë se çfarë është vjedhur në 100 vjet të shtetit shqiptar,” tha Rama.

Kurse relatori i PS për heqjen e imunitetit, Pandeli Majko, vlerësoi punën e bërë për arritjen e konsensusit, por shtoi se duhet të ketë diskutime të gjera për ndryshimet e tjera kushtetuese.

22 komente në “Rama këmbëngul: Është koha për ndërhyrje serioze në Kushtetutë. Imuniteti, vetëm pikënisje”

  1. U plake dhe ti says:

    U plake dhe ti mor Edi Rama. Mire qe vure dhembet e rinj se je bo si gerdalle e vjeter. Jeni mbledh nje tufe te paaftesh dhe vetem derr derr derr dhe asgje nuk beni. Vetem llafe bosh. Po shtyn ditet e po pret ishalla te vdesi Sala qe te vish ti. Idete te kane mbaruar, vete si njeri je i lodhur, Erjon Velushkaj qe e mban si birin tend gjithashtu eshte i lodhur dhe ai. Nuk e di por me dukesh si Don Kishoti kurse Erjoni (edhe Veliaj edhe Brace) si Sanco Panco. I shof ato deputetet e tu qe rrine gjithe diten ne kafe tek blloku afer bar Fiestas duke qeshur te gjithe e duke tall trapin me kete popull dhe habitem sesi presin njerezit nga ju “rilindjen” Nejse. Popull idjot kemi qene historikisht. Perfito nga bagetia o Edi perfito. Sigurisht po te la Sala te vish ne pushtet por se besoj. Je shume i paafte. Do te ta fusi Sala per te njemilionten here.

    1. Urani says:

      Kush e ka begatine, PS apo PD? Se mua me duket se njerzit ne pushtet e kane begatine, ndersa keta te tjeret po punojne per nje gje te mire. Eshte e nevojshme integrimi ne Bashkimin Europian si vend kandidat, dhe vjeshta nuk duhet te na lere perseri. Prandaj Rama eshte bere ingranazhi kryesor i nje te tille integrimi, pasi gjithe nismat europiane e ndermarra prej tij jane shume te rendesishme. Zbatimi i tyre prej Saliut dhe Ministrave te tij le per te deshiruar.

    2. Stavrion says:

      Nje nga faktoret kryesore te marrjes se statusit te vendit kandidat esht kompromisi, bashkpunimi mes paleve dhe konstruktiviteti…
      PS dhe Rama kan marr gjith hapat per t qen konstruktiv dhe t hapin nje portal bisedimesh me PD. Por ata te fundit abuzojn me gjithcka, edhe me opoziten. Rama tregon se esht nje politikan i plotesuar dhe integral, i besueshem poashtu, me nje vizion real dhe te fuqishem. Une e mbeshtes kete njeri.

    3. Wilson says:

      Rilindja nuk esht tallje trapi, sic thua ti. Kjo eshte fyese per te gjithe. Ne kemi nje vizion idealist, ndryshe nga ju salistet qe me pragmatizem kriminal doni te na zhvatni edhe ato pak qe na kane ngelur.

      1. Blerina says:

        Po kujt i thua aman, i ka mesuar shpellar sala t’i binden ligjit te tij neper mitingje, tubime e sheshe duke i klithur e cjerre njeri-tjetrit. Opozita ka sakrifikuar veten edhe ne syte e publikut, edhe ne syte e nderkombetareve, per te pershpejtuar marrjen e statusit vend kandidat, pasi ne ate menyre ne Shqiperi do te vijne me shume fonde, te cilat edhe do te monitorohen nga te huajt pra nuk mund te vidhen, dhe te cilat do te rrisin nivelin e jeteses. Prandaj te lumte per keto Edi, ke gjith mbeshtetjen ton.

      2. eni says:

        Rilindja ka filluar ne zyrat e PS, dhe dha shpirt ne gjirin e Lalzit o mik. Nuk ka rilindje kir shkon si hajdit te Ilir Meta. Rama te mesoje te respektoje socialistet njehere, qe ja kane mbushur sheshet, dhe jo te gjemoj kryehajdutin Meta per mbrojtjen e te cilit Berisha vrau 4 protestues. Edhe Kushtetuten, me mire mos ta preke me, se sa here e prek, vetem demton socialistet ne favor te Berishes.

    4. Jari garanti says:

      Jari do e garantoj kushtetuten!
      Kur Jari jep fjalen ther grun ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

  2. coku says:

    duhet te shikoni menyren e pasurimit dhe te shkoni deri ne sekuestrim dhe denime sipas ligjit per te gjithe ata qe e kane shkelur. besoj se vetem atehere do te kete rilindje per shqiperine dhe shqiptaret. te gjitha keto i ben vetem nje drejtesi vertet e pavarur dhe jo me gjykatesit e plepave, por me profesionistte te vertete. keni shume pune per te bere dhe nuk mendoj se ju del nje mandat 4 vjecar per te bere gjithcka qe eshte c bere keto vjet, por nqs do qeverisni per ti sherbyer popullit do te qeverisni shume gjate. kam besim te ju.

  3. Albion Hasa says:

    Qendrimi i Partise Socialiste eshte shume i drejte. Duhet te vihet theks edhe tek procesi demokratik i ceshtjes se heqjes se imuniteteve, pasi nuk mund te behen gjerat shpejt e shpejt dhe pa maturi, pa konsensus publik, sepse ashtu behen gabime kushtetuese dhe njerezore. Edhe njehere Partia Socialiste dhe Edi Rama tregojne se kane maturuar ne nivel shume te kenaqshem per te drejtuar dhe sherbyer per Shqiperine.

  4. Herod says:

    Duhet qe te ket nje ndryshim kushtetues, dhe jo te nxituar sic esht ber me par. PS ka ndryshuar per mire, pasi nuk eshte e gatshme te riperserise gabimet qe ka ber me par. Ndersa PD esht gati qe ti riperserise keto gabime te turpshme dhe kriminale. Prandaj le te mbeshtesim Partine Socialiste si alternativa e vetme per Shqiperin dhe shqiptaret.

  5. Nertil Peshi says:

    Me mire nje njeri qe i beson dialogut dhe dhenies kohe te gjerave, si Edi Rama, sesa nje njeri qe ose s’i ben gjerat fare, ose i ben aq shpejt sepse i interesojne sic esht Sali Berisha. Berisha do qe te nxjerre si koka turku per krimet e tij gjith opoziten pas heqjes se imuniteteve. Endrra e tij eshte te drejtoje nje vend pa opozite modeli sirian. Prandaj te zhduket sa me shpejt ky shkatrrues i demokracise.

  6. Tanja Berat says:

    Edi Rama ke gjithe mbeshtetjen tone, vetem garanto se do te respektohet procedura demokratike e heqjes se imuniteteve, qe te japim shembullin se ne mund te rikthejm kushtetueshmerin dhe rendin demokratik. Pastaj te jemi vigjilent dhe aktiv qe Saliu mos e dobsoje opoziten vetme se ka ne dor gjykatat. Te gjithe me Ramen!

  7. Adrilon says:

    Berisha esht turp i dheut dhe me siguri ka dicka qe nuk shkon me ceshtjen e imuniteteve meqenese berisha po provon ta kaloje sa me shpejt kte ligj. Me siguri ai deshiron te sulmoj gjith opoziten, e mqns zoteron gjith gjykatat e vendit, ai do t’i jape opozites faje t cilat ajo nuk i ka. Per kte arsye duhet t mblidhemi te gjith e te luftojm kunder berishes, qe ai te mos triumfoje me ligjin e tmerrit ksaj rradhe.

  8. Juno Fr. says:

    Edi Rama keto kohe ka maturuar shume politikisht, dhe kjo duket ngado ta shikosh ceshtjen. Maturia duket edhe tek argumentat e perdorura ketu, edhe tek fakti qe ai deklaron se nuk eshte problemi te “i heqim a s’i heqim imunitetet”, por procesi. Fundi i fundit procesi duhet te jete demokratik, qe edhe frytet e procesit te jene legjitime dhe demokratike. Kjo eshte nje yckel, nje detaj i vogel qe jo te gjithe politikanet e kapin dhe bien ne kurth, por jo Rama. Diti ta mendoje mire, dhe kjo do i sherbeje. Populli eshte me te dhe me Partine Socialiste.

  9. Caterpillar says:

    Saliu ne gjith keto vite na ka mesuar hurin dhe litarin,,, kushtetuta nuk esht hu dhe litar, por eshte veprim i vazhdishem dhe energjik, veprim konstruktiv i te dyja paleve. Rama po ia shtrin doren debatit demokratik me te gjitha palet, po Sali Berisha i ka syte e verbuar nga diktatura e tij, prandaj nuk e ben kete hap.

  10. denis says:

    si po shifet dhe eshte shume e kuptueshme si rama dhe berisha jane marre vesh me njeri-tjetrin ashtu pd-ps
    nuk duan te heqin imunitetin keto bejne zhurem veq sa per te bere popullin me budalla se eshte ketyre nuk u intereson heqja e imunitetit nuk u intereson integrimi nuk u intereson zhvillimi ketyre u intereson te pasurohen per vete imuniteti eshte nje loje e rradhes e ketyre politikanve djathtas-majtas jane marre vesh perpara njeri propzon me heq imunitetin tjetri propozon me nderrue komplet kushtetuten kjo eshte loja qe nuk do behet asnjera -astjetra se ashtu u liverdise ketyra kriminelave qe i kemi ne krye te politikes shqiptare
    hajdute jane si saliu si edivini si ministrat qe i ka saliu ashtu ata qe to beje edvini me imunitet vjedhin ma lehte dhe nuk guxon kush ti hetoje pa marre leje te hajduti dhe ketu me thoni pak cili hajdut jep lejen qe te hetohet haduti

  11. eli-Tiv says:

    ..saliu vertet eshte nje cope k/min…ose me mire nje palo k/min per shqiptaret…

  12. Integrim Shishtufina says:

    NE TERE SHKRIMIN,VETEM NJE RRESHT KA VLERE:”Bankat e huaja nuk po i blejne ‘BONOT’ E QEVERRISE.
    Shqipetarka e shqipetare e dini çdo te thote qe ‘bankat nuk i blejne bonot e qeverrise”?shembull:’Kryeplaku’ i fshatit pasi ka vjedhur fshataret,tokat nuk jane mbjelle e vete ka marre rugen per Jnine ose ska sy per qabe e U KERKON PARADHENJE KRYEPLEQVE TE FSHATRAVE PER RRETH ‘PARADHENJE ME INTERES,MOS E HARRONI INTERESIN SE AI ESHTE PRESHI.
    KRYEPLEQTE E FSHATRAVE PER RRETH U DREJTOHEN ‘FAJDEXHINJVE ‘TE TYRE E I PYESIN:’JA VLEN TA NDIHMOJME KRYEPLAKUN E BATHORES ME PERQINDJE TE LARTE INTERESI”’MOS E FOL BRE BURRE JO VETEM INTERES FITIMI SKEMI PER TE PARE POR AS PARATE QE DO JAPIM JO E JO.”BATHORJA DO VDESI PER BUKE OSE DO KERKOJE TJETER RRUGE……

  13. krosi says:

    Z.Rama,

    Zgjedhjet – votat do ti vjedhin perseri hajdutet !!! Thuaj Popullit se cfare do te besh ti pasketaj dhe cfare do nga populli TI.

    Pershendetje

  14. mali says:

    Mos haroni te vini kusht ne Kushtetute qe presidenti duhet te zgjidhet nga populli!!

  15. Sali Baba behet GATI says:

    Eh Ed Rama,

    Sali Baba nuk ka 40 hajna per votimet ka shume. Si do tja besh !!! Apo nja dy tre hartime si pas vjedhjes se Bashkise dhe hajt matane !!! U mesove te te vjedhin. TURP!!!

  16. shigheta says:

    enehqipetaret jane populli me budalla ne bote, nuk nzjerrin mesime nga pervojat e hidhura por vazhdojne te besojne qe shpetimtari i shqiperise na qenka nudist rama qe ghithe jeten e tij e ka kaluar si spiun , ne ekipin e dinamos . mjere shqiperia qe ka keto fundrina si sala dhe edi , meta etj etj .por ghithe jeten keto do te bejne qejf sa te kene kete popull qe beson tek ata . jo popull jo mos besoni se edhe rama do tu zhgenje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje