PS: Shqipëria është në terr statistikor

23 Korrik 2012, 21:14Politika TEMA

Prej kohësh Partia Socialiste akuzon se vendit i mungojnë statistikat e besueshme. Por sikur të mos mjaftonte kjo, vendi ka kohë që është edhe në terr statistikor. Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, denoncoi këtë fakt. Ai tha se në Shqipëri ka 205 ditë që nuk ka një program zyrtar statistikash, të miratuar nga Kuvendi dhe të jetë bërë i njohur për publikun.

“Në Shqipëri institucioni kryesor përgjegjës për statistikat zyrtare, është instituti statistikave (INSTAT), i cili operon me një ligj të caktuar. Ja çfarë thotë ligji i caktuar për statistikat: Ka një program 5 vjeçar që miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që botohet në fletoren zyrtare. Midis të tjerash në këtë program të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë përcaktohet edhe frekuenca me të cilën treguesit i bëhen të disponueshëm publikut. Ka një program 5 vjeçar të përfunduar në 31 dhjetor 2011. Pra, sot që ne flasim ka 205 ditë që në Shqipëri nuk ka një program zyrtar statistikash i cili të jetë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, të jetë i njohur për publikun dhe ndërkohë të jetë detyrim për t’u zbatuar nga institucionet statistikore të vendit, në radhë të parë nga Instituti i Statistikave,” tha Beqja.

Ai shtoi se edhe herën e kaluar, në kundërshtim me ligjin, kur është botuar në fletoren zyrtare nuk është botuar programi, por vetëm vendimi i Kuvendit që ka miratuar programin dhe jo programin vet.

Sipas zyrtarit të PS, ka 32 ditë që INSTAT-i ka tejkaluar afatin e vendosur po nga ai vetë për t’i treguar shqiptarëve se kush është gjendja e ndërmarrjeve ekonomike jo bujqësore deri në vitin 2011. Po ashtu vonuar me 27 ditë treguesi për tregtinë me pakicë për tremujorin e parë të vitin 2012.

“Vazhdon e njëjta gjë me statistikat afatshkurtra të tremujorit të dytë. Ka 24 ditë vonese nga afati i vetë INSTAT-it. Është i disati tregues i cili jo vetëm vonohet por nuk jepet një shpjegim apo një justifikim se pse është vonuar dhe kur do të ketë publiku, politikanët, kërkuesit, studiuesit, media të dhënat për tu publikuar,” tha Beqja.

“Por nuk është vetëm INSTAT-i që është pjesë e vonesës në publikimin e statistikave. Ja çfarë ndodh nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Jemi në fund të muajit korrik dhe kemi të dhëna deri për muajin prill. Pra ka 84 ditë që nuk ka të dhëna për importet dhe për eksportet në Shqipëri. Për ndryshimet e lëvizjeve të mallrave të akcizës apo për strukturën e importeve dhe të eksporteve. Edhe Banka e Shqipërisë është bashkuar me këtë vonesë dhe fshehje në gjykimin tonë si opozitë, të qëllimshme të statistikave të vendit. Para një jave guvernatori i Bankës së Shqipërisë në përfundimin e një projekti binjakëzimi me Bankën e Francës dhe Bankën e Italisë, një projekt 18 mujor, u shpreh që do të kemi statistika moderne. Statistikat në radhë të parë duhet të jenë të sakta në kohë. Një statistikë e vonuar është njësoj sikur mos ketë statistikë fare. Pra dhe Banka e Shqipërisë ka informacion deri çfarë ka ndodhur para 84 ditëve në Shqipëri. Vazhdojmë me Ministrinë e Financave. Raporti fiskal mujor. Kemi të dhëna për fundin e prillit. Kemi të dhëna në statistikat fiskale për fundin e majit. Pra edhe Ministria e Financave prej 84 ditësh apo 54 ditësh për njërin apo tjetrin tregues është e vonuar, ndërkohë që qeveria mburret se çdo ditë pasqyron shpenzimet që bën thesari.”

 

9 komente në “PS: Shqipëria është në terr statistikor”

  1. tourkofagos says:

    nuk e meriton rraca ariane te jete 205 dite pa INSTAT!!!!
    mgjt gyzeleve u uroj ramazonin……..

    1. Cosa vuoi di piu dalla vita?!! Un Berisha :-) says:

      Ja , qe neser kur te zgjidhet Jari president, do rregullohet edhe kjo pune.
      Ne kemi eksperience te bollshme qe nga Baca Enver!
      Tani do fillojne edhe pllanet 5-vjeqare!
      Do besh edhe gjimnastike mengjesi!
      Do besh edhe tarraca, aksione tek plantacionet e xenit e Gites!
      Cosa vuoi di piu dalla vita?!!
      Un Berisha ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

    2. Notari e di says:

      Merrni ne interviste Artan Hoxhen (notarin) se jua shpjegon ai p[unen e statistikave :p
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

  2. WTF says:

    Shqiperia eshte ne TERR per gjithshka, o kokeloqe, por zaten ngaqe ben opozite te “Forte” ti dhe shefi yt prandaj dhe sdo na vijne dritat kurre

  3. sander says:

    me ate drejtuese qe ka instat,as femer as burr,ska si te ndodhe ndryshe,nje hajdute qe vjedh ,dhe injoron vartesit e vet,kur do e per cdo gje,,,,,,,,,,,,,,,e ka djallos

  4. Bardhyli says:

    Keta qe ka mbledhur Rama rreth vehtes,
    jane merhumë qe nuk frymezojne askend,
    e ky Beqja eshte nder tipiket…

  5. staticieni says:

    MBRETI SALI
    Statistikat i kemi zet
    kane mbret matematiken
    qe femije na meson
    sa bejne nje dhe nje
    femija i pergjigjet dy
    statistikat saliut
    nje dhe nje i bejne tete
    dy ne shtet gjashte vete
    ndaj e ka thesin kulete
    aaaa te lutem mos kerko
    statistikat jane sekret
    e ka thene i madhi Mbret
    dy jane ne Shqiperi
    statistikat i zoterojne
    njeri eshte fullani
    tjetri mbreti sali.

  6. Shahin Kolonja says:

    BEQO,TI ME CILIN ‘SY’ I SHIKON STATISTIKAT ME ATE ME XHAM APO ME b…
    tEK NE NUK KA TER STATISTIKOR POR TERR INFORMATIV E SHTET NJEPARTIAK
    Shendeti i ‘shtetit’ duket si ‘kollitet’ opozita.
    ‘Opozites’nuk i ka interesuar aqe shume informacioni sepse tek ne nje informacion i sakte e real u zbathte breket me kohe edhe salisjaneve ‘pa emer’ edhe te ‘majteve’ ilirjane.Kjo e ashtuquajtur politike deri tani ka ngrene bar pa shkop e tani qe ska ngelur me bar kerkon gjuhen e statistikave qe perben bazen e nje shteti.
    populli eshte ne terr informativ jo vetem per faktin se nuk ka mjete informacioni e aqe me teper statistika e te dhena ‘KUR DO VDESIM NGA URIJA’por nuk ka patur opozite.
    MBAS 22 VJET SHPERBERJE PA SISTEM POLITIK,PA SISTEM EKONOMIK,PA POLITIKA EKONOMIKE,PA REFORMA KUNDER KRIMIT E KORRUPSIONIT,PA TE DHENA KU ESHTE TRASFERUAR PASURIJA FINANCIARE,PA GJENDJEN E BANKAVE FANTAZEM.PA DITUR SA POPULL JETON NE KETE VEND E SA NE NIVELIN ZERO TE VARFERISE—DEL BEQO E FLET PER STATISTIKA!NUK KAM FJALE…..

  7. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot says:

    O Beqe, e dimë që të digjet barku ty për statistikat por mos harro t’u kthesh taksapagusve Durrsakë paret e biznesit tat privat. Demagog

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje