Nga Erion Braçe
Sali Berisha është prej 22 vitesh sekretar i parë i PDSH!
Sali Berisha si sekretar i parë ka qenë 5 vite president.
Sali Berisha si sekretar i parë ka 8 vite që është kryeministër.
-Sali Berisha emëron e shkarkon ministrat.
-Sali Berisha emëron e shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
-Sali Berisha emëron e shkarkon Komandantin e Gardës së Republikës.
-Sali Berisha emëron dhe shkarkon Drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
Sali Berisha si sekretar i parë ka 13 vite në pushtet.
President i Republikës është Bujar Nishani-anëtar u Kryesisë ku Sali Berisha është sekretar i parë.
-Presidenti Nishani është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Shqipërisë.
-Presidenti Nishani është kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ose kryetari i Qeverisë së Drejtësisë.
-Presidenti Nishani emëron Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës.
-Presidenti Nishani emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
-Presidenti Nishani emëron kryetarin e Shërbimit Informativ kombëtar.
-Presidenti Nishani emëron kryetarin e KLSH.
Kryetari i Kuvendit të Republikës është Jozefina Topalli- nënkryetare e partisë ku Sali Berisha është sekretar i parë.
-Jozefina Topalli emëron dhe shkarkon të gjithë drejtuesit e enteve rregullatore në sektoret strategjike të ekonomisë.
Kryetar i KLSH-së është Bujar Leskaj- anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë ku Sali Berisha është sekretar i parë.
Kjo (ndjesë që po ndalem këtu) është partia shtet.
Kështu e kishim partinë dhe shtetin për 46 vite resht.
Partia ishte shteti dhe shteti ishte në parti. Sali Berisha e ktheu përsëri partinë shtet e shtetin e futi në parti.
Qytetarët nuk kanë shtet, atë e ka partia.
Propozimi kushtetues i PS nuk kërkon ruajtjen e imunitetit!
Jo! Propozimi i PS kërkon të kufizojë në maksimum imunitetin. Por propozimi i PS kërkon të nxjerrë jashtë partinë nga shteti, të çlirojë shtetin nga partia.
Propozimi i PS kërkon t’ia marrë shtetin sekretarit të parë të Partisë, Sali Berishës dhe “Familjes së Tij” dhe t’ia kthejë atë qytetarëve. Me çdo kusht e çmim!
Sali Berisha tha sot se ka pranuar propozimin e PS për ta kufizuar imunitetin ne Kushtetute!
Kam një pyetje:
Përse Sali Berisha u dorëzua tani, pas zgjedhjes president të anëtarit të Kryesisë ku ai është sekretar i parë?
Për 8 vite, Sali Berisha refuzoi propozimin e PS për të hequr imunitetin! Pati shumicën dhe me shumicën e tij bllokoi heqjen e imunitetit! U dorëzua vetëm tani, pas zgjedhjes së Presidentit.
Ne 2005-ën Sali Berisha refuzoi të hiqte imunitetin, sepse Presidenti nuk ishte i tij, Prokurori nuk ishte i tij, Kryetarët e Gjykatave nuk ishin të tij!
Në 2008-tën Sali Berisha refuzoi për së dyti të hiqte imunitetin, sepse Presidenti i ri i tregoi kufijtë, Prokurori nuk ishte i tij, Kryetarët e Gjykatave nuk ishin të tij!
Sali Berisha u dorëzua tani, pasi Presidenti është i tij! I gjithë sistemi institucional i pushteteve që varen prej Presidentit, tashme është në dorën e tij, Sekretarit të Parë të Partisë!
Kështu është në Rusi, Bjellorusi, Korenë e Veriut! Qytetarët po vuajnë në secilin prej këtyre vendeve prej sistemit të partisë shtet!
Ne e kemi vuajtur këtë sistem. Sali Berisha jo, ai ishte “Aga” në atë sistem. Me imunitet në atë sistem, me imunitet edhe tani prej sistemit të partisë shtet që ka ndërtuar për vete dhe familjen e tij.
Shembja e këtij sistemi i shpëton qytetarët nga padrejtësia, korrupsioni i Sali Berishes dhe familjes së tij të zhytur në llum!
Është e thjeshtë: unë pa imunitet do jem, por Sali Berisha do vijojë të vjedhë, të pasurohet e të mos ndëshkohet! E mbron partia shtet!
Te respektoj shume. Por ndro pak kete stil “parrulle”…Jam dakord me cthua
Ta lexojne maloket e PD-se blu. Rrnoft Shqiperia blu me gishtat lart dhe me barkun bosh.
FAMILJA SHTET!!!
SHTETI & PARTIA SHERBETORE!!!
?
?
?
vetem shifi keto faca te ndyra ,ska nevoj per komente,ato flasin vet
PRANDAJ POPULLI NUK U KA VOTUAR,SE NUK KINI QENE TRASPARENT SI TANI
Deputeti socialist Braçe,kohet e fundit me te drejte po shpalos alternativen socialiste parazgjedhore,qe per mendimin tim e tere ‘injoranteve’ te tjere duhen bere edhe mbas 1 muaji po qe se na ka ngelur pake namuz pa le shqipetarizem.
Problemet qe po ngre e majta jane ‘sacrosante’ e aqe me teper brenda caqeve te shtetit te se drejtes e kushtetutes POR KA RREZIK qe te futet ne nje rruge pa krye ,rruge qe ka kohe qe jo vetem ‘shumica’ e TAVOS por edhe TROJKA e ARVIZU(nuk kam parasysh ketu administraten amerikane)kane kohe qe e kane marre e qe eshte:”TE MEREMI ME POLITIKE KETU MES MALEVE TE SHQIPERISE E ARRORREVE TE GJATE ” E TE HARROHET SOVRANI POPULL DHE POLITIKAT EKONOMIKE QE NE KETO 22 VJET NUK JANE PARE NGA KETO ANE.E kur thuhet nuk jane pare politika ekonomike flitet edhe per FATOSAT e ILIRJANET e ‘majte’ e deri tek ‘pionieret’ e enverit te ‘pa emer’.
FITORET HISTORIKE TE SE MAJTES E TE PA EMER NUK KANE QENE MERITA TE POLITIKAVE E ‘POLITIKANEVE’ POR TE ‘THESIT PLOT’ TE KOMUNITETIT NDERKOMBETAR.THESI ESHTE BOSH E PER TA MBUSHUR NUK KA ME EUROPA EDHE TA HEQESH ME 6 GUSHT IMUNITETIN PSE JO EDHE ME 32 KORRIK.
BRAÇE,MOS U FUTNI NE QORR SOKAK,POLITIKAT NUK TA SJELLIN EKONOMINE ESHE EKONOMIJA QE BEN POLITIKE SOT E MOT.POPULLI DO BUKE .
Erion, te pershendes e inkurajoj per guximin tend te pashembullt, te nje opozitari me peramasa vertet europiane, por do te deshiroja te te thoja Ju personalisht e gjiothe Opozites Shqiptare:Qe neser nuk duhet te shkoni ne KUVEND per BEtimin e NISHANCIUT!!!
Opozita nuk ka votuar per Presidentin noterial te Sali Berishes qe do te thote se ai u zgjodh nga njera pale dhe eshte nje President i njeaneshem
OPOZITA NUK DUHET TE JETE NESER NE KUVEND NE BETIMIN e PRESIDENTIT NOTERIAL. NE rast se Opozita do te shkoje neser aty per betimin e Nishanit thjesht nje loje kuka-mfshehti e te dyja paleve.Qe do te thote qe do te behen pale ne hipokrizi do te ngjyejne e lepijne ne gjellen cudiberese te gatuar nga Berisha.OPOZITE MOS MERR PJESE NE BETIMIN E PRESIDENTIT!Kjo thirrje vjen nga Diaspora!!
Je i vetmi deputet i opozites qe i thua gjerat hapur bravo te qofte se e gjithe te tjeret me duket se kane gelltitur ndonje luge çorbe te prishur dhe nuk jua mba stomaku te flasin, ku jane socialistet e famshem si Bashkim fino qe nuk ndihet perballe ketij pushteti hor, ku eshte Arben Malaj,Andis Harasani,Ehtem Ruka,Namik Dokle,nuk po radhis me por te gjithe keta kane futur veshet ne lesh dhe nuk ndihen fare, ke ngelur i vetem biles edhe nga kryetari, partia jote mendon dhe vepron sikur ajo do te ngelet ne opozite gjithmone, pranojeni heqjen e imunitetit nese pretendoni te merrni pushtetin. Sali Berisha del gjithmone fitimtare parpara jush edhe nese ai len pushtetin juva po jua rras me heqjen e imunitetit se presin gjithe ata hajdute qe te marrin pushtetin dhe te fillohet sulmi i vjedhjes dhe me heqjen e imunitetit do ta keni nje çike veshtire se do te plaseni te gjithe neper burgje dhe shkaku i mosvotimit eshte vetem ide e atyre qe presin te versulen ne vjedhjet e radhe.
Diaspora-mire por edhe pse formalisht zgjedhja ish kushtetuese,edhe pse kushtetuta tek ne perdoret edhe si leter higjenike.
ITALI: Ne emer te shume shqiptareve qe punojne dhe jetojne ne Itali i bejme thirrje opozites te mos marre pjese ne ceremonine e Presidentit si ne sallen e parlamentit dhe ne ate ku xhvaten mishrat dhe bishtat siç i themi ne shqiptaret.Ai nuk eshte president i popullit,nuk eshte president i puntorit ,fshatarit,blektorit,nenpunsit,intelektualit,nuk eshte presidenti i nxenseve dhe studentave.Ai eshte presidenti i horrave,i hurit dhe i litarit,i hajduteve,kremineleve dhe i te gjithe kokpalareve te shqiperise me ne krye Ilir Meten. Mos merrni pjese dhe pike.
po car leshi presidenti eshte ai nuk perfaqeson shqiperine dhe shqiptaret eshte thjesht nje halebak nje lapanjos berishjan..
Bravo ERJON.Nuk gjej fjale me te bukur dhe mirenjohese per ty.Ne se Shqiperia do te kishte pasur njerez me zemer,aktive si keta qe jane dhe shkruajne rregullisht tek gazeta Tema,por qe ka dhe me shume,nuk do te kishte vuajtur keshtu sic ka renkuar sot e 70 vjet perpara.Per kete kafshe kryeminister,historia do ti “dhuroje” nje faqe te erret dhe te zeze.Edhe nje here falemnderit ERJON.
Nje fytyre ujk dhe nje fytyre bushter
O opozite e felliqur.. po ju cfare po beni per ta ndaluar kete monster pervecse lloqeve? A mos u vra ndokush prej jush me 21 Janar? Perkundrazi.. kusuret i pagoi si gjithmone fukarai. Maskarenj
o Tano,ne demokraci nuk behet lufte me shpata por me alternativa.EDI SKENDERBEU NUK DO BEJE DUEL ME SULLTAN BERISHEN.E VERTETA QE NE 10 SHQIPETARE TE NGELUR NE SHQIPERI E QE SHKOJNE TE VOTOJNE 5 KANE VOTUAR BERISHEN,TI PER KE KE VOTUAR?
natyrisht kam votuar kete opozite qe shullehet ne diell dhe kruan kerthizen. Shpresat ishin te medha por natyrisht nuk na e treguan listen se ke do te fusnin ne parlament. Turp, nga 60 e kusur parlamentare 3 flasin. Pjesa tjeter rri si pyke duke pare shpellarin qe flet per kastraveca dhe plackit me te dy duart. Normal.. si te fusesh ne parlament turli katunaresh pa shkolle dhe eunukesh biznesmene vetem sepse Edi Rama do ti gezohet bajrakut te vet mbushur me derra qe dine vetem te mbllaciten dhe te kujdesen per bizneset e veta – kush po e rruan per popullin – rezultati dihet, vdekja e opozitarizmit. Ta gezoni mbreterine e shpellarit
Habitem me juve z.Brace… po si mund te vepronte ndryshe z.Berisha,ai nuk mund te ishte nryshe pasi u lind dhe u rrit ne sistemin e partise shtet duke menduar dhe punuar per veten e vet.
“Tokë me nda nuk kam
Hasmi në pidh t’samës
Me vdekë duhet mësue
Qençe nuk jetohet më….”
Ali Podrimja
gomaret po i bejne mushkave qejfin keta jan komentuesit me siguri qe babe kan ruqin,ramizin apo ramen ku i dihet rama i ka nderru grate po edhe burrat,bile i ka len edhe buk femijet e tij ashtu siq e la enveri 45 vite.po ky braqe nuk eshte shqiptare shikoja mbiemrin e ka serb qe do te thot vlla.dihet enveri i ka dashte me shum vllezrit rus dhe vllezrit kinez kurse shqiptarve ju dha burgje,per kete thash gomaret i bejne qefe gomarve.
O Ibrahim! Hidhu andej nga konferenca islamike e Sali Berishes e mos keput broçkulla ketu ne sy te shume njerzeve.
ANALiZE : Eshte esenciale qe ne keto kushte deputete te opozites duhet te gjejne nje partner qe te garamtoje jeten e tyre pas votimit te heqjes se imunitetit !!!
Natyrisht qe OSBE nuk eshte institucioni e as personi qe mund ti besohet garancite …
Natyrisht as Berluskoni …
Natyrisht as Doris Pack …
Natyrisht as Sali Berisha …
Natyrisht as z. Bujar Nishani …
Natyrisht as z Putin …
Te gjitha te dhenat historike dhe aktuale te qojne tek Qeveria Amerikane e ne kete rast personi me i pershtatshem do ishte znj. Hilari Klinton. Nje kthese te rendesise do merrnin ngjarjet nese deputetet e opozites do shprehnin saktesisht kete shprehje :
– Imunitetin jemi dakort ta leme ne Parlamentin Shqiptare. Jeta e jone tashme nuk eshte e sigurte. Sigurine e jetes sone e leme ne doren e Skretares se Shtetit Amerikan znj. Hilari Klinton !!! –
Ke te drejte o Brace, po me vonese ama.
Kur e moret ju pushtetin ne 98, e dinit qe Berisha ishte kriminel i mirefillte, dhe cfare bete, i shtruat me krimet dhe korrupsionet e PS rrugen e pushtetit.
Ndaj ben si i do b,,Berisha, dhe ndaj llamatit kot, se nuk po na thua ndonje gje qe nuk e dime..
Gjasme dhe kur nuk e kishte te tijin Presidentin Berisha nuk u tut nga qellimet e veta.
Me duket se me shume po tuteni ju larot e PS, ju qe keni frike se mos heqja e imunitetit ju le te zbuluar perpara hakmarrjes se eger te Berishes.
Po ta merni ne qafe te paret nuk na vjen keq, se vete na e late ne kurriz.
Atehere te shohim sa ju vlen lekura si politikane.
Klan pisash jeni te gjithe..
Njeriu me i lumtur mbas Sali Berishes per arritjen e suksesit Parti (PD)-Shtet (PD), pa tjeter eshte Z. Ambasador i Rruges se Elbasanit. Tani, se fundi u kthyem perseri ne nje shtet totalitar, monopartiak, diktatorial me ne krye diktatorin, hajdutin dhe vrasesin Sali Kenan Berisha!
I nderuar deputet!
Po kryetari juaj a nuk deklaron si nje femije i perkedhelur se vitin tjeter do te jem une kryeminister, e tj. e tj.!
Pra partia juaj do te kthehet ne Parti-shtet!! njesoj si edhe Berisha sot. Pra ku e shikoni ju ndryshimin parimisht per kete pozicion te ngjashem jo, te njejte po, midis Berishes kryetar partie dhe kryeminister, dhe Edi Rames po kryetar dhe njekohesisht kryeminister(ne 2013-en)?
Ndaj hipokrizisht dhe padrejtesisht krijon krahasime aspak te qendrueshme dhe te pasakta me periudhen e Partise se Punes. Me thuaj i nderuar deputet, sikur edhe nje emer ku drejtori i nje ndermarjeje te ishte edhe sekretari i org. baze te asaj ndermarje apo te rrethit??
Ne Albpetrol drejtori i nje ndermarje eshte kreu i PD-se te Patosit, ndersa Kreu i PD-se te rrethit Fier eshte njekohesisht edhe kreu i Albpetrolit, vepres me te madhe te rretheve Fier, Vlore e Ballsh. Pra mekanizmi i Partise-Shtet eshte Piramide e mirefillte, ku ne maje te saj qendron Saliu – mbret.
Keshtu eshte ne cdo rreth te Republikes se Shqiperise.
Pra i nderuar deputet e kupton vete qe duhet te shtrihet zgjidhja me Kushtetute per te shdukur nje minute e me pare perdorimin e saj sikur hiri i hedhur ne syte e Popullit.
S’ME PRISHIN PUNE.
*******************
Kur lexova kete shkrim
Mu kuitua Curcilli
Futur thelle nen toke
Te mbronte kembe e koke
Ishin tunelet nen dhe
Te luftes se dyte boterore
Super i sigurt qe
Dhe nga armet berthamore
Me Partine shtet Saliu
Dhe Curcillit ja kalon
Sado qe te vjedhe
Asnje ligj s’e areston
C’eshte kjo supermbrojtje?
Jo, s’eshte as siguri
Eshte frika e Saliut
Prej mekateve te tij
Fillojne kur ish spiun
Vazhdojne deri sot
Kur e gjithe pasuria
Mban ere barot
Themel ka kleptokracine
S’can koke per njerezine
Per ata qe vetevriten
O lengojne te semure
Ate thote:s’me prishin pune.
I nderuar Erjon!
Te pergezoj per kurajon dhe problemet qe trajton. Pikerisht per keto diskutime e shkrime Berisha kerkon qe t’u heqe imunitetin, me qellim qe tju fuse ne burg e denoje sa here te doje.
Por veprimet e opozites jane apatike dhe anemike. Ajo shpreson te arrije diçka vetem me ndihmen e trojkes se amdasadoreve, kur kjo trojke disa here ne momente e ngjarje te rendesishme e ka lene te majten ne balte, duke i dale ne krahe dhe bere freske Sali Berishes.
Mos harroni se te gjitha kompromiset qe ka arritur e djathta me te majten ne Shqiperi kane qene ne kurris te votuesve te majte (dhe jo te deputeteve te majte, prandaj ju i beni keto kompromise me lehtesi).
tek cdo aparat komunikues ne bote, duke percjelle dhe papushim, sinjalin “Sali largohu”. Kuptohet qe saliu do te largohet ne cast sepse cvleresimi i tij eshte bere boterisht. Prandaj, nese punoni mire keni te ardhme, ne te kundert hani ato pare qe ju kane mbetur duke punuar perseri. Kjo eshte dhe do te jete fatkeqesia tuaj. Nderkohe qe punet do te vihen ne vije nepermjet politikes-komunikative ose komunikacionit virtual global-politik, ekonomik,
shoqeror, populli shqiptar do te vazhdoje qe te haje gratis produktin e fabrikes suaj.
KOMUNISTET NE SHQIPERI PRAPE PO I HANE KOKEN NJERI-TJETRIT!
Thote nastradini, por do te te thonte edhe Bota. Po te lexonte shkrimin emocional te Brace-Djalit kunder PARTISE-SHTET te Sali Berishes, Sekretarit te Partise se Punes ne vitin 2012. Qe deklaron parrullen bolshevike te Stalinit, 70 vjet me vone se mesuesi i tij ideor Enver Hoxha, qe:
TOKA I TAKON ATIJ QE E PUNON!
PS-se nuk i erdhi fare zeri per kete deklarate skandaloze bolshevike te Kryeministrit aktual dhe Kreut te Partise ne pushtet, qe pretendon te jete nje Parti e Djathte, dmth qe mbron interesat e PRONAREVE. Nuk u ndje fare as Media dallkauke shqiptare. Nuk u ndjene fare as ambasadoret e trojkave famoze perendimore apo lindore nga te kater cepat e Botes. Nuk u ndjene as perfaqesuesit e Shoqerise Civile dhe perfaqesuesit e PRONAREVE me tapite e tyre-leter higjenike. Lind pyetja: Pse keshtu? Ju a thote nastradini: Sepse kur Brace-Djali pershembell shkruan nje gje parimore, me pasion djaloshar te gjithe shqiptaret fillojne te flasin nga veshi ne vesh:
KOMUNISTET NE SHQIPERI PRAPE PO I HANE KOKEN NJERI-TJETRIT!
Prandaj, ne menyre qe gjithe shqiptaret dhe jo vetem fanatiket enveriste te PS-se te binden ne SINQERITETIN e deklaratave te Brace-Djalit, PS-ja para segjithash duhet t’i kerkoje falje shqiptareve per krimet monstruoze te Enver Hoxhes dhe te Partise-SHTET te Punes kunder njerezimit. Sepse zyrtarisht eshte PS-ja ajo, qe ka trasheguar kete Parti-SHTET te Kohes se Qepes. Pasi ta beje kete kerkim-falje publike, PS-ja duhet te largoje nga gjiri i saj DINOSAURET PREHISTORIKE si Gramoz Ruci me soje e sorollope nga pas, te gjithe kriminele me vule ne balle te Kohes se Qepes. Mire eshte te nderroje emerin e saj, qe te kape edhe masen GRI te popullates, por sidomos duhet te nderroje emerin e gazetes famekeqe “Zeri i Popullit” te MASHTRIMIT komunist per 50 vjet me radhe. Ne fund le te degjojne edhe rekomandimin e hershem te nastradinit per te hequr nga kalendari i tyre dallkauk i festave datat 8 nentori, 29 nentori dhe 5 maji, 24 maji e me the te thashe. Si data qe sollen ZINE ne trojet shqiptare. Pasi t’i kete kryer keto gjera PS-ja le te dale ballehapur para shqiptareve dhe t’u flasi per PARTINE-SHTET te Sali Komunistit. Qe si ULK plak i pyllit te Partise se Punes “Lekuren e nderron, por zakonin s’e harron!” Ndryshe Bota do te thone se:
KOMUNISTET NE SHQIPERI PRAPE PO I HANE KOKEN NJERI-TJETRIT.
SHIFNI FYTYREN ME QELBESIR TE KETIJ KOMBI, QE ME GJAKUN E KETIJ POPULLI PO MBUSH XHEPAT E NIPERVE TE VETE….