Në ditën e fundit të përfundimit zyrtar të mandatit presidencial, Bamir Topi ka dekoruar pas vdekjes me urdhrin “Mjeshtër i Madh” Ardian Klosin. Ky urdhër i akordohet publicistit Klosi me motivacionin për kontributin e tij krijues dhe përkthyes në çështjen e demokracisë në vend.
“Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi”, thuhet në motivacionin e publikuar në faqen e internetit të presidencës.
Përkthyesi, publicisti, njeriu i letrave Ardian Klosi ndërroi jetë më datën 26 prill pasi u vetëvar në banesën e tij.
titull me se i merituar. fatkeqesi qe shqiptare si Adrian Klosi me integritetin e nje heroi jane shume te rralle.
Ja ku do fillojne lavderimet tani. Sepse shoqerise shqiptare i ka ikur kandari i mendve dhe nuk di te peshoje ne menyre racionale: nga njera ane kush eshte Klosi, qe e mmarrka Urdhrin, dhe nga tjetra kush eshte “Topi”, qe ia jepka ! Nje intelektuali te rralle te cilit emri do t’i mbetet unikal ia jep Urdhrin nje rendomqar medioker qe u ngrit deri ne maje te shtetit shqiptar. Thoni pra teai: ah sa mire ! as sa bukur ! sa i madh “Topi” ! Se paku Klosi vete ishte i ndergjegjshem se ku eshte katandisur shoqeria shqiptare me “topat” e ngritur perpjete.
topet topet thuaj..
Lum PoetiLyp e kerko, lyp e kerko Podrimja Lumin e vdekja Podrimjen. Podrimja lumin e mbrteiri po vdekja jo,asnjanin. Kush e njohu Pordimjen e s’ia deshi Lumin edhe ate te poezise?