Familja Përmarkaj pranon vrasjen e dy vëllezërve: Na provokuan

23 Korrik 2012, 20:21Politika TEMA

Familja Përmarkaj, dy djemtë e të cilës akuzohen si autorët e masakrës së ndodhur më 29 qershor në Pukë, pranon autorësinë e krimit por në një intervistë për TV A1Report pretendon se ajo është provokuar nga familja e viktimave.

Pashk Përmarkaj, i cili kur ndodhi ngjarja ishte në Greqi, i tha gazetarit të A1Report, Arsen Rusta, se dy vëllezërit e tij atë ditë “kanë qenë me leva” dhe nuk ishin nisur me synimin për të vrarë njeri. Por Markajt janë përgjigjur me çifte dhe kjo ka bërë që Sokol dhe Anton Përmarkaj të kthehen mbrapsht e të marrin armët automatike, me të cilët qëlluan ndaj familjes tjetër duke marrë duke vrarë dy persona e plagosur tre të tjerë.

Pashku tregon se “nuk kemi pas konflikte të mëdha” me familjen Markaj. “Unë kam pirë kafe edhe dy vëllezërit, njëri që ka vdekur, me Pavlinin, dhe me Bardhokun. Pra kemi pasur marrëdhënie të mira, edhe konflikte shumë të vogla”.

Pashku pranoi se krimi është kryer nga vëllezërit e tij, por kërkoi “hetim të drejtë dhe të plotë nga ana e Prokurorisë dhe Policisë”, ndërsa “nga pala e familjes së viktimave [kërkoi] që të mos bëjnë në media deklarata të padrejta, me shpifje, siç kam parë unë disa deklarata të tyre për linja autobusësh. Ne s’kemi pasur asnjëherë lidhje me linjën e autobusëve”.

Pashk Përmarkaj deklaroi se dy vëllezërit e tij janë të gatshëm të dorëzohen, por vetëm nëse kanë garancinë e një gjykimi të drejtë e të paanshëm: në atë rast “në vend do të dorëzohen. Nuk i largohen drejtësisë, ata kërkojnë drejtësi”. 

3 komente në “Familja Përmarkaj pranon vrasjen e dy vëllezërve: Na provokuan”

  1. Muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuliiiiiiiiiiiiiiiiii! says:

    Muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuliiiiiiiiiiiiiiiiii!
    Lere stervitjen dhe fillo punen se u be katrahure ketu1
    meso nga gjagji Enver ?
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/new-scotland-yard-mulis-training.html

  2. hahaha says:

    po mor po dhe saliun e provokuan ne 21 Janar, cfare te presesh tjeter nga bishat!

  3. Lenci says:

    Paskan dal kafshet, “kanë qenë me leva”…po si more shtaze e arsyeton daljen me leva ne duar? Perse kishin shkuar me leva atje, per muhabet? Po keshtu eshte kur ke te besh me nje vend pa shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje