Topi: “Mungesa e fjalimit tim në ceremoni? Do respektoj protokollin”. Rama: “Gjithsecili është i lirë të shkojë ose jo”

23 Korrik 2012, 20:32Politika TEMA

Të martën Shqipëria do ketë zyrtarisht një president të ri. Ndryshe nga sa ka ndodhur herët e tjera, ceremonia kësaj here nuk do organizohet në Pallatin e Brigadave, por në selinë e presidentit në Bulevard. Për shkak të pamundësisë fizike të Bujar Nishanit, ceremonia ka ndryshuar plotësisht. Mediat kanë pasur kuriozitet që të mësojnë se a do jetë e pranishme PS në këtë ceremoni. Madje kanë shkuar aq larg, sa të pyesin edhe ambasadorin amerikan se ç’mendon ai për praninë ose jo të opozitës në këtë ceremoni.

Vetë kreu i PS, Edi Rama, tha se ftesat i kanë marrë dhe gjithsecili është i lirë të shkojë ose jo.

“Kemi marrë ftesë dhe nuk besoj se ka arsye për ta diskutuar këtë ftesë. Gjithsecili është i lirë të shkojë ose të mos shkojë,” tha Rama.

Interesant ka qenë edhe qëndrimi që do mbajë Bamir Topi në këtë ceremoni. Atij i është hequr fjala e lamtumirës, prandaj iu drejtua qytetarëve me një mesazh një ditë përpara ceremonisë. Topi thotë se protokollin e ka hartuar Berisha, por ai ka ndërmend ta respektojë.

Topi ka folur për ditën e fundit të punës së tij për Top Channel në një intervistë, që e gjeni më poshtë:

 

Cilat janë ndjesitë që ka Bamir Topi në ditën e fundit të mandatit si president i Republikës?

Natyrisht, çdo ditë e presidentit është një ditë e ngarkuar. Mund t’ju them që edhe kjo ditë është mëse e ngarkuar. E konsideroj si një ditë të zakonshme të një nënpunësi të shtetit, sepse në çdo pozicion që të jetë njeriu patjetër që ka një fillim dhe një mbarim. Kështu që duhet parë si pjesë e normalitetit të administratës së shtetit. Nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për hir të së vërtetës.

 

Pavarësisht se vlerësimet për punën tuaj i takojnë të tjerëve, do të doja t’ju pyes se me çfarë bilanci, nëse me lejoni të përdor këtë fjalë, e mbyllni detyrën si kreu i shtetit?

Ju e thatë mirë që janë të tjetët, natyrisht mendjet e arsyeshme, politikanët e arsyeshëm, sepse gjatë periudhës time presidenciale kam hasur, sikurse has njeriu në jetë, me politikanë të arsyeshëm dhe të paarsyeshëm. Me njerëz që vërtetë kanë pasur një komunikim qytetar, por edhe me të tjerë që kanë shfaqur një fizionomi jo qytetare. Unë e shikoj këtë pesëvjeçar me një bilanc shumë pozitiv. Bilanc që nuk i shkon një emri, por i shkon shtetit shqiptar. Kështu, unë ndjehem krenar për këtë.

 

Tashmë të gjithë e dimë se Presidenca nuk është stacioni i fundit në karrierën politike të Bamir Topit. Cilat janë planet tuaja?

Unë jam shprehur herë pas here, në vijim të interesit të gazetarëve. Kam thënë, mesa duket, se unë do të vazhdoj në politikë dhe le të mbesim këtu, sepse në të njëjtën kohë kam dhënë edhe një premtim publik. Deri në sekondën e fundit që unë do të jem në institucionin e presidentit, nuk do të ketë absolutisht asnjë lloj prononcimi të karakterit politik partiak.

 

A ju vjen keq që protokolli i shtetit gjatë dorëzimit të detyrës nuk ka planifikuar dhënien e mundësisë të një fjalimi lamtumire siç ndodhi me paraardhësin tuaj, presidentin Alfred Moisiu?

Jam njeri pa komplekse, që do të thotë, gjërat që kanë në dorë të tjerët dhe protokollin e shtetit e ka Këshilli i Ministrave. Ata kanë vendosur ta bëjnë në këtë mënyrë dhe unë gjithmonë i përgjigjem rregullit dhe natyrisht do ta respektoj në këtë mënyrë, sepse respektoj zyrën e kreut të shtetit. Atë zyrë që kam respektuar gjithmonë para se të vij këtu. E kam respektuar gjatë pesë viteve dhe natyrisht do ta respektoj sa kohë të jem gjallë, në respekt të shtetit.

 

17 komente në “Topi: “Mungesa e fjalimit tim në ceremoni? Do respektoj protokollin”. Rama: “Gjithsecili është i lirë të shkojë ose jo””

  1. misionari says:

    Banmir Topi eshte mesfushor, te shohim se si do ta drejtoje ndeshjen finale me Berishen.

    1. Aishja prej Sauku says:

      Mbrom erdhi Tixhja e Qamilit qi punon pastruse ne Presidenc , kishte nji mllef te modh ene ma hapi barkun krejt.
      Bubuja tha Tixhja,….erdhi furnuzimi me 4 uturak te rinj per Nishanxhiun….Njonin ja kan montu ne zyre,direkt posht kulltukut,tjerin ne dhomen e gjumit posht krevatit,te tretin ne hollin e pritjes dhe te katrin posht tavulines se ngranjes.
      Fytyren e ka si djal i beut,pak si Lulja e bashes prej Amsderdami por me mustaqe si pema e that e Mesiles……
      zonin e ka diku mes Lirie Berishes dhe Rajmonda Bulkut..Syt e vegjel si qenush preni i friksu Chihuahua,e tradhtojn kur dhihet ne brek.
      Kur i mushen pampersat shef si gjynafi ka gruja e vet e pasun shum….Odeta tani osht fru si Hajrija e Qazim Mulletit ene ka me sjell ne persidenc Perde te mendafshta ene tapete persie……ene ne krevatin dopje e ka bo dishekun me vrim qe te rrjedhi urina drejt ne uturak.Gjithandej jon venos kamera qi vrojtohen direkt nga Krieministri Berisha,Si Daktor ka me ja bo analizat mgjes per mngjes dhe ka me ja caktu planin se kur kan me bo seks me njoni -tjetrin….Osht perhap lajmi se ne pastruseve plaka kon me ne heq prej pune,tregonte Tixhja me syt me lot,…dhe do vendosin pastruse te reja te veshme me minifund,qi ta bojn ma te lumtur presidentin e ri impotent.
      Po shyqyr i thash un moj Tixhe ma mir me pastru bajgat e lopve se me nigju eren e qelbt te qenve bith-lepirsa.
      Ke me shpetu se nuk durohen,… ka njona ane pordhet e Berishes cdo dite ne president,…ka ana tjeter fenat e Hajrie-Odeta-Nishanxheshes dhe ka ana tjeter kolltuku i dhjem i Qyqar-Bujarit.
      Ec ketu se ke me u knaq livadheve me Lymin,qi e kemi ..marshalla e falt perenia…..se e mori lumi ne Presidencen e qi-ptarve.
      Ma e shqetsume jom per Skanderbergun qi e ka bustin aty, ka me u nervozu ene ka me e zon permbys Nishanxhiun e Odetes,ish Minister i te brendeshmeve ose e than ma troc Bubin e Berishes.

  2. england says:

    Dhe Nishani president i mungonte atij vendi!
    nese shohim personalitete qe perfaqesojne vendet e tyre,pervec intelektit,dhe zgjuarsise dine te shpalosin dhe anen tjeter ate te paraqitjes,te ecjes dhe qendrimit me koken lart!ndersa keta qurrashet e Shqiperise,pervec se servile,dhe fshatare nuk dine as te ecin e te prezantohen,Saliu si gomar me gunge i plakur,Bujari ne karrocen me dy rrota,Iliri me duart e hapura si i forte,ndersa Jozit qe i mban ere
    goja(nuk e njeh fare pasten e dhembeve)e cfare te presesh nga keta…

  3. I-liri says:

    Protokolli eshte i percaktuar me ligj dhe nuk vendoset castin e fundit. Ate askush nuk ka te drejte ta ndryshoje. Z. Moisiu, kur la detyren, mbajti fjalimin pershendetes, jo sepse kishte deshire, por se ishte detyre e percaktuar ne ligjin e protokollit te shtetit, per ceremonine e marjes te detyres nga i riu.
    Por SRB-i, nuk duron dot qe dikush te duket me i rendesishem, para tij dhe tall bythen me Bamirin. Ky po te ishte burre, nuk shkonte hic ne ceremoni.
    Me sa duken bathet, Topi do ta braktise FRD, dhe do ti serviloset perseri SRB-it.

    1. ismeti says:

      uuuuuu po ligji te respekton saloviqi o qorra

  4. BERBERI says:

    Bamiro kujdes balluket, por vari trapin fjalimit

  5. BAMIR TOPI says:

    Nuk bej numra me kriminelin sali qe te vret naten dhe te qan diten-ma dha paralajmerimin ne traget…

    ruaju o popull nga bisha-berisha, kjo eshte fjala ime e mbylljes.

  6. Nuk e kuptoj …eshte frik??..servilizem??..apo po i lutet Berishes qe ne te ardhmen,duke e ditur qe s’del dot force kryesore politike..i le nje dritare hapur per ta lene te marre pjese ne koalicion me te!!!!Kur berr-isha-s’la gje pa thene per te dhe i ka fut friken ne palce…???!!!

  7. laberia says:

    pa shume fjale..BAMIRI PA TOPE…..PIKE DHE PRESJE…!!!!!!!!!TURP..QE SJA U KTHEU NJEHERE SIC DUHEJ BERISHESH..ME SHOKE..TURP PER FIRMEN E HEDHUR NE SHUME LIGJE KUNDER KOMBIT..dhe ne favor te fazllicave.!!BAMIRI ESHTE NJERI I MIRE…POR PA NERV,,me karakter..por shume te dobet…ai sdeshte te dilte i keq se e dinte se do ishte prape ne politike….!!!per ta mbyllur ketu komentin….BAMIR JE SI AI KALLIU QE JASHTE TE MERR ME QAFE ..POR BRENDA ESHTE BOSH.!!!!!PAC FAT ME BERISHENN!!!

    1. Aishja prej Sauku says:

      o laberia ti ke menimin tat mre cuno qi un e rispektoj.Por me duhet te te korrigjoj pakeze.
      Berisha eshte bere si nje vjehrre e lajthitur,Bamir Topi beri detyren si nje nuse e mire,duke rujt nderin dhe namuzin.Ai tregoi maturi dhe qetsi te admirueshme.Po te kishte qene Bamiri si Saliu ne postin e Kryeministrit ,te kishte bere gjitha pislliqet qe ka bo Saliu dhe Saliu te ishte President,sot do e kishim Shqipnin ne luft civile.
      Qytetaria dhe kultura nuk blihet miku im,ajo trashegohet dhe edukohet me qumshtin e nanes.Bamiri i ka rranjet ne Dibren e Kastriotve,ne zonen e Zerqanit qe njihet prej lashtesise po ashtu si Voskopoja e Korces.Mos krahaso zagarin e Vicidollit me Kaprrollin e Sopotit.
      Zagari lef dhe kur terbohet te kafshon,por kaprolli ngjitet nolt ne maje te shkembave aty ku se arrin askush.
      Un vdes per Kaprrollat mre Labi jem i amel,i kom shum qef,se ene ne krevat t’knoqin zemren,..ika se po fillova un nuk nalem menjiher kaloj tek,….. seksi

      1. Uarda says:

        Po mi Ishe po, edhe ne prej Sopoti e dishim, por ky Topja jone s’e ka pranu asihere! Jom tironas thote. Te haje mut nashti…

  8. acari says:

    Z. Topi,

    te merkuren preim te shtiesh me predha nga Topi yt, mos e ekzagjero me heshtjen tende, lerja Jarit ate infeksion, te shkretit edhe kjo i duhet !!!

  9. fredi says:

    qytetari dallon nga sjellja dhe edukata nuk eshte nevoja te cirresh dhe te fyesh injoranti ka nevoje per force arsye e thjesht i mungon llogjika e debatitit te kulturuar shprehja E MESHIROJ tregon fjalen e krishtit LERI SE NUK DIN CBEJN
    uroj qe dhe ne partin e sapo krijuar nga demokratet e vertet te percosh po te njejten QYTETARI

  10. gaitano says:

    zoti president topi ka per detyre protokollare ta respektoj kete moment pasi ai e di mire se nje mesfushor me emer nuk braktis fanellen pa lene gjurme.po si nisi dhe bitisi kjo pune.vec zoti topi sduhet te harroj kurre,qe babe myslymit nuk ju fal merita por e fitoj ate.gjith cfare mundohem te them,se megjith respektin e shumfishte per ty zoti president topi,shija e hidhur ngel qe sperben shum ndryshim nga ky caktimi i nishanit nga i yti.nje mesfushor i vertet,ben nje dirigjim topi qe len shenj ne kujtime.mos harro,bert brojka ngeli i respektum ne tiron,dhe ti e di si fitohet respekti ne tirone.zoti baze…vertet meriton momentalisht penen e arte,pasi sikurse mesi luan futboll qe kenaqemi,dhe ti luan me penen pa e luajt belin kot,sic bejne ca pseudo gazetare.

  11. LEKMIRAKAJ says:

    Ne te gjith boten ka nje protokoll qe kur ndrohet presidenti reflektoret jane per te riun.Eshte e pa hijshme dhe po te ndodhte ne Amerike qe presidenti ti thohesh ”kelush qeni i rahur” do ishte jo vetem skandal
    po edhe faj.Kam ndjekur ceremonine e ndrimit te tre presidentve amerikan
    dhe presidenti qe ka dorezuar detyren ka ndejtur ne hije.Zoti Topi ka pasur pese vjet kohe me ju drejtu publikutE ka bere mire apo jo detyren nuk e di,po di qe nuk eshte e hijshme nga ana e tij qe te beje viktimin dhe skandaloze qe botuesi i kesaj gazete te genjeje publikune e te ofendoje presidentin qe nuk ka filluar akoma te na tregoje se kush do jete.Jam i sigurte qe nuk do e botoni,po e shkrujta qe ta dini se jo cdo pralle qe ju kerkoni ti vini krahe , behet shpend dhe do te fluturoje.

  12. Albert says:

    Sali Berisha,ky kollovaro-muhaxhir ne Tirane,nje vegel e sigurimit famekeq te shtetit,nuk ka shans qe me mendjen e tij sakate dhe me veglat e tij sakate te poshteroje Tiranen dhe tiranasit dhe shqiptaret,me gjere.
    Ketij monstre do t’i shterret uji me llulle,dalengadale…(!)….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje