Policia greke përgënjeshtron homologët shqiptarë: Nuk na sinjalizuan për skafin me drogë, e kapëm vetë

24 Korrik 2012, 10:23Politika TEMA

Policia shqiptare publikoi dje një njoftim ku thuhej se falë informacionit që ka marrë policia greke nga ajo shqiptare, u bë e mundur kapja e një skafi me 834 kilogram marijuanë.

“Në saj të ndjekjes së vazhdueshme, mjeti lundrues është drejtuar drejt brigjeve greke. Autoritet policore greke në saj të informacionit të marrë nga Policia Shqiptare kishin marrë masa për kapjen e tij,” thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë Shqiptare.

Por zyrtarët e policisë greke të rajonit të Kefalonias thonë se nuk kanë pasur asnjë sinjal nga pala shqiptare, por e kanë pikasur vetë skafin, janë vënë në ndjekje të tij dhe e kanë kapur atë.

Siç raporton Panorama, një fakt tjetër që rrëzon deklaratën e Policisë Shqiptare është se pronari i skafit nuk është arrestuar dje, por pesë muaj më parë.

“Falë këtij bashkëpunimi u bë e mundur kapja e këtij mjeti lundrues në afërsi të ishullit të Kefalonias në Greqi, si dhe arrestimi i pronarit grek të skafit dhe sekuestrimi i një sasie prej rreth 1 ton marijuanë,” thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare. Kurse pala greke thotë se pronari i skafit është arrestuar në prill në Athinë.

8 komente në “Policia greke përgënjeshtron homologët shqiptarë: Nuk na sinjalizuan për skafin me drogë, e kapëm vetë”

    1. besim says:

      pordhe me rigon. eshte shume e thjeshte per ta verifikuar, kontrollo regjistrin e qendres se radareve ne Durres dhe raportimin zyrtar qe behet ne raste te tilla

  1. guri says:

    Gazeta Tema po mirret me gnjeshtra, e gjithe kjo propagande kunder Dr:
    Berishes vetem se po e forcon doktorin.

    1. and says:

      Ja doli nje berishiot te flase.

  2. nastradini says:

    Policia e Jari-Bujarit e Sali-Lazaratit e ka derguar vete kanabisin famoz me super-cilesi te larte, prandaj edhe nuk kane njoftuar askend dhe e kane mbajtur ne konspiracion te plote. Por kur greket e kane kapur nguten te deklarojne ALIBINE e tyre ne “operacione te perbashketa” kunder droges albaneze qe po mbyt Evropen. Medet per Avrizune dhe TROJKEN e “kernackave”, qe mbeten duke i lavderuar keta merhume mafioze te droges dhe hashahit.

    1. MEMEDHETARI says:

      Jam 100 per qind me komentin tend,Nastradin!!!

  3. Bato says:

    Jorgot e policise Greke jane mbledhur dhe po festojn me te madhe, pasi “dogjen” mallin tani e ndajne per ta shitur per vete.

  4. Treviso says:

    Kur e lexova njoftimin e policise qe dha dje ,me linden dyshime. Ka mundesi qe te jete nisur pa lejen e policise shqiptare. Tani u vertetua qe e paska nisur vete policia por nuk arriti te shkoje ne destinacion.
    Po te doje policia nuk lejon te kaloje dhe nje zog harabeli dhe jo skafet. Duhen gjetur rruge te tjera se deti i ka mbyllur portat per trafikimin e droges. Rruga tjeter ngelet nga miqte e qeverise me rruge toksore.Ky trafik eshte i domosdoshem se per ndryshe mungojne financimet per zgjedhjet e 2013. Miqte serbe do ta ndimojne qe mos te humbi qeverine. Po ta humbi qeverine eshte humbje dhe per ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje