Sasia e drogës, e transportuar nga Saranda në drejtim të Greqisë përmes detit, po kap shifra të frikshme nëse u referohemi vetëm sasive të kapura nga policia greke. Skafistët e gomones “Evangelistria”, që u nis nga Lukova dhe u kap në Kefalonia me sasi tepër të mëdha droge, duket se kanë hedhur sasi të mëdha droge edhe në det. Edhe sot në zonën detare “Afales” të Itakës u gjeten 3 pako me 5 kg hashash, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në gomone ne 998 kg.
Nga fillimi i vitit deri më sot janë kapur rreth 10 ton drogë. Sasia e drogës e nisur nga Saranda dhe e kapur ne Igumenice, Patra, Korfuz, Kefalonia ka shkuar në 7 ton e 340 kg marijuanë. Sasia e kapur në Sarandë është 3 ton e 165 kg. Në total është 10 ton e 505 kg marijuanë, një shifër kjo e frikshme, që tregon nivelin ku ka arritur trafiku i drogës në jug të vendit, i cili ka kryesisht si bazë prodhuese Lazaratin.
ooooooooooooooo tema po avash se na e mbushe mendjen qu ba shqiperia kolumbi po jeni ne rragull ju si duket nuk jeni gazete opozitare por me kujtohet se si dhane jeten rilindasit shqiptar duke u helmuar nga kisha greke ju po perdorni ato shkronja qe ata dhane jeten nuk them se ojo mut droge nuk behet ne ca zona po jo kurre ne kete shkall pastaj gjith kjo droge ne greqi .
Muli po pergatit goditjen e rradhes dhe nuk ka kohe me u marr me drogen tani ?
998kg jane te barabarta me 10 kv ose 1 ton!! 1 ton eshte e barabarte me 1000 kg!!! kshu kot,sa per info dmth!!