Shembet edhe Rrapi i Mashkullorës, pema mit ishte shkatërruar nga betonizimi

26 Korrik 2012, 16:55Politika TEMA
Shembet edhe Rrapi i Mashkullorës, pema mit ishte shkatërruar nga

Rrapi i Mashkullores është pema më e famshme në Shqipëri për shkak të historisë që mbart dhe të këngës së famshme kushtuar luftës së vitit 1908 kundër turqve nga çeta e drejtuar nga Çerçiz dhe Bajo Topulli.

Por kjo pemë, monument natyre dhe monument historik, nuk është më për shkak se është rrëzuar plotësisht pasditen e së mërkurës. Shkak është bërë era e fortë që ka shkatërruar degët që kishin nisur të kalbeshin prej vitesh për shkak të keqtrajtimit dhe betonizimit të gjithë territorit rreth saj. Pema mitike, e lidhur me luftën e Mashkullorës dhe çetën e Çerciz Topullit, po rrëzonte çdo vit pjesë nga trungu i saj për shkak të betonizimit të mjedisit përreth.

Banorët thonë se pema po dëmtohej prej vitesh derisa u rrëzua tërësisht.

Kjo pemë të pakten 200-vjeçare e vendosur në qendër të fshatit Mashkullore ishte pjesë e memories historike që lidhej me çetën e Çerciz Topullit dhe luftën e Mashkullorës. Rrapi ishte vendosur në qendër të jetës së këtij vendi dhe lidhej siç thonë banorët përveçse me historinë edhe me kuvendet, dasmat, spektaklet. Në 100 vjet pavarësi boshllëku që ka krijuar shembja e tij është shumë e madhe thonë banorët.

Fillimisht krah rrapit, që në çdo fshat në jug simbolizon qendrën e jetës dhe simbolin e vendimmarrjes popullore, u ndërtua një godinë publike dhe më tej një lokal që betonizoi rreth 340 m katrorë sipërfaqe. Prej ndërtimit u prenë një pjesë e mirë e rrënjëve. Të paktën 10 vitet e fundit pema historike ka shembur çdo vit degë të saj deri sa e gjithë struktura është shembur përfundimisht të mërkurën.

Banorët në Mashkullorë thonë se do ta zëvendësojnë pemën me një të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë rrapi do të ndihet në të gjithë zonën./TCH

30 komente në “Shembet edhe Rrapi i Mashkullorës, pema mit ishte shkatërruar nga betonizimi”

  1. mirel says:

    Eee, keto jane pasojat e shtetit te keq.
    Nuk ka ligj dhe kontroll,. ne pos po e bejne enkas qe te prishin dhe historine.
    Nuk di nese mund te mbihet nje fidan nga deget e kesaj peme, po sikur , mire do ishte qe dikush ta rimbillte po aty

    1. alban says:

      vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera, shemben prishen shkaterrohen e vidhen pasurite simbolike te histore sone. kafshe shtet, te pakten enver hoxha pasurine natyrore dhe historike e ruante dhe e mirembante. vdekje sali qenit

      1. Cerciz Topulli i thone says:

        U shemb Rapi,por jo Cercizi
        dhe Mashkullorasit.
        Fundja Historia Gdhendet dhe
        nuk shkruhet me laps qe ta fshine me gome,
        dallkauke si puna e Saliut…
        Kenga ;-“Tek Rapi ne Mashkullore”
        eshte veper qe ka mbetur dhe do te mbetet
        nje monument Historik.

  2. Landi says:

    Ma do mendja se lokali apo ndertesa qe i betonoi vendin ka emrin e rrapit tashme fantazem… Pemet ne kete vend po zevendesohen betoni e asfalti sa per historine ne kemi Esat Pashen dhe Sulltan Sulejmanin ci duam historite tona me bandite e kacak… Edhe Skenderbeu sipas Schmitit ishte nje kacak mali…

    1. Dean says:

      Tani do t’i kendohet ”Lokalit ne Mashkullore”,jo me rrapit.
      Po c’a pret nga 1 tufe hajvanesh?!Ata po presin pemet ne mes te dites,ne
      mes te Tiranes,lene mo me u kujtu per Mashkulloren, qe BARBARI/ET as nuk e dine se nga bie.
      Ohhhhh….h,sa mire
      me ken shqyptar
      ohejjjjjjjjjjjjjjj.

      1. Mihallaqis says:

        Deanushe,mos u merzit se do te te vije dita edhe ty.

  3. DuaPune says:

    Tani nuk do kete me kenge per Rrapin apo Cercizin. Hallall buka ati te fortit te lokalit te Mashkullores qe e “xani tokn”. Lamtumire rrap, ishte nje kenaqesi te lexoja vjershat per historine tende te libri i Leximit Letrar ne 8-vjecare.

  4. Albann says:

    Tani historia do kendoje:
    O tek rapi,ooo ne vucidoleeeee
    O foli sala ,ore me gojeeee…

    1. mirel says:

      Nuk ben dot Vucidoli rrap si ai i Mashkullores, ore i thone Mashkull ore,..
      Kenga mund te veje keshtu:

      o te lesht e rrapit ne Vucidoleeee
      o polli buuucja more nje gogoleeeee

      1. Albann says:

        hahahahaha.Ky versioni yt mund te qarkulloje ilegalisht….”se ka shtet ketu”…
        Te pelqen apo jo rapi u shkul nga rrenjet e bashke me te dhe influenca e jugut dhe shqiperise se mesme ne drejtimin e shtetit.Mashkullora mbase lindete meshkuj trima,por sot i lind vicidoli….
        Kush e drejton vendin…a nuk vijne nga vucidoli gjykatesit,prokuroret,policet….tani kane filluar te vijne edhe historiane e gjuhetare…
        Po nga mashkullora????

        1. eva says:

          Per Albann,dhe Mirel
          1)Njerezit lindin dhe vdesin,e njejta gje dhe per pemet
          2)Pse more zoterinj vetem Shqiperia e mesme dhe jugu i Shqiperise ka nxjerre burra trima, mos harro se veriu ka nxjerr burra trima dhe te beses,jo si disa jugore per 300 euro thone qe jane greke.Shqiperise dhe ne Shqiptareve s’na nevojiten njerez pa taban (karakter dhe personalitet)thote populli nje shprehje,se kan mohuar vetveten domethene jane askushi.

          1. mirel says:

            Mire moj zonja eva, njerezit lindin dhe vdesin, po historia ngelet.
            Ka peme qe jane mijevjecare dhe rrojne te tregojne bile dhe fenomenet kohore qe kane ndodhur 200 vjet perpara, tani bile kane nxjerre ne perfundim se moti ne kohen e antikitetit ka qene me i ngrohte se tani,,mos gaboj ne percaktimin, dhe kete e zbuluan nga qelizat e trungut te nje peme, lis a pishe nuk e kam fiksuar mire.
            Dhe perse nuk mund te bejme nje perpjekje te vogel per te ruajtur nje peme kaq te njohur qe lidh ngjarje te shenuara historike per popullin tone..nuk eshte vetem neglizhenca, por dhe dashakeqesia, betonimi ka cuar ne prerjen e rrenjeve dhe per pasoje ne prerjen e rrugeve ushqyese, prejren e ushqimit, dhe dobesimin e pemes,.
            KEtu nuk ka kaq shume filozofi, sa po flas une,
            Ketu duhet roli i shtetit te qelbur.
            Pastaj ne nuk po mburremi perballe veritu, por po veme qiverine me Berishen pergjegjese te ketyre akteve gjoja neglizhente, sepse ka struktura dhe ligje qe mund ti mbroje si pemet, natyren apo dhe objekte te vecanta ne sherbim te dickaje te cmuar.
            Kaq i veshtire eshte koncepti shtet per disa …

            1. SkyWalker says:

              Ik more idjot, mbeturin qe ju mungon logjika,qe rrembeheni nga xhelozia dhe urrejtja, pse faj i saliut eshte se u rrezua rrapi.

          2. Albann says:

            S po te kuptoj moj zonje…
            1.Po me thua qe truprojat duhet ti vinin shkelmin Berishes kur iu moren mendte(se njeriu lind e vdes)
            2.Apo po me thua qe miku i ngushte i Fazllicit(ai qe i tha prokurorise mos e prekni se serbi eshte miku im)eshte me bese dhe taban?…Sigurisht dhe veriu ka patur trima….i vrane Ahmet Zogu dhe Esat Pasha,dy trima me bese dhe taban…qe su shiten as te serbi e as te italiani.

          3. flosh says:

            1. gabim. ekziston nje peme diku ne jemen qe eshte mbi 2000 vjecare. Sidomos peme si rrapi mund te rrojne me mijevjecare nese nuk del nje injorant qe do te beje nje lokal te rrenjet e ketij rrapi. nje peme vdes vetem nese thahet nga moti, nga krimbat, etj, por nuk mund te rrezohet prej nje ere qe fryn.
            2. ketu nuk po flasim per trimat qe nxori jugu, po per trimat qe kane dale se fundmi, trima me kollare e celular ne dore qe i presin patekeq ne mes te dites mu ne mes te tiranes, kryeqytetit, e sduan tia dijne sa vjece apo se cfare vlerash historike mbart nje peme.

  5. anticensurë says:

    bota gjëra të tilla i përdor si tërheqje për turizmin!
    ne për ta larguar atë!
    një rrap ishte,sado histori të ketë,
    ndyrësirat e politikës shqiptare po i nxjerrin rrënjët shqipërisë!

  6. SHABA says:

    Nuk na gzon aspak ky lloj lajmi,per arsye se pak nga pak ne kte vend po zhduken te gjitha monumentet historike dhe pas kesaj vjen dhe zhdukja e historis se nje populli,me bindje e them qe antishqiptaret qe drejtojn sot politiken,te gjitha veprat historike dhe ato te artit i len ne degradim te plot qellimisht, qe te vij nje dit dhe te thon te ter se i kishte humbur vlera,menyra me e sterholluar per te luftuar historin dhe trazhgimin e nje vendi,po nuk erdhi sa seshte von nje njeri atdhetar dhe ti çoj para drejtesis keta mostra,shkaterrimi i historis ton kombetare nuk esht i larget,dhe kta njerez te shitur qe drejtojn politiken do plotesojn pik per pik deshirat e fqinjve tan qe investojn shuma marramendese vetem per kte qellim sado qe kriza ekonomike sot po i varros,

  7. XHIMI says:

    KUR SHKRUAJM BOTOI SALOPAR OSE NA THUAJ 9FAR NUK TE PELQEN TY?

  8. kasapi says:

    nuk ka rrap ne vucidol
    or trap
    atje ka vec ferra……….

  9. Mandati i fundit says:

    Po sikur tha :Ketu me kini dhe ne 2017!!!
    Pleqeri,pleqeri une s’te desha ti me zure

  10. lana says:

    po kur ketyre banoreve te mashkullores i vikerka kaq keq per rrapin pse lane te ndertoheshin objekte rreth e perqark? nuk i njohin keta ata bashke-fshataret qe kane bere ndertime? po kryeplaku i fshatit pse nuk ciceriu? apo keshtu e kemi ne shqiptaret i menderosim gjerat vete dhe ia hedhim fajin dikujt tjeter. eshte si me punen e plehrave: i hedhin si kafshet nga ballkonet, e mbushin gjithe lagjen me plehra dhe pastaj ankohen qe jetojne mes plehrave. a thua se nuk i kane hedhur vete. e njejta gje dhe me rrapin. e shohin qe po e shkaterrojne bashkefshataret e vet, shkojne hajne e pijne te lokalet qe kane betonuar rrenjet e rrapit, i bejne dhe shurren perqark dhe “cuditen” pse ra! njerez te papergjegjshem!

  11. Helmi says:

    Do tju them se edhe ky rrap per mua eshte helmuar me qellim ne 100 vjetirin e pavaresise.
    Nese eshte vertet e qellimshme, histiria shqiptare dhe shqiperia po shemben si ky rrap.
    Populli shqiptare po helmohet si ky rrap.
    Vetem zoti po vuei dore.

    Shoke kemi ne mes tone
    Shume armiq e tradhetore
    Jo, jo mos qofte thene
    Qe te kene gje ne dore

    A te duhen sharlatane
    Qe lepien ne cdo ane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane

  12. raimondi says:

    …..ra dhe Rapi i Cerciizit ,por sidoqofte eshte i gdhendur ne memorjen e cdo shqiptari…… Ai eshte tani pjese e perjetesise.. Shqiptaret gjithmone do e kujtojne ate ne dasma e gezime, si pjese te krenarise sone historike….. Te pakten te mbjellin nje te ri nga filizat e rapit te “rene” atje tek i njejti vend. Historiani amerikan Edvin Jacque thote se ate kengen e Rrapit ne Mashkullore e ka bere Mihal Grameno dhe se ne ate kohe kishte shume ceta qe luftonin kunder turkut me heroizem ,porse kjo cete ishte me fat se i kendoi M ihal . Grameno ,ndersa cetat e tjera nuk kishin poete . Ne Vlore ishte rapi i madh ne Uje te Ftohte edhe ai rap ra….ne vitin 1998. N e Vlore ben nje kenge labe per rapin qe ra nga “dhimbja” e 97i-es…… . Eshte kohe dhimbjesh , kohe kur ligjin e bejne te “vegjlit”…..

  13. mirel says:

    Aman ore ka ndonje burre atje ne Mashkullore, te ruaje ca dege apo gjethe se nuk me shkulet nga mendja, si u shkul rrapi.
    Mire rrapi, po duhet te ngrihet nje monument tani per kete copez te vyer historie.
    Kengen e kendojme, po nuk ka lezet pa rrapin.
    Duhet te ringreme dicka pa u vonuar, perndryshe do harrohet fare si problem

  14. ATILA says:

    TE RRAPI NE MASHKULLORE
    FOLI CERCIZI ME GOJE
    PO TANI QE MUNGON RRAPI
    DO NA FLASE SALI TRAPI
    FOL SALI TU THAFTE LLAPA
    E MBUSHE QEVERINE ME TRAPA
    KU SHKEL TI NUK MBIN ME BARI
    O SALI TU THAFTE “BULLARI”
    SA ME SHUME TI FLET E FLET
    AQ ME SHUME KTE VEND E DHJET
    SI S’TU GJET KAPAK I MIRE
    TE TA MBYLL ATE QELBESIRE
    KUR TE IKESH NGA KJO JETE
    QO NDIHEMI ME TE QETE
    DO DALE DIELLI E DO MBIJE BARI
    SE SHPETUAM NGA SALI .ARI
    DHE NE VEND TE RRAPIT TE VJETER
    DO MBJELLIM NJE RRAP TJETER
    QE SE DI HISTORITE E TE PARIT
    E AS BEMAT A SALI GOMARIT.

  15. Per atilen says:

    Faleminderit. Shume e bukur

  16. Sali Berisha eshte direkt shkaktari i rrezimit te Rrapit me Keqeqeverisjen qe po ben. Rrapin e Mashullores e pershendesim nga larg per kujtimet e bukura qe kemi pasur me te. Nje tjeter Rrap te madh duhet mbjellur per te zbutur sadopak dhimbjen qe na krijoje rrapi. Une i bashkohem Opozites Shqipetare qe te bejme nje mocion mosbesimi kunder qeverise berishe per Rrapin. Ne qofte se vertete opozita kerkon pushtet te parakohshem, ky eshte rasti me i mire qe opozita ta shfrytezoje deri ne fund duke rrezuar qeverine Berisha dhe duke krijuar qeverine Kuqe Zi te z Bamir Topi….

  17. katunari says:

    Ne,Pd-ja e Gjirokastres,si gjithe PD-ja e Shqiperise dhe qeveria,po mundohemi me mish e shpirt,duke pare edhe prerjen e pemeve ne parkun kombetar,qe te presim pemet,sidomos ato me te vjetrat.Per rrapin ne Mashkullore nuk kemi shume merita,sepse ai ra vete,me disa nderhyrje te vogla nga privati,por sot e tutje ne do te tregojme vlerat tona,vlera qe jane per integrimin e Shqiperise ne Europe dhe ku te doni ju.Nga sot edhe ne do i bashkohemi,Lul Bashes,qe pervec pemeve te parkut,shkuli nga faqja e dheut edhe pemen prane Galerise se Arteve.I bejme thirrje te gjithe organizatave te PD-se ne te gjithe vendin,te ngrihemi dhe te ndjekim Lul Bashen,i cili nen udheheqjen e sulltan Saliut te pare,nuk can bythen per asgje,yxhym perpara.

  18. selimi says:

    gjynah kjo masaker qe kryhet ne floren tone prej betonizimit dhe mungeses totale te shtetit.Afrika i ruan shume mire se ne monumentet e natyres. Mjere Shqiperia ku u katandis. Paska qene 0 ky mut VICIDOLI E LOPAHYRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje