Helikopterët që futën në sherr Berishën me SHBA dhe bunkeri i Imamit

26 Korrik 2012, 10:05Politika TEMA

Pak ditë përpara se Berisha të dorëzonte në Pragë aplikimin për marrjen e statusit të vendit anëtar për në Bashkimin Europian, shkoi me urgjencë në Paris, ku e priti presidenti francez, Nikola Sarkozi. Pa tapet të kuq, pa ceremoni, thjesht një takim sa për të lëshuar një deklaratë për shtyp më pas. Berisha mori një mbështetje formale nga Sarkozi për aplikimin, kurse ky i fundit mori premtimin e Berishës se do blinte nga kompania Eurocopter disa helikopterë. Ndërkohë në Tiranë TV Klan për çudinë e të gjithëve kishte nisur të bënte reklamë për… kompaninë e helikopterëve Eurocopter.

Bëhet fjalë për prillin e vitit 2009. Shqipëria nuk e ka marrë ende statusin kandidat, kurse helikopterët u bënë mollë sherri mes Berishës dhe SHBA-ve, që kishin hyrë në garë për tenderin e helikopterëve. Madje edhe në dokumentet e Wikileaks u zbardh ky skandal i Berishës. Ndërkohë që u premtonte amerikanëve se do kishte procedura transparente në tender, ai e kishte dhënë tenderin tek francezët.

Sot e kësaj dite ende askush nuk di cila është kontrata me kompaninë Eurocopter, çfarë parashikon ajo, si është historia e një helikopteri VIP super të shtrenjtë, sa ka kushtuar ai? Ministria e Imamit nuk ka denjuar asnjëherë të zbardhë detaje për këtë histori. Dhe ta mendoni se bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro.

Por gjërat rëndohen më shumë. Ndërkohë që dje nuk kishte agjenci e media ndërkombëtare që nuk raportonte për rrëzimin e helikopterëve, bunkeri i Imamit heshtte, sikur të mos ishte rrëzuar një helikopter i blerë nga Shqipëria. Aq më tepër që kishte dyshime se mund të kishte pilotë shqiptarë në trajnim.

Pse ky njeri e drejton këtë ministri si bunker dhe pse duhet që shqiptarët të shfletojnë mediat franceze për të marrë vesh ç’bëhet me paratë e tyre?

12 komente në “Helikopterët që futën në sherr Berishën me SHBA dhe bunkeri i Imamit”

  1. EuroMaloku says:

    Kur prodhohet per Salbanine…”buono per Albania…”
    Sa mire qe nuk kishte qene SALA te bente inangurimin e ketij evenimenti duke fluturuar vet!Se SALA vdes per te prere shirita!
    Ja pra qe paskemi qene me fat!

  2. arian says:

    Helikopteri me të cilin përfundoi në mënyrën më të keqe jeta e një ish ministri, është një histori e trishtueshme rreth së cilës akoma kanë mbetur pikëpyetje!
    Në se ju kujtohet, vula e blerjes, ishte modifikuar duke u ngjyrosur me laps mbi letër, nga ana e pasme një monedhë shqiptare për shkak të stemës së saj!!!
    Ai model, Augusta Bell, është nga modelët më të shitur por edhe me historitë më tragjike. Duke filluar që nga dorëheqja e një ish drejtuesi të N.A.T.O.-s në mos gaboj Manfred Vërner dhe vetëvrasja e një ish ministri të mbrojtjes së Belgjikës dhe deri në disa raste rëniesh në Greqi – për arsye se jetoj në Greqi – në misione transporti të sëmurësh!
    Bëhej fjalë që ishte helikopteri presidencial!
    Sot, kur në provën e fundit një helicopter, i firmës Eurocopter, rrëzohet, qoftë edhe për paaftësi të pilotit, të paktën shteti i ynë duhej të reagonte menjëherë por ng ana tjetër është e natyrshme të krijohet dhe të rritet një dozë dyshimi për këto modele helikoptersh të blera me shumën 14.000.000 njëri!!! Apo e kam gabim?
    Ç’të thuash…
    Më mirë vetëm një Super Puma dhe i saktë se sa gjëra të tilla me “tersllëkun” që në nisje!

    1. baba says:

      te lutem ma kujto pak punen e vules

    2. Shefqet Cela says:

      Me te drejte shqetesohemi per cilesine e ketyre helikoptereve, sidmos per ate super te shtrenjtin.
      Me ta udhetojne kreret neper fushata dhe, ruajna zot, mbetemi pa te!!

  3. riza bregu says:

    ME DUKET SE E KISHIN PROGRAMU GABIM OSE BERI GABIMISHT DY ULJE ME SHUME PARA DOREZIMIT.

  4. edi says:

    Perse ore Sala e ka fajin edhe per kete. Helikopteri qe u rrezua eshnte nje me te mire qe eshte aktualisht ne tregun ushtarak dhe civil.
    Madje edhe ushtria amerikane ka kontraktuar modelin e ri te superpuma (cougar) qe njihet per fleksibilitetin dhe aftesite e tij manovruese.
    Ajo qe ndodhi ihste nje aksident dhe kjo rendon meseshumti mbi Eurokopter.

    1. mirel says:

      Jo nuk ka faj Sala per kete.
      I vetmi faj i Sales eshte qe nuk hipi vete ta provonte.

  5. nistjo says:

    ISHALLA MERR KM FRIKE NGA KETO INAGURIME SE JEMI IVETMI VENDE QE I BEJME KETO PER TI MBUSHUR MENDJEN FUKARAIT QE QEVERIA PUNON.

  6. Sali Rama says:

    ai helikopteri per transport vipash eshte i mireseardhur pasi do coj per lesh kreret e politikes shqiptare ndersa te tjeret jo pasi ushtaret jane gjynaf

  7. elida says:

    Ta dinte helikopteri I zi se sa nder do I bente shqiptareve po te binte kur te kishte hypur saliu ne te me siguri nuk do binte ne France por do duronte e do te rrexohej me saliun e zaberhanet e tij qe po rrjepin ketij popull,por nuk thone kot populli:s’bje rrufeja ne qenef ore Jo:

  8. gimi says:

    Nê qoftêse Edi do qê tê fitoj duhet qê tê gjith personat qê kanê lidhje me tê gjitha problemet nê lidhje me korupsjonin(si tenderat,si vjedhjet qê bêjnê nê investimet qê bêjnê ministrat,deputetêt me nê krye sali berishên dhe familjen e tij)duhet qê ti gjurmoj tê gjitha aferat qê ata kanê bêrê tê pêrvetsoj tê gjitha pronat ti fusi nê burg ma nê krye sali berishên dhe familjen e tij.Kêtê tja premtoj popullit dhe ta mbajê fjalên pêrndryshe kjo tregon se dhe ai êshtê njê soj sisaliu ikomprementuar prandaj ka frikê qê ti dênoj se êshtê edhe ai i koruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje