Lulzim Basha ka mbushur një vit sot që prej marrjes së postit të kryebashiakut të Tiranës. Por, në një analizë të punës së vet për këtë vit, Basha nuk ka përmendur asnjë prej premtimeve të bëra një vit më parë, duke qenë se nuk ka përmbushur asnjë prej tyre.
Ai kishte premtuar se qytetarët e Tiranës do të merrnin hipotekat brenda tre muajve nga fillimi i detyrës, por një vit më pas, shumë pak prej tyre kanë marrë vetëm leje përdorimi.
Dhe, duke qenë se ka pasur shumë pak premtime të mbajtur, Bashës gjatë fjalës së tij nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të lëshojë disa premtime të reja dhe plane për të ardhmen.
“I kemi dhënë mbi 24 mijë qytetarëve tapitë, apo lejet e përdorimit për tapitë e tyre dhe nuk do të pushojmë derisa çdo qytetar të ketë në dorë tapinë e banesës. Në këtë kuadër arritja më e spikatur dhe premtimi më i madh i mbajtur është përfundimi i Planit Urban të Tiranës. Me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po përfundojmë procesin e koncensionimit të terminalit të ri multimodal të pasagjerëve në hyrje të Tiranës. Unaza e Madhe, kjo vepër e rëndësishme strategjike, e parashikuar edhe në Planin Urbanistik është në proces të ndërtimit. Në bashkëpunim me sektorin privat është dhënë leja koncesionare dhe pritet së shpejti të nisë puna për parkimin e parë nëntokësor në Tiranë në sheshin “Italia”.Sa i përket ndërtimit të tramit, gjatë këtij viti bashkia ka kontaktuar dhe vënë në rrugë të mbarë procesin e gjetjes së modelit të financimit“, tha Basha.
Ai premtoi gjithashtu kredi per bisneset e vogla, dyfishim te gjelberimit brenda viti 2013, rikonstruksionin e shtratit te lumit Lana e të tjera projekte qe kane te bejne me transportin publik, varrezat murale, rikualifikimin e 47 rrugeve, ndertimin e 15 shkollave, ngritjen e Qendrës se Kontrollit te Trafikut urban, etj.
Byasha per tironen or tej! Ate sheshin e rregulloi se duhet per adetet e muajtit te byrazereve?
Nxenesi po ja kalon profesorit.Me mashtrues se profesori.