Topi darkon menjëherë me drejtuesit e FRD. Besnik Mustafaj: Bamiri do e drejtojë këtë parti

25 Korrik 2012, 10:20Politika TEMA

Menjëherë pas ceremonisë zyrtare, gjatë së cilës i dorëzoi Bujar Nishanit postin e kreut te shtetit, ish presidenti Bamir Topi ka preferuar që orët e para të tij si qytetar i thjeshtë t’i kalojë në një nga lokalet e kryeqytetit duke darkuar me miqtë e afërt. I shoqëruar nga bashkëshortja, zoti Topi është ulur në një tryezë me Gazmend Oketën, Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj, Sali Shehun, pjesa më e madhe e të cilëve drejtues të partisë Fryma e Re Demokratike.

Në darkë nuk ka munguar dhe stafi i tij i afërt gjatë qëndrimit në presidencë. Por këtë takim Topi nuk e komentoi si një rinisje të axhendës së tij politike, pa mohuar një rikthim në jetën politike, ai u shpreh se i duhet ende pak kohë. I pyetur nga Vizion Plus lidhur me tonet kritike që Nishani përdori ndaj tij gjatë betimit në parlament, Topi është shprehur se nuk e ka marrë personale pasi Shqipërisë i mbeten ende shumë sfida në sistemin e drejtësisë. Duke lënë në fund mesazhin se duhet që të ketë një angazhim më të madh politik për ta çuar vendin përpara, ish presidenti është afruar të tryeza ku e prisnin miqtë e tij.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj komentoi pjesëmarrjen në këtë darkë duke u shprehur haptas se në krye të FRD-së duhet të jetë Bamir Topi.

“Unë jam këtu si një mik i Bamir Topit, por edhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si një nga shumë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, të cilët janë të bindur që presidenca e zotit Topi ishte shumë e suksesshme. Këtë emër të mirë me veprimtarinë e tij në të ardhmen zoti Topi do e rrisë më tej, do e vërë në veprim të Shqipërisë. Nuk është një mister për asnjë se Bamir Topi është një ndër themeluesit e FRD-së. Unë besoj se Topi do ta drejtojë këtë forcë politike. Megjithëse nuk jam zëdhënës i Topit dhe nuk mund të flas në emër të atij”, tha Besnik Mustafaj.

17 komente në “Topi darkon menjëherë me drejtuesit e FRD. Besnik Mustafaj: Bamiri do e drejtojë këtë parti”

  1. Deni says:

    I uroj shume suksese z.Topit dhe shpresoj shume ne veprime qytetarie e ne aleanca te suksesshme vetem per te rrezuar kryemalokun kriminel qe shkatrroi c’do gje ne kete vend.E pate si rrinte dje ne presidence si nje plak i lig i shtremberuar komplet me fytyren qe nxinte nga mllefi e nga shpirtligesia qe ka ky palo plak i rrjedhur meriton nje ptu….. te madhe.

  2. Dezenjatorja says:

    Z.Topi eshte njeri me vlera dhe parime (qytetar jo shpellar),rrezaton miresi dhe shpresoj shume se do beje gjera te mira per kete vend.I uroj mbaresi dhe sukses ne krijimin e nje fronti kunder rregjimit e te mblidheni te gjithe bashke te majte e te djathte te shporrni Sali Koleren qe per turpin e tij bredh neper rruge me antiplumb!!!!

    1. anticensurë says:

      kurse ti o dizenjatore përveç mirësisë rezaton deh budallallëkun!

    2. Realitetin Shqipetare te ketyre 7 viteve nuk mund te ta zhduke nje Dezenjator me nje te rene te lapsit. Qeveria Demokratike ka ato vlera modeste qe vertete shkelqejne dhe Shqipetaret e gjithe rajonit dhe Shqiperise e dine mire pozicionin e Bac Berishes qe ja kalon Nene Terezes dhe Skenderbeut. Atdhetari me i madh i te gjitha koherave. Berisha eshte miku i gjithe liderve boterore. Absolutisht no Coment.

  3. anticensurë says:

    Besnik Mustafaj thotë:”Unë besoj se Topi do ta drejtojë këtë forcë politike.”shpresojmë që të mos jetë e vërtetë!përndryshe do të na dilte një gënjeshtar i madh presidenti ynë “presidenca e zotit Topi ishte shumë e suksesshme”!dihet që politikanët janë gënjeshtarë profesionist!si u parnohet grabitja bankierëve ashtu dhe gënjeshtra politikanëve!para pak muajsh zoti bomir faraxhiu na u betua se jo vetëm që nuk kishte lidhje me “partinë e të ndershmit oketa”,por se ai pas përfundimit të mandatit do të na këhthehej në një “misionar e blablabla”!
    suksesin e presidencës së tij,pothuaj të mbyllur me vrasje para derës së tij dhe me pa asnjë lloj dënimi në 2.5 vjet!të paktën të vrasësve të urdhëruar!urdhëruesit duhet ti harrojmë,nuk ishin peshë që mund ti mbanin këllqet e bomirit!suksesi i tij i vetëm ishte mos pranimi i “grushtit të shtetit”!ne shqipot e thjeshtë që jemi të mësuar të kërkojmë pak,e përfundojmë me më pak,gjithmonë e ngritëm në qiell “babain”5 vjeçar të popullit shqiptar!ne themi “ka dhe më keq”!mund të kishte qënë 100% në krah të berishës,por shyqyr nuk ishte 100%!ishte më pak,si puna e asj vajzës që ishte “pak shtatëzanë”,por jo shtatzanë!
    kjo shprehje mbyllse e Besnik Mustafaj “Unë jam këtu si një mik i Bamir Topit, por edhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si një nga shumë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës”është me të vërtetë për të të nxjerrë zorrët!të jetë njeriu kaq hipokrit???të kujtojë se mustafajt i hapet barku për “qytetarët”????ka folur ndonjë gjë si një ish personalitet politik për gjëndjen në shqipëri,kosovë mal të zi,maqedoni e aq më pak për preshevë ky bllofaxhi???mua smë kujtohet gjë,ndoshta ka qënë në inkubacion,ose i ka grumbulluar për ti nxjerrë tashti!
    “dita duket që në mëngjes”,kjo parti e ka filluar me gënjeshtra,bllofe pseudokombëtare dhe mbështetje për berishën!vaj me det çdo të ndodhë më pas!

  4. sali trapi says:

    Na doli dhe nje spiun (fuks i berishes),me pseudonimin “anticensure”????…..?.

    1. anticensurë says:

      o sali trapi,ma ………………………..!

  5. Petro says:

    Z.Mustafaj ben mire mos te mbaje te tilla deklarata qe vijne era perseri diktature.Se kush do ta drejtoje FRD ta vendosin zgjedhjet e lira brenda partise, e cila duhet te shpalle gjatesine e mandatit te kryetarit.Ndryshe s eshte bere gje tjeter vetem eshte kopjuar PD, mos themi PPSH me udheheqes te perjeteshem dhe te paracaktuar.Me vjen keq qe nje politikan aq vjecar dhe drejtues i diplomacice,qe ka jetuar shume vjet jasht, ben te tilla deklarata servile dhe qe vijne era totalitarizem.Start i gabuar… FRD ben mire te dali me nje program konkret se si do t u ktheje shpresat shqiptareve qe mbeten rrugeve te botes pa pare nje drite jeshile ne fund te tunelit ne atdheun e tyre.Te shohim ditet qe do te vijne… Te shpresojme… Ndryshe do te perfundoje si partickat e tjera qe kane mbetur me nga nje kryetar te perjetshem.

    1. xha Jaho says:

      E keqja e zotit Mustafaj dhe disa te tjereve ne FRD eshte se ata nuk funksionojne dot ndryshe. Ata vertet dolen menjane dhe formuan parti te re, por nuk kane asnje ndryshim nga ata qe lane pas tek PD-ja.

      Bamir Topi, B. Mustafa dhe shume te tjere ne ate parti jane te konsumuar politikisht dhe pa asnje ide te re.

  6. qytetari says:

    Pa e lene akoma mire njeren karrige beri gati karrigen tjeter ky Topi .U mesun me pushtet e me perfitimet qe sjell pushteti (sidomos ne nje vend mafjoz,si Shqiperia)dhe vec vdekja mund ti largoje prej tij Topin me gjithe legenat e tjere.

  7. tani says:

    une topin nuk e konsideroj politikan te sukseshem apo njeri te zgjuar. asnje nga politikane qe ka shqiperia eshte dinjitoz dhe mundohet per te miren e vendit. te gjithe jane bere super te pasur kurse populli vuan per buken e gojes. dhe e ka fajin populli qe behemi kunder njeri tjetrit sepse njeri eshte me ramen tjetri me berishen e tjetri me topin etj. nje MUT jane qe te gjithe. mjelin shqiperine dhe popullin per veten e vet. eshte gjynah qe mos te kete pune rinia e sakte e ketij vendi dhe ta kene vendin ne dore qeniet ordinere pa shpirt pa tru e genjeshtare. keshtu qe mero e di qe do te iki berisha po te lutem pervec njerezve si topi, rama etj gje o njeri dhe ndonje djale apo vajze qe ja vlen dhe promovoje. boll me me te njejtit persona eshte bere e merzitshme dhe depressive situata. na u be vone ku hengri darke legeni topi apo kujt i foli i cmenduri berisha, kujt i vori gjobe derri meta,dhe cfare beri idioti rama. mundohu te kontribosh me zgjuarsine tende mero dhe shkruaj per ate rini qe ja vlen

  8. Myzeqari says:

    Zoti Topi urime dhe gjithe te mirat per Ju dhe familjen Tuaj. Respekte per punen Tuaj ne krye te presidences. Mbetesh simboli i vlerave qytetare per te cilen ky vend ka aq shume nevoj sot. Suksese dhe pune te mbare.

  9. Mentari says:

    Akoma su ngop ky qelbesire me taksat e shqiptarve por edhe ne diten qe largohet shtron darka e dreka me parate e popullit fukara shqiptare.Ky qelbesire ,vakabond,tradhetar i intresave te shqiptarve nuk ka as turp dhe as si skuqet dhe as si zverdhet fytyra se po abuzon me parate e taksave te shqiptarve.Gysmen e buxhetit te presidences ky qelbesire e perdorte per dreka e darka,per harem tamam si Alfred Muti Moisiu.Keto pal hajdute duhen kapur,lidhur duar e kembe me zinxhire dhe te hidhen ne mes te detit Medhe dhe leri atje qe peshkaqenet te festojne me dhjamin e ketyre qelbesirave.

  10. Elio77 says:

    do t’a shohim presidentin e 100-$ te grisur nga duart e Saliut, te bastit te vetofruar tek Sofra e Ariut. Nishani ka perpara dy modele, ate te Moisiut “pa djale” dhe te Topit “rrugaç”. I njejti trajtim nga Sollaku deri tek Topi, prandaj edhe Fryma e Re ka moralin e shkelur ne mes nga kuotat e basteve te saliut ne kazinote e Nanos apo majkes sic thoshte dikur “Njeri nga te shumtet,…”

  11. I uroj gjithe te mirat Topit, sepse sa ishte ne krye te presidences nuk arriti asnjehere te dehet tape siç e ka zakon. Topit mendoj se i shkoje mire deri ketu, ky ishte maksimumi i tije se nuk mund te bente me shume … kaq kapacitet ka. Sa per leket e buxhetit te nje viti i kishte mbaruar per 6 muaj, por kjo eshte problem tjeter. Topi kur ishte president mendoje tri gjera qe nuk i ecen. Mendoje se do te ishte i pa mposhtur me 21 Janarin, me Inen, Edin etj.. Mendoje rrotacion para kohe. Mendoje qe do qante populli per Bamken. Ehhh kujt i bie mendja sot o Bamke per ty, ju Bamke dhe ato çika parashe qe bete ne presidence dhe KLD po i shpenzoni per partite e krijuara ne presidence Koqezi dhe Fryma…

  12. JC says:

    Me sa duket ne Shqiperi standardi I nje Presidenti te mire eshte dikush qe nuk ben keq drejtperdrejt. Ne ligj heshtja eshte e barabarte me pranimin e krimit, ptandaj Topi mund te quhet cdo gje pervec nje Presidenti te mire.

  13. Zana says:

    Bamir Topi, Oketa .. jane te vetmit politikane qe kane dale te paster ne kete deshtim historik.
    Te gjithe ato emra qe permende me lart(Cupi, Fevziu) jane ato qe kane mbrojtur dhe vazhdojne ta mbrojne nje pjese te ketij deshtimi ku perfshihesh edhe ti Mentar dhe ato si puna jote.
    Bamir Topi qe i vetmi President qe e ngriti lart nderin e Shqiperise duke i treguar Evropes qe ne kete vend ka akomma politikane qe hecin perpara me ligjet e shtetit dhe jo me urdhrat e Sali Berishes apo Edvin Rames.
    Vetem mendje te ngushta nuk arrijne ta kuptojne kaq gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje