Këshilli i Legjislacionit miraton në parim draftin konsensual për imunitetin

24 Korrik 2012, 19:31Politika TEMA

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilluan seancën e radhës për amendimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit. PS e PD prezantuan draftin e përbashkët mbi një çështje të tillë. Por pavarësisht se është arritur në një draft të njësuar, sërish PS këmbëngul në përfshirjen tek ndryshimet kushtetuese dhe të asaj pjese të propozimeve të saj që lidhen me reformën në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerësoi punën e dy relatorëve. Sipas saj heqja e imunitetit përveç se një detyrim, vendos barazi për secilin nga zyrtarët e lartë zyrtarëve përpara ligjit, është një hap drejt transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, ashtu sikundër ishte dhe një nga kushtet e BE.

Opozita këmbënguli në qëndrimin e saj politik edhe pro heqjes së imunitetit, por jo votimit më 6 gusht.

Kryeparlamentarja Topalli kujtoi se mazhoranca për hir të kompromisit kapërceu veten dhe pranoi propozimet e opozitës për imunitetin. Ajo hodhi në votim në parim propozimet, të cilat u miratuan. Më pas erdhi radha e votimit nen për nen, ku edhe pse u votua pro të gjitha neneve, në votimin në tërësi socialistët nuk e miratuan atë. Në fjalën e tyre asnjë prej përfaqësuesve të PS-së në Këshill nuk argumentoi këtë qëndrim dual të tyre.

Relatori i PS, Pandeli Majko kërkoi shtyrje të votimit për disa javë të ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare. Kërkesa shkaktoi reagimin e kryeparlamentares, e cila konsideroi kërkesën si një hipokrizi politike.

Tashmë drafti iu delegua seancës parlamentare të 6 gushtit, ku pritet votimi.

1 komente në “Këshilli i Legjislacionit miraton në parim draftin konsensual për imunitetin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje