BETOHET Nishani: “Prioriteti im, reforma në drejtësi”. Presidenti bën thirrje për heqjen e imunitetit

24 Korrik 2012, 19:03Politika TEMA
BETOHET Nishani: “Prioriteti im, reforma në drejtësi”.

Nishani betohet se do jetë president i opozitës dhe mazhorancës. Presidenti i ri tha se emrat e rinj për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese do zgjidhen në bashkëpunim me Kuvendin. Kamerat u kujdesën që të mos fokusojnë momentet kur ai ecte

 

Bujar Nishani është betuar në parlament, duke u bërë zyrtarisht presidenti i ri i Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit ka lexuar formulën e betimit, kurse Nishani ka thënë ‘betohem’, duke shtuar nga pas “Zoti më ndihmoftë”. Mediat nuk kanë mundur të kapin momentet kur Nishani është futur në Kuvend, por vetëm për pak sekonda është filmuar Nishani duke dalë nga salla. Qartazi dukej vështirësia e tij në të ecur.

Nishani ka lexuar një mesazh relativisht të gjatë në Kuvend.

Fillimisht ai falënderoi të pranishmit dhe qytetarët shqiptarë. Nishani falënderoi Hillari Klinton dhe Manuel Barroson për mesazhet që i kanë dërguar.

“Sot u betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet e lirinë e interesat e qytetarëve të vendit tim.

Këtë detyrë po e marr përsipër në 100 vjetorin e Pavarësisë. Rruga jona nuk ka qenë e lehtë, por e mbushur me sakrifica dhe herë- herë me pengesa, por së fundmi ia kemi dalë të jemi në rrugën e duhur.

Gjatë 20 viteve të fundit kemi pasur një Shqipëri më të mirë, më të lirë, më demokratike e më të zhvilluar ekonomikisht. Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sot liria jonë është e sigurt. Sot shqiptarët lëvizin pa pengesa në hapësirën Shengen.

Shqipëria nga vendi më i izoluar në Europë mban sot presidencën e radhës së Këshillit të Europës. Vendi ynë është i barabartë me partnerët,” tha Nishani.

“Detyra jonë është të shohim e të dëgjojmë çdo ditë dhe të kuptojmë atë çfarë duan qytetarët të gëzojnë në vendin e tyre, në vendin ku po rrisim fëmijët dhe duan t’ua lënë trashëgim nipërve e mbesave.

Të gjithë jemi të bindur se kërkesat e tyre janë të njëjta. Secili prej nesh e ka një mundësi të japë kontributin e tij për të garantuar këto.

Shqipëria ka mjaft sfida me të cilat duhet përballur dhe të cilat duhen zgjidhur,” vijoi presidenti.

Nishani theksoi se prioritet i tij do të jetë reforma në drejtësi. Ai i bëri premtimin e parë mazhorancës se emrat e rinj në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese do zgjidhen në bashkëpunim me ta.

“Presidenti në përmbushje të detyrave të tij kushtetuese ka një angazhim të rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë. Për fat të keq ne aktualisht kemi një raport të theksuar mosbesimi mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Rivendosja e këtij besimi do jetë matësi dhe vlerësuesi më i mirë i këtij sistemi,” tha Nishani.

“Ofroj gjithë vullnetin e presidentit, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese,” vijoi ai.

“Institucioni i presidentit do të garantojë se vlera e lartë e dekretit presidencial t’iu kushtohet vetëm atyre prokurorëve që kanë garantuar vlera të larta dhe integritet moral e profesional” tha Nishani.
Presidenti përshëndeti marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe theksoi nevojën për heqjen e imunitetit. Ai garantoi se do jetë president i opozitës dhe mazhorancës.

“12 përparësitë e përcaktuara në opinionin e Komisionit Europian. Një seri rezultatesh pozitive janë arritur. Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të shprehur vlerësimin për konsensusin e arritur për reformën zgjedhore dhe mirëpres aktin e heqjes së imunitetit si një akt të barazisë pra ligjit.”

“Dëshiroj të konfirmoj gjithë vullnetin për të qenë partner i sinqertë për mazhorancën dhe opozitën. Institucioni i presidentit do i ketë të hapura dyert e tij për mazhorancën dhe opozitën për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta.”

 

13 komente në “BETOHET Nishani: “Prioriteti im, reforma në drejtësi”. Presidenti bën thirrje për heqjen e imunitetit”

  1. Kukulla e berishes says:

    Ministri i hashashit behet president!
    Promovohet kukulla e Berishes ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html

    1. sorge says:

      GALLATA E RADHES SE PRESIDENTIT TE RI TE REPUBLIKES BERISHA:
      NJOFTUAN SE PRESIDENTI I RI DO PERSHENDETET ME 21 TE SHTENA TOPI!!!
      HAAAAAAA!!!
      Me qe e kam shtepine afer kodres ku ne 18 TETOR 1943 ARTILERIA E BRIGADES SE TRETE SULMUESE QELLOI PARLAMENTIN KUISLING TE BABALLAREVE TE KETYRE QE SUNDOJNE SOT SHQIPERINE,NDOQA ME VEMENDJE TE SHTENAT GJOJA TE TOPAVE,QE FILLUAN TE SHPERTHENIN PIKERISHT NE ATE VEND!!
      MASHTRIM I MADH:NUK ISHIN TE SHTENA TOPASH,POR PLASJE TE KALLEPEVE TE DINAMITIT!!!
      HAAAAAA!!! KAQ BUDALLENJ KA BERISHA ,SA NUK DINE TE MASKOJNE FALLCITETET!!!
      JAM ARTILJER E NUK MUND TE ME GENJEJNE DOT SE NISHANI U PERCOLL ME TE SHTENA TOPASH!!!

      1. sauksi tankist says:

        Bravo sorge!
        Edhe une kam qene tankist ne Sauk!
        kam bere stervitje deri ne majen e topit.
        Hi syve i thone kesaj!
        Kur nis me mashtrim …, dihet fundi ?

      2. Gezuar Presidentin e Ri Shqiperi dhe Shqipetare. Tani dihet se nje 05% te shqipetareve nuk jane dakort me kete kandidature, por demokracia keto rregulla. Kryesorja ishte shporrja e atije presidenti qe deshite perçaje shqipetaret. Me shporrjen e partise Fryma e Qelbur nga presidenca Shqiperia ka bere nje tjeter hap perpara. Tani shqipetaret do te kene ne presidence nje president te gjithe shqipetareve pa dallime patriake. Mori fund kalvari i tejezgjatur i vuajtjeve te shqipetareve nga medioker dhe tani e tutje do te kete deren te hapur çdo shqipetare. Njoh nga afer edhe njerezit qe terhoqi Topi per ti sherbyer ne presidence, eshte vertete nje skandal ky lloje organizimi poshterues per vendin tone.

    2. Aishja prej Sauku says:

      Qyqja mi gruja e Presidentit,haneme Odeta.
      ca ishe vesh ashtu mi grue,flokt e lshume ene te preme shkall-shkall,Fustan te zi me rruza te bardha si guraleca lumi.Ene sa finde bojshe.Kur te takojshin ulshe gjunjet si sherbtore e zellshme…Lene ma kur u jepje flokve me nje tundje te leht te kokes djathtas..
      Na marrove krejt….Nuk thon kot katunarja katunare metet,me gjith pasurin qi ta kan dhon,sun bleshe na nji fustan ma festiv….smun te pagujshe nje kurs qe te te msonte si duhej te qendroje pa thy gjunjet si nxanse e zellshme shkolle.
      bu buja ne dor te kujt ka ra shteti.
      Skanderbeu ene Ismail Qemali nuk ka buur nane qi i man ne toke…Lugant kan me u ngrit.
      Bubja e berishes dukej si kombinim mes Qazim Mulletit ene Afmet Zogut.
      Buzqeshte ene zanin e klishte te brisht ,sic e kan Oficerat e rinj kur u jepet nje grad ma e nolt.
      Lum ne qi ja arritem ksaj dite te modhe,100 vjet pavarsi tu shku ne Evrop me karroc invaliti ene me Berish hund sqepin.

  2. edhe SALI BERISHA nuk do e lexonte me mire kete FJALIM te presidentit.. DARDHA nuk do te bjere nen MOLLE…

  3. Me gezim po shkoj ne pune. says:

    Reforma ne drejtesi munde te besh çdo vit ,bile po nuk zbatuan direktivat e Berishes,mund ti besh dhe ne 6 muaj.
    Drejtesi nuk do vendosesh!!!

  4. Cakalli7 says:

    me ne fund hallet e popullit te shumevuajtur o ti zgjidhe nje president … sakat

  5. Kol Tivari says:

    Tash kena pshtu.Po shkojme ne Europe me nje kryemutnister sakat ne tru dhe nji president sakat ne trup e tru.Po shkojme ne Europe me karroce invalidesh.Teksa po ndigjoj fjalen e ketij cope mishi,sic thot Cakulli e bajm minister a president,me vjen me vjedh.Qysh ne fjalimin e pare ky mut ka shkel kushtetuten.Ne referendumin per mbreterine,ka fitu antimbreteria.Pra populli shqiptar nuk e njeh Zogun per mbret.Presidenti yne,duke shkel kushtetuten e quan mbreti Zog.Presidenti yne sakat,ne fjalen e pare po flet me fjalet e malokut shpellar.Sot filloi uzurpimi i te gjitha pushteteve,sot Shqiperia u zhyt ne diktature.Ma e keqe se ajo e Enverit,sepse qytetari inteligjent,por diktator,Enver Hoxha,kishte nje ideal,megjithse te gabuar,kurse ky pleh i historise,asht vetem pervers inatci e idiot,ky asht Neroni i shekullit 21.,nuk ka ideal,por perversitet,njeri i shnjerezuar nga kompleksi i inferioritetit,sepse gjithmone do kujtohet si malok,arkaik e shpellar.

  6. mali says:

    Kol Tivarit
    Pervecse “asht vetem pervers inatci e idiot,ky asht Neroni i shekullit 21.,nuk ka ideal,por perversitet,njeri i shnjerezuar nga kompleksi i inferioritetit,sepse gjithmone do kujtohet si malok,arkaik e shpellar”
    Ke haru me shkru qe ka mision nga serbi per me shkatru Shqiperine- dhe po ja del mbane

  7. elda says:

    Pa tjeter nga drejtesia te ja fillosh,se ato i kan dosjet e zeza per ju te dores zez qe po e zhysni vendin per dit e me shum ne erresir,Zoti te gjukofte me cfar ke ty Ilir muti do i paguash nje dite gjynahet e nje populli.

  8. Ivani i madh says:

    Foli me se fundi manikini me zerin e Berishes dhe duhet besuar se jane te verteta sa ceshte e vertete dhe deklarimi i tij mbi shendetin e mire qe ka sna mjaftonte nje qe ta mbanin per krahu neper tribuna e mitinjgje po duheshe edhe ky i fandakosuri.Po besoj se me qenjen e tij atje do fitojne invalitet tani se kane njeriun e grupit aty dhe do beje dickaqe tja ule dhembjen dhe bashkevuajtseve te tij.Se mos na dalesh kodosh dhe i genjen.

  9. kam qene me PD po se dua me.... says:

    ste besojme. kete refren e kane thene te gjithe.kur do na i japesh ti pronet neve z. president tani qe na i rrembyet qe te gjitha? mos genjeni dh emos mendoni se ju respektojme. keni marre pronat tona dhe zoti do ja u zere buken ne fyt femijeve tuaj !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje