Organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, SEEMO, thekson se politikanët e lartë në rajon e kanë të vështirë të jetojnë me kritikat e mediave, duke i akuzuar gazetarët se po minojnë interesat kombëtare dhe se kanë lidhje me mafian.
South East Europa Media Organization, me qendër në Vjenë, vëren me shqetësim mënyrën se si politikanët në Ballkan flasin për median, raporton Balkan Insight.
SEEMO ka kritikuar disa herë qëndrimet e kryeministrit Sali Berisha për lirinë e medias, herën e fundit pasi një zyrtar i kryeministrisë paditi gazetaren e Shekullit, Lindita Çela, duke kërkuar burgim për të.
Por Berisha duket se nuk është i vetmi lider në rajon që e quan median vendase mafioze dhe mediat e huaja, letra higjienike.
Më 17 korrik 2012, presidenti i përkohshëm rumun, Crin Antonescu tha se Washington Post dhe Le Monde janë dy media të ndyra, që kanë për qëllim të përkeqësojnë imazhin e Rumanisë.
Më 5 korrik, kryeministri bullgar Boyko Borisov humbi durimin me median që po kritikonte Ministrinë e Brendshme dhe deklaroi se kushdo që kritikon Ministrinë e Brendshme, i shërben mafias.
Presidenti i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Djukanoviç, që ka dominuar politikën në këtë vend për dy dekada, tha se dy të përditshme malazeze duan ta shkatërrojnë këtë vend dhe atë personalisht.
Më 13 maj, Tomislav Nikoliç, atëherë kandidat dhe aktualisht president i Serbisë, tha se nëse do zgjidhej president, ai do telefononte televizionin publik RTS dhe do thoshte: “Po vij sonte aty, ju do informoni për gjithçka bëj unë, unë jam presidenti i Serbisë”.
Kurse kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, akuzoi një gazetar se i kishte bërë pyetje të porositura gjatë një konference në Bruksel, për të dëmtuar integrimin e vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO thotë se një klimë e tillë vetëm sa dëmton demokracinë dhe shton autocensurën.
Vetëm një ditë më parë, Sali Berisha sulmoi botuesin e një gazete opozitare, Koço Kokëdhimën, ndërsa fliste në grupin parlamentar të PD për ligjin për heqjen e imunitetit.
“Më duhet t’i them zotit Rama se është njëmijë herë më mirë të dëgjosh mendimin e shkëlqyer të të gjithë atyre ekspertëve, të cilët dole t’i gjuash me çomagën e Koços, vetëm e vetëm se, pavarësisht nga orientimi i tyre politik, po mbronin një parim universal, dikush të kufizimit, dikush tjetër të heqjes së imunitetit.”
po saliu nuk eshte se nuk i di e se nuk i kupton..POR formimimi dhe mentaliteti KOMUNIST nuk e lene te veproje ndryshe…AI e quan veten ”LIDER” DHE popullin ”’prone”’ te tije..FALE kjo edhe per INJORANCEN tone..JEMI dele..çdo sekonde qe kalon SALIU NE qeveri eshte OFENDIM PER kete popull…
Perse nuk shikohet edhe ana e kundert e problemit??? Ne vuajme per lirine e tepert te mediave pro diktatoriale.80 perqind e medias,sponsorizohet nga qeveria,me paret e popullit,vetem me dizinformu opinionin e me mashtru ne emer te qeverise.A ka ndonje ligj,qe i denon keto qeliza te qelbuna mediatike,si bashkepuntore ne krimin e vjedhjeve,vrasjeve e korrupsionit qeveritar.Gebelsi nuk ishte idiot,qe vrau vehten bashke me hitlerin,sepse e kuptonte krimin e tije.Edhe Gebelsianet e tredhun te qeverise,si Frangaj, Balliu, Cupi, Fevzi Tope tani,Zheji,Naim Cili etj,duhet te pergjigjen per favorizim te krimit qeveritar e dizinformim.Puna e pare e opozites,pas ardhjes ne pushtet,asht vendosja e drejtesise.Ne 97,F Nano e neglizhoi drejtesin duke lane te lire kriminelin Sali Kurve Vicidoli,ndersa kur erdhi kurva ne pushtet,u sul kunder kundershtareve qe e shkerdhyen ne 97.Rumania,ndonese antare e BE,shkarkoi presidentin dhe po vendos para ligjit kriminelet e korruptuar.Kete duhet te bajne opozita me kete regjim gjakatar.Atehere e ka besimin tone.
Ballkani me gropen me te zeze Shqiperine prej historise me luftrat e saj ne kete truall pati plaget me te renda, shto ketu 500 vite prapambetje plus 71 vite komunizem,ndaj edhe Shqiperia ka lidere pa orizont,pa edukate,grinavece ku seicili e di veten mbret.Nga kjo semundje vuan Saliu,Ruci,Meta,Gjinushi,etj,etj,te cilet nuk durojne dot gazetarin qe shkruan te verteten. Ngaqe veten e dijne pa te meta kjo s’jell edhe mos korigjimin e tyre.
Shikoni Saliun si nuk e la Z.Topi te flase fjalen e largimit te tij.
Kur Saliu mbyll gojen Presidentit si do lejoje nje gazetar te thjeshte te flase lirshem?
Do te thote qe lideret e Shqiperise jane prapa botes se qyteteruar.