Die Welt: Simboli i problemeve të Shqipërisë? Prodhimi industrial ra me 19.6% në një tremujor

24 Korrik 2012, 18:15Politika TEMA

BERZH: Ekonomia shqiptare pati rënie 1.4%, jo 0.2%, siç raportoi INSTAT-i

 

Gazeta e njohur gjermane, Die Welt, ka marrë në analizë në një shkrim të saj situatën ekonomike në vendet e rajonit. Prej disa ditësh mediat gjermane raportojnë se Sllovenia do jetë viktima e radhës e krizës së eurozonës. Por gazetari Thomas Roser thotë se të gjitha vendet e Ballkanit janë goditur rëndë nga kriza.

Në pjesën për Shqipërinë, autori thotë se vendi është i varur nga Greqia. “Ajo që ndodh në Greqi, ka ndikim direkt në Shqipëri. Të paktën për këtë gjë ankohet Mustafa Devolli, kreu i dhomës së tregtisë në Gjirokastrën jugore. Ai e di këtë nga përvoja e hidhur personale. Kompania e tij me 60 punëtorë përgatiste uniforma për ushtrinë greke. Për shkak se tani nuk ka më tendera në Greqi sepse po ndiqet kursi i shkurtimit të shpenzimeve, ndërmarrja e tij, e themeluar në vitin 1993, ka mbetur pa punë,” shkruan Roser.

Por gazetari thotë se nëse ka një simbol domethënës të krizës në Shqipëri, është fakti se prodhimi industrial në tre muaj është ulur me 19 përqind. Dhe kjo ndodh në një vend që është gjithsesi shumë i varfër, shkruan ai.

Ndërkohë Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim ka deklaruar se ecuria e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë shumë më e keqe seç ajo kishte parashikuar – Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr 1.4% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që ky institucion kishte parashikuar një rritje në masën 0.4%. Dhe kjo shifër është shumë më negative se sa ajo që është servirur së fundi nga INSTAT-i, sipas të cilit tkurrja e ekonomisë në tremujorin e parë ka qenë vetëm 0.2%.

Edhe tremujori i dytë duket se do të vazhdojë prirjen negative të të parit sepse ai përfundoi me një bilanc shumë negativ në realizimin e zërave të buxhetit të shtetit. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave për periudhën janar-qershor, këtë vit të ardhurat janë afro 85 milionë dollarë më të ulëta se ajo që parashikohej, me një rënie 5.4 për qind.

11 komente në “Die Welt: Simboli i problemeve të Shqipërisë? Prodhimi industrial ra me 19.6% në një tremujor”

  1. kur ”MBURRET” SALI BERISHA me ekonomine shqiptare ,, qe nuk prodhon as fasulet e qepet ne shqiperi??????????? rrofshin ”’LEKAT ”’ e emigranteve…

  2. hajriu says:

    Sipas gjasave keq e me keq do vene gjerat sepse perveç te tjerash ky ka bllokuar edhe ndertimin qe ishte i vetmi sektor produktive . Dhe gjithe kete bllokade e bene vetem per te zaptuar ndertimin ne Tirane .

  3. Idel Astro says:

    Degjova dje ne nje seance te komisionit te kuvendit te Shqiperise znj Gjermeni deputete e PS qe tha se pensionet e shqiptareve nuk e kan arritur vleren reale te pensioneve te para viteve 90.Si qytetar me lind e drejta te pyes po parametrat e tjere qe masin zhvillimin ekonomik te nje vendi a e kane arritur valle.Shteti shqiptar i para viteve 90 ishte nje shtet i centralizuar dhe me ekonomi te mbeshtetur fort tek planifikimi, prej nga mund te kuptohet lehte se kishte statistika serioze mbi te dhenat vjetore te prodhimit bujqesor e industrial, mbi zerat e prodhimit per cdo sektor, te dhena mbi eksportet dhe importet te cilat krahasoheshin cdo 5 vjet dhe me vitin 38.Erdhi nje kohe qe Shqiperia deklaroi se e siguronte vete BUKEN permes prodhimit te grurit.Ku jane keta ekspertet e ekonomise sone te na thone sa prodhon shqiperia sot grure, miser pambuk, fruta dhe sa PRODHONTE PARA 90.Apo prodhime te ndryshme industriale dhe pastaj te shohim sa shkelqen xhevahiri i ekonomise sone ne te vertet

  4. Cakalli7 says:

    gjermonet na kan inot se na jena ne venin e dyt ene do vem ne te parin

    1. Argita_B says:

      Me initie akoma kane greket ata…

      1. Cakalli7 says:

        shka don me than ti argit me nji ket “inire” se ti oj burrnesh e din qi un vetm tosknisht kuptoj

        1. cakalli7 says:

          Une jo taliban prij Kosove dhe per mue asht ma mire me kon Taliban islamik dhe na kosovart jena krejt taliban dhe musliman dhe i urrejm krejt Kristianet e Shqipnise Greqis dhe Serbis

  5. e ardhmja says:

    Pse ka akoma ndonje cop katunari qe ti besoje shifrave te qeverise apo mender instatit.?

  6. FANTAZMA,Bismark says:

    GAZETE KOMUNISTE-”Evropa me ate here ishte per det e per lume,priste Boden e SALINE TA ZGJUANIN NGA AI GJUME’
    Parlamenti i krimit e korrupsionit jo vetem nuk do te dije per aqe sa ndodh ne bote e rajon por vazhdon me nje veprimtari sa kriminale e injorante duke bere ‘POLITIKE’president,imunitet,12 pika,13 presje,sa u vrane sa peme u prene,do mbillen arrorre prane òdo ulliri nje shege,320 hidroòentrale,jemi Norvegji,po uji kushton me shume se ne Sahara,jemi Zvicer me det prandaj ilirianet i kane çuar pasurine e popullit atje qe te mos i permbysin dallget.KY LLOJ PARLAMENTI MUND TE QUHET ‘SHTEPI PUBLIKE’,AZIL PLEQSH,PAVJONI 17 E TERE SINONIMET E GJUHES POR PARLAMENT I NJE POPULLI KURRE,KURRE.

  7. Gjergji says:

    Shqiperia ka per te qene vendi me rritjen ekonomike me te ulet ne europe dhe ne Ballkan per te pakten 15 vjecarin e ardhshem. Shqiperia do kthehet ne fillim e viteve 90 si ekonomi por kesaj rradhe ne nuk do marrim as ndihma se bota do thote ploteso reformat, dhe mese normale qe politika e korruptuar ne shqiperi nuk do i plotesoje.

    Ekonomia e dobet do vazhdoje deri ne momentin qe do plotesohen dy kushte:
    1. Nuk kthehet prona tek pronari legjitim para zotit dhe ligjit (pa prone ska dhe ska pasur ndonjehere zhvillim ekonomik ne ndonje vend te botes)
    2. Kur te behet kaosi nr.3 ne Shqiperi, pas atij te 90 dhe 97, dhe njerezit te dalin ne rruge kesaj here duhet te vrasin Politikane, Prokurore dhe Gjyqtare dhe jo vlla-vllane.

    Pa u plotesuar keto 2 kushte shqiptaret do perjetojne vite te veshtira si ne kohen e Enverit!!!!

  8. ismeti says:

    ky asht SHTAZ po ma shtaz jeni ju qe e duroni ket klysh te serbis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje