A do i dëgjojë Berisha këshillat e Bugajskit dhe Stefanit?

24 Korrik 2012, 20:30Politika TEMA

Nga Vladimir Lenini te Vladimir Putini? Këtë pyetje shtron në fillim të një analize botuar sot në “Shqip”, Andrea Stefani. Analiza merr shtysë nga fakti që dy kompani shtetërore ruse “Gazprom” dhe “Rosneft” kanë shfaqur ambicie për të blerë “Albpetrolin” e nxjerrë në privatizim nga qeveria dhe për të depërtuar kështu në industrinë energjetike të Shqipërisë.

Shkruan Stefani: “Ndërsa betohet për integrim me Europën dhe Perëndimin, qeveria shqiptare është në prag të vendimeve historike që mund të çojnë në një integrim thelbësor ekonomik të Shqipërisë me shtete autokratike si Rusia, dëmtimin e lidhjeve të saj me Perëndimin, si dhe cenimin e integrimit ndërkombëtar të Kosovës. Një i tillë hap është edhe privatizimi i “Albpetrolit”, kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës në Shqipëri. Dhe procedurat tenderuese të privatizimit kanë krijuar mundësi për blerjen e këtij aktiviteti strategjik edhe nga kompani të fuqishme ruse duke sfiduar rrezikshëm shanset e një integrimi ekonomik të vendit me Perëndimin”.

Alarmi është ngritur para pak ditësh, në një artikull të analistit Janusz Bugajski, i cili shkruan: “Tirana zyrtare përballet me një zgjidhje strategjike: Ngatërrimin me rrjetin energjetik të Rusisë apo marrëdhënie më të ngushta me SHBA”? Sipas Bugajskit, Shqipëria është bërë një nga shënjestrat e Moskës në Ballkanin Perëndimor. Krijimi i vartësisë energjetike prej Moskës, shfaqet kështu si një element kyç i strategjisë së Putinit dhe “kur ai i vë drynin një vendi ekonomikisht, korrupton elitat politike dhe ato të biznesit, duke minuar pavarësinë kombëtare”. Bugajski shkruan se qëllimi është të promovohen regjimet miqësore ndaj Moskës, të minohet kohezioni europian dhe të zvogëlohet ndikimi amerikan. Gjithashtu, këshillohet qeveria shqiptare që të jetë syçelët që të mos bjerë në kurthin energjetik të Moskës. A do t’i dëgjojë Kryeministri Berisha këto këshilla?

http://respublica.al/artikuj/2012/07/24/nga-vladimir-lenini-te-vladimir-putini-pyesin-bugajski-dhe-stefani

25 komente në “A do i dëgjojë Berisha këshillat e Bugajskit dhe Stefanit?”

  1. ME DUKET se SALIU po i heq ”BREKET” pa pare LUMIN..

    1. ismeti says:

      TANI VEQ FIRMAT SERBE E KONTROLLOJN energjetiken , dmth. politiken ne shqipri ketu u hap rruga per nenshtrin nen sllavizmin ruso-serbo-sllav

  2. Cakalli7 says:

    1) ndikimi amerikan nuk varet nga moska 2) bugajskija le te gjeje nje gjerman apo francez qe tja shesim albpetrolin, boll i dhame falas gjeneralave amqeriqene ne pension nendheun e ketij vendi qe po e trajtojne si irakun duke helmuar ujin e pijshem

    1. Dean says:

      Dhe sipas llogjikes tate duhet me i’a dhene Rusve Albpetrolin?!?!?!?!
      Je ne terezi,ti o njeri?????Apo thjesht i ndan kombet ne te mire dhe te keqinj i bazuar ke Ortodoksia????
      Rusia esht vendi me i Ndyre ne bote per t’u lidhur dhe pike.Rusia eshte vendi me i madh ne bote,me resurce te pafundme dhe prap se prap ka 1 varferi te pajustifikueshme brenda ne Rusi dhe ti mendon se po i plas palla Rusve per Shqiperine???
      Thjesht duan te shtien ne dore 1 Sektor teper Jetik per 1 vend,Energjine.Dhe po e arriten kete qellim,zere se te kane kap prej topesh,dhe t’i shtrengojne kur te duan,deri sa te dalin syte xixa.

      1. Cakalli7 says:

        Kjo nuk eshte aryse qe ti shesim gjerat qe ky popull i ka vene me gjak tek nje amerikan apo turk, per me teper qe ata do paguajne me leket qe kane vjedhur ne rrugen patirotike apo me ato qe nxorren duke shitur armet qe gjoja i shiten per skrap. Nuk eshte viti 1912 po 2012.

  3. Tepelena. says:

    Përderisa në shitje ka dalë gjithë malli e gjëja,bashkë me to mund të tregtohen shumë kollaj edhe interesat kombëtare të vendit nga qeveria e shitësit e saj…!Zoti Stefani,me plot të drejtë e jepni alarmin,por a do e dëgjojë vallë perëndimi këtë këmbanë..!Se,edhe europa,ka hallet e saj të mëdha…ashtu edhe Amerika…Dhe pikërisht,tregtarët e qeveritarët,kanë kohën më të volitshme…..për ta bërë këtë gjë…!Nëse biem përsëri në duart e Kremlinit,përgjegjësia do të jetë e të gjithëve ,përfshirë edhe ne,që heshtim…!Përshëndetje!

  4. sizmografi says:

    Mos luani me zjarrin.
    S’ndihmoet Saliu qe per fronin personal egoist te mohje deshirat e popullit te tij shprehur me fjalet:E duam Shqiperine si gjithe Evropa dhe te lidhet me Putinin, kur vete populli rus nuk e do.
    Servilet e kesaj vepre antikombetare do ta cojne kombin drejt gjakderdhjes ne se ndihmojne saliun per blerjen e Albpetrolit.

  5. selco says:

    kush eshte stefani, askush dhe asgje

    1. Robi says:

      Stefani,eshte nje Intelektual i nderuar dhe patriot! Por,lind pyetja: Kush eshte Sali Berisha?! Dhe per te te kthyer pergjigje,ty,’selcco’;po te pergjigjem une: Sali Berisha eshte nje qen i terbuar dhe kush e mbron , eshte kelysh i tij!!!

    2. Robi says:

      Stefani,eshte nje Intelektual i nderuar dhe patriot! Por,lind pyetja: Kush eshte Sali Berisha?! Dhe per te te kthyer pergjigje,ty,’selco’;po te pergjigjem une: Sali Berisha eshte nje qen i terbuar dhe kush e mbron , eshte kelysh i tij!!!

  6. nastradini says:

    PSE SALIU PO KERKON “DASHURI” DHE “VELLEZER TE PERJETSHEM” SI ENVERI?

    Pyesin shume vete. Pse atehere Kryeministri yne qan tere diten dhe naten per integrimin e vendit ne BE?
    Vendet historikisht satelite “DASHURORE” te Rusise po largohen nga vapori bolshevik ne mbytje, prandaj Shqiperia te cudit me kerkesen e Saliut per te hyre ne BORDELLON e Putinit. Pse Saliu yne po kerkon “DASHURI” kaq larg, pas shtate detrash dhe prapa shtate malesh si Gjeraqina e Jeronimit? BORDELLO ka plot shume me afer me te gjitha sherbimet dhe opsionet. Ilir Meta i di mire se ku jane dhe i viziton shpesh. Pse nuk ja thote atehere Saliut qe te mos zoritet keq larg? Sepse DASHURIA e Saliut per Rusine Gjigande ne prodhimin e naftes dhe te gazit per te yshtur Putinin, Kryespiunin finok te KGB-se famekeqe me finte kurvash ballkanike, qe te investoje ne fushat e shkreta albaneze, eshte njesoj si te imitoje SEKSIN e miut me elefantin. Me kete ide Saliu shkoi edhe ne Azerbaxhan tek diktatori superkomunist i ketij vendi per ta yshtur me finte dhe perdredhje kurvash enveriste te filloje ndertimin e gazesjellesit permes detrave te thella dhe maleve me shkrepa deri ne Shqiperine varfer. Foli shume edhe per Koridorin 8-te. Por nuk ju hap parashyta. Sepse keto investime nuk jane si rruga Durres-Kukes VIDH dhe PIRDH dhe se mafia ruse matet mire para se te hedhe LEKAT badiava. Pse atehere? Eshte shume e thjeshte: Rusia nuk ka dalje ne detin Mesdhe dhe ndjehet mjaft e izoluar nga Bota, kurse Saliu ka falimentuar ekonomine dhe po kerkon LEKA ne panik i izoluar gjithashtu nga Bota. Sepse e gjithe Shqiperia prodhon me pak nafte se nje pus ne Siberi apo ne Kaspik. Dhe per kete arsye elefantet ruse nuk i tremb SEKSI i miut Sali, por kane hapur qitapet e Hrushcovit ne faqen ku flitet per “DASHURINE” me shikim te pare te Enverit per sovjetiket dhe po kerkojne ta rinovojne dekada me pas. Per te zgjidhur kete biznes me interes dypalesh, Saliu nxjerr Albeptrolin ne ankand per shitje. Saliu mer LEKAT, ruset fitojne bregdetin dhe kontrollojne Mesdheun. Ne fakt ky proces ka filluar me shitjet e Perlave te Jugut per mafien ruse. Atehere kujt i pals per cirkun dhe komedine qe po luhet me IMUNITETIN dhe integrimin ne BE? Kjo eshte ceshtja.

    1. Fahriu nga veriu says:

      Hrushovi- Mbillni peme dhe lule . Hoxha -Jo ,do mbjellim drithera te sigurojme buken . Hrushovi- Kaq drithra sa konsumoni ju e hane minjte ne depot tona. Rusia e izoluar nga bota ?!.Ka te vetmin qytet ne hapesire .Ju kujtohet kur perplasi helikoptert amerikane qe shkonin te mernin ambasaden ne Teheran , perplasi pertoke keta helikoptert ketu afer .Ne 60-en mbas 15 vitesh miqesi numuroje dhjetra vepra te medhe te ndertuara nga Rusi .Sot mbas 22 vitesh miqesi me perendimi ju permendni vec hajni . Edhe dicka ,ka te keqe nese keme mardhenje te mira edhe me perendimin edhe me lindjen .Per mua eshte krejt normale .

  7. katunari says:

    Problemi eshte shtruar shume bardhe e zi nga Bugajski.Sikur te kishte mendu maloku me shit Shqiperine,sic e ka shitur,me kete teorine e luftes se ftohte,do na kishte rene me mire si popull.Per sa i perket kesaj shitjes qe do behet,ta blej kush ka byth dhe pare,amerika dhe evropi,ta blejne,qe mos te futet rusi.Edhe teoria e kapitalizmit ka dale fllucke sapuni,politika e ben lomsh boten.

  8. Idel Astro says:

    Logjikisht sipas parimeve te ekonomise se tregut ofertuesi me i mire fiton, dhe ne boten e lire ku rregullat e tregut levizin ekonomine shteti ne qofte se e shet nuk duhet te vendosi kushte diskriminuese deri tek raciale.Me kete logjike nese nuk duam parate e Rusise nuk kemi surrat te kerkojme as parate e Kuvajtit Ajo qe nuk duhet pranuar eshte parimi i shitjes se Albpetrolit sikur te ish malli i babait dhe jo pasuri e shqiptareve.Duket qarte qe qeveria eshte ne krize per para per te kompensuar performancen e dobet por pikerisht ne kete kohe krize globale rrezikon qe pasuria kombetare e gjithe shqiptareve te shitet per 2 groshe sic po shiten dhe objekte te tjera.Keshtu qe eshte mire qe sic ben ENI italian qe reklamon tek qytetaret te blejne aksionet e veta edhe qeveria nese ka vendosur ta shese le tu hape rruge qytetareve te ketij vendi qe ta blejne Albpetrolin ne forme aksionesh te tregtueshme qe pasuria tu ngelet SHqiptareve as Ruseve as Amerikaneve

    1. nastradini says:

      Or Mik Astro, kur miu ka vendosur te beje “DASHURI” me elefantin rregullat e ekonomise se tregut nuk pijne uje me, por duhet te mendosh se ku fshihet e VERTETA. Duket qe nuk ke haber shume nga gjerat qe shkruan ne TEMA, por meso nga nastradini se nafta shqiptare eshte si nje pike uje ne det per vendet si Rusia apo Kuvajti, te cilat i permend ti. Pervec kesaj nafta surrogato albaneze ka permbajtje te larte squfuri, qe e ben ate te papelqyeshme ne tregun ekonomise se lire, sepse kerkon teknollogji suplementare per ta pastruar nga ky element demtues i mjedisit dhe rrit shume shpenzimet e prodhimit, qe do te thote edhe koston. Qe do te thote me fjale popullore, se nafta jone vlen per ta djegur vetem ne kaldaja dhe furra per gelqere. Prandaj shqiptaret seriozisht duhet te pyesin veten dhe qeverine:

      PSE KA RENE DASHURI ELEFANTI RUS ME MIUN SHQIPTAR?

      Sepse mesiguri kete “DASHURI” te pazakonte nuk e kane bere te mundur rregullat e lojes se ekonomise se tregut, ku ofertuesi me i mire eshte ai qe fiton, por dicka tjeter. Qe ka te beje me poziten gjeografike te vendit tone ne rajonin e Mesdheut. Qe e beri edhe Hrushcovin vite me pare te binte ne “DASHURI” me shikim te pare me Enver Hoxhen. Kjo o Astro-Miku te garanton nastradini ty dhe te tjeret me ide liberale per ekonomine e tregut, qe nuk eshte nafta shqiptare.

  9. Gim says:

    jon budallalliqe

  10. Gim says:

    êshtê si nenveri

  11. Une nuk e kuptoj popullin e shqiperis,apo intelektualet e shqiperis,siq jan andrea stefani,zaloshnja,mero baze,sokol balla etj etj.konstatojn kritikojn dhe rrin ne vend,dhe asgje me shum,perse nuk i behet popullit thirreje per te demostruar,kunder ketyre gjerave te keqia,intelektualet jan opozita kryesore kunder nje rgjimi totalitar siq eshte berisha,popullit duhet ti prij dikush ta therret per protesta qdo dit ,nese ky te vret ne bulevard,kur ti proteston,si ka mundesi qe ky me deshir ta dorezoi pushtetin sa ma par aq ma mir se ky nuk njef rruge demokratike,ky pushtet eshte ilegjitim,nuk eshte legjitim me 2009 i vjedhi zgjedhejet,me 2011 u pa edhe per dit te diellit se si vodhi zgjedhejet lokale,pastaj vrau qytetaret e tij ,une nuk kuptoj popullin e shqiperis,te jeni te sigurt se pote vret hashim thaqi vetum nje shqipetar ne protest te jesh i sigurt se as 2 ore sdote qendroj ma ne pushtet.

  12. G.Feraj says:

    Mos lejojme saliun te beje c’te doje ai vetem per fronin e tij.Tani po lot bythet me ruset te cilet urejne demkracine analoge si saliu.

  13. skeptiku says:

    Populli azgje s’fiton nga pasurite e atdheut te tij.

    Saliu ka nje plan:Te superpasurohet kur ti vije dita te bjere nga fiku, ai ka shitur gjithe pasurite e Shqiperise parate i vendos ne banga sekrete duke u larguar heshtur ku do ai.Me keq se Zogu qe u largua me teneqete me florinj te shqiptareve.
    Plani i tij, si vepron ai ne kete veper te cojne.

  14. Astrit B. says:

    Ne perfundimin e luftes dyte boterore,te medhenjte ne Jalte vendosen per fatet e botes,dhe te vendit tone.Por sot,kur perendimi na josh qe te behemi pjese e Europes si shtet(me te gjithe dinjitetin dhe regullat qe duhet te kete shteti),te kthesh syte nga RUSIA,eshte keqdashje politike,dhe pengese serioze per aspiratat kombetare shqipetare.Z,Stefani eshte analist,intelektual,dhe ne ben gabim nje analize politike nuk demton,por kahja qe po mer ekonomia jone,shteti jone i privatizuar deri ne qelize,keto jane shqetesuese deri ne alarm.Me vjen si kot pyetja,<>??????

  15. Treviso says:

    Sali Berisha eshte lidhur me mafjen Lindore dhe eshte i detyruar qe te lidhet me Ruset. Alpetroli do ti shitet Vladimir Putinit se ska rruge tjeter. Kjo vjen dhe nga puna e dobet qe ka bere ambasadori Amerikan ne Tiran qe Shqiperia po i largohet Amerikes dhe Perendimit.
    Mos arritja e lagimit nga perendimi duhen protesta te forta deri ne rrezimin e qeverise dhe formimin e qeverise teknike.

  16. Treviso says:

    Sali Berisha eshte lidhur me mafjen Lindore dhe eshte i detyruar qe te lidhet me Ruset. Alpetroli do ti shitet Vladimir Putinit se ska rruge tjeter. Kjo vjen dhe nga puna e dobet qe ka bere ambasadori Amerikan ne Tiran qe Shqiperia po i largohet Amerikes dhe Perendimit.
    Mos arritja e lagimit nga perendimi duhen protesta te forta deri ne rrezimin e qeverise dhe formimin e qeverise teknike. Shqiperia eshte ne rrezik. Koha spret.

  17. moisiu says:

    Me futjen e ruseve ne Shqiperi,ne kemi mare fund perfundimisht,mos mendoni as per zgjedhje te 2013,imunitetin,etj.
    Shikoni si tallet Saliu me kombin e tij,kur para pak kohesh tha qe Alpetrolin do ta shesim me rastin e 100 vjetorit!E shet ne diten e pavaresise,pra ja heq pavaresine ketij kombi pas kaq vitesh.Cfare bejne deputetet e PD,a keni atdhe ju ,a keni gjak shqiptari, bij ,niper dhe mbesa,nuk e shikoni si e rrafshoi rusi Cecenine .Do jemi sherbetoret e ruseve. Ai eshte komb i madh, e ka ender te dale ne Mezdhe,Saliu do tja jape mundesine.Ai urdherohet nga shefat e tij,ai nuk ka azgje ne dore,ben cfare i thone ata. Aleanca AK ,avokati, te marin drejtimin e revoltave per te ruajtur pavaresine tani,koha nuk pret ,PS ta mbeshtese,jo Edi,ka me te guximshen atje .Te permbyset saliu para festes ! 60 tradhetare te bejne me ne cfare te duan,perse duhet te jetojme atehere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje