Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i pranishëm në ceremoni, takoi gotat me Nishanin dhe e uroi për detyrën e re
Jo pak herë ishte thënë se Bamir Topi fliste duke heshtur. Dhe në fakt ashtu ka ikur nga detyra e tij si president. Dukej si një ceremoni e akullt, ku presidenti në largim përcillej pa fjalë.
Në oborrin e presidencës kanë mbërritur zyrtarët më të lartë të shtetit, përfaqësuesit diplomatikë, artistë dhe drejtues të komuniteteve fetare.
Nishani ka hyrë nga dera e pasme e presidencës, sërish për të shmangur çdo vështirësi që mund të kishte në lëvizje.
Në brendësi të presidencës ka organizuar një takim me Bamir Topin, që nuk ka zgjatur shumë. Më pas të dy dolën tek hyrja kryesore e presidencës. Në këto momente u luajt himni kombëtar, shoqëruar nga gjëmimet e topave. Plot 21 të tilla. Më pas pranë presidentit është ofruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, që i ka dorëzuar atij Kushtetutën.
Nishani lëvizi vetëm dy hapa me vështirësi. Përpara tij u vendos një podium dhe ai nisi të mbante fjalën e rastit.
“Sot ndjehem i privilegjuar, madje më i privilegjuari që jam zgjedhur në postin më të lartë. Por që nga ky çast mbaj përsipër përgjegjësinë më të madhe të mundshme që mund të ketë një individ në lidhje me shoqërinë dhe shtetin.
Me besimin tek Zoti do përmbush çdo detyrë e detyrim kushtetues,” tha Nishani.
Presidenti ka bërë falënderime për të gjithë shqiptarët që kanë bërë përpjekje për të pasur shtetin që kemi sot, që nga rilindësit e deri tek politikanët e këtyre 20 viteve tranzicion.
“Gjatë këtyre 100 viteve, shqiptarët kanë kaluar kohëra të vështira, na është dashur edhe të mbijetojmë, të përballojmë pushtime të egra e të jetojmë në diktatura çnjerëzore.
Dëshiroj që në këtë moment solemn të përkulem me nderim përpara rilindësve tanë dhe veprës së tyre, pa të cilën identiteti ynë kombëtar e kulturor do ishte rrezikuar seriozisht. Të përkulemi përpara patriotëve të Lidhjes së Prizrenit që hodhi hapin e parë vendimtar drejt krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Sot i ngremë në piedestal burrat që nën udhëheqjen e Ismail Bej Vlorës përjetësuan flamurin e kombit dhe shtetit tonë të pavarur. Sot kujtojmë me nderim të madh përpjekjet e bëra nga Mbreti Zog i Parë për konsolidimin e shtetit shqiptar. Përulemi përpara sakrificave të bëra në luftën për çlirim, që nderuan kombin tonë,” tha Nishani.
“Periudha e diktaturës e goditi rëndë jetën dhe mundësinë për përparim, por nuk e vrau ndjenjën e lirisë në shpirtrat tanë.
Të gjitha përpjekjet e bëra këto 20 vite për të ndërtuar një vend demokratik meritojnë respekt e mirënjohje,” vijoi presidenti.
Nishani foli disa herë për vlerat dhe fizionominë evropiane të shqiptarëve, duke thënë se integrimi evropian është pritshmëria e madhe e jona. Ai vlerësoi se një Shqipëri evropiane është vendi ku të drejtat mbrohen nga ligji dhe drejtësia.
“Ne vijmë në këtë 100 vjetor të pavarësisë si një komb i lirë, një komb që kemi ofruar bashkëjetesën, paqen e harmoninë,” tha Nishani, që ka dërguar përshëndetje e falënderime për shqiptarët e Kosovës, ata të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Luginës se Preshevës dhe të diasporës.
Nishani e mbylli fjalën duke thënë se vetëm duke zbatuar ligjin e detyrimet e tij “do të mund ta shpërblejë vlerësimin e madh nga qytetarët e mi dhe pritshmëritë e tyre”.
“Rroftë përjetë Shqipëria e shqiptarët”, tha në mbyllje Nishani, ndërsa përshëndeti Bamir Topin, që u largua bashkë me të shoqen drejt makinës, duke i dhënë lamtumirën zyrës së tij, ku qëndroi për pesë vjet.
Nuk ishin gjemime topash,o Mero,po ishin PLASJE TE KALLEPEVE TE DINAMITIT!!
Topat e nxjerrin flaken perpara,ndersa dinamiti,qe u perdor per kete pune,ngrinte tymin e zi 7-8 metra lart!!Ishte tym i zi e jo i bardhe,sic e nxjerr baruti i gezhojave te topave!!!
Pse me gjithe mend kujtoni ju se Sali Berisha ka ruajtur pa shitur ndonje top,qe ta kete per keto pune???
Me mustak apo pa mustak?
E hedhim ne vote:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html
edhe ky ne heshtje ka per te ikur si topi.
ku le shpellari,te degjohet ze tjeter, vec ulerimes se ujkut.,
Percillet ne heshtje qytetari dhe …
… vjen me buje katunari!
Shqiperia po ndryshon ?
JAM SHUME DAKORT ME TY…PERCILLET NE HESHTJE NJE QYTETAR I NDERUAR SI BAMIR TOPI, NGA NJE FAMILJE TIRANASE E RESPEKTUAR…DHE PRITET ME BUJE NJE KATUNDAR SI KY- QE DUKET TAMAM SI MINJE ARASH ME ATO MUSTAQE. QESHARAKE, POR KY ESHTE REALITETI SHQIPTARE. MOS E CA KOKEN Z. Topi SE JU I TREGUAT KETIJ POPULL SE CFARE DO TE THOTE TE KESH PREJARDHJE NGA QYTETI…EDHE TE KESH KULTUR EDHE EDUKIM
e para tironsit kane qene gjithmone te trashe e dyta ky topja yt i nderuar ku ishte ne 97 ku ishe per 16 vjet? tek prehri i saliut dhe cdo gjyqtar qe zgjodhi qe nga toma dhe sashenka te gjithe plehrat karrierist te PD-se jane atributi i tij, prandaj u pagua nga gjysem milioni euro per ato deputete te opozites qe e votuan. te gjithe te tjerat jane loje e shpifur e bamir berishes. donte me u duk tironsi i zgjut bej si te duash ti por me shaj qe te dukem i ndershem. ah se per pak harrova: ina ramen shoqen e argites qe ka mbyll cdo ceshtje te politikaneve qe nga basha tek meta( tek ky i fundit qe akuzohej per korrupsion prokuroria nuk e pyeti si i ka bere pronat dhe as nuk i sekuestroi telefonin laptopin etj)kush e zgjodhi? shoku zenit, bamiri.
Nishani president GENJEU QE DITEN E PARE TE PUNES:
Ai tha:”“Ne vijmë në këtë 100 vjetor të pavarësisë si një komb i lirë, një komb që kemi ofruar bashkëjetesën, paqen e harmoninë”!!!
Ne se nuk e di kaq gje ky lolo i Berishes,le ta mesoje:
100 vjetorin e PAVARESISE e feston vetem shteti i Shqiperise e jo shqiptaret ne trojet e tyre ne Kosove,Maqedoni,Mal te Zi dhe Greqi!!!
ATA AKOMA NUK KANE SHTETIN E TYRE,ndersa Kosova ka pak vjet e pavarur!!
PRA NUK ESHTE 100 VJETORI I PAVARESISE SE KOMBIT,POR I SHTETIT TE SHQIPERISE!!!
Shqiptaret jashte Shqiperise i duhet te MALLKOJNE FUQITE E MEDHA,QE I NDANE NGA ATDHEU MEME E JO TE FESTOJNE!!!
respektoj komentin tend shum!!!
Eshte per tu qajtur se si nje njeri icili do te mban postin president per plot 5 vite,shprehet keshtu!
Shqiptaret akoma sot plackiten,maltretohen,diskriminohen dhe vriten ne kosove (mitrovice),luginen e presheves,maqedoni dhe greqi!
Neve shqiptaret jasht shtetit a duhet festuar?
Topi e kishte vet ne dore te ikte jo si erdhi, por me dinjitet.
Pranoi qe serbi ta sjelle ne presidence me vota te trafikuara, te pranoje dhe te iki pa thene as dy fjale lamtumire. E meriton!
Ishte presidenti qe pati rast me shume se kushdo qe te tregonte se Shqiperia vlente me shume se kolltuku i presidentit. Nuk e beri, hengri fara dhe foli e foli aq shume me heshtjen e tij.
Dhe se fundi respektoi ceremonine e organizuar nga nuni qe i dha emrin “horr bullevardi”
O Nishan,
e fillove me rrena qe diten e pare – ti si komunist me pervoje oficeri ske besim tek Zoti dihet kjo. Shko thuaja atyre qe te besojne dhe jo popllit.
me fjen keq por Bujar Nishanin, nuk do ta gezoje dote mandatin e presidentit deri ne fund, me vjen shume keq qe pranoj vete te vdesi parakohe, nuk do te jete larg kur te njoftohet se presidenti… dhe Jozefina Topalli ose Sali Berisha te marri detyren e re.
Shqiperi te kam dhjer, s´te kuptova asnjeher…
Deri tani “Zoti” i Nishanit e ka emrin Sali.
Te shohim ne nderron emer por pak e veshtire …
KUSH nuk eshte me saliun eshte ”’HORRE” BULEVARDI…saliu E DO shqiperine pa OPOZIT,, PO te doje SALIU edhe DIELLIN po te doje,,,, NUK e le te linde ne mengjez,, PRANDAJ duhet ta falenderojme qe na le te NGROHEMI ne DIELL
Tek cili Zot ke besim z.President? Si e ka emrin Zoti yt?
Po mire mor sakat po pse se shpure frazen deri ne fund -Shqiperia e shqiptareve vdekje tradhetarve- apo nxirje zbuluar babain tend shpirteror Berishen per krimet e tradhetite qe i ka bere Shqiperise e sta mbante se te nesermen te shtronte o ne Elbasan o tek pesa.Per te ngritur flamurin nja dy a tre dit ne gjysme shtize kete e ndjejme por kur se dime.
=nje shqelm by.. ketij tironcit venalli, jam kurioz te di anen e cilit po mbajne patriotet e tij te ketij apo te tropojanit?
Mashtrim skandaloz.
Sali,Nishan, predikojne ZOTIN kur realisht e urejne, s’e njohin,nuk e besojne dhe jo ta zbatojne.
Cili Zot predikon percarje si percau Saliu shqiptaret duke i ndaluar fjalen e lire President topit ne diten per lamtumiren e tij nga detyra?
ANALIZE : Per cfare e do besimin e Zotit ???
Per te vrare shqiptare te tjere ???
Nuk ju mjafoi Gerdeci, 21.janari ….
Pale kur thote se do bej reforma ne sistemin gjyqsor !!!
Per ti denu ato qe nuk arrin ti vrase !!!
Sa here flet ja keput nga tre o kater budallalliqe !!!
Nje gje eshte fare e qarte : Shqiperia nuk ka patur mdonje President me idiot se ky !!!
Më vjen keq që e përgjithësoj por të gjithë ata që kanë dalë nga shalët e pista e të shtrembëra të saliut, era shurrë sale u vjen. Përvoja është më kokëfortë se dëshirat e parashikimet.
Keqarddhje per te dy: Njeri iku sic erdhi, tjetri erdhi sic do te ike! Fantazma te Sali Berishes! Njeri i heshtur, tjetri paraplegjik. Njeri me baluke mbi ball, tjetri me oturak me vete! I pari iku, per t’u marre me polotike, i dyti erdhi per te bere politiken e Sali Berishes.
O Nishon,nuk u zgjodhe Pap,po President-mos thuj ‘me besim tek Zoti’- fyll
Nishan po pate ZOT ashtu si saliu me mire mos shko ne zyre.Ju kuitojme se asnje ZOT nuk keshillon: vraje njeriun.
Nishani si President i popullit tregoju shqiptareve sa e ke pasurine sot, pasneser eshte kotesi te deklarosh pasurine.
Po ik or debil president ,ty nuk te zgjodhen qytetaret, se po te ishte per ne do te zgjidhnim te pakten nje njeri te sakte nga shendeti kjo minimalisht e pranushme..Falendero PD dhe Saliun qe te zgjodhen o lolo.SA per pritshmerine mos u lodh te na e thuash se e kemi te qarte se cfare do te besh,…ASGJE.Nje gje dime qe do te perpiqesh te mbyllesh te gjitha shtigjet qe Saliu, Meta ,Basha,Mediu &CO te mos denohen per krimet qe kane beren.Por mos harro se 5 vite kalojne shpejt dhe ne do jemi ketu per te pare renimin tend moral dhe politik.
Foli ne emer te qytetareve presidenti i ri,bej pyetjen te kujt qetetare se ne nuk e zgjodhem?dihet se e zgjodhi pakiza.
Me beri pershtypje servilizmi i te ftuarve qe nuk duartrokiten largimin e presidentit te ikur TOPI.turp
Gjithsesi te kursejme sharjet se ato simbolizoje vetem deshperim.