Pse përfaqësimi kosovar në ceremoninë presidenciale ishte i nivelit dosido?

25 Korrik 2012, 10:13Politika TEMA

Kosova ish e përfaqësuar në ceremoninë e  stafetës presidenciale në nivele jo të larta. Mungonte Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të politikës së Prishtinës. Prania në Kosovë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, nuk mjafton për ta përligjur këtë mungesë. Tirana dhe Prishtina janë shumë afër, dhe një vizitë blitz në Tiranë nga ana e autoriteteve të Prishtinës mund të bëhej me charter vajtje-ardhje për tri orë, në harkun e të cilave Ban Ki Munit mund t’i mbushej axhenda me aktivitete të tjera.

Si shpjegohet atëherë? Në këtë mes mund të bëhet ndonjë spekullim, pasi nuk duken arsye që ta mbushin mendjen. Nëse do të kishim në Tiranë Presidenten, kryeministrin e kryeparlamentarin e Kosovës, apo dhe udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëve në Ballkan (Ahmeti, Thaçi), ceremonia presidenciale do të merrte formën e një ngjarjeje me rëndësi kombëtare, dhe dikujt, ndoshta Berishës, nuk do t’i pëlqente shumë kjo gjë. E prandaj nuk është çudi që Protokolli i Shtetit të ketë marrë porosinë që të të organizojë një ceremoni të mirë, por pa dhënë idenë se në Tiranë po ndodh kushedi se çfarë.

http://respublica.al/artikuj/2012/07/24/pse-perfaqesimi-kosovar-ne-ceremonine-presidenciale-ishte-i-nivelit-dosido

4 komente në “Pse përfaqësimi kosovar në ceremoninë presidenciale ishte i nivelit dosido?”

  1. armand says:

    Eshte nje lajm qe s’ka kaluar as kufijte e shtetit.

  2. ncuku says:

    a pastaj? Une se pashe as ne TV. Nje gjysem cereku president eshte ai.

  3. ismeti says:

    kryministri — sekretar partie + antar i UDBes
    kryetari ——partiash ppsh +rrenacak e frikacak +shef i mafies se kromit
    te gjith ministrat both lepisa e kriminel

    halal o saloviq je mjeshter se mahi

    rama me at filozofin twitwr asht i dobet me udhheq opoziten bie ne kurtha te sales menjiher

  4. ditezie says:

    Turpe c te shikosh ne televizor ne ceremonine presidenciale nje njeri qe mezi(ma zi nuk behej) ecte presidenti njerin krah nuk e levizte ne foton familjare e fshehu pas prapanices te vajzes turp i botes, ne anen tjeter tere shqelqim(pa shkelzenin dhe agiden)cifti serbo-shqiptar me buzeqeshjen deri te veshet qe presin te vetshpallen familje mbreterore zgohu o popull se dite te zeza po vijne per SHQIPERINE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje