Një vit në krye të bashkisë, premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës (VIDEO)

25 Korrik 2012, 13:14Politika TEMA
Një vit në krye të bashkisë, premtimet e pambajtura të

Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranë kanë bërë rezymenë e punës së Lulzim Bashës për një viti si kryebashkiak i Tiranës. Kreu i opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ka publikuar premtimet e pambajtura që kreu aktual i bashkisë ka bërë gjatë fushatës para zgjedhjeve të 8 majit të vitit të shkuar. Taksat, hipotekat, dhuna ndaj romëve, çmimet e larta, largimet nga puna dhe gjobat ndaj shoferëve të automjeteve ishin disa nga pikat ku Dalipi u ndal gjatë një aktiviteti në Akademinë e Arteve, ku ishin të ftuar qytetarë të shumtë të kryeqytetit.

 

Nga Aldrin Dalipi

 

Një vit më parë në 25 korrik, ne të zgjedhurit e qytetarëve të bashkisë së Tiranës në këshillin bashkiak të dalë nga zgjedhjet dramatike të 8 majit, kryem betimin për të përfaqësuar interesat e publikut.

Ndërkohë betimin e bëri dhe kryetari i bashkisë si i dalë nga zgjedhjet e manipuluara vendore  gje e theksuar fort  dhe nga  organizmat ndërkombëtarë.

I mbajmë mend dhe sot të gjitha ato premtime të bujshme të kryebashkiakut, dhe në veçanti sot që mbushet një vit, ky bilanci i paralajmëruar i dështimeve është në sytë e qytetarëve.

Arjani, një tregtar qe ushtron aktivitetin në Tiranë mendonte një të ardhme më të mirë të biznesit të tij, në një nga tregjet e kryeqytetit. Si shumë tregtare e biznesmenë të ndershëm që nuk mbajnë syte të miqësitë apo klientelizmi, shpresonte për ta zhvilluar më tej sipërmarrjen e tij. Ndoshta dhe premtimet ne zgjedhjet vendore i shihte si një formë që mund të ishin ndihmë për të ardhmen. Por nuk ndodhi kështu në të vërtet. Në muajin shkurt 2012, taksa vendore i erdhi jo vetëm atij por dhe shumë bizneseve në Tiranë, 2 deri 3 herë më e larte se viti i mëparshëm. Pati dëgjuar kryebashkiakun e ri se do t’i ulte taksat e tarifat, por u befasua kur pa se vetëm tarifa e pastrimit i kishte ardhur dy herë edhe atij dhe qiradhënësit të objektit që kërkoi me të drejte a pa të drejtë t’ia faturonte biznesit në fjalë. Kjo nuk kish ndodhur më parë. Në kushtet e falimentimit kur dhe konsumi ishte në rënie, ky qytetar ishte pa shpresë.

Shumë tregtarë të Tiranës u përballën me këtë nismë të bashkisë për rritjen e taksës vendore te biznesit, ndërsa opozita e denoncoi në tregjet dhe rrugët e Tiranës, madje kërkoi një komision verifikimi për praktikat e ndjekura për rritjen por kryetari i bashkisë në vend të transparencës zgjodhi refuzimin.

Këshilltarët e opozitës paralajmëruan në dhjetor të 2011 se buxheti i këtij viti i paraqitur për investime ishte jo realist dhe i pabazuar në shifra reale ndërsa kryebashkiaku deklaronte se 70 milion dollarë ishte buxheti më i lartë, historik i Tiranës. Por zgjodhi te mos përgjigjej kur i faktuam se ky ishte buxheti më i vogël përderisa në 2005 ishte 90 milion dollarë dhe në 2011, nën presionin e qeverisë dhe bllokimit skandaloz të forcës politike të zotit Basha, buxheti i paraqitur nga administrata e mëparshme ishte 76 milion dollarë, pra më i lartë se buxheti i 2012.

A ka investime sot në Tiranë? Vetë kryetari i bashkisë para disa ditësh për herë të parë na tha se as një kilometër rrugë nuk arriti të bënte. Premtoi kilometra të tëra ne vitin e parë të mandatit te tij. Banoret e njësisë 7 na treguan se zoti Basha u premtoi para dhe pas fushate që do shtronte 100 metra rrugë pas Fushës së Aviacionit, që pati ngelur nga bllokimi i buxhetit një vit më parë. Sot ata janë të zhgënjyer dhe pa 100 metra rrugë asfalt. E ka detyrim ta mbajë premtimin e dhënë.

Tirana në zhvillim çdo vit ka pasur rikonstruksione dhe ndërtime të shkollave të reja dhe projektet nuk mungojnë e janë të gatshme, por sot qyteti ku jetojmë nuk e ka një shkollë të re pavarësisht premtimeve të shumta, ndërsa studentët që prisnin kartën e studentit në fillim të vitit akademik 2011 2012 ngelën të zhgënjyer nga një premtim publik i pambajtur që e dëgjuan të thuhej se u mbajt kur ata ishin në shtëpitë e tyre apo me pushime në përfundim te vitit. Por nuk ndalet këtu. Një konvikt publik, bashkia u përpoq t’ua hiqte studentëve dhe vetëm përpjekja e medias të pavarur e shpëtoi këtë pasuri dhe të shpresojmë t’u kthehet studentëve të Universitetit të Tiranës sa me pare.

Sot kryetari i Bashkisë mban peng rreth 400 banesa sociale, te cilat prej dy vitesh janë të gatshme dhe janë bllokuar qëllimisht nga politika e mbrapshtë, që kërkon të transformojë listat me emrat e qytetarëve plot halle për strehimin, me shpërblime politike. Nuk e solli në këshillin bashkiak, ndërsa banesat vazhdojnë të amortizohen diku aty rrugës për në zonën e Shkozës si dëshmi e turpshme e politikes partiake e klinteliste që trafikon dhe varfërinë.

Dëgjuam reagimin e shoqatës së ndërtuesve ditët e fundit. Ata vunë alarmin se Tirana ndodhet përballë kërcënimit të ndërtimeve pa leje. Një i quajtur plan urbanistik që nuk dihet ku ndodhet. Nuk ka transparence për të. Mbi një milion euro të planit zviceran, i bllokuar në zyrat e qeverisë, u shpërdoruan, dhe tani po bëhen gati t’i sulen qytetit duke parashikuar të vendosin njollat e ndërtimeve klinteliste ku të munden. Në shumë zona të Tiranës ndërtimet pa leje po vazhdojnë pa u ndalur që pas 8 majit.

U akuzuam për spekulim politik sa herë i çuam zërin e qytetarëve kryetarit të bashkisë. Përdori dhe etiketime si mashtrues e shpifës për opozitën kur denoncuam dorën e dhunës, veshur me uniformën bashkiake që dhunon dhe mbi gra. Sa herë i kërkuam Bashës të mbante premtimin dhe të dëgjonte shqetësimin e qytetarëve, u përgjigj me heshtjen e turpshme të fajtorit për secilin prej halleve që sot i rëndojnë mbi supe mbarë Tiranës.

Një pensioniste, një grua e moshuar, te Kodra e Priftit, ia tha në sy kryetarit se nuk kishte ujë në shtëpi, ndërsa Basha kishte shkuar të priste shiritin e inaugurimit të dështimit të radhës. Ia thanë me protestë dhjetëra familje në Shkozë, të tjera në Porcelan e anë e kënd kryeqytetit ku tani nuk arrin më as premtimi për 24 orë ujë.

Nuk kanë qenë të pakta letrat dhe reagimet e qytetarëve, të cilat mbanin shqetësimin e gënjeshtrës së madhe me hipotekat. Premtimi i Bashës për zgjidhjen e këtij problemi, u sajua në disa dalje publike me dosje bosh mbi tavolinë. Por dhe Çani u zhgënjye për premtimin që në nëntor 2011 do merrte hipotekën kurse kryetari pretendonte vazhdimisht se tashmë lufta e brendshme politike e partisë së tij po bllokonte procesin e hipotekimit. Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat.

Zyra e kryetarit Basha i mbylli dyert më shpejt se sa i hapi. Zëri i qytetarëve nuk mundet dot të depërtojë brenda bashkisë. As kur makinat e qytetareve zhduken pa gjurmë nga rrugët e Tiranës, sepse një turmë karroatrecash mezi pret rastin t’i ngarkojë për t’i transportuar diku tjetër. Pa asnjë njoftim. Vetëm me një gjobë, të paguar përgjysëm, sepse një pjesë e saj ka destinacion tjetër. Edhe ky një biznes klientelist që shpejt do përfundojë padyshim në prokurori. E me këtë rast i kërkoj kryebashkiakut të ndalë këtë veprim që dëmton jetën e lirinë e qytetareve. Madje te largojë karrotrecat edhe nga shatërvani kryesor i Tiranës, që e bllokojnë çdo mbrëmje dhe të hapë e ta vërë në funksionim shatërvanin kryesor të kryeqytetit të shqiptarëve dhe mos e kthejë shesh parkimi për karrotrecat e frikshëm.

Njësoj si pushteti qendror edhe bashkia e Tiranës prej një viti nuk qeveris, por keqmenaxhon pasuritë tonë të përbashkëta, taksat tona. Dhe trajton qytetarët si plaçkë, e hedh në rrugë për ta zëvendësuar me militantin shërbëtor të punëve të ndyra me grabitje votash dhe allishverishe të tjera.

Mund të ketë prej jush këtu që janë ndëshkuar nga “fshesa” e pashembullt e Bashës me administratën, vetëm pse vendi i punës u bë mall pazari me lista partie që sot kanë vënë në krye të punëve jo profesionistë, por të paaftë për të kryer shërbimet për të cilët qytetarët paguajnë taksë? E kërkuan të drejtën deri te dera e bashkisë, edhe me protestë si në gjithë vendet e botës e demokratike, por si në diktaturë u përballen me përndjekje e përqeshje. Këtu në sallë me ne është dhe një zonjë. Bujare quhet. Ndër një grup grash që u njoftuan për largimin nga vendi i punës në ditët e ndërrimit të viteve. Ajo dhe shoqet e saj, me një rrogë minimale, jetonin në varfëri me fëmijë që rriten me sakrifica njerëzore. I hoqën nga puna ne pabesi dhe nuk patën kurajën as t’i takonin dhe t’u kërkonin ndjesë për dëmin njerëzor. Jo, ato ishin viktima të politizimit të administratës, që pas grabitjes se zgjedhjeve nuk shohin me ç’marrin përpara. Pa nguruar të përdorin edhe dhunën. Anila dhe Eva, provuan mbi shpinën e tyre kërcënimin e dhunën dhe tani përballen në gjykatën penale me një zyrtar me uniformë, të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Por kryebashkiaku nuk e shet. E mban aty krah të tij edhe pse dhuna verbale përsëritet mbi një këshilltar të opozitë e më tej mbi komunitetin rom që jetonte me mbledhjen e shisheve plastike e tashme nuk ka me çfarë të mbajë frymën gjallë. Kur mafia e mbetjeve iu merr bukën e gojës duke i dhuruar Tiranës një dramë ekstreme sociale, ku mbi 30 mijë rome do të jenë nën kërcënimin e urisë. Kjo është mirëqenia e premtuar nga kryebashkiaku i Tiranes. I kërkojmë dhe njëherë Avokatit të Popullit, që në të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore të thellojë marrjen e fakteve sepse kjo dramë do u rëndojë në jetën e përditshme dhe qytetareve, në semaforë, në rrugë e kudo.

Secila prej historive që solla më sipër, është historia jonë e përbashkët. E Tiranës. E qytetit që meriton të jetë më e bukur dhe më e mirë, për të gjithë, pa përjashtim. Ashtu si e kërkuam dhe e ëndërrojmë akoma. E qytetit që nuk duhet dhe nuk do ta lëmë të bëhet mall shkëmbimi në duar të pista, që përditë e më shumë trazojnë interesa klienteliste në dëm të qytetarëve.

Me heshtje dhe mungesë transparence Basha mund të mbajë vetëm karrigen e kryetarit, por jo Tiranën. Këtë jemi mbledhur t’i themi sot. Që qeverisjen me duar në korrupsion që shkatërrojnë pasurinë tonë të përbashkët, ne e refuzojmë kategorikisht sikurse rasti skandaloz i groposjes së rreth 4 milion euro në sheshin “Skënderbej”. Tirana nuk është sheshi i pazareve për klientë dhe miq të klientëve.

Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit janë dëshmi tronditëse të barbarisë dhe shkatërrimit. Vlerat mjedisore dhe historike po shkatërrohen në sytë tanë. Ky është një veprim i pashembullt ndërsa vazhdimi i goditjes së murit rrethues të Pallatit të Brigadave që është një monument kulture nëse do të ndodhte ne një qytet tjetër normal në Europe a kudo tjetër në botë do të sillte largimin e menjëhershëm nga detyra me turp të kryetarit të bashkisë.

Tirana rrezikon të mos jetë qytet i qytetarëve, duke u tentuar te kthehet në peng të konfliktit të klientëve të qeverise dhe bashkisë, i konfliktit politik brenda partisë së zotit Basha, peng i interesave që vrasin çdo ditë transparencën, dhe lartësojnë korrupsionin.

Zoti Basha as në krye të herës nuk arriti të bëjë diçka, qoftë edhe të vogël për këtë qytet. Ne, për të mirën e qytetarëve, do dëshironim të realizohej edhe një premtim sado i vogël. Por sot është e qartë. Kryeqyteti po ju largohet qytetarëve, ndaj i kërkojmë kryebashkiakut t’ia kthejë atë komunitetit, pasi është pasuria e tyre dhe askush nuk mund t’ua tjetërsojë. Tirana është hapësira qytetareve  të cilët meritojnë respekt e dinjitet për ata që nuk e votuan dhe ata qe votuan. Ndërsa drejtësia që vazhdon të heshtë, mos ndikohet nga presioni politik dhe joshjet për blerje dhe trafik interesash, por të veprojë ndaj denoncimeve të qytetarëve.

Të gjithë jetojmë këtu dhe lirinë e të jetuarit në paqe dhe qytetarinë askush nuk mund të na e cenojë. Ajo është e gjithkujt, ndaj zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe jo të përdoret. Ky vit i një dështimi të madh i premtimeve të pambajtura na e provoi pikërisht këtë.

26 komente në “Një vit në krye të bashkisë, premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës (VIDEO)”

  1. jozi says:

    Ku i ke hipotekat LULIIIIIIIIIIIIII? o mashtrues?

  2. bukuria says:

    e zgjodhen SEPSE lulka eshte djalke i ” BUKUR”…

  3. 1 says:

    ta gezoni bashen…

  4. NAIMI says:

    Zoti marte hak per ty mor qelbesire se bashku me Sali kriminelin

    1. LORA says:

      Nuk eshte detyre e zotit por e robit,Naim.Besoj se lul-domatja do paguaje me koke,sic e ka hak;shpejt.

  5. Gezimi says:

    Ku i ka premtimet ky kryebashkiak? Megjithse ka dhe 3 vjet te tjera per te konsumuar ne Bashki, duhet pranuar se premtimet e tij, te pakten deri me sot kane qene thjesht mashtrime. Ka kujt t’i ngjaje. Ndoshta bej profetin para kohe, por jam skeptik se mund te realizoje ato qe ka thene.

  6. Albogentivlora says:

    Ou po pse deshen prove per Bashen tiransit? Po Basha dihet qe s’eshte as per pune dhe as per nje gje. Ai vec per te vjedhur mendon. Ta gezojne tiransit bashke me maloket Bashen.

  7. debatik says:

    z.Dalipi ju kemi ndjekur vazhdimisht duke ngritur zerin e qytetarit ne keshillin bashkiak…por me ke flet…
    Ne emrin e qytetarve te Tiranes,mundesisht dergoja me zarf kete analize domethenese ,qe vete ai,ai qe vjedh votat se ate zenat ka, nuk e bene kurre,por ty bravo te qofte,dergoja z.Artvizu,dhe atij te OSBE,qe ja vulosen karriken e kryetarit te bashkise,po po keto dolen mbi voten e popullit te Tiranes-kur qytetaret pane ne sy te gjithve se sa force te ”hekurt” kane perfaqesite diplomatike qe jane instaluar nen drejtimin e pushtetit ne Tirane…apo jo zoterinj,mire Saliu qe vrau=”burre shteti”.po luli eshte”burre shteti ne katrore” sepse ish/minister i brendshem e dha urdher me vra 4 demostruesw…po ky vrases do i sherbej vertete popullit????mos more se populli nuk ndyen gojen me fol per korbat qe kane ngordhur- per qytetaret e vertete…
    Populli ka jetuar dhe kohen e Enver Hoxhes dhe ka pare,di te beje diferencimin,oh ku je o ENVER HOXHA,VETEM NGRIJU, sa RASTE KA QE po mos ti sherbeje qytetarit,jo punen qe leje por tu hapte dera e burgut…MIRE JUA BENTE…a e kuptojne keto ambasadoret se ku e ka vendit Lulzim Basha= ne burg…ai hajdut vodhi parat e rruges kombit…e nuk tregon transparence si i bleu shtepite ne Hollande,ai po ka te veshur ne trup qe nga kanatjerja e mbathjet korropsionin e hajnise e diri tek kollaret e buzeqeshjet ironike,prej antishqiptari,qe eshte taman mafjoz….i regjur ne kazanat e asaj nderkombetare–qe ka bemat e nje antishqiptari…shpejt do te vije dita…do gjindet nje bire shqiuptari,qe si ka munguar kurre ketij vendi tja tregoje ku e ka vendin mafja e sali-lul-topallices…burg perjetshem e sekuestrim pasuri deri ne nje leke…mnallkim ne race..

  8. debatik says:

    z.Dalipi ju kemi ndjekur vazhdimisht duke ngritur zerin e qytetarit ne keshillin bashkiak…por me ke flet…
    Ne emrin e qytetarve te Tiranes,mundesisht dergoja me zarf kete analize domethenese ,qe vete ai,ai qe vjedh votat se ate zenat ka, nuk e bene kurre,por ty bravo te qofte,dergoja z.Artvizu,dhe atij te OSBE,qe ja vulosen karriken e kryetarit te bashkise,po po keto dolen mbi voten e popullit te Tiranes-kur qytetaret pane ne sy te gjithve se sa force te ”hekurt” kane perfaqesite diplomatike qe jane instaluar nen drejtimin e pushtetit ne Tirane…apo jo zoterinj,mire Saliu qe vrau=”burre shteti”.po luli eshte”burre shteti ne katrore” sepse ish/minister i brendshem e dha urdher me vra 4 demostruesw…po ky vrases do i sherbej vertete popullit????mos more se populli nuk ndyen gojen me fol per korbat qe kane ngordhur- per qytetaret e vertete…
    Populli ka jetuar dhe kohen e Enver Hoxhes dhe ka pare,di te beje diferencimin,oh ku je o ENVER HOXHA,VETEM NGRIJU, sa RASTE KA QE po mos ti sherbeje qytetarit,jo punen qe leje por tu hapte dera e burgut…MIRE JUA BENTE…a e kuptojne keto ambasadoret se ku e ka vendit Lulzim Basha= ne burg…ai hajdut vodhi parat e rruges kombit…e nuk tregon transparence si i bleu shtepite ne Hollande,ai po ka te veshur ne trup qe nga kanatjerja e mbathjet korropsionin e hajnise e diri tek kollaret e buzeqeshjet ironike,prej antishqiptari,qe eshte taman mafjoz….i regjur ne kazanat e asaj nderkombetare–qe ka bemat e nje antishqiptari…shpejt do te vije dita…do gjindet nje bire shqiuptari,qe si ka munguar kurre ketij vendi tja tregoje ku e ka vendin mafja e sali-lul-topallices…burg perjetshem e sekuestrim pasuri deri ne nje leke…mnallkim ne race..redaksi ne se ste pelqen mos e boto,sepse tani komentova kete analize qe Lul hajnia se ka ba….mbani ju mallkimin…

  9. debatik says:

    Një vit në krye të bashkisë, premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës (VIDEO)
    25 Korrik, 2012 | Postuar në: Aktualitet | Shkruar nga: TemA Online

    Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranë kanë bërë rezymën e punës së Lulzim Bashës për një viti si kryebashkiak i Tiranës. Kreu i opozitës në këshilin bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ka publikuar premtimet e pambajtura që kreu aktual i bashkisë ka bërë gjatë fushatës para zgjedhjeve të 8 majit të vitit të shkuar. Taksat, hipotekat, dhuna ndaj romëve, çmimet e larta, largimet nga puna dhe gjobat ndaj shoferëve të automjeteve ishin disa nga pikat që Dalipi u ndal gjatë një aktiviteti në Akademinë e Arteve, ku ishin të ftuar qytetarë të shumtë të kryeqytetit.

    Nga Aldrin Dalipi

    Një vit më parë në 25 korrik ne të zgjedhurit e qytetarëve të bashkisë së Tiranës në këshillin bashkiak të dalë nga zgjedhjet dramatike të 8 Majit kryem betimin për të përfaqësuar interesat e publikut.

    Ndërkohë betimin e beri dhe kryetari i bashkisë si i dalë nga zgjedhjet e manipuluara vendore gje e theksuar fort dhe nga organizmat ndërkombëtarë.

    I mbajmë mend dhe sot të gjitha ato premtime të bujshme të kryebashkiakut, dhe në veçanti sot që mbushet një vit, ky bilanci i paralajmëruar i dështimeve është në sytë e qytetarëve.

    Arjani, një tregtar qe ushtron aktivitetin në Tiranë mendonte një të ardhme më të mirë të biznesit të tij, në një nga tregjet e kryeqytetit. Si shumë tregtare e bizesmenë të ndershëm që nuk mbajnë syte të miqësitë apo klientelizmi, shpresonte për ta zhvilluar më tej sipërmarrjen e tij. Ndoshta dhe premtimet ne zgjedhjet vendore i shihte si një formë që mund të ishin ndihmë për të ardhmen. Por nuk ndodhi kështu në të vërtet. Në muajin shkurt 2012, taksa vendore i erdhi jo vetëm atij por dhe shumë bizneseve në Tiranë, 2 deri 3 herë më e larte se viti i mëparshëm. Pati dëgjuar kryebashkiakun e ri se do t’i ulte taksat e tarifat, por u befasua kur pa se vetem tarifa e pastrimit i kishte ardhur dy herë edhe atij dhe qiradhënësit të objektit që kërkoi me te drejte a pa te drejte t’ia faturonte biznesit në fjalë. Kjo nuk kish ndodhur më parë. Në kushtet e falimentimit kur dhe konsumi ishte në rënie, ky qytetar ishte pa shpresë.

    Shumë tregtarë të Tiranës u përballën me këtë nismë të bashkisë për rritjen e taksës vendore te biznesit ndërsa opozita e denoncoi në tregjet dhe rrugët e Tiranes madje kërkoi një komision verifikimi për praktikat e ndjekura për rritjen por kryetari i bashkisë në vend të transparencës zgjodhi refuzimin.

    Këshilltarët e opozitës paralajmëruan në dhjetor të 2011 se buxheti i këtij viti i paraqitur për investime ishte jo realist dhe i pabazuar në shifra reale ndërsa kryebashkiaku deklaronte se 70 milion dollarë ishte buxheti më i lartë, historik i Tiranës. Por zgjodhi te mos përgjigjej kur i faktuam se ky ishte buxheti më i vogël përderisa në 2005 ishte 90 milion dollarë dhe në 2011, nën presionin e qeverisë dhe bllokimit skandaloz të forcës politike të zotit Basha, buxheti i paraqitur nga administrata e mëparshme ishte 76 milion dollar pra me i larte se buxheti i 2012.

    A ka investime sot në Tiranë? Vetë kryetari i bashkisë, para disa ditësh për herë të parë na tha se as një kilometër rrugë nuk arriti të bënte. Premtoi kilometra të tëra ne vitin e pare te mandatit te tij. Banoret e njësisë 7 na treguan se zoti Basha u premtoi para dhe pas fushate që do shtronte 100 metra rrugë pas Fushës së Aviacionit, që pati ngelur nga bllokimi i buxhetit një vit më parë. Sot ata janë të zhgënjyer dhe pa 100 metra rrugë asfalt. E ka detyrim ta mbajë premtimin e dhënë.

    Tirana në zhvillim, çdo vit ka pasur rikonstruksione dhe ndërtime të shkollave të reja dhe projektet nuk mungojnë e janë të gatshme, por sot qyteti ku jetojmë nuk e ka një shkollë të re pavarësisht premtimeve të shumta, ndërsa studentët që prisnin kartën e studentit në fillim të vitit akademik 2011 2012 ngelën të zhgënjyer nga një premtim publik i pambajtur që e dëgjuan të thuhej se u mbajt kur ata ishin në shtëpitë e tyre apo me pushime në përfundim te vitit. Por nuk ndalet këtu. Një konvikt publik, bashkia u përpoq t’ua hiqte studentëve dhe vetëm përpjekja e medias të pavarur e shpëtoi këtë pasuri dhe të shpresojmë t’u kthehet studentëve të Universitetit të Tiranës sa me pare.

    Sot kryetari i Bashkisë mban peng rreth 400 banesa sociale, te cilat prej dy vitesh janë të gatshme dhe janë bllokuar qëllimisht nga politika e mbrapshtë, që kërkon të transformojë listat me emrat e qytetarëve plot halle për strehimin, me shpërblime politike. Nuk e solli në këshillin bashkiak, ndërsa banesat vazhdojnë të amortizohen diku aty rrugës për në zonen e Shkozës si dëshmi e turpshme e politikes partiake e klinteliste që trafikon dhe varfërinë.

    Dëgjuam reagimin e shoqstës së ndërtuesve ditët e fundit.Ata vunë alarmin se Tirana ndodhet perballë kërcënimit të ndërtimeve pa leje. Një i quajtur plan urbanistik që nuk dihet ku ndodhet. Nuk ka transparence per te. Mbi nje milion euro te planit zviceran i bllokuar ne zyrat e qeverise u shperdoruan, dhe tani po behen gati ti sulen qytetit duke parashikuar te vendosin njollat e ndertimeve klinteliste ku te munden. Ne shume zona te Tiranes ndertimet pa leje po vazhdojne pa u ndalur qe pas 8 Majit.

    U akuzuam për spekulim politik sa herë i çuam zërin e qytetarëve kryetarit të bashkisë. Përdori dhe etiketime si mashtrues e shpifës për opozitën kur denoncuam dorën e dhunës, veshur me uniformën bashkiake që dhunon dhe mbi gra. Sa herë i kërkuam Bashës të mbante premtimin dhe të dëgjonte shqetësimin e qytetarëve, u përgjigj me heshtjen e turpshme të fajtorit për secilin prej halleve që sot i rëndojnë mbi supe mbarë Tiranës.

    Një pensioniste, një grua e moshuar, te Kodra e Priftit, ia tha në sy kryetarit se nuk kishte ujë në shtëpi, ndërsa Basha kishte shkuar të priste shiritin e inaugurimit të dështimit të radhës. Ia thanë me protestë dhjetëra familje në Shkozë, të tjera në Porcelan e anë e kënd kryeqytetit ku tani nuk arrin më as premtimi për 24 orë ujë.

    Nuk kanë qenë të pakta letrat dhe reagimet e qytetarëve, të cilat mbanin shqetësimin e gënjeshtrës së madhe me hipotekat. Premtimi i Bashës për zgjidhjen e këtij problemi, u sajua në disa dalje publike me dosje bosh mbi tavolinë. Por dhe Cani u zhgënjye për premtimin që në nëntor 2011 do merrte hipotekën kurse kryetari pretendonte vazhdimisht se tashmë lufta e brendshme politike e partisë së tij po bllokonte procesin e hipotekimit. Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat.

    Zyra e kryetarit Basha, i mbylli dyert më shpejt se sa i hapi. Zëri i qytetarëve nuk mundet dot të depërtojë brenda bashkisë. As kur makinat e qytetareve zhduken pa gjurmë nga rrugët e Tiranës, sepse një turmë karroatrecash mezi pret rastin t’i ngarkojë për t’i transportuar diku tjetër. Pa asnjë njoftim. Vetëm me një gjobë, të paguar përgjysëm, sepse një pjesë e saj ka destinacion tjetër. Edhe ky një biznes klientelist që shpejt do përfundojë padyshim në prokurori. E me këtë rast i kërkoj kryebashkiakut të ndalë këtë veprim qe demton jeten e lirine e qytetareve. Madje te largojë karrotrecat edhe nga shatërvani kryesor i Tiranës , që e bllokojnë çdo mbrëmje dhe të hapë e ta vërë në funksionim shatërvanin kryesor të kryeqytetit të shqiptarëve dhe mos e kthej shesh parkimi per karrotrecat e frikshem.

    Njësoj si pushteti qendror edhe bashkia e Tiranës prej një viti nuk qeveris, por keqmenaxhon pasuritë tonë të përbashkëta, taksat tona. Dhe trajton qytetarët si plaçkë, e hedh në rrugë për ta zëvendësuar me militantin shërbëtor të punëve të ndyra me grabitje votash dhe allishverishe të tjera.

    Mund të ketë prej jush këtu që janë ndëshkuar nga “fshesa” e pashembullt e Bashës me administratën, vetëm pse vendi i punës u bë mall pazari me lista partie që sot kanë vënë në krye të punëve jo profesionistë, por të paaftë për të kryer shërbimet për të cilët qytetarët paguajnë taksë? E kërkuan të drejtën deri te dera e bashkisë, edhe me protestë si në gjithë vendet e botës e demokratike, por si në diktaturë u përballen me përndjekje e përqeshje. Këtu në sallë me ne është dhe një zonjë. Bujare quhet. Ndër një grup grash që u njoftuan për largimin nga vendi i punës në ditët e ndërrimit të viteve. Ajo dhe shoqet e saj, me një rrogë minimale, jetonin në varfëri me fëmijë që rriten me sakrifica njerëzore. I hoqën nga puna ne pabesi dhe nuk patën kurajën as t’i takonin dhe t’u kërkonin ndjesë për dëmin njerëzor. Jo, ato ishin viktima të politizimit të administratës, që pas grabitjes se zgjedhjeve nuk shohin me ç’marrin përpara. Pa nguruar të përdorin edhe dhunën. Anila dhe Eva, provuan mbi shpinën e tyre kërcënimin e dhunën dhe tani përballen në gjykatën penale me një zyrtar me uniformë, të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Por kryebashkiaku nuk e shet. E mban aty krah të tij edhe pse dhuna verbale përsëritet mbi një këshilltar të opozitë e më tej mbi komunitetin rom që jetonte me mbledhjen e shisheve plastike e tashme nuk ka me çfarë të mbajë frymën gjallë. Kur mafia e mbetjeve iu merr bukën e gojës duke i dhuruar Tiranës një dramë ekstreme sociale, ku mbi 30 mijë rome do të jenë nën kërcënimin e urisë. Kjo është mirëqenia e premtuar nga kryebashkiaku i Tiranes. I kërkojmë dhe njëherë Avokatit të Popullit, që në të drejtat e tij kushtetuese dhe ligjore të thellojë marrjen e fakteve sepse kjo dramë do u rëndojë në jetën e përditshme dhe qytetareve, në semaforë, në rrugë e kudo.

    Secila prej historive që solla më sipër, është historia jonë e përbashkët. E Tiranës. E qytetit që meriton të jetë më e bukur dhe më e mirë, për të gjithë, pa përjashtim. Ashtu si e kërkuam dhe e ëndërrojmë akoma. E qytetit që nuk duhet dhe nuk do ta lëmë të bëhet mall shkëmbimi në duar të pista, që përditë e më shumë trazojnë interesa klienteliste në dëm të qytetarëve.

    Me heshtje dhe mungesë transparence Basha mund të mbajë vetëm karrigen e kryetarit, por jo Tiranën. Këtë jemi mbledhur t’i themi sot. Që qeverisjen me duar në korrupsion që shkatërrojnë pasurinë tonë të përbashkët, ne e refuzojmë kategorikisht sikurse rasti skandaloz i groposjes së rreth 4 milion euro në sheshin “Skënderbej”. Tirana nuk është sheshi i pazareve për klientë dhe miq të klientëve.

    Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit jane deshmi tronditese te barbarise dhe shkaterrimit. Vlerat mjedisore dhe historike po shkaterrohen ne syte tane. Ky eshte nje veprim i pashembullt ndersa vazhdimi i goditjes se murit rrethues te pallatit te brigadave qe eshte nje monument kulture nese do te ndodhte ne nje qytet tjeter normal ne europe a kudo tjeter ne bote do te sillte largimin e menjehershem nga detyra me turp te kryetari te bashkise.

    Tirana rrezikon të mos jetë qytet i qytetarëve, duke u tentuar te kthehet në peng të konfliktit të klientëve të qeverise dhe bashkisë, i konfliktit politik brenda partisë së zotit Basha, peng i interesave që vrasin çdo ditë transparencën, dhe lartësojnë korrupsionin.

    Zoti Basha as në krye të herës nuk arriti të bëjë diçka, qoftë edhe të vogël për këtë qytet. Ne, për të mirën e qytetarëve, do dëshironim të realizohej edhe një premtim sado i vogël. Por sot është e qartë. Kryeqyteti po ju largohet qytetarëve, ndaj i kërkojmë kryebashkiakut t’ia kthejë atë komunitetit, pasi është pasuria e tyre dhe askush nuk mund t’ua tjetërsojë. Tirana është hapësira qytetareve të cilët meritojnë respekt e dinjitet për ata që nuk e votuan dhe ata qe votuan. Ndërsa drejtësia që vazhdon të heshtë, mos ndikohet nga presioni politik dhe joshjet për blerje dhe trafik interesash, por të veprojë ndaj denoncimeve të qytetarëve.

    Të gjithë jetojmë këtu dhe lirinë e të jetuarit në paqe dhe qytetarinë askush nuk mund të na e cenojë. Ajo është e gjithkujt, ndaj zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe jo të përdoret. Ky vit i një dështimi të madh i premtimeve të pambajtura na e provoi pikërisht këtë.

    Nje Pergjigje per Një vit në krye të bashkisë, premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës (VIDEO)

    jozi — 25 Korrik, 2012 në 1:22 pm

    Ku i ke hipotekat LULIIIIIIIIIIIIII? o mashtrues?

    Përgjigjjuni

    1. kinezi says:

      debatuk a debatak u cave neper komente,thua se te lexon njeri?!neser do behen te gjitha mos e vrisni mendjen,rini te qet hahahahahahaha….

  10. Arjan says:

    Po punet e mira behen avash avash, po neve e kemi zakon qe nuk na pritet deri sa gjerave tu shkohet ne fund, harrojme se cdo plan dhe projekt ka veshtiresite e veta. Deri ne fund te mandatit te tij do te kete kohe mjaftueshem perti mbajtur premtimet qe ka dhene. Basha do te beje per qytetaret dhe qytetin e Tiranes.

  11. babloki says:

    He e deshet Bashen..e gezofshi tani..dhe mos u ankoni se vete e kerkuat..Rama mund te jete cdo farelloj njeriu qe te doje por qe beri per kete qytet beri.. mbajeni fort bashen dhe mos u ankoni kur ta hani nga mbrapa te gjithe sepse vet e donit ne krye. ne b***e do e hani te gjithe

  12. SHPERNDARJE says:

    JU LUTEM SHPERNDAJENI TE GJITHE NEPER PROFILET TUAJA VIDEON QE TA SHOHIN TE GJITHE ATA QE DUAN TE SHOHIN ?

  13. Ali says:

    Debatik, ngaqe ka akoma pjella komunistash dhe enverista te qelbur si puna jote jemi ketu ku jemi, 50 vjet pas me kohen, se keni ngrene buke misri e bar ne ate kohe te ndyre. Po ate kohe doni juve qe te fusnin ne burg kur ankoheshe se skishe te haje. Kurre mos mbifte me si fara juaj, ikni ore mos na shisni mend duke bere si te zgjuar. Na dolet juve me duar te pastra, te ndershmit e dynjase.

  14. suzana(Kosove) says:

    ky duket si mbret,

  15. Pavarësia says:

    Ç’lind për mace- mij do të gjuaj- thotë një fjalë e urtë e jona. Luli nuk bën përjashtim nga kjo thënie. Ai as ka ndërmend të bëj asgjë të mirë për ,,qytetari është i pari”. I gjithë mandati i tij i grabitur, do të kalojë me lumë fjalësh e projektesh që nuk do ti zbatojë asnjëherë.

  16. Palla says:

    Ta gezoni lulin e sales. Vet ja dhate voten, tani mbajeni brenda dhe pak e keni. Nuk vini mend, akoma genjeheni nga endrat me sy hapur, dhe chekun e bardhe qe ju tregojne politikanet mashtrues dhe hajdute.

  17. keto LEKET ti mo zoje shko e jepja MONIT SE AI KA I tufe me kalamoje,,,,pu çPASKAN QENE keta italionet, nuk u fryn asnjeher

  18. gim says:

    A ka mundêsi ta pyesni Arjan Canin ae bêri hipotekimin e shpis

  19. DENI says:

    arritjete Bashes jane :
    1-plani urbanistik brenda 1 viti kur rama nuk e beri as per 11 vjet;
    2-sistemimi i sheshit skernderbej
    3-ulja e cmimeve per vit te ri sic nuk kish ndodhur me pare
    4-uje per qytetin. per here te pare tirana ka 24 ore uje
    5-shtrimi dhe rregullimi i 48 rrugeve
    6-dimensioni festiv i qytetit larg rremujes, baltrave dhe plehrave
    7-sistemimi i mbetjeve urbane
    8-unaza e re
    9-zgjerimi i bulevardit dhe lumit te tiranes.
    U KUPTUAM TANI

  20. iliri says:

    Po cdo gje do te behet ne kohen e vete, por neve e kemi zakon nuk presim dot per te pare arritjet dhe projektet te cilat z.Basha eshte duke zbatuar. Ai e ka treguar me pune e vullnet qe do te beje per zhvillimin e jeteses se qytetareve, por smund te flasim parakohe se eshte akoma viti i pare i mandatit.

  21. eli says:

    ehhh mire mire direkt kunder pergjigje nuk pret fare te kaloje minuti

  22. alo says:

    po po e ka ber CANI ka kohe!!!

  23. Gentian says:

    Per Bashen keni gjetur gjithe keto materiale keni gjithe kohes qe vetem shkruani artikuj, po pse sna nxirrni nje artikull te permbledhur gjate 3 mandateve qe ishte ne krye Rama. Te na thoni se cfare arritjesh e projektesh beri ai ne 11 vjet qe pati mandatin dhe bejme nje krahasim pastaj se cfare premtimesh jane mbajtur e cfare jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje