Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur në Kavajë, pas një konflikti për pronësinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Mali i Robit.
Si pasojë e konfliktit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërkohë që janë plagosur gruaja dhe djali i viktimës Shehu, përkatësisht Erjon dhe Blegije Shehu. Burimet spitalore bëjnë të ditur se i riu ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa nëna e tij ka dalë jashtë rrezikut për jetën.
Krimi ndodhi në afërsi të molit me gurë të ndërtuar buzë detit, pranë shezlongëve të resortit, pjesë e pronës së pretenduar nga Tragaj, por edhe nga familja Shehu. Në qershor të këtij viti Ardian Tragaj përuroi përmes një ekspozite pikture, resortin e tij ‘Ura Li’ të Malit të Robit, ndërkohë që ishte i bindur se pronësia mbi territorin bregdetar është në favor të tij, pasi pretenduesi tjetër nuk është banor vendas.
Konflikti është acaruar jashtë mase me afrimin e sezonit turistik dhe burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të dyja palët zotëronin dokumentacion mbi pronësinë dhe për këtë ndodheshin në proces gjyqësor.
Sot Sulejman Shehu është futur me forcë në resortin privat të piktorit, së bashku me familjarë të tij dhe ka nisur të ushtrojë presion me armë mbi Tragen, i cili në gjaknxehtësi e sipër ka marrë automatikun dhe ka qëlluar mbi to, duke lënë të vdekur pa dashje dhe rojën e sigurisë së objektit te tij.
Autori i dyshuar është dorëzuar, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes.
Ngjarja e rëndë ndodh në pikun e sezonit turistik, kur dihet që në këtë zonë ka dyndje pushuesish jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia.
Kjo nuk është hera e parë që zonat turistike në aksin Durrës- Kavajë tronditen nga vrasjet.
Pak më herët dy vrasje tronditën zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, duke reduktuar ndjeshëm numrin e pushuesve.
zgjidhje shpellaresh.
Na e futi kanunin ne kushtetute.
“Perça dhe sundo”,kete na ka bere politika e vampireve dhe tradhetareve te vendit.Na perçane me pronat,na perçane me partite,na perçane Jug-Veri, etj etj.Keta politikane duhen varur per gjuhe anes rrugeve te Shqiperise.
Po tani kush do e gezoje pronen….!!!???
Problemi eshte se prona nuk i takon asnjerit,sepse 100 m nga Deti nuk ka Tapi,por kontrate 99 vjeçare,nese e kan bere.
Politika konsensuale 22 vjecare,tersisht armiqesore me pronaret legjitime,nuk mund te kete tjeter rezultat nga ky qe qe po na sharron jetet tash e 22 vjet dhe po minon progresin dhe punen e ndershme,po kaq kohe.
e ne krye te shtetit keni nji kriminel per at lejohet krimi
Kur nuk vepron ligji njerezit do gjejne zgjidhje alternative ,te shpejta dhe veteshkaterruese.
Eshte vetem pa`aftesia e Saliut per te bere shtet.Eshte logjika e njerezve te pyllit per gjak jo vetem per pronen por per gjithcka qe bie ndesh me logjiken e babezise se te menduarit vetem per VETE kur shteti eshte kufome
efekti Flamur ne shqiperi po ben te veten.
A e kuptoni se ne Shqiperi vritet nje ose 2 persona mesatarisht çdo dite
po sa vdesin per nje vit.Kesaj pyetje le ti jape pergjigje para publikut “qeveria” se pyetje te tilla i jep vetem? kush ai ai k……… qe thote me te madhe se jemi vendi me i begate ne Europe e me gjere.
Po ju dote thoni se pse vdesin kaq shume pse ka aq shume hasemri, pune e madhe populli e di vete se si e ndan punen ne njihemi si popull trim dhe armen nuk e leshojme nga dora packa se qeveria ben sikur luftojme krimin por cilin krim.Ah po eshte e vertete qeveria lufton me gjitha forcat (krimin) qe i mundohet ti prish pune asaj apo ti prek biznest e saj etj etj.Prandaj popull zgjidhini vete punet tuaj me cfare te mundi. Qeverine e kemi te forte ne kryrjen e detyrave te saj.
Me kete trend shqiptarësh qe vriten e vdesin udheve t’Shqypnise, brenda pak vitesh, Shqypnia vertet do t’mbetet vend i shqiponjave sepse s’do t’kete shqiptarë qe do t’jetojne ne te?! Shnet deri atehere!
Kazani po zien,LORA e tj.
Beni sikur,apo nuk doni ta kuptoni se per c’arsye ndodhein keto krime per pronen?Qe ay regjimi juaj antinjerzore,antidemokratik,antiligjor,qe masakroi dhe katranosi pronat e shqiptareve,shkaktari qe sot grinden e vriten ndermjet tyre shqiptaret…Kush eshte ay i verber qe nuk e kupton kete?
I pergjigjem xha barkes qe puet, potani kush i merr pronat?
çuni sali Berishes eshte i pa pune dhe njeriu me i pasur ne Shqipri. Ajo prone do sekuestrohet nga policia deri sa te gjindet blersi, mundesisht i jashtem dhe kalon ne llogari te njeriut pa pune. Ne kete menyre ka vepruar edhe me disa prona qe gjenden 3-4km ne krah te djathte pas ures se Gjoles qe te çon per ne Fush-Kruje. Shkelzen Berisha me urdher te babait urdheroi policine e shtetit qe te arrestonte pronaret e vertete dhe i mbajten nje dite brenda. Pronari me i ri ishte 70 vjeç dhe me i vjetri ishte 82vjeç.Kjo ka ndodhur ne vitin 2010 dhe keto prona me tapi te vitit 1936 jane te bllokuara akoma nga mafja qeveritare.
Keto kater vellezer pronar jane sterlodhur duke gjemuar dyert e gjykatave dhe te qeverise mafjoze.Keto ja zbrazen xhepat gjykatave dhe kan ngelur ne pritje se mos vdesi qeveria para tyre.
e cfare pergjigje me dhene’ o popull i humbur’ aty ne ate vend s’ka me pasur asnje here nje democraci te vertete,