Vendi i vrasjes
Prokuroria e Pukës ka nisur hetimet ndaj shefit të komisariatit të Pukës, Ridvan Bushati dhe dy oficerëve, Lulzim Latifi dhe Qetësor Gurra, pas kallëzimit të bërë nga Avokati i Popullit. Ky i fundit kishte kallëzuar drejtuesit e policisë së rrethit verior pasi kanë dështuar në parandalimin e vrasjes së dy vëllezërve Markaj.
“Kjo çështje ka filluar pasi Institucioni i Avokatit të Popullit, me iniciativë, pas marrjes dijeni lidhur me ngjarjen e ndodhur me dt.29.06.2012 në fshatin Mardhnaq, rrethi Pukë, ku janë vrarë dy shtetas, si dhe janë plagosur katër shtetas të tjerë, ka nisur një hetim administrativ lidhur me shkaqet që kanë ndikuar në përshkallëzimin e këtij konflikti, si dhe rolin e Komisariatit të Policisë Pukë apo masat e marra nga ky komisariat për parandalimin e konfliktit mes familjeve Markaj dhe Përmarkaj,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
“Në bazë të materialit kallëzues të përcjellë nga Avokati i Popullit, rezulton se shefi i Komisariatit të Policisë Pukë Ridvan Bushati, specialisti i zonës Lulzim Latifi, shefi i krimeve të lehta Qetësor Gurra, kanë pasur dijeni në lidhje me konfliktet mes familjeve në fjalë, dhe pavarësisht këtij fakti, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, por gjithashtu, në rastin e fundit para ndodhjes së ngjarjes së datës 29.06.2012, nuk e kanë referuar materialin kallëzues në Prokurori dhe e kanë mbyllur si një konflikt të thjeshtë. Ky veprim është bërë pavarësisht faktit se kallëzuesi Françesk Markaj ka pretenduar se është ndjekur nga shtetasit Anton Përmarkaj, Bardhok Përmarkaj, Fran Përmarkaj, nga të cilët njëri prej tyre, shtetasi Bardhok Përmarkaj, ka qenë i armatosur me automatik,” vijon njoftimi.
Shtetasit në fjalë, sipas kallëzuesit, e kanë ndjekur kallëzuesin dhe djalin e xhaxhait te tij Kastriot Markaj, me shpejtësi deri në momentin që ata i janë afruar banesës së tyre. Ndërkohë, nga inspektori i zonës nuk pyetet personi tjetër që ka qenë me kallëzuesin, shtetasi Kastriot Markaj, si dhe në përfundim, i merr kallëzuesit procesverbal për heqje dorë nga ankimi dhe në asnjë moment nuk njofton dhe as nuk bën referimin e ngjarjes në fjalë në Prokurorinë e Rrethit Pukë.
Muliiiiiiiiiiiiiii, lere ahengun e shko ne Pukeeeee!
U pergjysmu Veriu nga hakmarrjet!
Ky avikati i popullit me duket robi i vetem qe punon ne ket shtet qe e ka marr lumi