Qeveria hap dyert për plehrat, merr vendim për të lejuar importimin e mbetjeve plastike e metalike

25 Korrik 2012, 19:21Politika TEMA

Berisha autorizon hyrjen në vend të 4.500 ton mbetje polietileni dhe 25.000 ton mbetje metalike.

 

Çdo të mërkurë, në orën 11:00, kryeministri Sali Berisha del përpara dhjetëra kamerave në mbledhjen e qeverisë. Flet për gjithçka i vjen në mendje, por rrallë herë për atë që miraton në qeveri. Ose ta themi më mirë, për atë që publikon në faqen e kryeministrisë.

Kësaj here foli për doktoraturat, për gjurmimin online të dokumenteve, për imunitetin, ndërkohë që vendimet që ka marrë në qeveri janë vetëm për … importim mbetjesh.

Fillimisht Berisha ka marrë një vendim për të lehtësuar taksat për ata që importojnë në Shqipëri mbetje plastike.

“Taksa e ambalazheve njëpërdorimëshe të plastikës caktohet në masën 100 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vetëm për industrinë vendase të riciklimit, taksa për ambalazhet, të prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend, caktohet në masën 50 lekë/kg,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Më pas qeveria vendos të autorizojë një kompani për importimin e mbetjeve të polietilenit për qëllime riciklimi.

“Autorizimin e “EVEREST IE”, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve të polietilenit me kodin doganor GH 011ex 391510 dhe kodin e Konventës së Bazelit B3-B3010, sipas anekseve 1 e 2, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”.

Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 4 500 (katër mijë e pesëqind) tonë,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Kurse në një vendim më poshtë autorizohet një tjetër firmë për të sjellë në Shqipëri 25 mijë ton mbetje metalike.

“Autorizimin e “RAMETAL”, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi.

limi dhe përpunimi”.

Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është  25000 tonë.

Mbetjet importohen nga vendet e Bashkimit Europian, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve,” thuhet në vendimin e qeverisë.

 

23 komente në “Qeveria hap dyert për plehrat, merr vendim për të lejuar importimin e mbetjeve plastike e metalike”

  1. off says:

    fuck you mr, berisha. fuck you, fuck you, fuck you

    1. emigranti says:

      Çirem, digjem i vrerosur,
      Sakatosur, çarmatosur,
      As i gjall’, as i varrosur,
      Pres një shenj’ e pres një dritë,
      Pres me vjet’ e pres me ditë,
      Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
      Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
      Lark prej vatrës dhe prej punës,
      Anës Rinit, anës Tunës.
      Çakërdisur, batërdisur,
      Përpëlitur dhe zalisur,
      Endëronj pa funt, pa shpresë,
      Anës Elbë-s, anës Spree-së

  2. robert says:

    ky eshte hapi i par drejt evropes tani e kemi te sigurt qe do na pranojn

    1. pleristan says:

      -O mekatar,
      as faliu ligjes sime,
      bindu i cmendur enderrtar,
      s’jeton me shqetesime!…
      -Mu thell’ ne brendesire
      ku ndjenja rron e lire,
      ku dhembja dhemb e prekur
      nga ligja jote e fuqiplote,
      ne gjirin tim si hekur,
      si hekur e celik,
      qello,qello, o me kamxhik;
      pa frik’ e pa meshire
      e pa pendim,
      se mu ne thellesire
      te shpirtit, ne nje kend,
      lindi nje shqetesim
      qe celi varrin tend…

  3. mirel says:

    Tani e kemi te sigurte qe nuk do na pranojne.
    Kush merret me plerat..

    1. raimondi says:

      Ja tani eshte tamam rasti qe opozita tengrere gjithe populln ne nje proteste mbare popullore . Jo me ngrihej per videon e .metes. Tani opozita lka nje arsye madhore qe te protestoje. Berisha vertet nuk e ruan me per patriotizem e per jeten tone , por kjo opozite eshte opoite e pandjeshme ndaj patriotimit,ndaj jetes sone . Kjo opozite e do pushtetin per egoizem te lidereve te ndaj edhe nuk ngrihet nme protesta . Por ri ne pritje pa e prishur rehatin deri sa te vijne zgjedhkjet .atehere po fitoi mire ,por edhe po nuk fitoi prape mire. Ata jane milionere…….. Ndaj o socialista shkoni atje tek selia e partise suaj dhe ju kerkoni atyre depudeteve socio qe e .marin rogen nga buka e femnijeve tuaj., te dalin ne proteste e tju udheheqoin, se per ate paguhen ne opozoite. Nuk paguhen per te lozur ne face book e tweeter sikur jane adoleshente te rene ne dashni

  4. adi says:

    o plere po ku ke industri ti per reciklimin e plerave te dynjase kapi coji plerat ane nga veni jot ane nga shpellat mer kriminel i ndyre po ti more plere ke nevoje per tu recikluar per vete more felliqesire …

    1. Eda says:

      Ku e di ti se cfare investimesh jane bere ne Shqiperi per keto lloj procesesh Adi ? Defakto i dashur keto lloj riciklimesh dhe perpunimesh behen ne te gjithe boten dhe nuk ka asgje te keqe qe nje mbetje te riciklohet , perpunohet dhe te eksportohet …Nese do ishim te gjithe kaq te prokupuar per ambjentin atehere nuk do beheshim si delet dhe te influencoheshim kaq shume nga artikuj te tille qe behen vetem per qellime politike dhe per njerzit qe nuk arrijne te mendojne e llogjikojne vete por i marrin mendimet shabllon nga artikuj te tille. Perpara se gazetari te shkruante duhet te pakten te kishte bere nje Research te vogel dhe te shihte se kompanite e mesiperme kane investuar ne nje teknologji bashkekohore dhe jane me te vertete per tu admiruar per inisjativen qe kane marre, …..Pra me nje fjale …ju te gjithe para se te shani e flisni ketu tregohuni pak me mendjehapur

      1. vlora 1 says:

        O ti Eda jane bere nja 34 pika te tilla ricikluese ne gjithe Shqiperine por duhet thene se nga ky proces clirohen edhe helme.
        Por rreziku nuk vjen shume nga kjo sa vjen nga fakti qe baske me plehrat legale ,ketu do vijne se s`ben edhe mbetje toksike.Kjo eshte nje praktike e njohur importi nga vendet me zbatueshmeri ligji te ulet,me korrupsion ne maje dhe me Qeveri bastarde te tipit Afrikan.A e kuptove?
        Nqs Jo atehere lexo `Gamoren`e Savianos

        1. Eda says:

          O Vlora 1 , jam shume dakort qe clirohen helme por them me bindje te plote qe egzistojne filtra ajri te tille per te eleminuar keto helme dhe te dy kompanite e siperpermendura kane investuar ne teknologjine me te fundit per te tilla helme , pse nuk beni nje kerkim me te detajuar por flitet e shahet kot ?? Sa per mbetjet toksike jam dakort, por te shahen kompani per te cilat eshte derdhur mund e jane bere sakrifica nuk eshte e drejte, kur nuk dihet asgje per to.

  5. dritani says:

    “Mbetjet importohen nga vendet e Bashkimit Europian (lexo Italia, Greqia), Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.”

    Koshi i plehrave te fqinjeve thene me troç!

    “Patriotizmi” po i del nga hundet kermes!

  6. Xhozi Plehra says:

    Kush ka informacion per pronaret dhe aksioneret e:

    “EVEREST IE”, sh.p.k.-së
    “RAMETAL”

    ti nxjerri ketu ju lutem. ta dime kush po na ben me kancer dhe po na helmon femijet per leucemi.

    ndoshta na bie rasti takohemi ne jete dhe…..

    ..
    ..
    ..
    ..
    ..
    ..
    .. ..
    .. ..
    .. ..
    ..

    1. Eda says:

      I dashur mbetje te Aluminit nuk jane asgje tjeter vecse ashklat e aluminit qe mbeten nga perpunimi i aluminit dhe kanocet e aluminit nga ato qe ti dhe shume te tjere hedhin posht pasi i perdorin …..nuk jane kancerogjene ….ju lutemi mos dilni ne konkluzione te tilla pa ja patur idene se cfare jane

  7. arlen says:

    berisha ben cdo ghe me koken etij thuaj qe shqiperia eshte e tija . ku jane referendumet . po populli cfar ben perse hesht , prandaj bejne qejf politikanet se e dinene qe kane tebejnene popull me nje popull debil

  8. rolandb says:

    Plehra, plehra terheq.

    Ky pleher do te mbetet ne historine e Shqiperise si plehraxhiu me i madh i te gjithe plehraxhinjve shqiptare ne shekuj.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Edhe sikur keqberiesit ne Shqiperi perfshi ketu Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit Jozefina te binin dakort me keqberesit Europiane, miku i Im z. Etore Sekui qe paguhet per Ambasador i BE ne Tirane duhej se paku te deklarohej kundra plehut …
    Per nje Kontinetnt te paster Europen.
    Fatkeqesisht kemi konstatuar se nuk mund te dale kunder llojit ( species ) se tije, eshte vete plehe. Eshte Mafioz Italian …

  10. spika says:

    O Shqiptar mos lejoni importimin e mbetjeve se ato jan vdekja juaj dhe e femijeve tuaj,nuk jan mbetje hekuri,se hekurin bota nuk e bien ne Shqipri se bota blen hekur,por jan mbetje toksike qe do ju mar jeten.Po ke je moj opozit e flliqur qe nuk po ndihesh.Fack you.

  11. lili says:

    linku per reziqet e plastikeve kur digjen,e qe gymnazistet evropiane mesojne ne klase:
    http://physiquecs.free.fr/cours/Verlaine/Combustions-Organiques.pdf

  12. Ko says:

    Te gjithe te indinjuarit ketu jane nga ata qe e hedhin qesen e plerave nga ballkoni i pallatit. Ndersa ketu pa e pasur idene si funksionon riciklimi, po komentojne e kundeshtojne…..

  13. CUNI says:

    Dua te di cili nga ju ketu qe duket kaq i indinjuar per riciklimin e mbeturinave e ka menduar dy here faktin sa here perdor makinen apo motorrin ndotin ambjetin e ndoshta po ta bente rrugen ne kembe apo me biciklete do te ndihmonte sa do ta ndihmonte sa do pak ate , sa nga ju kur kane bere pazarin kane riperdorur qeset e vjetra , sa nga ju e di se sa qindra vjet i duhet nje qeseje plastike te dekompozohet ne toke,
    sa nga ju i kane flakur pleherat nga ballkoni e sa nga ju pasi hani dicka i hidhni mbeturinat ne kosh ……?? Sa ??

    Oh te mjeret shqiptare , si mund te behemi njerz kur pa ditur asgje shajme gjithcka ??

  14. Tirana Tourist says:

    You really need more waste than is already there?

    http://tiranadumpsters.wordpress.com/

  15. abi demirxhiu says:

    te nderuar lexues ndoshta jam i vonuar ne koment por do tju jap vetem disa informacione per te krijuar nje ide me te qarte per mbetjet plastike

    1.qeveria ka vendosur dy vjete me pare nje takse per amballazhet plastike ne vleren 100 l/kg me qellim kryesor per te zvogluar sa te mundet perdorimin e amballazheve plastike (te pakten ky ishte shpjegimi qe u dha ne ate kohe)
    2.Nga ana tjeter pavaresisht vendimit te djeshem per importimin e mbetjeve gjate kesaj kohe Everst ie ka vazhduar te importoje mbetje plastike nga jashte me qellim perpunimin ne vend te ketyre mbetjeve.
    3.Nqs do te merrni mundimin dhe te shkoni te kontrolloni disa nga firmat qe merren me grumbullimin e mbetjeve plastike ne shqiperi do te vini re qe kane sasira te medha stoku te paperpunuara dhe arsyeja e vetme eshte qe kompani te tilla si Everest IE nuk ju intereson te perpunojne mbetjet qe dalin nga proceset normale te konsumit ne shqiperi por te importojne mbetje nga jashte ti perpunojne dhe ti eksoportojne po jashte dhe interesi i vetem i kesaj loje eshte se ne shqiperi paguhen me pak taksa per ndotjen e mjedisit ne rastin eperpunimit te mbetjeve te tilla dhe kosto te tjera duke filluar nga fuqia punetore qe jane me te lira.
    3.NE pergjigje te lexueses qe ngre larte investimet qe kane bere firmat e mesiperme do ti thoja se nqs nuk eshte ndonje aksionere ose punonjesee administrates se ketyre firmave mos te flase kot por te lere ndonje nga ato grate e mjera qe punojne 8-10 ore tek everest ne mes te plehrave te flasin duke seleksionuar qeset nga mbetjet e tjera te na shpjegoj investimet qe ka bere firma per mbrojtene e ambintit dhe te punetoreve,
    Ne fund po ju them qe e gjitha eshte nje interes i madh ekonomik per firmen qe e ka marre autorizimin dhe nje kosto teper e larte mjedisore.

    1. Eda says:

      Zoteri, cfare dini rreth riciklimit ?? Mendoj qe nuk dini shume, ne momentin qe te mesoni se ekzistojne filtra ajri per te eleminuar gazrat e leshuara nga ky proces beni nje kerkim dhe pastaj flasim per koston mjedisore. Sa per grate qe punojne te EVERT IE nuk me takon te flas pasi nuk jam ne dijeni dhe sa per ate qe thate me siper nese jam ndonje punonjese e ketyre firmave do ju beja dhe une nje pyetje mos ndoshta ju jeni nga ata qe mbase nje nga keto firma ju kane Refuzuar dhe keto jane fjale hamarrjeje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje