Denoncimi i deputetit socialist për Lotarinë Kombëtare: Nënkontraktuesit shqiptarë të këtij “favori”, me lidhje të forta në politikë, djathtas por edhe majtas, dje ishin në lumturi të plotë
Nga Erion Braçe
Unë jam kundër “draftit te kompromisit” për kufizim të “imunitetit” të funksionit të deputetit. Nuk kam asnjë arsye personale. Por kam arsye parimore. Po i rendis:
E para- “drafti i kompromisit” nuk garanton mbrojtje të plotë të deputetit në ushtrim të funksionit te tij kushtetues, të besuar nga zgjedhësit e tij.
Siç Kushtetuta aktuale, e cungët, “drafti i kompromisit” mbron deputetin për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna vetëm në sallën e Kuvendit! Asgjë me shumë! Në fakt veprimtaria kushtetuese e deputetit, në përfaqësim të zgjedhësve dhe ushtrim të kontrollit parlamentar, zhvillohet edhe jashtë sallës së Kuvendit! Veçanërisht kjo pjesë e detyrës së deputetit, ligjërimi i tij politik-publik, në funksion të kontrollit parlamentar është kthyer në element represioni ndaj opozitës. Gjithnjë në funksion të mbrojtjes së veprimeve antiligjore e tërësisht abuzive të qeverisë.
E dyta- “drafti i kompromisit” vijon t’i krijojë avantazh represionit të qeverise mbi deputetin, ligjërimin e tij politik-publik, duke u mbështetur fort tek “shpifja”.
Prej mese 1 viti, kur një grup deputetësh socialistë nisën tu flasin shqiptareve fort e hapur për korrupsionin e qeverisë, është ngritur një skeme e paparë represioni ndaj fjalës së lirë të deputetit.
Çdo e vërtetë e faktuar me prova e dokumente, paditet nga qeveria si “shpifje”, mbështetur ne avantazhin që krijon Kushtetuta (ajo mbetet në fuqi) dhe kapja e gjykatave nga qeveria. Rasti im është tipiku: Kisha e kam mbi 2000 faqe dokumente (shtohen çdo dite) për vendimmarrjen klienteliste të Këshillit Mbikëqyrës të Albpetrol dhe qeverise në favor të kompanisë Stream Oil&Gas. Padita në Prokurori. Prokuroria heton dhe në vendimin e saj thotë: Faktet e paraqitura nga unë qëndrojnë si të vërteta, por nuk përbëjnë vepër penale! Deputetja në aferë më padit për “shpifje”. Gjykata e kapur nga qeveria, pavarësisht nga vendimi i prokurorisë për të njëjtën çështje, më dënon mua për “shpifje”!
“Drafti i kompromisit” nuk e zhbën këtë skemë represioni, e lë në fuqi, duke i dhënë një goditje të forte kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.
E treta- “drafti i kompromisit” heq lejen që Prokuroria duhet të marrë në Kuvend për të hetuar deputetin. Tani është e lirë të hetojë mbi cilindo. Në letër. (Ka të tjerë instrumente që e kufizojnë këtë liri dhe këta i disponon dhe i konsumon qeveria. Ky është superimuniteti që nuk cenohet nga kërkush).
Por mua më bën përshtypje fakti se për arrestimin e deputetit, Kuvendi i jep leje Prokurorisë me votim te hapur!
Më sjellin si argument atë që ndodh gjetkë në Evropë, por secili prej argumentuesve pranon botërisht që drejtësia në këtë vend është jo funksionale, e korruptuar dhe e kapur nga politika. Atëherë?
Në anë tjetër nuk mund të mos vë re inkoherencë thelbësore mes nesh: ne prej muajsh në atë qe njihet si procesi i reformës parlamentare po kërkojmë rivendosjen e institucionit të votës së fshehte në Kuvend! Atëherë?
Dikujt, dje, ky qëndrim iu duk “debat për gazetë” dhe vuri “pika në ajër”. Por nuk është kështu.
Unë e di se për shumë qytetarë shqiptarë në mes të njëmijë e një halleve familjare, iu duket i largët ky qëndrim. Mbase edhe personal.
Unë dua të siguroj secilin se nuk është kështu e asfare personal. Imuniteti nuk i jepet qytetarit Erion. Imuniteti i jepet “funksionit të deputetit”. I jepet Kuvendit, për t’i garantuar pavarësi e integritet, në përfaqësim të zgjedhësve dhe kontroll kushtetues të ekzekutivit! Por mesa duket qeveria do një Kuvend të çalë, madje deri të kapur e të heshtur!
Kështu e donte dhe e bëri Zogu. Kështu e donte dhe e bëri Hoxha. Kështu e donte dhe e bëri Berisha. Por kështu nuk duhet të jetë nëse PS vjen në drejtim të këtij vendi. Shqipëria është Republike Parlamentare dhe cilido aga që e urren, e lufton, e dhunon parlamentarizmin duhet të ketë kufij të qartë kushtetues.
Po ndalem këtu sepse e di që “imuniteti” nuk është axhenda e Sali Berishës. Thjesht ka hapur një shteg kompleksi ku hijen e tij po e ndjek pas opozita.
BERISHA NUK ESHTE ATY! BERISHA ESHTE NE AXHENDEN E TIJ TE SHITJES SE ATDHEUT!
Një javë më parë, në mbledhjen e grupit të deputeteve të PS kam folur për privatizimin e Albpetrol, proces në konsumim e sipër. Theksova që ky privatizim nuk është më një operacion tregtar, por po merr theks të fortë strategjik. Hyrja në garë e kompanive ruse me në majë GAZPROM, kompani që s’e kane problem të paguajnë çdo çmim, po dëshmon se Sali Berisha po bëhet gati të ndryshojë kursin strategjik të këtij vendi dhe të garantojë me një aleat të ri, i cili as që interesohet për parime demokratike të qeverisjes, praktika të ndershme administrimi në atë vend, qeverinë e sundimin e tij.
Kush do të kuptojë e shohë më qartë rëndësinë dhe rrezikun e kësaj, të shohë seç po ndodh në Siri me bekimin e Putin dhe pas administrimit të korruptuar e gjakatar të Basharit!
Tamam për këtë unë kërkova që PS t’i kërkojë qeverisë dhe Sali Berishës të ndërpresë procesin e privatizimit të Albpetrol tani që interesi rus kërcënon interesat tona strategjikë. Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!
ME THONI BETEJE E AXHENDE PERSONALE ESHTE KJO?
Një jave më parë, në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS kam folur për mbylljen e procesit të tregtimit pa lekë të licencës së “Lotarisë Kombëtare”. Theksova se deri në atë moment ne kishim bërë mirë kontrollin dhe denoncimin e vendimmarrjes së qeverisë.
Por kërkova që PS t’i drejtohej tani kompanisë së shenjuar nga qeveria për t’i dhënë këtë favor 100 milion eurosh, të vetmes në “gare”: të largohej nga një procedurë ku kërkon të marrë atë të drejtë që nuk ia jepte kush në Austri, madje duke paguar 100 fish më pak se në Austri! Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!
Dje qeveria e shpalli kompaninë nën hetim në Austri për favore financiare ndaj politikanëve vendorë, “fituese të favorit” që kushton 100 milion euro. Nënkontraktuesit shqiptarë të këtij “favori”, me lidhje të forta në politikë, djathtas por edhe majtas, dje ishin në lumturi të plotë.
ME THONI BETEJE E AXHENDE PERSONALE ESHTE KJO?
Të njëjtën gjë kam bërë, thënë e kërkuar edhe për tregtinë e armëve, tregtinë e pronave të ushtrisë dhe përgjimin antikushtetues me burim Ministrinë e Mbrojtjes, çështje që vetëm falë deputetëve të Komisionit të Sigurisë lëvizen themelet e korruptuara të një pushteti okult veshur në jeshile. Dhe nuk ka mbaruar!
Të njëjtën gjë kam bërë, thënë e kërkuar edhe për shitjen barbare të Gjirit të Kakomesë, shitje që dërgoi një pasuri që vlen mbi 50 milion euro për një çmim 10 herë më pak tek dy biznesmenë që përfitojnë, blejnë, paguajnë në qeveri, por që kërkuan në parti e media që të heshtja unë e kolegët e mi!!
Të gjitha këto në vetëm 2 muajt e fundit.
ME THONI BETEJE E AXHENDE PERSONALE ESHTE KJO?
Unë jam i bindur se betejat parimore, por edhe konkrete kundër korrupsionit bezdisin, nervozojnë, sfidojnë, ju prishin punë shumë, shumë njerëzve, të përfshirë direkt në vendimmarrje apo përfitime gjithfarësh, por ky shqetësim nuk duhet të ekzistojë në opozitë. Për kërkënd! Shqetësimi i opozitës është interesi publik.
Unë kështu e ndjej, mendoj, besoj! Me zemër!
Ndaj secilit ndër ata qe klithin:
“Doli prapë ai, po mirë për çfarë e bën ai këtë” apo “ai nuk flet në emër të PS”; dua t’i them me shumë qetësi, “Unë po bej detyrën, ti po më sheh mua”!
I jam betuar çdo socialisti, çdo shqiptari të ndershëm, burrë apo grua, i vjetër apo i ri, në Tiranë e në Berat, por dhe kudo ku i takoj fizikisht apo virtualisht, se do ta çoj deri në fund këtë betejë kundër “Shitjes së Atdheut”, deri kur Sali Berisha të mos vendosë më për atdheun tonë, për çdo shqiptar këtu e larg prej këtej për shkak të tij.
Betejë çdo ditë! Sepse besoj fort se betejat parimore me Sali Berishën bëhen dhe fitohen çdo ditë, jo ditën e pushtetit, ditën e zgjedhjeve pra.
Pa kompromis!
Edi Rama:
Degjoje mire Erion Bracen,se eshte ME TRIMI DHE ME I ZOTI NGA TE GJITHE JU!!
Ne se je bere xheloz se Erioni ngre probleme KRIMINALE kunder Berishes dhe ty te vjen keq,thuaje hapur,se po punon kunder SOCIALISTEVE TE THJESHTE!!!
Pse ben dhe miraton DRAFTE LIGJORE pa marre mendimin e te gjithe deputeteve socialiste dhe me gjere??
Pse nxitohesh ne servilosjen e FRIKESHME DHE TE TURPESHME NDAJ AMBASADOREVE TE HUAJ??
Thirri mendjes Edi Rama,se Sali Berisha po te perdor per DORDOLEC!!!
Besoj se shumica e fjalve qe thua Erion bejn sens. Po besoj se nuk duhet te jesh perballe partise tende po ne krah te saj dhe kunder Berishes. Duhet te gjesh nje menyre qe te mos te keqinterpretohet cdo gje si sulm kunder Rames – ne fund te fundit ai dhe ti jeni e njejta oferte qeverisese per te gjithe shqiptaret dhe kjo duhet te duket edhe me sjelljen. Mund te mos jeni gjithmone dakord – po duhet te jeni gjithmone bashke kunder Saliut dhe kesaj qeverie!!!
Cdo dite me teper nen hyqmin e Sali Berishes eshte nje lajm i keq per kete vend. Brace ju dhe Rama duhet te luftoni se bashku Doktorin e cmendur, nuk mund te vazhdoje kjo beteje gjysem mediatike, qe thjesht e sa i jep pike Doktorit. Ti duhet te tregosh se PS eshte alternativa me e mire me mundesite qe te jepen, nuk ben te dalesh e te lash rrobat ne publik. Jeni nje shprese, ndoshta e fundit per kete vend ne prag te diktatures, ndaj detyra me e larte per ju eshte te bashkoheni kunder armikut te te gjithe shqiptareve.
Qeveria me e korruptuar ne Ballkan po vazhdon te shtype gjithcka e gjithkend. Ngrihuni Shqiptare – boll duruat, tani jeni duke i humbur te gjitha!!!
Sot me shume se kurre qellimi i cdo shqiptari eshte te largoj nje her e mire Sali berishin na politika. Te gjithe bashke duhet ta arrijme kete, sepse sot eshte o sot o kurre!!!
O zoti Brace po qeveria po perpiqet te fsheh perfshirjen ne 21 Janar, tani po thon qe nuk ka pat urdher per te qelluar. Po si nuk del te flasesh per kete, 21 Janari eshte katastrofa me e madhe e ketij vendi qe nga Gerdeci, dhe me e madhe akoma per demokracine. Na del qe gardiste individuale vendoskan te qellojn mbi turme. Jane vrare 4 veta Z> Brace, nuk duhet te harrohen ata, e as mijera te tjeret qe kane qene ne rruge me ju. Ngrihu dhe fol ti, meqe te tjeret nuk e bejn, ose kerko te flitet. Vrasja shteterore nuk mund te lejohet te kaloje e pandeshkuar perseri…
keshtu vazhdo, pushka top tu befte kunder korrupsionit te cdo ngjyre.
….Se shpejti Erion Brace perfundon ne burg per “shpifje”…shoqeruar me mirekuptimin e Rames dhe gezimin spontan te Arvizut (hiqet qafe nje deputet kryenec,plangprishes)…
Bravo ERJON.Faleminderit per te gjithe punen e palodhur si ekonomist,gazetar,qytetar,patriot dhe deputet.Nje thirrje kam per te gjithe deputetet e opozites—- ose prononcohuni—-ose e kundershtoni Erjonin me argumentet qe mund te jepni.Nje keshille kam per Edi Ramen,mos e kompromento pozicionin tend,qe eshte lekundur shume mbas 21 janarit,dhe takimit me Ilir Meten
Puna jote Erion eshte shume e vlefshme – po lufta kunder Sali Berishes eshte detyre qe duhet te bashkoje te gjithe shqiptaret – jo te ktheje disa kunder disa te tjereve. NUk e kuptoj ket lufte midis teje dhe rames, besoj se eshte me mire per te dy te punoni bashke.
Po pse nuk i thua keto kundershtime kur i diskutoni brenda grupit parlamentar!? Ju respektoj Erjon,por nuk i kam pare koleget tuaj te ulin koken kur jepen ne televizion diskutimet per imunitetin. Perkundrazi me kane pelqyer! Cfare imuniteti mund ta mbroje opoziten sot nga Doktor RRumpalla, kur juve ju duhet perkrahja e nje publiku qe do HEQJEN E IMUNITETIT…Te kam vleresuar dhe vleresoj per shpirtin tend luftarak por sot me duket se i ke vene pozite te veshtire shoket e tu dhe jo PD…
Erjon je nga te paket zera qe i jep shprese jo vetem votuesve socialist , por mbare kombit shqiptar, je ai qe na kujton se ekzistojne akoma trima dhe burra te ndershem, parimor dhe shume patriot…!
Cdo fjale tenden e besojme verberisht dhe te falenderojme nga zemra!
Erion je nga te paket zera qe i jep shprese jo vetem votuesve socialist , por mbare kombit shqiptar, je ai qe na kujton se ekzistojne akoma trima dhe burra te ndershem, parimor dhe shume patriot…!
Cdo fjale tenden e besojme verberisht dhe te falenderojme nga zemra!
Edi Rama eshte alternativa qytetari e ketij vendi perballe barbarise se nje pushteti te shurdhet, qe vret e vjedh te tijte. Ky popull duhet te bashkohet kunder armikut Sali dhe te votoje masivisht majtas. Debatet e te majtes tregojn pse sot eshte e vetmja alternativ demokratike e Shqiperise.
jeni nje trim qe meriton respekt por je me “T” te vogel.
e keqja e shqiptareve nuk vjen nga berisha sepse ai thote do vras dhe vrau..thote do vjedh dhe vodhi..pra eshte kriminel dhe hajdut i sinqerte.
E keqja e ketij vendi eshte nga hipokritet arvizu dhe volfarth si dhe tradhetari kolegu i juaj xhirafa 2 metroshe edvin rama.
Po te jesh trim tamam merru me keto te fundit sidomos me ate samurajin e rruges se elbasanit qe te ka tallur shume here..
JEMI SHUME TE CEKET,SI POPULL,SI ELEKTORAT
Nuk ke mbaruar se lexuari nje shkrim e pernjeheresh ndihesh i ‘ivazuar’ nga komentuese qe nuk i shqeteson asgje,as shkrimi,as permbajtja as vehtja ku na kane katandisur e pse jo edhe ku jemi katandisur POR KERKOHEN ME TE GJITHA FORMAT TE FLITET PER EMRA TE VEÇANTE.LUFTE GJELASH.
ME KETO MENTALITETE PO VETEIZOLOHEMI E MOS E KERKOJME AS TEK SALIU QE NA ‘NJEH’ MIRE POR AQE ME TEPER TEK RAMA QE KERKON TE PAKTEN VEHTEN TA NXJERE NGA KJO VORBULL QE SKA ASGJE TE PERBASHKET ME DEMOKRACINE.
PAKE E NJOH JETEN E BRENDESHME TE PARTISE SOCIALISTEPOR AS QE MUND TA MENDOJ QE:’KUR THEMI RAMA NENKUPTOJME PARTIJA E KUR THEMI PARTIJA NENKUPTOJME RAMA’
P.S Per shkrimet e shqetesimet e Braçes ne veòanti kunder krimit e korrupsionit qe eshe ‘A’ja e deri tek ‘ZH’ja e shqipetareve jam plotesisht dakort dhe jo vetem qe e ka te drejten e fjales si qytetar,deputet por edhe ne funksionin e nen kryetaruit te grupit parlamenta.DISKUTIME JASHTE KANCERIT KORRUPSION ,JANE LLOQE KAVAJE.
Zoti deputet Erjon Braçe! Solidarizohem me betejen tuaj kunder “shitjes te atdheut” ,jo vetem une por ma merr mendja gjithe shqiptaret e ndershem .Te besoj personalisht me sy mbyllur se jeni i vetmi deputet qe i flisni popullit me gjuhen e te vertetes.Kete qe beni ju duhet ta kishin bere shume te tjere perpara jush por ky eshte ndryshimi juaj nga deputetet qe dine ti rrembejne popullit voten dhe pastaj ta perdorin ate kunder tij .Vazhdo ne kete rruge se nuk je i vetem, trimi i mire eshte gjithmone me shoke shume .Je e vetmja reze drite qe shohim ne fund te tunelit.E dime qe s’eshte e lehte kjo beteje por jo e pamundur .Do e fitojme kete beteje dhe me jetet tona por vetem Shqiperia te behet ,kete mision ka brezi yne dhe jemi shume te vonuar .Shqiperia duhet me hir o me pa hir te hy ne rrugen e vertete drejt demokracise dhe prosperitetit .
FALEMINDERIT ZOTI BRACE !
Erjon!te uroj suksese ne perpjekjet e tua te ndershme e te sinqerta kunder maskarenjve te llojeve e ngjyrave te ndryshme,por ti vet e di sa e veshtire eshte ti luftosh sepse ata jane me shumice ne politiken e dhj..re shqiptare.Si person kam respekt per ty sepse je i pakorruptuar(per kete kam fakte)por do jete shume e veshtire per ty te luftosh bijte e Ramiz Alise.. edhe njehere suksese!
fort ne zemer!
Zoti Braçe, je i zgjedhur nga populli dhe nuk po ben me shume se detyrat e elektoratit qe te ka votu.Je i paguajtur nga taksa paguesit dhe e meriton pagen qe merr se je duke e marrur me djers.Po sikur te punojne te gjithe deputetet si ju zoti Braçe Shqiperia nuk do perfundonte ne kete gjendje.Zoti Braçe, jam shkeputur nga Shqiperia dhe nuk kam asnje interes personal atje perveç interesit atdhedashurise. Ka shume si puna ime qe po punojone me shume se deputetet e partise socialiste per te shembur diktaturen Fashiste. Zoti Braçe dhe pse te vene epitetin (mistrec Berati) ti vazhdo punen tate se te vlerson populli.Lufta dhe pse nuk vitohet vetem,ngelesh hero ne historine e vendit.
Jo per faj te Gramoz Rucit ! Po thuaje hapur o z. Erion! Denoncimi i ketyre aferave nuk behet se, nuk do EDI RAMA . Sepse mafia politike nuk ka kahje politike. Ajo ka kapur kycet e ekonomise dhe financave te vendit dhe punon per vete. Jane sa ne PD aq dhe ne PS. Njera dore lan tjetren, te dyja vjedhin sa te mundin. Populli i shikon keto dhe i kupton fare mire. Prandaj thone ne popull, se Edi Rama po kerkon te gjeje nje litar te forte qe pas humbjes te zgjedhjeve te 2013, te vari veten ne qafen e kalit te Skenderbeut.
Prandaj degjojeni SRB-in kur thote,se di dicka ai. Pastrojni PS nga Klubi i Miliardereve. SRB-i per te mire e PS e ka.
E kam thene dhe here tjeter Ju z. Braçe dhe Mero Baze meritoni nje cmim te vecante nga ky popull.Ju duhet te jeni ne radhet e para te listave per deputete.
Degjoni me vemendje o deputete socialiste ,sikur te flasin 60 deputete si Brace kjo qeveri i neveritet popullit,opozitaret duan fakte dhe trimeri,ja keto jane shembulli me i mire.Zoti Rama merre shembull kete deputet dhe jo disa te tjere qe presin vetem te perfitojne dhe te tradhtojne.Bravo Brace vazhdo keshtu.
Faleminderit zoti Brace,e ju lutem te mos e nderprisni asnje sekonde komunikimin me publikun.Njerzit u degjojne me vemendje dhe dine ta bejne fort mire diferencen midis perfaqesuesve reale te tyre dhe puthadoreve ne sofren e PS-se.
Tek e fundit kjo eshte detyra juaj si perfaqesuesi yne,bile edhe ne cilesine e zv.kryetarit te grupit parlamentar te opozites.
Thuaja kryetarit tend keto jo ne. Ne popull jemi,skemi gje ne dore. Nje gje dime ne qe e URREJME me te drejte Salihin. Per 1 milion arsye.Na thoni dilni ne protesta dalim. Na rrahin ,nuk na dilni zot. Na vrasin na lini ne mes te rruges.Sa vete nga ju deputetet shkojne ne gjykate per 21 Janarin? A dini gje ju qe po i nxjerin te pafajshem kriminelet? Apo jeni ne autobuz. Mblidhni mendjen ti e kryetari juaj sa pa ju braktisur e te votoni veten tuaj pastaj. Keni 8 vjet qe as mish as peshk.
Te lumte o DJALE,je vertete patriot,c’do fjale zen vend.Po e leshuat IMUNITETIN te gjithe JU si deputet do te shkoni per LESH,dhe te jeni te sigurte se votimet e vitit 2013 i keni te humbura,kete e favorizojne edhe ministri i ri i brendeshem dhe presidenti kukull.