Sa hyn në doganën shqiptare të Kakavijës, syri të zë në kioskën e policit një poster të madh, ngjitur paksa shtrembër, shkruar në anglisht. Një foto e madhe me dy duar që mbajnë një vazo antike greke dhe shenja e ndalimit me tërhoqi vëmendjen për ta parë nga afër.
Posteri i madh kishte një titull shumë domethënës. “Trashëgimia Kulturore- Identiteti Europian i Shqipërisë” dhe më poshtë po në anglisht një sërë radhësh shpjeguese për çdo të huaj që hyn në Kakavijë.
Radha e njerëzve përpara policit ishte paksa e gjatë kështu që për të kaluar kohën fillova ta shikoj me vëmendje posterin e trashëgimisë.
Titulli i posterit më pëlqeu shumë. Një gjetje e MKTRS, thashë me vete. Identiteti ynë europian është trashëgimia kulturore, bravo ministria. Por më habiti fotoja e përzgjedhur. MKTRS me këtë foto që ka vendosur për të ilustruar këtë ide kërkon me sa duket të dëshmojë edhe diçka tjetër. Duart e ministrisë sonë të Kulturës që mbajnë vazon antike helene në foto, me sa kuptohet kërkojnë të dëshmojnë se trashëgimia jonë kulturore përfaqësohet nga kultura helene. Ky është mesazhi i qartë që ministria jonë dhe Drejtoria e Trashëgimisë kërkojnë të dëshmojnë. Nuk ka shpjegim tjetër kjo foto. Mesa duket ministria jone e Kulturës nuk di se në territorin e Shqipërisë, krahas zbulimeve të mrekullueshme të artit helen apo romak në kolonitë e bregdetit, ka ekzistuar edhe një trashëgimi kulturore e pasur ilire. Objekte shume interesante qeramike, zbukurime apo armë të ndryshme të popullsive ilire janë gjetur pa fund. Ministria e Kulturës dhe Drejtori i Trashëgimisë Kulturore, arkeologu Lafe, nuk e dinë se ka me qindra artikuj të shkruar mbi kulturën ilire, kulturë të cilës një plejadë e madhe studiuesish kërkojnë t’i identifikojnë gjenezën e popullsisë shqiptare. A jemi apo nuk jemi ilire? Jo, me sa duket të gjitha mësimet e shkollës, artikujt e profesorëve të historisë, gërmimet e arkeologëve, studimet e gjuhëtarëve hidhen poshtë lehtësisht nga ministria jonë e Kulturës dhe Drejtoria e Trashëgimisë. Të huajt që hyjnë në Shqipëri dhe lexojnë posterin e MKTRS nuk e njohin Çabejin. Nuk e kanë lexuar ndonjëherë as Korkutin dhe as Cekën. Nuk i njohin studimet e një sërë studiuesish europianë për çështjet ilire. Ata thjesht marrin një mesazh të qartë nga i zoti i vendit mu në portën e shtëpisë. “Trashëgimia Kulturore Europiane e shqiptareve është kultura helene”.
Bravo ju qoftë o të mëdhenjtë e kulturës sonë. A thua se nuk kishte mundësi që duart që mbajnë vazon helene nuk mund të mbanin dot vazo ilire? Zbukurimet e mrekullueshme të zbuluara në Selcë të Mokrës nuk ishin të denja për posterin tuaj? Helmeta e famshme ilire me të cilën krenohen muzeumet e njohur të botës, nuk ishte e denjë për tu reklamuar në hyrje të portave të Shqipërisë? JO, JO, ministri ynë i Kulturës dhe arkeologu Lafe, që drejton punët e trashëgimisë sonë janë të qartë. Identiteti ynë kulturor është helen.
Teksa lexoja posterin e Ministrisë së Kulturës, një autobus me udhëtarë sapo mbërriti dhe shqipot si ilirë të vërtetë u sulën të gjithë pa radhë për të vulosur pasaportat. Plus disa të fortë me Benza të shtrenjtë, me brekë të shkurtra dhe barkun përjashta iu shtuan radhës së gjatë. Kështu që nuk më mbeti gjë, por t’i rikthehesha leximit të posterit.
Pika 1. “Vjedhja, grabitja dhe dëmtimi i monumenteve të kulturës, ansambleve, qëndrave historike dhe parqeve arkeologjike është e ndaluar rreptësisht me ligj”.
Pika 3. “Vjedhja, grabitja dhe dëmtimi i çdo objekti me vlerë të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë është rreptësisht i ndaluar me ligj dhe dënohet me gjobë apo me burgim”.
“Denonconi në numrin 129 nëse keni qenë dëshmitar i veprimeve të mësipërme.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore
Mbështetur nga ICEBERG
Ky ishte në menyrë të përmbledhur teksti i posterit të Ministrisë.
Ndërkohe më kishte ardhur radha. Vulosa pasaportën dhe duke hipur në makinë vendosa të provoj nëse e gjitha ajo që shkruhej në poster ishte e vërtetë.
Telefonova në numrin 129, pasi prita pak, një zë me theks jugor, por korrekt, mu prezantua si oficeri i sallës operative.
Auroni: Jam një qytetar, i thashë duke i dhënë emrin. Dëshiroja të dija nëse mund të denoncoja një tentativë për prishjen e një monumenti të kulturës sipas udhëzimit që sapo lexova në posterin e MKRS.
Po- më tha zëri matanë telefonit- mundeni.
Auroni: A është krim i dënueshëm tentativa për prishjen e një monumenti kulture të shpallur me ligj?
Oficeri i Policisë: Po, patjetër.
Auroni: Nëse ky monument dëmtohet edhe pjesërisht, a është i dënueshëm me ligj?
Oficeri i policisë: Po, sigurisht, ligji e përcakton qartë po dëmtove monumentin, dënohesh me burg.
Auroni: Faleminderit, atëherë shënojeni ju lutem. Ka një tentativë për të dëmtuar Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Oficeri: Po e shkruaj edhe një herë, Pallati i Brigadave. Kuptova. Po kush është ky kërriç që do të prishë Pallatin e Brigadave?
Auroni: Z. Kryeministër.
Oficeri: Kush more? Shiko more djalë, po pse nuk e bën denoncimin në Tiranë të lutem?
Auroni: Po i rashe numrit 129 dhe ju me dolët, a mbajtët shënim apo jo?
Oficeri: Z. Auron, mirupafshim!
E mbylla telefonin. Posteri ishte shumë i qartë. I drejtohej europianëve.
ラブドール メンズ 2018年ラスベガスで開催されたAVNGrown-upExhibitionでの私たちのダッチワイフ
JO mor zotri Auron ushtaraku! Vetm na jemi rrace e kullueme Illyre!
Po ti nuk u prezantove.Nga e mori vesh polici qe quheshe Auron?Mos ke fshehur ndonje gje nga historia?Nese po cfare?Lexuesi eshte i interesuar qe kjo e vertete te zbardhet,Auron.
Mali e lexove apo te lexoi artikulli, kerriç ju prezantua duke i dhene emrin!
Auroni: Jam një qytetar, i thashë duke i dhënë emrin. Dëshiroja të dija nëse mund të denoncoja një tentativë për prishjen e një monumenti të kulturës sipas udhëzimit që sapo lexova në posterin e MKRS.
Ia paska dhene emrin… apo se ke lexuar kete pjesen ketu?
“po kush eshte ky kërriç qe do prish pallatin e brigadave” hahahahahaha o sa kam qesh !
Ilir apo Helen kush po e di me saktsi ket pune ne at kohe iliret dhe helenet kan mor e kan dhone me njeri tjetrin panvarsisht se sot kto gjera tregohen komplet ndryshe nga sec jane per shume arsye nder te tjera ato politike edhe formimi i shtetit grek nuk ishte rastesi ishte pikerisht ky hap qe beri te mundur kamuflimin e ktyre gjerave dhe i hapi rruge debateve te sotme ilir apo helen
Ilir jemi, por Sali Serbi po lejon Greket te mbjellin ideologjine e tyre ne shume vende te Jugut te Shqiperise.
Turp per ato Shqipetare qe krenohen me c’far nuk dine dhe per me teper me kulturen Greke.
Sali Serbi eshte kanceri i Shqiperise.
Perkunder karagjozllekut dhe amatorizmit te ketij Auronit, me beri pershtypje profesionalizmi i oficerit te policise. Bravo, te pakten oficeri eshte treguar teper korrekt si ne interpretimin e ligjit perkates ashtu edhe ne korrektesen ne sherbim te qytetarve.
… qeke shume i zoti per te lexuar dhe kuptuar midis dhe nen rreshta… ky zoti Auron “amator dhe karagjoz” ka aq shume kulture dhe profesionalizem, sa juve ju duket injorant qe kujdeset per imazhin e Shqiperise, ate te vertetin te cilin iliret e lashte nuk e dinin qe pasardhesit e perfaqesuar nga oficeri, apo edhe ju, do ta ngaterronit dhe do e shifnit si dicka pa vlere e pa rendesi … mbase duhet te hiqni syzet e perceptimit nga syte, te pulisni mire qepallat, mbase edhe te beni nje kerkim me emrin Auron Tare ne internet, dhe te filloni te kuptoni se shqetesimi i tij lidhet drejt dhe shume sinqerisht me faktin se te qenit nga diku dhe prej nje origjine, vertete nuk eshte cilesi, por ne mjaft rrethana, dhe sidomos ne vende hyrese si kakakvija apo te tjera dogana, si edhe kur prezantohemi me nje te panjohur apo thjesht me dike, ka nje rendesi te vecante, eshte pjese e rendesishme e sinqeritetit dhe transparences personale te individit … ps. ju kerkoj ndjese per komentin, nuk eshte as spekulativ, as debatues, as personal, por thjesht kujtese ndergjegjesuese per t’iu ndihmuar te kuptoni shqetesimin e Zt. Auron Tare. flm …
ME DUKET SE JA KA FUT KOT, PO NEJSE.
CA SHPJEGIMI I JEPET ATIJ RRETHIT TE KUQ ME VIZE NE MES QE ESHTE VENE MBI ATE VAZON GREKE, A MOS DO TE THOTE “STOP”GRQIZIMIT APO KULTURES HELENE? UNE TE PAKTEN KSHU E MORA PERSHTYPJEN E PARE SA E PASHE FOTON, DHE ARTIKULLI ME DOLI ME KUPTIM TJETER NGA C’PRISJA!!!KU I DIHET NDOSHTA JA KANE QELLUAR ATA TE MKTRS.
O bo bo, ça trapi qe qenke.
Ilirjan.Dy duar vjedhin nje vazo.Rrethi i kuq me vize ne mes nuk thote stop,por shenje ndalimi;pra ndalohet vjedhja e objekteve antike.Mund te ishte nje objekt me i njohur ilir,si Dea apo ndonje tjeter.Auroni nuk shan ministrine,biles e pergezon,por si qytetar i angazhuar per vlerat arkeologjike ka provuar ne telefon nese call center-i per denoncimin ishte efektiv apo jo,se psh ka nje celular antikorrupsioni te salise,por zor te dale ne thirrje dora vete barbari i Vuçidolit.
O Auron po ti lexon e shikon posterat e MTKRS-YZZH-se per te ditur se ca na di e na identifikon qeveria!? Po Krye-kerriçi yne e ka thene qarte se ne kemi nje gjak me Azeret… Qeramika greke ka ekzistuar neper kolonit e tyre ne Shqiperi te pakten, po “qeramika azere” apo “helmetat azere” ku jane gjetur…!!!
O Ilirian,
po injorant je o i zi? apo ben vete? po nuk e shikon Posterin apo ti ka zene syte copa e bukes?
Qe jemi apo s’jemi ilire, kete gje shkenca historike nuk e ka vertetuar ende. Aq me teper qe sot, pretendojne serbet me shume se ne, se jane ata iliret e vertete.
Mire kjo, po e keqja jone sot eshte se ne nuk e dime se cfare jemi e me cfare simboli perfaqesohemi. E mbani mend qe ne vitet 90, qarkullonin fjale per ta z/v flamurin kuq e zi. Dhe tani pas 22 vjetesh, kjo gje eshte realizuar. SRB-i na la targen…..
(SRB- Sal Ram Beri)
Essays English and American: Part 28 Harvard Classics
By Charles W. Eliot – 2004
Page 273
There are the Greeks, if not all true Hellenes, yet an aggregate of adopted Hellenes gathered round and assimilated to a true Hellenic kernel. They form an artificial nation, defined by the union of Greek speech and Orthodox faith.
In near neighborhood to the Greeks still live another race of equal antiquity, the Shqipetar or Albanians. These, as I believe is no longer doubted, represent the ancient Illyrians.
http://books.google.com/books?id=G3jqDURHDeUC&pg=PA273&dq=The+Greeks+are+no+survival+of+a+nation+;+they+are+a+true+and+living+nation&hl=en&ei=7kmSTbaKFY22twev9fFl&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=9&ved=0CFEQ6AEwCA#v=onepage&q=The%20Greeks%20are%20no%20survival%20of%20a%20nation%20%3B%20they%20are%20a%20true%20and%20living%20nation&f=false
I-lirim, me dukesh si turkofagos, por ke ndryshuar emer.
Nje mesim per ju!
Charles W. Eliot ne librin Harvard Classics, faqja 273
Ata jane greket, jo helen te vertet, por te mbledhur dhe te asimiluar ne helens
Ato formojnë një komb artificial, të përcaktuara nga gjuha greke dhe besimi ortodoks.
Nje grek i cili kthehet Musulman nuk quhet grek, dhe ai që kthehet Katolike mbetet grek vetëm në një kuptim shumë të papërsosur?
Greket nuk kane mbi jetuar si komb. Gjiton me greket jane shqiptaret nje race tjeter e antikitetit, qe asnje nuk ka dyshim qe ata perfaqesojne ilirete lashte
——————-
Serbet dhe kroatet jane fise Iraniane qe flisnin arabik dhe adobtuan gjuhen sllave kur erdhen ne ballkan ne shekullin e 7te.
Bosnja ishte historikisht një vend kroat, ne kohet e hershme mesjetare shumica e popullsise boshnjake ishin dhe jane kroat.
Mund ta gjeni ketu te Historia e Iranit
“The Croats and Serbs (who were either Slavic tribes with Iranian ruling castes or Iranian tribes with Slavic subjects) arrived in the Balkans in the 620s, a land already occupied by the Slavs.”(Salzman 1999)
Bosnia is historically a Croatian land, that Bosnia belonged to Croatia in the early mediaeval times, that the majority of Bosnian population used to be and are still Croats, and that mediaeval Bosnian kings were ethnic Croats.
The view of Prof. Malcolm is thus that the Croats and Serbs were originally Iranic speakers who adopted a Slavic language (Malcolm 1996).
http://www.iranchamber.com/history/articles/common_origin_croats_serbs_jats.php
I-liri
Mos ja fusni kote, e dime qe e bene me qellim.
Nga Akademia Amerikane enciklopedike .
Është pranuar gjerësisht se shqiptarët e sotem janë pasardhësit e Ilireve te lashte, indo-evropiane që fillimisht u vendosën aty.
Source:
Academic American encyclopedia
Grolier Incorporated – 1994 – 21 pages
It is widely accepted that the present-day Albanians are probably the descendants of the ancient lllyrians, an Indo-European people who originally settled there.
———–
Perseri
Historianët janë gjeresisht dakord qe shqiptarët jane raca me e vjeter ne ballkan, dhe nje popull para helenik .
The North American review, Volume 227
Page 753
Jared Sparks, Edward Everett, James Russell Lowell,
Henry Cabot Lodge – History – 1929
HISTORIANS are generally agreed that the Albanians are the oldest racial stock in the Balkans, a remnant of the pre-Hellenic inhabitants of the peninsula.
———
Dijetaret tregojne se populli shqiptar eshte një popull jo-sllave, dhe jo-turk por rrjedh nga të fiset e njohura ilire, të cilët jane ne Ballkan, 2000 vjete para heres sone .
Source :Departamenti Amerikan i shteti per shqiperin.
Scholars believe the Albanian people are descended from a non-Slavic, non-Turkic group of tribes known as Illyrians, who arrived in the Balkans around 2000 BC.
After falling under Roman authority in 165 BC, Albania was controlled nearly continuously by a succession of foreign powers until the mid-20th century, with only brief periods of self-rule.
Following the split of the Roman Empire in 395, the Byzantine Empire established control over present-day Albania. In the 11th century, Byzantine Emperor Alexius I Comnenus made the first recorded reference to a distinct area of land known as Albania and to its people.
http://www.state.gov/r/pa/ei/bgn/3235.htm
——–
Edhe vete Austria e ka ne historin e saj.
Ilirët, populli indo-evropiane konsiderohen paraardhësit e shqiptarëve moderne.
source:
THE HISTORY OF AUSTRIA
Illyrians, people of Indo-European stock who are considered ancestors of modern Albanians, settled on the northern and eastern coasts of the Adriatic Sea .
Included among them were the Dalmatians and the Pannonians. Eventually, the ancient region of Illyria would include the western part of the Balkan Peninsula from the Danube River to Epirus .
http://web.archive.org/web/20071015103554/www.geocities.com/historyofaustria/history.html
Me sa kuptojme e lexojme na vjen neveri qe kemi lindur e rritur ne ate vend ,ku po e perdhosin jashteqitjet e kombit tone.Vetem nje krehje e thelle e shpeton ate vend.Amen!
Oh Emigranti,
Pavarsisht politikes qe bene qeveria dhe ca politikane kjo nuk do te thote qe te kesh neveri per vendin tend. Une jame shqiptare dhe ndihem krenare per vendin tim, per zakonet tona, mikepritjen dhe shume gjera te tjera qe na dallojne nga kombet e tjera.
Prandaj mos perhap panik ketu, nuk eshte puna cfar ka bere vendi juaj per ju, por cfar keni bere ju per vendin tuaj. Mendohuni kur flisni, se tregonin nivelin tuaj te ulet. hajt shendet
nuk di pse nuk me shkojne komentet e mia?
keto te dhena faktike te skandalizojne.
kur nuk e di ti qe ke nje shkolle e ca,, nga ta dine shqiptare te tjere qe jane ne kerkim te identitetit, pasi nuk kane asnje gjurme historie tja ngjisin si origjinal. shiko kosoven qeveria jep para per zbulime arkeologjike ne shpellat e maleve, duke imkonsideruar trashegimni kombetare,,,ndersa per heritagin e jugut sado qwe ke bere perpjekje per ti nderuar emra dhe vite, prape ato ngelen hellene.
Populli shqiptar e ka rrenjet nga iliret e lashte te cilet jane fiset para helene .
source:
Eastern Europe: an introduction to the people, lands, and culture
Volume 1
By Richard C. Frucht 2005
Page 698
The ethnic Albanian population traces its roots to the pre-Hellenic Illyrian tribes, whose presence has been recorded in the Balkans since at least the second millennium BCE.
Ethnic Albanians can be divided into two groups; the Gegs or Ghegs, who live in the mountainous north, and the Tosks, who inhabit the plains and mountain basins south of the Shkumbin River.
They can be distinguished by their use of different dialects of the Albanian language.
http://books.google.com/books?id=lVBB1a0rC70C&pg=PA698&dq=The+ethnic+Albanian+population+traces+its+roots+to+the+pre-Hellenic+Illyrian+tribes,+whose+presence+has+been+recorded+in+the+Balkans+since+at+least+the+second+millennium+BCE&hl=en&ei=I6baTb-kIozUgQff8_xX&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCoQ6AEwAA#v=onepage&q=The%20ethnic%20Albanian%20population%20traces%20its%20roots%20to%20the%20pre-Hellenic%20Illyrian%20tribes%2C%20whose%20presence%20has%20been%20recorded%20in%20the%20Balkans%20since%20at%20least%20the%20second%20millennium%20BCE&f=false
C’fare injorance??- kur shtrohet pyetja nga komentuesi lart jemi apo nuk jemi Ilir??,–O fakir nga trute do me falesh per Ofezen sepse e meriton kur flet kuturu… lexo pak Herodotin e Greqis, Strabonin dhe nje varg studjuesish te huaj pa lere atyre vendas( Ju kujtoj se keta jane Greket e lashtesis)–Or zoteri.Gjuha jone shqipe eshte baze per deshifrimin,dhe rolin e saj ne krijimin e Kombeve dhe gjuhve Europiane,a di ti mor mjeran ne njohuri, se dardanet(trojanet) te cilet kane themeluar dhe banuar dhe Anglin(Briti pasardhes i Mbretit Priam,e quajti nje pjese te Britanis mbasi i vuri emrin e vet,pra nje pjese te tij emrin Alban ne kujtim te djalit te vete dhe kjo pjese eshte Skocia e sotme)po keshtu dhe Romen e lashte ,pjesa jugore e Frances,zona e alpeve,Spanja,territoret baske,disa territore ne Hollande,Danimark,vendet Skandinave,daket etj,jane pellazgo-Ilire,dardania eshte territorii sotem i Kosoves(Sllavet i nderuan emrin ne Kosovo)etj etj por te gjithe e dine faktin se sllavet u dynden ne Ballkan reth Shek V-VI pas krishtit,dhe kjo pohohet nga studiues ne ze te Botes se Qyteteruar. Dhe se fundmi referohu pak Antropologjis nga niset dhe percakton etnin dhe racat,dhe ka si etalon,po ta le ta gjesh vete,si dhe qysh ndahen popullsite,e pra ne kemi tregues Brakicefales,qe tregon sa te hershem apo autokton jemi ne territoret tona dhe me gjere.Krenar qe jemi pasardhes te Pellazgo-Ilirve.pergezime Autorit,per shkrimin brilant.tema eshte shume gjere dhe e bukur kaq mjafton per te mbeshtetur Autorin.
Ne jemi Ilir sa greket jan greket e lasht e sa italianet jan romak…a po ju jetoni akoma ne lashtesi…ne vend qe merreni me problemet e tanishme ku nje domate fluturon me 750 km/h…
Po mir cfar ben ky Auron Tare si fantastik!!?? Mir i ka then polici..pallati brigatave ne tiran esht kompetenc territoriale e policis se tiranes…cfar ka ketu per ngritur nje uragan kot se koti??? E po budalliku spaska fund ne shqiperi…them se ka lindur pikerisht aty..
Oh gothic,
Hellenet janë popull tjeter nga grekët.
Hellenet ndryshuan gjuhën e tyre dhe gjakun, duke u shumuar duke u perxjer me popuj te ndryshem ,dhe kanë dy mijë vjet që jane zhdukur. Kete e pohon edhe vete herodi
—
The Hellenic race has never, since its first origin, changed its speech.
It was a branch of the Pelasgic, which separated from the main body, and at first was scanty in numbers and of little power; but it gradually spread and increased to a multitude of nations, chiefly by the voluntary entrance into its ranks of numerous tribes of barbarians.
The Pelasgi, on the other hand, were, as I think, a barbarian race which never greatly multiplied.
Source: Herodotos, Volume 1, Page 182, History – 1880
http://books.google.com/books?id=QxkGAAAAQAAJ&pg=PA182&dq=The+Pelasgi,+on+the+other+hand,+were,+as+I+think,+a+barbarian+race+which+never+greatly+multiplied&lr=&cd=15#v=onepage&q=The%20Pelasgi%2C%20on%20the%20other%20hand%2C%20were%2C%20as%20I%20think%2C%20a%20barbarian%20race%20which%20never%20greatly%20multiplied&f=false
Shteti grek që u formua pas dy mijë vjetësh, si një shtet fetar, me popujt e ndryshëm. Ata nuk kishin asgjë të përbashkët me njeri tjetrin përveç fesë, adobtuan emrin Helen, në shekullin e 19. dhe per 2 mije vjete, Greket e quanin veten romei dhe gjuhen e tyre romiaka.
Deri në shekullin e 11, prifterinte grek i quanin hellenet djall, sepse ata ishin pagan.
Source;
In search of the Trojan War
By Michael Wood – 1998
University of California Press
Page 37-38
Empire until the fall of Constantinople did not call themselves Hellenes, the word Greeks use today to describe themselves (as did Thucydides).
They were roman, and moreover throughout their history as Christian empire they were generally hostile to what became known as Hellenism – the philosophical, moral and religious conceptions of the ancient Greece.
To them it was pagan and polytheistic : in the eleventh century, Michael Psellus relates, Greek monks habitually crossed themselves at Plato’s name, that ‘Hellenic Satan’
the Hellenising movement came to a head in the first half of the fifteenth century in the years immediately preceding the fall of Constantinople.
http://books.google.com/books?id=N5HDjtGwYjsC&pg=PA37&dq=They+were+roman,+and+moreover+throughout+their+history+as+Christian+empire+they+were+generally+hostile+to+what+became+known+as+Hellenism&hl=en&ei=jFifTc_BFYi3tweb0LWLAw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CC8Q6AEwAA#v=onepage&q=They%20were%20roman%2C%20and%20moreover%20throughout%20their%20history%20as%20Christian%20empire%20they%20were%20generally%20hostile%20to%20what%20became%20known%20as%20Hellenism&f=false
Nuk ka lidhje shkrimi me domaten e saliut??.