facebook.com/bledi.mane
Për herë të parë gjatë këtyre 100 viteve të independencës, Shqipëria ka çliruar veten nga hipokrizia periodike e liderëzimit chic, fodull dhe hipokrit. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht pesë vitet e ardhshme nuk do të kemi në krye të shtetit një drejtues që do të stonojë me republikën. Nuk do të kemi një president të shëndetshëm, të gjatë, simpatik, pragmatist, luajal, avokat të Kushtetutës, mbi palët politike por mrekullisht kësaj here Ai na ka zgjedhur një president kopje të vetë Shqipërisë.
Nuk dua t’ia prish gëzimin Bujar Nishanit të sapo ulur më bythë mbi karrigen e Bamir Topit, por dje tek shikoja pamjet e ceremonisë me topa e gjyle mu përshkëndit para syve dhe nuhata nëpër hundë një Shqipëri më orientale, më të lodhur. Bujari i veshur me kostum të zi e kravatë të kuqe thjesht më shëmbëlleu Shqipërinë e sotme origjinale e pa lajle-lule.
Një Bujar me flokë gjysëm të rënë majë koke më fanepsi pyjet e prerë dhe të masakruar të vendit tim.
Një Bujar gjysëm i mpirë me dorë e këmbë të sëmurë e pa qarkullim gjaku ndër vena më pikturoi Shqipërinë e veriut të braktisur e abandonuar prej gjindjes ku nuk qarkullon asnjë frymë.
Një Bujar me mustaqe aspak estetike dhe stonaturë e gjallë në raport me fytyrën dhe llapat e veshëve më kujtoi ndërtimet e paligjshme buzë bregdetit të çvirgjëruar shpartallueshëm të kësaj qoshke mesdhetare.
Një Bujar që handikapi i të ecurit ia vështirëson më tepër detyrën më vizaton bardhë e zi një Shqipëri që pa ndihmën prej shteteve mike mund të plasej në tokë e të ngordhte e vetmuar aty prore.
Një Bujar tek lexonte fjalimin e thatë, ordiner, të vakët dhe pa kolorit shprese dhe entuziazmi të inaugurimit më kujtonte Shqipërinë analfabete, të keqarsimuar dhe me elita të strukura fshehtas në skutat e frikës apo materializmit makut.
Një Bujar i zgjedhur kuturu rastësishëm president nga i Plotfuqishmi më kujton nëpërkëmbjen që i bëhet vendit nga të njëjta koka të nxehta politikanësh lokalë apo diplomatë anonimë perëndimorë që Shqipëria i kthen në yje ekranesh të cilët xhelozojnë më pas Hollywood e Bollywood bashkë.
Bujar Nishani është kopja e gjallë e Shqipërisë së sëmurë. Zgjedhja e tij prej Atij duhet përshëndetur sepse presidenti dhe republika tashmë janë shëmbëlltyra e njëri-tjetrit.
Bujar Nishani përfaqësues i këtij vendi nuk do të zhgënjejë më askënd. Kur emri ALBANIA do të thirret kudo, kur flamuri a himni ynë kombëtar do të valëvitet a këndohet, kur do të flitet për historinë, ekonominë,turizmin, sportin shqiptar do të shihni tek parakalon çalë-çalë e i sëmurë presidenti ynë. Bujari është një prej nesh. Tek ky mustaqelli tashmë më mirë se kurrë janë fashitur dembelizmi ynë, servilizmi, hipokrizia, paaftësia, virozat nacionale stinore, pamundësia për të shpartalluar amullinë e gjatë. Bujari ashtu si Shqipëria është dilemë e madhe mes orientit dhe oksidentit, është goja në të cilën po nuk u gëlltitën tabletat antisëmundje prej recetës së mjekëve (ndërkombëtarëve) do të mbetet thjesht një trup i pakallur që nuk lëviz. Bujari porsi republika e tij mbetet qoshkë ballkanike ku e shkuara e mykur tall trapin me të ardhmen, është personifikimi i vezirëve të dikurshëm, të cilët edhe për tu larë në hamam prisnin gjatë derisa u vinte haberi prej sulltanit.
Unë personalisht ndjehem krenar kësaj radhe me këtë zgjedhje presidenciale. Atdheu im i sëmurë prej dekadash nuk ndjehet vetëm, por te dhoma e spitalit i vjen një tjetër pacient, presidenti i tij. Ngushëlloj veten sepse për herë të parë Shqipëria nuk hapet bythësh në mënyrë hipokrite. E çfarë na duhet një president i shëndetshëm kur atdheun e kemi të pa ngopur, të pa larë, të keq arsimuar, me spitale si hale dhe hale si spitale…? Kësaj radhe nuk po gënjejmë as veten.
Vetëm diçka më habiti para pak javësh tek dëgjoja Bujarin kur thoshte:
-Jam i sëmurë, por doktor Mentor Petrela më ka thënë se pas një viti e gjysëm shërohem totalisht!
Çfarë të jetë vallë kjo përgjigje metaforike e Nishanit?
Mos ndoshta parashikon se mot në këto kohë shporrim të gjithë bashkë mentorin e tij nga pushteti dhe jo vetëm Bujari, por edhe Republika fillon të shërohet dalë ngadalë?
Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë Shqipëria ime. Je me fat si dikur. Porsi vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, Bajram Curri një tjetër burrështeti që do të të udhëheqë mban sërish mustaqe mbi buzë. Vetëm mustaqe ka se për të tjera virtyte as nuk bëhet fjalë. Ta gëzosh presidentin e ri atdheu i Jarit me mustaqe mbi buzë e nishan mbi mbiemër.
trishtim i madh nen nje pene te forte.
—-Realisht presidentet i kemi patur me mustaqe —OMER NISHANI dhe HAXHI LLESHI , keshtu qe Saliut ju kujtua e kaluara dhe e vuri me mustaqe . Pastaj a nuk eshte krenaria e shqiptarit –me mustaqe
I nderuar “homer”!
Nga emri supozoj jo vetem zgjuarsine, por dhe lashtesine. Virtuti i fundit me solli ndermend nje dekret te Naltmadhenise se Tije, Zogjit te Pare.
Dekreti bente fjale per mustaqet.
Une kam patur rrastin ta lexoj, kohe me pare, por nuk mund ta sjell teresisht ne kujtese.
Ne dekret percaktohej me hollesi befasuese, se si duhet te jene mustaqet per shtresat e ndryshme te popullsise.
Merret me mend, dhe me kujtohet fare mire, se MALESORET (DHE KUADROT E LARTA?) DUHET TI MBANIN MUSTAQET VESH ME VESH.
Zogu vete bente perjashtim sepse po shkeputej nga lindja, duke shikuar nga Evropa moderne, ku ishinn ne mode mustaqet e Hitlerit.
Ne vend te dyte vinin arixhinjte, te cilet mund te mbanin mustaqe te gjata, por jo sa malesoret qe e kane tradite den babaden.
Pastaj vazhdonte radha, sipas seres, deri tek malesoret SKRAPARLINJ e labe,myzeqaret e ne fund vinin jevgjit e neperkembur, te cilet mund ti mbanin xhufke, te varura, por jo te gjata.
Do te jem mirenjohes ne se e gjen ate dekret, sepse do doja ta rilexoj perseri, me qe JEMI NE EPOKEN E MUSTAQQEVE ME DHE PA KENA!
Per ndihmese, dekreti ka qene ne perdorim te gjindarmerise dhe kishte edhe dy dekrete te tjera:
1. MBRETI KA GJITHMONE TE DREJTE……
2. MBIEMRIN ZOGU NUK MUND TA MBAJE ASNJE QYTETAR TJETER PERVEC NALTMADSHENISE DHE FISIT TE TIJE. Qytetaret, qe e kane, ta ndrojne menjehere, duke zgjedhur çfaredo mbiemri qe te duan.
Duke te uruar shendet e mbaresi mbetem ne pritje.
Ai far mbreti eshte djali i Majkes jo i nenes Shqiperi, ajo e solli, se ky bukeshkale i fali shennaunin. Ai u be mbret me ppropozim te tre deputeteve nga skrapari.
Sot fale mungeses se qytetarise shqiptare e drejtojne territorin e shqptareve, perseri fshataret.
Pa koment, Bledi i ka thene te tera ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html
Vertet Bledi i ka thene te tera por gabon kur shkruan se ne takime nderkombetare do na shkoje Nishani.Me zgjedhjen e “Ketij” si president e drejta e takimeve nderkombetare behet ekskluzive e “ATIJ” qe e zgjodhi.
“Jari i pa va(ru)ri” ja kon vu emrin tironsat e vjeter!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html
Po qa leshi eshte me qene “tironc i vjeter”!? A po nuk marrin vesh keto te vjetrit,po edhe te rinjte tironca,nga politika,kultura,e gjona tjera .TironCi i vjeter,bash i vjetri bile,me benevreke me ibrik ne dore ,e sa e sa gjona tjera si keto qe une pervete i pelqej fort.Po nuk pelqej mburrjen idiote vetem e vetem se je ;”tironc i vjeter”.Ne Panteonin e historise kombetare nuk e di se sa vend zene keta |”te vjetrit tironca”.Kush nuk ka le e kush nuk banon ne kryeqytet,qofte ky edhe Tirane.
Si “njeriu i ri” prisja të paktën të kishit mësuar gramatikën e gjuhës shqipe sipas së cilës q ≠ ç. Kjo është diferenca mes te lindurit në Shkëlzen dhe të lindurit në Dajt.
Nuk mund të hysh në një rajon policie se të presin rrugën policë kokëpalarë; nga ata që ngatërrojnë q dhe ç, pa kulturë, edukatë, madje dhe pa tru qe virtyt të vetëm kanë se janë tropojanë, dibranë etj, etj.
Pse erdhët ne Tironën tonë kur ju bezdiska krenaria e Tironcve. Kerkoni mos t’ju therrasin malokë, por besoj se kur villni vrer ndaj atyre që në fund të fundit i zaptuat tokën dhe truallin, ja vini vetë atë emër vetes.
E kane shtrire pertoke egersirat Shqiperine e mjere dhe po e shqyejne e sakatojne.Po shkaterrojne dhe vjedhin çdo pasuri dhe vlere te ketij vendi.Mallkuar qofshi more kafshe prehistorike.Mallkuar qofshin dhe brezat tuaj qe do lini pas.U ndjekshin mallkimet e popullit kudo te jeni more prostituta te sistemit diellor.Mallkuar qofshi ju,dhe ata tru thare qe ju ndjekin ju dhe u mbajne ne kembe.Zgjohu o popull,bashkohu,dhe hajt ti qerrojme kermat nga pushteti se po na marrin dhe driten e syve.Cohuni o shqiptare te dalim ne shesh dhe te mjekojme Shqiperine duke qerruar vampirat.
Ik o bledtrakikanti,se te gjithe te njohin c’bajge je!
Vazhdo co kurva me dokumenta fallso anembane globit..
Mes gjithe palloshave, perse duhet te jesh ti ai qe do dali kundra rrymes dhe do marri mbi shpine gjithe te sharat e komentuesve? Nuk e mbyllje dot halene o lumemadh?
Mes gjithe palloshave qe lavderojne Autorin pse duhet te dalesh ti ta mbrosh????
Sepse ai flet ate qe nje pjese e konsiderueshme ketu e kemi ne mendje por s’e formulojme dot pasi natyra s’na ka dhene dhuntine e te shkruarit dhe te shprehurit ne ate forme.
Mes te gjithe PALLOSHAVE,qe shajne Bledin,na dole ti,SUPER PALLOSHI,o kaculi!!!
O Niqi niki si e ke emrin e vertete po te pergjigjem ne emer te tarasit edhe pse nuk e njoh dhe pse ka edhe pseudonimin e nje njeriu qe artikullshkruesi dhe ti do te donit ta kishit akoma gjalle. Te besh nje artikull ku te tallesh me semundjen e tjetrit nuk eshte trimeri por do te thote qe edhe ti qe ke bere artikullin je i semure dhe jo i semure nga ndonje semundje por i semure nga bytha sepse ju eshte hapur vere bythes sepse ju kane qire aq shume sa ju eshte bere si shpella e dragobise dhe ne vend qe te flisni me goje, flisni me bythe.Prandaj do te ishte me mire qe edhe ju qe komentoni beni kujdes nga semundja e artikull shkruesit se mos jua ngjit.
Shikoje artikullin si nje material gazetaresk, si dicka qe ka dhe nenkuptime. Mos i merr gjerat siperfaqesisht se kjo gje tregon cektesi. Gjithsesi, menyra jote e te shprehurit le shume per te deshiruar keshtu qe s’ja vlen te harxhoj kohen me ty.
…me mire me cu kurva ane e mbane globit se i ben nder vetes dhe kurvave, sesa te shkaterrosh e te zhvatesh Shqiperine sic po ben ai kafsha ne krye te vendit……..
I jepni pak kohe te dashur miq. Do shikoni qe jo vetem nuk do jete ushtari i Sales, por do ta vere ate ne rresht. Kjo eshte kultura e edukimi qe kane marre djemte e “jetimores” sic e quanim ne ate kohe hotelin e petagogeve beqare brenda Shkolles se Bashkuar.
Prisni, duroni e do shikoni.
Je i Madh Zoti Bledar i paaritshem
je nje gjeni
Hajde gazetar hajde !Hajde gazete qe miret me keta karagjoze dhe boton te tilla karagjozlleqe…
O USA Hamburger, te jane trashe trute atje prandaj mos llap hudhra ne kungull se bie ere. Ku di gje ti mor hamburger se cbehet ne kete Shqiperi te mjere. Zeri i Bledi Manes dhe i Gazetes TEMA eshte e verteta e hidhur qe ne po jetojme.
ca.usa po ke te degjojme sipas teje vetem pordhet e saliut dhe te pordhaceve te tjere, ky djale shkruan shum por ti dhe shoket e tuaj nuk kuptoni dhe nuk doni te kuptoni se ku po na çon kjo qeverisje e rendomte shqiperine shtet e ka perfshire nje servilizem injorance hajduteri hipokrizi e shum te tjera qe ti dhe shoket e tu nuk po e lene te marrin fryme. Ne shqiperi nuk ke qytetar te thjesht qe nuk ka kritika per kete qeverisje te rendomte.
Kurse ju qe merreni me usan, meritoni ate batuten e qazim mulletit – ene ti me gamor do me luftu facizmin, me ca do me e luftu, me jebrikun e salepit, apo me kokrren e morit qe te osht bo sa i kokerr orizi, vrej me trongull t’bosh nai gamor dru, ate vrej ti…
Ky usa, mesiper me nje fjale ia ka hudh dhe jeto persembari, po ju mer qyqare, qe jo vetem qe jeni me kaptine ne mut, po ju kan lidh komet tronguj te tille si ky manja, qe shkru si kaptina vet … Hidhni mer syte tek nanji qe ju jep noi zgjidhje, dhe thujini falimnerit ketyne ne amerike qe kan akoma zemer te modhe me ju thon nai fjale qe tiu hapin syte
cne titi ti??? harove ta shkruash titi usa??? edhe fol gjuhen letrare o tope se nga tirana je sje nga parisi.
Titi injoranca dhe fodulleku yt nuk kane koment. Ne qe jetojme ketu luftojme te jetojme cdo dite duke e dashur kete Shqiperi te mjere ashtu di eshte dhe na dhemb ne zemer kjo qe po ndodh si ne ashtu dhe shume emigranteve qe edhe pse kane vite qe kane ikur syte i mbajne nga Shqiperia. Por fatkeqesia eshte qe kemi ca si puna jote dhe atij ca.usa qe na e kane bere peshqesh Sal mafiozin.
O TIT FSHATARI JE KAMPION I NUMRIT TE TRAPLLIQEVE QE KE THENE PER CM2 SHKRIMI.
IK FUTI NDONJE UDHER E NDONJE GOTE RAKI.SHKO LAJ NDONJE HALE AZILI ANDEJ NGA JETON EDHE KAQ.
si ka mundsi qe te gjith salistat kur shkruajn ketu tek tema i vene prapashtes amerikan emrit te tyre?? si psh ky palla ketu lart qe e ka vene “”ca, usa, ose ben lavapjates chicago, ose shqiptari usa , ose edi detroit , etc etc . me keujton nje dhembpalar te shkurter dhe te shemtuar nga dibra qe erdhi ketu tek qyteti ku jetoj une. ky shkurtabiqi qe thoni ju vet fliste vet qeshte. erdhi ketu ilegal dhe punonte lavapjates. nuk dua ti shikoj me bojen shqiperise ja bente. ai eshte vend i mallkuar kurse nga ana tjeter varsja me shqiponjen dy krenare ne qafe.e urrente shqiperine por rnoft sali berisha ja bente mengjes drek dark. i thash un , po shqiperine ne ate pik ku eshte katandisur e ka lene ai sali qe ti nuk e heq nga goja.pergjigja e atij ishte , e dua saliun sepse ai do me legalizoj tokat ne tirane dhe ai na solli demokracine. ky dhembverdhi qe thoni ju , qe javen e par qe erdhi ketu bleu surfboard edhe filloji te mesonte futbollin amerikan( imagjinoni cik katunarin duke ber surf ne oqean dhe duke luajtur futboll amerikan qe javen e par mo ejjj). kan kaluar 3 vjet qe atere dhe opingari blu akoma ashtu eshte ilegal. e shikon te vetmuar neper stacjona autobuzash edhe her pas here te nxir nga fytyra sepse ska ngelur shqiptar pa e rahur. per femra as qe behet fjale, ashtu i vetmuar sic ishte ashtu ngeli. e thash gjith kete histori sepse se ckam nje parandjenje qe ai tipi shkruan ketu tek tema dhe mbrapa emrit ve pseudonim usa.
Permekari,eshte privilegj te jetosh ne Amerike,ndaj ata mire bejne qe tregojne vendin ku jetojne.Kur ste vjen turp ty qe je nga Permeti( nje nga zonat me te prapambetura ne vend),si mund tiu vije turp atyre,qe jetojne ne Amerike,por nje fshatari komunist nga Permeti,eshte e pakuptueshme.
Jari,Jari hajde tek pazari,ka qene nje konge e vjeter.
berisha se pranon dot karshillekun e te bukurit perballe tij, si ed rama bamir topi prandaj e zgjodhi qe te jete superior.
Krahasim i goditur. Shpresojme qe te sherohet shpejt Bujari me mustaqe, qe te sherohet shpejt dhe shteti jone. Bledi, me eren qe po fryn ne Shqiperi, jane larg pashket. Politikanet mafioze e kane zene per gryke Shqiperine dhe po e shqyejne, jo vetem si te uritur por,dhe pafudesisht te pangopur. Faleminderit Bledi.
Eeeej o Bledi, me kenoqe me shkrimin!!!
Me duket sikur lexoj mendimet e mia.
Eshte fiks Fare.. vazhdo e shfryhu, shkruaj e çlirohu, vrullshem e per qef, shkruaj ç’te doje trapi dhe si ta thote mendja !!!!!
Shkruaj se çliron veten, çliron dhe ca te tjere bashke me ty!!
Kamariere te Atdheut!
Futunu ne gare se si dihet – Beheni President – e pse cfare ka Jari me shume se ju – Vetem Mustaqet – Verini fallco nese nuk ju rriten !!!
Por vetem ka nje kusht te forte – Kamarieri i radhes duhet te jete besnik i Sali Babes !!!
Pershkrim realist i situates ne te cilen ndodhet vendi yne. Mustaqe te rritura ashtu kuturu,megjithese kane lek e pasuri sa te duash por nuk dine se shpenzohet edhe per nje pale mustaqe, fjale boshe e pa kuptim sikur fliste ne nje mbledhje partie, e gjithe familja e tij e veshur si mos me keq dhe mjedisi perreth shtazarak, femra te veshura si gejsha me fustane te kuqe akllazi dhe me celular ne dore (si te fortët), femra i thençin pasi me gjestet dhe ecjen e tyre na llahtarisen, qe qeshin si te marra, qe vetem nga nje tik i fytyres kutpohet menjehere se ç perfaqesojne dhe nga vijne. Te vjen te vjellesh tek shikon kete makuteri ujqerish dhe ate turp qe pamë mbrëmë. Nje ceremoni shembelltyre e Atij dhe njerezve perreth tij qe jane turpi i turpit. Pale permendin edhe fjalen ZOT…
Amazing!No comment.
In this world two things never abandoned:
>Gods aye, that seeing above.
>Mothers Heart, that follow every where.
Late nam. Jari ma per tju nxire jeten. Do tju falimentoje.
Bujari te kujton ca ministra ne kohen pushtimit fashist, eshte shume demode,shume i lodhur, nejse sala e di kete pune.Mua per vete sme pelqen, me mire Nano eshte me moderne.
T’a themi drejt,nuk prisnim ndonje president qe do na shpetonte.Por salishi na i ka prere mundesite qe te pakten ne te shpetonim presidentin.
Ka ca te perbashketa me Fahri Balliun ky Bujari po ta shohesh thelle thelle.
Une qe sot e tutje do e quaj Jari Roboti! Ecen si robot dhevepron si robot: i telekomanduar nga inxhinieri i shkencave robotike Sali Temuz Berisha!
me te gjitha ato qe shkruane jame dakorte po per sa i perkete zogute ai ishte tradhtar edhe tradhtarete nuke nderohene
Por kjo Drania ne krah te bujar kotit,kush eshte o Bledi?Ajo ngjan me mashkull se vete mustaqelliu yne.
Fryma dhe objektiviteti i këtij shkrimi plot trishtim e alarm atdhetar, s’ka nevojë, mbase për notën time “shkëlqyer”, ashtu si të Mero Baze trimit te paepur (me te shkuaren e tij te merren biografet, sipas motos “Kur babai yt shiste qofte ne mes te Tiranes…), por them se me kete perzgjedhje te ketij “te pavaruri”, qe çau ekranet ditenate me kete pavaresi alibike (qe sot shkruhej per te se kryetar te SHIK-ut do te miratoj kandidaturen e z.Sali, pra, ky monster e gjeti menyren per ta futur nen hyqem institucionin, pavaresisht pordheve (ndjese) te NATO-s, amerikaneve) eshte nje nga sherbimet me te ndyra qe Saliu i beri vendit ne IKJEN E TIJ TE PASHMANGSHME, para zgjedhjeve politike te 2013-es, sa bota te mbaroje pune me siamezin e tij, Asaadin!
Dhe, Edi Rama “respekton” kushtetueshmerine e zgjedhjes se tij!??
Eshte per te vene duart mbi koke te shihje harene e mbremshme te nje prej anetareve te stafit te ngushte te Berishes, teksa dilte pas Pikes se 4-t te rendites te dites se kurorezimit (dhe pastopave jo te Topit) te Nishanit me nishanet e plageve te medha te atdheut, sic shkruan B. Mane! E trishtueshme hareja, e dhimbshme, tragjike, sikur kthehej nga premiera e ndonje shfaqje te…
hyrja qe i ben shkrimit esht e gabuar.
ahmet zogu pershembull ishte hipokrit,shik dhe fodull.
hajdut frikacak vrases dhe kurvar madje aqsa ka len shum dobica pas…
Komentet dhe krahasimet e goditura, por kam nje verejtje: eshte shume keq te tallesh me semundjen e tjetrit dhe me keq akoma ta besh ate objekt krahasimi ne percmim. Per kete turp te kesh.
“Per kete turp te kesh”-Cili, zoteri/zonje, ai qe pranoi detyren postkomuniste, post(??!)PD-iste, postkamerieriste, postplagjiaturiste (masteri i Universitetit amerikan “Te mbyllur”), pasi mori garantimin e Petreles se do te sherohej pas 1.1/2 viti?
Ka thene e sterthene gjate diteve te tranazhit presidencial (keshtu i thuhet, apo jo?) se do te jem i pavarur. Ok. Po “hallet” populli, Shqiperia e drobitur, e vjedhur, e dhunuar, e shkaterruar, e shitur per 1 Euro, ku do t’i vare? A po ka vetem celesat e kashtes dhe…mustaqet??!
E ci duhet Saliut nje president i shendetshem qe ti q… koken,me mire nje i semur qe e ka mendjen tek doktor Petrela qe ishallah i del llafi dhe Bujari mbas nje viti e gjysem sherohet.Eshte i qut per poshtersira Sali Vicidoli.
te kishte nje kembe a nje dore manget mire se ashtu i ngjau edhe te vjen keq, po ky eshte me gjysme trurit edhe zoti e ka bere njerin me 2 duar e kembe po me 1 tru. President sakat ne 100 vjetorin e pavaresise se sakatosur.
POSHTE PRESIDENTI DHE BERISHA…LIRI POPULLIT…POSHTE PD, AKZ,
Shqiperia do behet nje dite,mjafton ,cdo koment do ishte i tepert!Mos harxhoni kohen kot,degjojeni zerin e tij,brezat do te na mallkojne dhe neve qe i duruam keto plehra,me mire martir i vdekur,se sa krymb i gjalle !
…UNE JA PRES….
…UNE JA DHJES…
Edhe macoku im ka mustaqe por ndryshe nga ky Jari eshte dhe i mencem.
Shkrimet e Bledit nuk jane te keqija, kane nerv, rrjedhin kendshem per lexuesin POR ka dy probleme:
1. Bledi eshte vertet trafikant dhe kjo nuk eshte shpifje dhe
2. Bledi me duket se ka filluar te kopjoje Meron ne shkrimet e tij (sigurisht pa e arritur nivelin e tij)
Per dy arsyet me siper, mendoj se do perfundoje si nje flluske sapuni.
Bledo, nje saktesim i vockel: Jari me mustaqe, Jari me nishan ka thene se do te sherohet pas 17 muajsh, keshtu i ka thene doktor Mentor Petrela.
o HMMMMMMM po dhe 1 i semur nuk mund te tallat me gjith shqiperin , sepse ne nuk ja m kemi borxh , te shkoj te kurohet te sherohet pastaj te marri persiper detyra qe i perballon . se ketu nuk eshte thjesht fati i 1 te emuri si JARI por fati i shqiperis , dhe i institucionit te presidences qe duhet te kalo shum sfida dhe impenjime . pershendetje ….-…
Tyrp per te gjithe ju qe shkruani me kete gjuhe prej ordineri per presidentin qe sa u ul ne karrike.Filluat te mereni dhe me mustaqet e tij.Po nuk ka se si te spjegohet ndryshe pasi te gjitha shkrimet kane nje emer Mero zagari qe leh sa here ndron padron dhe Blendi trafikanti dhe drogmeni Turp
Me teper se kaq do te shtoja vetem,qofte me kaq,…
Arsyetoni nje here, si arsyeton lokeria me kete zgjedhje pedeja ka avantazhin,se duke qene tetraplegjik mund ta shkarkoje kur te doje, me motivin “aresye shendetsore”.
Po c’keni o te uruar,e tha vete ne intervisten e Pekes se ka per sekretar te pergjithshem Dr.Spahine.Ai djale eshte specializuar ne shkollat me te mira italiane. Edhe se nuk ka punuar asnje dite ne klinike,prap doktor eshte,nje ndihme do t’ja jape kur te beje kriza konvulsive.I qaj hallin dhe atyre te klinikes speciale,do jene ne alarm te vazhduar edhe se jane ne te njejtin oborr.
Sa per ty o Bled…rrofsh,krahasim me te gjetur….tani duhet vendosur se cfare duam,sigurisht po te duam.
Presidenti eshte imazhi i nje vendi. Bledi ka bere pershkrimin e ketij imazhi sipas mendjes se vet, por mjaft i goditur. ka gjetur perdorim shprehja: Sipas kokes festen…, shpresoj vetem tek ajo qe do te ndodhe pas nje viti e gjysem. Ishalla fillon sherimi! kemi humb mjaft kohe, por me mire vone se kurre.
SHARJE PA OBJEKT-SESHTE GAZETARI
Nuk tregon as nivel e as profesionalizem qe te shash nje person human e aqe me teper ta paragjykosh ate si funksion kur nuk ka filluar akoma pune.Shkrime te tilla kerkojne ti behet karshillek pales ‘tjeter’ qe perben ‘informacion’ paçavure.
Sikur shkrimi te shtjellohej rreth thenjes”SPITALE SI HALE E HALE SI SPITALE”nuk do te kish te share.’Kryetari i shtetit’ vertet eshte pasqyre e shtetit por ketu nuk ka te beje emri ,por istitucioni(‘veshja nuk te ben prift’).Edhe pse ‘presidenti tek ne sperfaqeson asgje e do kaloje 54 vjet duke gerrhitur ,edhe pse nuk u zgjodh ne menyre konsesuale,qe prape nuk do ndryshonte asge ai u zgjodh ne menyre kushtetuese edhe pse kushtetuta tek ne eshte perdorur si leter higjenike,e prape se prape tere mllefin e grumbulluar ne keto 22 vjet nuk do ta shkarkojme tek NISHANI E AQE ME TEPER TEK SHENDETI.Ministri me i afte i ekonomise eshte gjermani ne karroce dizabile.Te presim e te ‘shohim punen e jo gunen’ e ketij shqipetari e le ti kursejme kritikat per ILIRJANET E TJERE QE NA KANE Q… NENEN E NE I THERRESIM BABA.
Ah per zotin ju jeni te lodhur vetem gazetari qe nuk mund te quhet kjo por thjesht sahanlepirje dhe shtrirje barkas per ca kartmonedha. Nje here ishit zara te saliut tani jeni te rames me qafsh.
Kam pershtypjen se fotografia eshte bere ne San Marino.Ku ne hyrje te saj shkruhet*Benvenuti nella antica terra della liberta*uroj te bej detyren e tij per popullin.
o blediiiiiiiiiii. ca ahmet zogu thua ti???? e ke dhjer ter kete shkrim kaq te bukur duke futur kete emer tradhtar. ahmet zogu eshte tradhtari me i madh i shqiperis. zogu, saliu dhe perandoria osmane e ka len ate popull te gjunjezuar ashtu sic eshte.
Eshte vertete e habitshme qe asnje nga shoqatat e gazetareve nuk reagojne ndaj nje shkelje kaq flagarante te Kodit te Etikes se Gazetarit , ndaj denigrimeve te tilla qe i bejne gjendjes fizike dhe shendetsore te nje njeriu e aq me shume te Presidentit te Republikes.Shpresoj ne reagimin e Z.Aleksander Çipa dhe Z.Ylli Rakipi qe perfaqsojne shoqatat e gazetareve ndaj ketyre monstrave qe i japin te drejte vetes te shkruajne,te denigrojne, te shpifin me fjalorin me rrugaçeror te mundshem.Populli thote nje fjale te bukur “..i shari te shan”. Eshte me te vertete per te ardhur keq per gazetarine shqitare.
OLTI BARDHI
oltiiii, oltiii o gjumash i merr kthesat avash avash. olti eshte vape o shoku nuk ke faj. te te lexosh ty te duket vetja sikur jeton ne nje vend te paqte qetesia e te cilit prishet vetem nga artikujt e bledi manes. nuk te ka trembur kryeministri me kercenimet e tij o olti, po vrasjet o olti,po vjedhja e votes o olti, po ilir meta me moniken o olti, po fukaralleku o olti, po lajmet siriane te klani o olti, po propoganda kurverore e sonila mecos dhe blendi fantomas fevziut o olti, po opozita e pergjumur o oltiiiiiii,oltiiiii. ku jeton o merhum? ta shqeteson doktorin ky bled mane, ta shqeteson bujarin ky bledi…o oltiiii ziu ca te ka gjet
Meqe ka thene Petrela ,mendoni te kunderten. Petrela eshte nje medioker ,eshte fytyra e mjeksise sone te paafte.
Nese do te vdesesh ,por perpara te harxhosh dhe qindarken e fundit te kursyer shko tek ky kleptomani!!
Ky artikullshkruesi ka harruar te shtoje edhe nje detaj tjeter te rendesishem:Qe Shqiperia eshte edhe vendi i gazetareve te llojit te paskrupullt,rrugac e ordiner si ky bledi mane.
E c’lidhje ka i gjithe ai portret i Shqiperise(sipas tij)me shendetin e Presidentit ?
Ne vendet Europiane shikon ministra e qeveritare te verber me qen,me paterica e karrike me rrota e askush nuk i paragjykon sepse nuk ka njerez te llojit ordiner si ky mane.
Po sikur ky derr injorant rrugac te kish vete probleme shendetsore cdo te mendonte sikur ndonjeri ta paragjykonte per shendetin e tij ?
Sa turp qe aksidentalisht lexon shkrime te tilla.Te vjen ndot.
ka lidhje o zotni si nuk ka,ka edhe shume bile ,vetem per vemje qe nuk ka asnje ndjenje per atdheun nuk gjen lidhje ,e sikur ky “derr injorant rrugac “sic e thua zotrote do te kishte keto probleme shendetesore thjesht nuk do te pranonte te behej president nese e propozonin e do te mbetej nje sakat ne mes te sakateve e nje handikap ne mes te shumeve por jo figura perfaqesuese e nje shteti,e,per me teper perfaqesuesi praktikisht i kombit shqipetar ne bote prandaj artikullshkruesi ka gjetur nje mjet per te vene ne dukje kete ,e ky mjet quhet satire te cilen une personalisht e vleresoj shume sepse satira eshte kamzhiku i inteligjentit !Dikush kur po i pergjigjesha me ironi arrogances se tija me kercenoi me dhune…,me kujtojne nje tabor komentuesish qe vertiten neper keto gazeta vetem e vetem per te hedhur balte mbi cdo gje …dikush qe nuk pelqen nje gazete as qe merr mundimin te hyje ne te jo me te komentoje ,KOMENTUES TE PAGUAR ME KORE BUKE TE VJETER ….ja cjeni…shkoni nga 55 ajo shkruan sipas kutit tuaj e lexoni e kenaquni me to e lenani neve te kenaqemi me Bled drogaxhiun ca keni juve ,une smbaj mend ndonjehere te kem hapur ndonje faqe gazetucesh si 55 sepse nuk kam ndermend te lexoj gjera qe nuk me pelqejne …AAAAAAJJJJEEEER!!!!!!!!
Ne rradhe te pare ti je jo me pak rrugac e drogaxhi se manja yt.
Ti ne vend te fjales invalid perdor fjale fyese si sakat etj etj.
Pra sipas perceptimit tend Gjermania si shteti me i fuqishem ne Europe e pse jo ne bote,duhet te kishe per kryeminister nje burre te gjate,hijerende e me prezence autoritare,bjond sykalter,ndoshta me pak mustaqe si te Hitlerit kurse ne fakt ka nje grua plake qe te ngjan me shume me nje murgeshe.Ikni o injorante se fjalet e bukura nuk u zbukurojne dot kanibalizmin tuaj shpirteror.Je nje shqiptar i rendomte dhe kaq.
Kisha per shtuar edhe dicka.Duke lexuar komentin tend ti vete e pranon qe kenaqesh me shkrimet e bledi drogaxhiut.Pra ketu kemi nje drogaxhi qe u ben moral te tjereve.Ketu s’ka nevoje me per tu marre me replika te metejshme.
qe jam nje shqipetar i rendomte e kaq eshte gjeja e pare qe me mbush e me ben te ndjehem kaq mire e kaq krenar,kjo si pergjigje e tentatives per sulm verbal ndaj meje personalisht ,pra fyerje nuk ka ketu, prkundrazi kompliment,faleminderit,persa i perket komentit te dyte (kush ka mizen nen kesule kruhet)une nuk e njoh personalist artikullshkruesin,nuk di ne se pelqen thjesht duhanin apo nuk e pelqen,nuk di ne se pelqen marijuanen apo jo ,ne shume nga komentet negative permendet qe artikullshkruesi qenkesh drogaxhi(!?)gje qe mua nuk me intereson fare sepse kjo eshte jeta personale e tija e ne se dikush ngacmohet nga kjo ,le ta ruaje e ta denoncoje….une diskutoj shkrimin ose me mire te themi frymen e shkrimit .Gjithashtu nuk kam asgje personale as me Nishanin ,ai eshte per mua nje i shfrutezuar nga ky grup qe mban nje pushtet te paligjshem rezultat i votave te vjdhura e si i kapur do zbatoje urdherat ,pra pushteti “demokratik” perfundon ne totalitarizem per te mos thene diktature…!
Aleja nga pordhet s’do te dije,populli.
po kjo shqiperia jone nuk kishte me burra qe gjeti bujarin . po megjitheate ky do te kete dicka te pazbuluar qe do tja beje peshqesh kombit te vet . mesa duket vetem shoku sali mund ta dije dhe na i serviri ne te presim ishalla .A na do zoti shume ne dhe na i pruri per te na shpetuar nga gjithe keto te keqe po shoku sali e di te presim . Po cfare te presim me ne spo na bene pune nje sakllam dhe cfare do te persim nga anetari i PPSH i fundit . nxireni ne pension te ziun se ka statusin e presidentit tani dhe mer ja 2 miljon pesion dhe i vini ca sherbetore qe i sherbejne se gjynah po e deshe shume o shoku sali . mos na mere ne qafe gjithe kete popull o shoku sali me keto lloj sorollopesh o shoku sali
Me dhemb shpirti,me vret ndergjegja, me vjen turp, kur lexoj shkrime te tilla. Jam opozitare nga “rrenjet gjer ne kocke” por, kurre nuk do te merrja persiper te te lendoja nje plage te shkaktuar prej zotit.Plaga jote duhet te jete dhembja ime!vuajtja jote eshte hidhrimi im,fatkeqesia jote eshte loti im dhe vetem atehere do te kuptonim njeri tjetrin,vetem atehere do te prekeshin ndjesite e pushtetarit te cmendur,te korruptuar,
qe padyshim ka pjesen e tij dhe Nishani.Ate pjese te cilen ja serviri…
dhe nuk mund ta mohonte, se i duhej te jetoje… qofte edhe pandershmerisht!!!
ke shkruar shume bukur…por..te fusesh zogun ne mes te atyre njerezve e ke dhjere fare fare,,e sa do bukur te shkruash do behesh antipatik….
ju komentues qe e njihni bledin nga fotografia dhe flisni me superlativa per te,do tu vinte turp nqs e njihni na afer.ai eshte aq ordiner sa me vje keq per Meron qe lejon shkrime nga te tille njerez.Ai eshte bled trafikanti ne emisionin e Arjan Canit.pasi u mor disa vite me trafik njerzor i perdorur nga disa grupe kriminale ai u rah nga ata dhe nuk ju dha asnje lek se e dinin kush ishte tani ka kap gazetarine.turp per kete profesion te nderuar te kete te tille njerez.
O Ani, po e dijme se sa plehre eshte Bledi, mos mendo se nuk e dijme, por shpesh njerezit merren me lajmesin e jo me lajmin. C’me duhet ne kete artikull mua se kush eshte Bledi. Ajo qe thote a eshte e vertete? Per mua personalisht po. Pastaj se sa felliqesire eshte autori ajo eshte ceshtje tjeter (dhe po, ai eshte felliqesire).
mqse e njeh ti ani ket bled manen na shkruaj e na thuaj dhe ne te tjereve ta njohim . por mos harro te prezantohesh me emer dhe mbiemer se me maska cdokush behet trim dhe te chan trapin. prezantohu ani, o kurve djale budallaqe
o populllll, pse nuk u ha nje mortje . pse shqetesoheni kaq shume per menyren e thjeshte dhe origjinale te bledi manes e nuk e rruni fare kur sali berisha u vret, u vjedh u poshteron. o u hengert mortja ca njerzish jeni ju. lereni biografine e bled manes se ia ka bere vetes ai ne publike nuk e ka rrujt, shikoni si u katandiset o te pabuke. ju e felliqet kete vend me kete mendje te poshter e pa kurajo qe ne kohen e turqise, zogut, enver hoxhes e deri tani me kete kopilin e tropojes. mblidhni veten o barkthare e qeroni nga pushteti salen. bled mane te vleresoj per mendjen dhe kurajon, ec lale mos e rruj shume per keta 3-4 zagaret qe komentojne si te q. ne bythe
Eh Jari, Jari, kur na sherbente kafen tek Carlsberg, nuk e harronte asnjehere porosine. Punen e kamarierit e qante… ne fund te fundit edhe sot kamarier eshte, ne sherbim te Saliut.
Bledi nuk ka ken trafikant.
ai ishte dikush qe i conte njerzit ne boten e lire.
dhe ka bo vec mir.
te quash trafikant nje person qe ndihmon njerzit per te shku ne boten e lirise(perndim) eshte njelloj sikur te quash kriminele trafikante qeverit perndimore te cilat strehonin shqiptart e arratisur nga rregjimi komunist.
edhe Bledi nje funksion te ketille ka pasur,vecse privatisht.(a nuk asht ekonomi tregu a?)
ne njefare menyre Bledi isht edhe nje pararendes i agjensive turistike per me cue njerz per turizem neper bot.
ne fund te fundit bledi ka ken ne sinkron me te drejtat dhe lirite bazale njerzore,te drejta te cilat ndersa dje na mohoeshin nga enver hoxh komunisti,sot na mohoen nga vet perndimi .
e kam fjalen per te drejten e levizjes se lire ne rradh te pare,etj etj…
por shqiptart si servila gjenetike qe jane i servilosen te fortit dhe shajn te dobtin.
ju servilen enverit dhe e pshurren kur ai ra nga vakti.
te njejtin qendrim kan mbajt ne shekuj me greket e lasht,me romaket,me turqit,me italjant e gjermant e luftes se dyt botnore,me ruse jugosllave e kineze te pas luftes,
tash po i servilen ameriks..inercia dihet. prisni sa te dale kina apo indija ne pol pozition dhe do ti shifni shqiptart e vertete…
shifni si u sollen me greket.
per 20 e kusur vjet buken e grekut hengren .
tash qe grekut i ka shkit pak kemba ,shif shqiptari si po ja fut brrylin..tamam si camet e pushtimit nazist..
kshtu edhe me kete Bledin.
ai vec po thot te verteten por nuk ka fuqi shteti.
dhe shqiptart duan qe ta ulin.
kur te ket pushtet neser tak do ti ngrejn lapidar si idhull i liris…
po e njejta kenge si rrot qerreje e prishme ndegjohet:
“shqi..shqi..shqi…mor shqi..
shqi.. mor…shqi…mor…shqipetar”
BLEDI MANE paska pasur nje dokument te noterizuar dhe ka ber edhe nje fotokopje
NGA keto na shperndahu orgjinalin ndokujte nuk i vjen mire
por orgjinali eshte orgjinal
miqe te dashur realiteti eshte ai qe thote bledi dhe bravo se
ka cuar disa shkrime qe vertetojne qe ky eshte me gjithment djal
TRIM ;BRAVO BLENDI
Shume i goditur si shkrim .Komplimente !