INTERVISTA/ Idrizi: Nuk varemi nga askush!

26 Korrik 2012, 11:39Politika TEMA

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi po vijon të ndërtojë një profil politik të partisë së tij, i cili synon të jetë sa më i baraslarguar nga partitë e mëdha. I pyetur nëse është një aleat «jokomod» për Berishën, ai shprehet se nuk është i tillë, porse mbështetja e PDIU nuk është një «çek i bardhë» për askënd

 

Nga Skender Minxhozi

JAVA
Zoti Idrizi, prej kohësh PDIU po formëson idenë për kalimin në Kuvend të një rezolute për Çamërinë. Në cilën fazë ndodhet kjo nismë politike? Kur e parashihni paraqitjen e draftit në Parlament?

Rezoluta është një formë  vendimmarrjeje të parlamentit, ku shprehet në mënyrë të përqendruar apo thuajse ekskluzive veprimtaria politike udhëheqëse e parlamentit. Pra rezoluta si dokument politik, përfaqëson një listë parimesh udhëheqëse të ekzekutivit në lidhje me një çështje të caktuar. Në rastin konkret, një rezolutë për çështjen çame do të përmbajë parimet udhëheqëse të diplomacisë shqiptare në lidhje me trajtimin eventual të çështjes çame në përputhje me dokumentet ndërkombëtare, marrëveshjet, aspiratat tona në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi. Pra asgjë të papritur, asgjë problematike, përveçse theksim të detyrimeve që ka qeveria në raport me një çështje të pazgjidhur historike si çështja çame.

Parë kështu, puna për kalimin e saj ka dy aspekte. Formulimin e një drafti sa më konsensual të mundshëm dhe negociatat. Unë kam vullnetin e forcave politike të mjaftueshme për ta kaluar rezolutën në sesionin që nis në shtator, por unë do të doja për të mirën e të gjithëve,edhe të vendit, që të miratohet një dokument konsensual. Vendi nuk është më në situatën e para disa kohëve kur mbi kërkuesit e kësaj rezolute, u vërvitën kamxhikë të policisë. Në parlament siç kam thënë në shumë raste ka burra dhe gra patriotë që do ta kryejnë këtë borxh ndaj popullsisë çame. Shqipëria nuk është më një vend në pikë të hallit, dhe në nevojë ndaj dikujt, për të pranuar diktate të paarsyeshme.

 

Si e shpjegoni faktin që ky është akti i parë serioz për kalimin e një dokumenti të tillë nga legjislativi shqiptar, në njëzet vjet demokraci? Pse ka pasur kaq frikë klasa jonë politike të flasë dhe diskutojë për Çamërinë në rrugë zyrtare dhe institucionale?

Keni të drejtë që e cilësoni akt i parë serioz në 20 vjet demokraci. Iniciativa e mëparshme ishte e një grupi deputetësh, dhe megjithëse ajo ishte për t’u lavdëruar, nuk zgjodhi kohën e duhur, dhe nuk u shoqërua me mekanizma imponues. Ne e dimë se me dëshirë partitë kryesore nuk do ta miratonin një dokument të tillë, por ne sot kemi mekanizmin imponues- një parti politike parlamentare e cila ka treguar se ka peshë dhe ndikim në proceset kryesore politike të vendit. Ne e kishim bërë të qartë këtë që kur u themeluam, se ndryshimi i nivelit të përfaqësimit të komunitetit çam, nëpërmjet një partie kombëtare, do të sillte dhe ndryshime në cilësinë e trajtimit të kësaj çështjeje në rrafshin politik. PDIU-ja e ka mbajtur në axhendën kombëtare zgjidhjen e  çështjes çame, jo thjesht nëpërmjet sensibilizimit vendor dhe ndërkombëtar, por dhe nëpërmjet hapave konkretë për zgjidhjen e saj juridike dhe diplomatike

Në lidhje me trajtimin e kësaj çështjeje nga klasa jonë politike, në rrafshin diplomatik, më duhet të them se nuk ka qenë gjithnjë e njëjta situatë. Deri në vitin 1995, kjo çështje është trajtuar në të gjithë nivelet institucionale të vendit dhe ka patur disa premtime të autoriteteve greke. Njeri prej premtimeve ka qenë për të trajtuar vetëm çështjen e pronave edhe nëpërmjet një komisioni dypalësh, kurse ish ministri i jashtëm grek Papulias, ka thënë se trajtimi i kësaj çështjeje ishte i dhimbshëm në atë periudhë dhe se duhej pritur pak, ndoshta 10-20 vjet. Ja ku jemi, kaluan 20 vjet dhe ne mendojmë se ajo çështje duhet trajtuar në mënyrë të përshtatshme. Qeveritë tona janë tërhequr pas refuzimit grek veçanërisht pas firmosjes së Traktatit të miqësisë së 1996-ës, se «çështja çame nuk ekziston». Pse kjo çështje ekzistonte më parë, dhe nuk ekzistonte më pas? Pse mendohet se Traktati i miqësisë, neni 15 e delegon tek ankesat e individëve zgjidhjen e çdo pretendimi me karakter pronësor? Pra nga një problem kolektiv e trajton si problem individual? Unë mendoj se kjo është qasje e gabuar. Së pari vetë neni 15 i Traktatit të miqësisë, në Greqi konsiderohet i pafuqishëm përballë ligjeve greke për pasuritë, miratuar pas Luftës të cilat janë pjesë e kushtetutës greke. Por dhe sikur të ishte ndryshe, ky nen nuk ndalon trajtimin kolektiv të problemeve të komunitetit çam në Greqi. Një problem i 10 mijë, 20 mijë, apo më shumë vetëve nuk është problem individësh.

Greqia nuk ka bërë minimumin, të kërkojë falje për veprimet e disa individëve që formalisht drejtonin njësi paraushtarake, por që më vonë ishin politikanë të ekzekutivit, derisa nën presionin amerikan u dorëhoqën si Napoleon Zerva.

Pse Çekia, megjithëse çamët nuk kanë asnjë lidhje me gjermanët e Sudeteve, pjesë e një kombi pushtues, fatkeqësisjellës për tërë Europën, i kërkoi ndjesë Gjermanisë? Çamët nuk ishin pjesë e ndonjë kombi armik, por një kombi që luftoi në Luftën e dytë krahas fuqive të tjera aleate. Dhe mbi të gjitha, një pjesë e madhe e tyre luftuan fashizmin, në njësitë e EDES-it. Mbi çamët është kryer genocid apo spastrim etnik, kjo nuk ndryshon shumë, vetëm e vetëm pse ata ishin shqiptarë. Nuk ka asnjë akt që të vërtetojë bashkëpunimin kolektiv të çamëve, madje as gjyqet e Janinës të viteve 45-46, të cilët janë hedhur poshtë nga vetë drejtësia greke për arsye procedurale në vitet 70.

 

Para pak ditësh, duke folur për rezolutën në fjalë, ju keni kërcënuar dorëheqjen, në rast se Kuvendi nuk e kalon rezolutën. A është e saktë të thuhet se PDIU do të shqyrtonte edhe qëndrimin politik ndaj forcave politike që do ta hidhnin poshtë rezolutën?

Edhe pa ndodhur kjo, PDIU-ja është një parti që ka identitet të qartë politik dhe nuk është zgjatim i ndonjë partie të madhe, kushdoqoftë. Ne e kemi bërë të qartë që nga fillimi, se cila do të ishte qasja jonë ndaj partive të tjera.

Le të vimë pak tek kërcënimi im. Ai do të përfaqësonte reagimin tim ndaj dyfaqësisë, apo pafytyrësisë eventuale së politikës së ditës në Shqipëri. Por unë nuk besoj se jemi në rrethanat kur rezoluta, një tekst krejtësisht normal në përputhje me aktet ndërkombëtare, me frymën integruese, do të refuzohej nga partitë kryesore parlamentare.

Kini parasysh diçka. Së pari, PDIU-ja është një parti pro integrimit, një parti institucionale në kuptimin e plotë të fjalës. Ne nuk jemi si partitë nacionaliste, apo neonaziste të vendit fqinjë.

Sot në Ballkan dhe më gjerë, spektri i krizës po prodhon realitete skizofrenike politike, parti nacionaliste, ksenofobe, neonaziste, neozerviste.

Këto parti duan të kthejnë rrotën e historisë mbrapsht, duke luajtur me frustrimin popullor krijuar nga kriza. Shikoni ç’po ndodh me fqinjët, ku parti që reflektojnë pjesën e sëmurë të shoqërisë, që nuk qenkësh aq pak, po trembin Europën me egërsinë e tyre. Anëtarë të saj përdhunojnë, linçojnë publikisht emigrantët, dhunojnë mediat, kolegët e tyre në studio televizive, dhe bëjnë thirrje për të zhvendosur kufijtë me luftë. Krerët e këtyre partive të dënuar dikur dhe përsëritës në krim, duan të largojnë vendin e tyre nga Europa ku asnjëherë s’janë ndjerë pjesë kulturore, por vetëm kanë marrë padrejtësisht të mirat e saj.

Dikush nga brenda Shqipërisë, që mjerisht i takon minoritetit punëtor dhe paqedashës grek, i quan ato parti normale, dukuri normale, parti nacionaliste.

PDIU-ja, është një parti që as për së largu nuk i ngjan atyre.  PDIU-ja është një parti njëherësh kombëtariste dhe europianiste.

Pse? Ne besojmë se integrimi europian është zgjidhje jo thjesht për aspiratën perëndimore të kombit tonë, që gjithmonë e ka parë diellin që lind andej nga perëndon, por dhe për çështjen tonë kombëtare. Të futemi në Europë, do të thotë që drejtësia europiane, drejtësia e vendosur me sakrificat e Luftës së dytë botërore kundër nazifashizmit të mbretërojë dhe në viset tona. Që kjo drejtësi të ndëshkojë, trashëgimtarët e atyre që bënë krime mbi popullsinë e pambrojtur çame.

Për këtë arsye gjithmonë PDIU-ja ka qenë kritike ndaj partive të mëdha që e kanë sakrifikuar integrimin tonë në emër të interesave të tyre të ngushtë.

PDIU-ja e ka konsideruar integrimin si objektiv të kombit, i cili përshpejton dhe pranimin përfundimtar të Kosovës në familjen e shteteve;

PDIU-ja e ka konsideruar integrimin, marrjen e ftesës për statusin e kandidatit, si garë në luftën për kohën me rivalin, dikur armikun tonë historik Serbinë;

PDIU-ja konsideron se nuk ka kohë më të mirë për integrimin tonë sesa sot kur dikush që dikur kafshonte, sot duhet të lëpijë plagët e veta.

Ndaj PDIU-ja ka qenë pjesë aktive e proceseve politike që e përshpejtojnë integrimin.

 

A përmban ky reagim i juaji, edhe mundësinë e largimit nga maxhoranca, në rast të moskalimit të rezolutës nga shumica në Kuvend?

Siç ju thashë, nuk dua të besoj se kjo do të ndodhë, pra refuzimi i një rezolute në përputhje me Kushtetutën dhe dokumentet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë. Por ne nuk varemi nga askush për të përcaktuar qëndrimin tonë. Ne qëllimisht nuk kemi kërkuar përfaqësim politik të nivelit të lartë në qeveri, për të ruajtur identitetin tonë politik, dhe qëndrime të forta kombëtare.

 

Formalisht qeveria vazhdon t’i përmbahet idesë së një negociate të re me qeverinë greke, për një marrëveshje “bis” ujërash me fqinjin tonë jugor. Si pozicionoheni ju në raport me këtë qëndrim zyrtar të shprehur mëse një herë nga kryeministri?

Ky qëndrim është i drejtë, dhe ne mendojmë se Marrëveshja e ardhshme duhet të negociohet sipas parimeve bazë përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk kontestoi thjesht procedurën e miratimit, por hyri dhe në meritë, d.m.th në tekstin e marrëveshjes. Ajo që ne nënvizuam në mbledhjen tonë të fundit të Këshillit Kombëtar kishte lidhje me një deklarim të ministrit të jashtëm grek Avramopulos, se de facto Greqia po i përmbahet asaj marrëveshjeje në veprimtarinë ekonomike të vet. Kjo do të thotë se Greqia i jep vetes të drejtën njëanshmërisht të shfrytëzojë burimet ekonomike, naftën dhe gazin që gjendet në atë zonë. Shqipëria nuk duhet ta tolerojë këtë.

Në vitet 94-95, ishte një kompani amerikane e thirrur nga Shqipëria që kërkonte në atë zonë, sot Greqia pretendon të kërkojë naftë dhe gaz. Ne mendojmë se në kontakte diplomatike Shqipëria duhet të kërkojë ndalimin e këtyre kërkimeve, pa një Marrëveshje të re. Nëse Greqia nuk pranon atëherë ekzistojnë instancat juridike ku duhet zgjidhur mosmarrëveshja.

 

A ka ndonjë informacion të rilidhur me bashkëpunimin tuaj me zyra avokatie të huaja, për nisjen e shqyrtimit të dosjeve të pronësisë së çamëve në Greqi?

Në zgjidhjen e çështjes çame ne kemi një qasje tërësore, dmth ne kërkojmë një zgjidhje tërësore të saj, që kapërcen kuadrin pronësor të problemit. Pra ne nuk kërkojmë vetëm trajtimin e pronave. Por kjo s’do të thotë se në konsultim me zyrën juridike britanike që po përpunon zgjidhjen, të mos konsiderojmë dhe raste të veçanta individësh, të cilët pastaj do të kishin rolin e precedentit në zgjidhjen tërësore. Çdo element që do t’i shërbente zgjidhjes tërësore do të shfrytëzohet.

 

A është e vërtetë të thuhet se ju jeni tashmë një “aleat jo komod” i koalicionit?

Kjo është konsiderata juaj. E vërteta është se mbështetja jonë për dikë nuk është një çek i bardhë. Ne do të votojmë pro vetëm për ligjet, apo reformat që përshpejtojnë integrimin europian të vendit, dhe në asnjë mënyrë nuk do të votojmë diçka që do të cenonte interesin kombëtar. Ne e kemi bërë të qartë këtë siç ishte rasti i regjistrimit, me amendamentet që hoqën çdo mundësi manipulimi me përkatësinë etnike të individit apo dhe në raste të tjera. Pra, ne do të vazhdojmë të jemi jokomodë për çdokënd në një perspektivë ligjesh apo reformash që cenojnë interesin kombëtar.

 

Reforma zgjedhore nuk përfshiu ndryshim të sistemit elektoral, duke sanksionuar mënyrën e votimit të vitit 2009. A përmban kjo rrethanë rrezikun e një përplasje të tërthortë tuajën, me ndonjë aleat aktual të koalicionit?

Ne i shprehëm konsideratat tona kritike të forta ndaj sistemit elektoral, i cili realisht sanksionon bipartitizmin në Shqipëri. Ky sistem zvogëlon mundësitë e futjes brenda politikës së aktorëve të rinj, zërave të rinj, riorientimit të forcave politike, për më shumë kur ndarja e majtë- e djathtë ka humbur rëndësinë e saj. Jetojmë në kohëra joideologjike. Në pamundësi për të imponuar qasjen tonë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne do të vlerësojmë në kohën e duhur qëndrimin tonë në përputhje me programin tonë politik, me rezultatet tona në zgjedhjet e fundit, dhe vullnetin e anëtarësisë.

20 komente në “INTERVISTA/ Idrizi: Nuk varemi nga askush!”

  1. brace says:

    qe te kete nje parti te nje krahine shqiptare qe eshte jashte trojeve tona,e jo atje ne Greqi eshte si ti kerkosh lesh Ceke qerosit.Bile jo vetm qe Cekja s’kish c’tu jepte por do te thoshte qe edhe une do formoj partine e qeroseve.
    e dyta,ky lloj manipulatori qe quhet Shpetim eshte aty jo per Camerine e djegur e vojtur e te neperkebur nga greket por per vehte.Lexojeni,dhe shikoni se si vepron…
    une mendoj se Cameria eshte nje problem kombetar e jo aq minor sa e ben ky korofillaku cam.Nese nuk vepron tere kombi per Camerine dijeni se pas dy ose tri dekadash ai problem do jete kthyer ne nje barcalete.

  2. Astrit says:

    Politikani i madh Tim Idrizi u bashkua me PD-ne mbasi kjo e fundit i premtoi zgjidhjen e ceshtjes came. Ne vend te ketij premtimi, Timi si shperblim mori disa karrige te thyera drejtoresh e zevendesdrejtoresh, ndersa zgjidhjen e ceshtjes cama Sala e ka lene per keto muajt e fundit qe i kane mbet ne pushtet.

  3. Vlora says:

    Po harrove ti ore Cam legen burre qe deputet te ben votat e PS-se?

    Po qysh ore i pacipe, nuk je te pakten mirenjohes per ata njerez dhe ate force politike, qe te dha te drejten, voten dhe privilegjin, dhe te ben deputet, qe ti me vone te shitesh te Sali Berisha per ca qindra-mijera Euro pazar?

    Bastard burre!!!!! Ke edhe guxim dhe shet edhe moaral ketu. Pttttuuuuuu, fare e keqe.

    1. Homeri says:

      — Shikoni si thote–Ne nuk kemi pranuar perfaqesim te nivelit te larte ne qeveri –Po camet ne cdo regjim nuk kane pranuar ofiqe por vende pune ku behet paraja , keshtu sot camet jane drejtore te te gjitha drejtorive , ata moren dhe INSIG se ne keto vende ka para —Ne 1996 ne traktatin me greqin u tha –nuk egsiston problemi cam–Po kush ishte president , ishte BERISH dhe ata camet jane bere paterica e berishes , pale thote se qeveria greke ne menyre te njeaneshme po zbaton marveshjen e ujrave , dhe ky cami gjoja atedhetar i madh qendron ne kualicionin qeverises te sali berishes me amtikombetarja pas asaj te ZOGUT. —Sa te jete SALI BERISHA ne drejtimin e vendit rezoluta e cameve nuk miratohet kurre dhe IDRIZI e gjithe camet e dine mire kete por jane ne pushtet vetem per te vjedhur
      –Apo jo HAJRI

      1. hajriu says:

        O homoeri , ti mund te shpifesh por jo te genjesh diten per diell se faktet flasin apsolutisht te kunderten dhe jane me kokeforte se çdo genjeshter e trillim . Sa per rezoluten ajo do miratohet , biles me votat e te dy partive te medha . Mos fol per merda kur je i menderosur deri ne gryke o homoeri . Hajt mos u merzit se edhe ju 300 e grekit keni me ja hudh krizes , por mbas 2020 ….mi be te fala hallatethithesit dhe elefteriqise .

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Idrizi, mori votat si socialist dhe tregoj pabesine tek elektorati qe e votuan. A nuk eshte kjo pabesi nga cami Idrizi?? Ja pse camet thirren me nje epitet te pabese. Idrizi duhet te qendronte besnik ndaj votuesve socialit per te na treguar qe edhe cami Idrizi nuk eshte i pabese, por qe u tregua i pabese ndaj votuesve socialist.

    1. hajriu says:

      Thjesht o Bl , budallalleku jote eshte gjithmone shtatezene . Ik futi nje llokum …

  5. durrsaku says:

    vlora ky nuk harron nga erdhi prandaj shkoi te pd se aty kan shku gjith komunistat dhe plerat e ketij vendi , tek ajo parti jan sot ilri , mediu , shpetimi dhe shum sahanlepires me lidhje ne te shkuaren me diktaturen duke e nisur qe nga kreu ityre SALI RRUMPALLA pershendetje VLORA ….

  6. Apollon says:

    U bëre ti Shpëtim! Ule pak stekën se e ke lart, more njeri.
    Mos harro se po mburresh dhe merr frymë si politikan me votat e Partisë Socialiste, e thënë shqip, po mburresh me bolet e të tjerëve.
    Lepi ndonje sahan te Berishes dhe mos bej si i fortë.

  7. Delli USA says:

    Pse harxhon kohen me hibridin Idrizi z. Skender.Camet(Idrizi e kompani) kan dhene prova te mjaftushme se jan te prirur te lepijn ndonje kocke,kurse per ceshtjen kombetare e treguan vehten kur Saliu dha ujrat e Sarandes grekut, atyre ju zu goja me mut dhe nuk than asnje fjale.Pas pilafit flasin te gjith,por kur kolonel Pashaj luftonte kunder Saliut Idrizi i bente fresk.

  8. lab gjysem opinge says:

    duroni o shqiptar, shifeni ca do bej me premtimin qe dha dhe pastaj akuzojeni si te doni. po e mbajti fjalen dhe ta kaloj rezoluten ne parlament voten time si socialist vlonjat e ka hallall, ose ne te kundert te japi doreheqjen dhe te iki.

  9. hasko duka says:

    O labi gjys opinge, Idriz Çami eshte i emeruar si kryetar partie nga Berisha dhe si i tille nuk e njeh institucionin e doreheqjes. Nje çam te kete ne parti, Idrizi do te jete kryetar.

  10. mali says:

    E ka koken si oturak plot, ku ka dhjere saliu, nano.
    Ai mire ben qe eshte palaço ndersa debilat e çamerise i rren mendja se kane gjet nje udheheqes te madh te tyre

  11. vlora 1 says:

    Mos i vini faj Idrizit sepse camet jane pa Parti…Partia e cameve eshte vetem Paraja.
    Shkrimin nuk e lexova se tiulli i shkrimit flet vete.
    `Nuk varemi nga askush varemi nga paraja~

    1. hajriu says:

      O vlora 1 , parane e duan te gjithe por ndryshimi i nje Çami nga ty dhe soji jote eshte se ne e kerkojme parane duke punuar kurse ti duke bere lekakulon dhe hajdutin.

  12. toni says:

    O Vlora1 pse kush tjeter ne Shqiperi ka ideal tjeter pervec parase,kete e kane te gjithe po puna eshte se camet jane aq te zgjuar sa ta arrijne kete qellim.Duhet te jesh me te vertete koqe kandari te flasesh per politike sot ne Shqiperi.Dikush thote se Sh Idrizi erdhi me votat e PS,jo une mendoj se erdhi me votat e cameve te vlores se te ishte per PS as nuk ishte deputet sot.E di mire E Rama se cka bere Idrizi per PS,nese fola gjate per Idrizin tani pres koment per besen e k Islamit,I Metes.e F Nanos qe nuk jane came.flm

    1. hajriu says:

      Keta besniket e PS-se e kane si teori qe Idrizi doli me votat e PS ne vend qe te thone se u kandidua nga PS , sepse harrojne qe ne qarkun e Vlores jeton pjesa derrmuese e komunitetit Çam dhe votat e idrizit jane votat e Çameve. Toni , ne zgjedhjet e 2009 ,z.Idrizi ka qene deputet ne listen e qarkut Tirane , biles ka qene dhe kryetari i grupit qe do merrej me çeshtjet zgjedhore te PS-se per qarkun Tirane. Idrizi eshte nga ata burra qe ja tha ne sy z.Rama qe menjehere pas marrjes se mandatit une do ti bashkangjitem PDI-se dhe Rama i dha Ok-in por duke e kandiduar ne Vlore qe te merrte votat e Çameve. Keto qe po te them nuk jane lloqe Kavaje por jane fjale te dala nga goja e tij gjate nje takimi qe kam pasur atehere me te ku prezent ka qene dhe nje drejtues tjeter i PS .
      P.S. Sa per bese , shume nga keta nuk e njohin fare nocioni bese, biles e kane zhdukur nga fjalori qe ne kohen e enver pedos . Kur gazetat e botes flisnin per burrerine ,trimerine dhe besen e Çameve keta lozinin me cingla . Gjithe te mirat ty Toni dhe gjithe Shqiptareve patriot.

  13. brigada 8s says:

    O Cam i PABESE! O pervers. Pse ben sikur nuk shikon se cbehet rrotull teje? A je ne koalicion me Shpellarin? Ti e di me mire se kushdo se kush kryeminister i ka ulur breket me Greket!! Dhe gerdufesh sikur do ti besh presion ,ti taleban qe i shkruan per Allahun ne sms njeriut qe ska as bese as fe. Atij qe hapi shkollat greke,atij qe krijoi varre imagjinare Greke,atij qe i dha siperfaqe detare atyre qe ti i kerkon pronat. Behu njehere burre e thuaj Cameve fatkeq qe se ke seriozisht per ato qe derdellit kur ke grafikun e derdellitjes. Se per kercenime ske byth ti se je i “kapur”, ke material shtrengues qekur vodhe me Genc Rulin!! Te kujtohet 18 vjet me pare…..

    1. hajriu says:

      Po pse o ti brigada 8s , qe konceptin e fjales bese nuk e dine se ne fjalorin tend nuk ekziston , kush nga keta politikanet tane nuk i ka ulur breket ndaj grekeve? Mos valle Nano,apo Rama ,qe çdo dy muaj e ke ne athine? E kam shpieguar edhe nje here tjeter qe ne Çamet midis dy haleve(PS dhe PD) kemi zgjedhur halene qe vjen me pak era.

  14. sinan hibro says:

    Interviste e rrumbullakosur me pyetje te rrumbullakosura ; Idrizi perserit te njejta gjera sepse pervec disa parave qe ka harxhuar per mediatizimin e ceshtjes se Camerise , nuk ka arritur asnje sukses per kauzen e tij . E vertete qe ka shtuar disa nepunes ne vende kyce te administrates ku behet para . Te shohim ne se do arrij te blej ndonje vend per parlamentin e ardhshem…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje