Gjatë inaugurimit të rrugës Levan-Vlorë, Berisha dje përsëriti mburrjen e tij të kohëve të fundit rreth thithjes së investimeve të huaja. “Shqipëria ka një nga nivelet më të larta në botë të thithjes së investimeve të huaja për frymë,” u mburr ai. Dhe për këtë iu referua një raporti të Komisionit Europian, i cili është bazuar në një raport të Bankës së Shqipërisë, e cila është bazuar në një raport të një OJQ-je fare pranë qeverisë…
Po më të besueshme se të tilla raporte janë bursat europiane, ku tregtohen edhe obligacionet e thesarit shqiptar të emetuara në euro (të njohura ndryshe me emrin eurobonde). Dhe ç’na tregojnë kuotat e tyre në bursa?
Eurobondet shqiptare e filluan tregtimin në bursat europiane në 4 nëntor 2010 dhe do të maturohen në 4 nëntor 2015. Vlera totale e eurobondeve shqiptare ishte 300 milion euro dhe vlera nominale e një eurobondi ishte 50 mijë euro, me kupon vjetor 7.5%. Pra, dikush që mund të ketë blerë 2 eurobonde shqiptare me vlerë nominale, i bie të marrë 7500 euro interes në vit dhe t’i kthehet shuma prej 100 mijë euro në 4 nëntor 2015.
Me kalimin e kohës, blerësit fillestarë të eurobondeve shqiptare kanë filluar t’i rishesin ato në bursa. Por për të gjetur blerës të rinj, atyre u duhet tani t’i shesin me ulje nga çmimi fillestar. Aktualisht, eurobondet shqiptare shiten me 94.5% të vlerës së tyre nominale. Ndërsa në ditët e para të debutimit shiteshin me 99.5% të vlerës nominale, pra me një skonto fare të vogël. Me fjalë të tjera, dikush që i ka blerë në fillim eurobondet shqiptare dhe i shtet sot, pranon të dalë pothuaj pa fitim prej tyre, vetëm që t’i heqë qafe…
Ku merre veshe nga bursa Saliu, ai di te flase vetem Tropojance,
se kuptoje qe akoma merreni me kete horre 97 mjafte vrau 21 janare 4 te pafajshem gjemat e ketije krimineli jane te pa funde
Dakort me sqarimet qe na jep i nderuar E.Zaloshnja,por do te ishte me mire edhe pak me qarte per ne njerezit e thjeshte,se me thene te drejten keto eurobondet nuk i marim vesh,prandaj ashtu sic i thote kryeministri qe po vershojne lume investitoret,qe ne spo shofim gje ku jane keta qerratallenj investitor te huaj qe u keputen se ardhuri ketu ne Shqiperi,edhe ju jepjani shkoqur pergjigjen qe ta kemi ne populli me te qarte,flm.
po shkoqur fare e paska thene zaloshnja, ore shpifsi! i kane blere investitoret me 99.5 euro bonot e thesarit shqiptar dhe po i shesin tani me 94.5 euro, qe t’i heqin qafe, sepse nuk kane besim te qeveria shqiptare….
Doni te dini se a ka investime ne Shqiperi?
Pyesni veten sa MacDonald ka Shqiperia. Ai tek kollonat nuk eshte MacDonald.
Po i nderuar albanian! besoj me kupton ku e kam qellimin,them qarte se atij shokut qe bertet po vershojne investitoret,duhet ti ulerasesh kur ti pergjigjesh se ndryshe nuk mer vesh.
SALA ESHTE ME ORIGJINE TROPOJAN POR AI TROPOJEN NUK E NJEH MIKE SE ESHTE RRITUR NE TIRANE SE DO TE NJOHESH TROPOJANET E VERTETE KA VENDE TE TJERA TI NJOHESH NE MBURREMI QE JENI TROPOJAN DHE JO SE KEMI SALIUN PRESIDENT ICILI NUK PERFAQSON TROPOJEN POR PARTINE E TIJE DHE BESOJ SE ORIGJINA E NJE PERSONI NUK QENDRON FARE ,TI DUHESH TE JESH NGA NJE VEND ME I BUKUR
PER MUA RENDESI KA QE JAM SHQIPTARE DHE JAM KRENARE PER KETE JU MUND TE KENI ORIGJINE TJETER NDOSHTA
ke te drejte saliu nuk perfaqson tropoje.. tropoja thjesht eshte vendi me i harruar ne shqiperi
po rruga levan-tepelene kur do te vihet ne qarkullim???apo do inagurohet ne prag te zhgjedhjeve te mashtrimit te rradhes !!legena politikane…