10 hotele të ndërtuar me materiale të veçanta

29 Korrik 2012, 14:33Lifestyle TEMA

Karta elektronike

 

Kjo ndërtesë është ndërtuar nga 200,000 karta elektronike që përdoren në vend te çelësave për dyert. Hoteli u ndërtua nga Bryan Berg, i cili ka thyer edhe rekordin botëror për ndërtimin e një shtëpia prej kartash.

Konteinerë


Ky hotel është ndërtuar vetëm prej konteinerësh. Megjithëse ka pamjen e një grumbulli konteinerësh nga jashtë, hoteli është mjaft luksoz në ambjentet e brënshme të tij. Ai është ndërtuar në një faqe kodre në Changski, Kinë. Çdo dhomë është dekoruar në mënyrën tradicionale kineze.

 Çokollatë

Karl Lagerfeld ka dizenjuar një hotel vetëm prej çokollate. Për të ndërtuar këtë ndërtesë mahnitëse janë përdorur 10.5 tonë çokollatë. Aty ndodhet edhe një skulpturë prej çokollate e modelit francez, Baptise Giabiconi, shtrirë në një shtrat çokollate.

Baltë, kallama, dru dhe gurë

Hoteli ndodhet në një pyll të Ukrainës dhe quhet hoteli “Friend”. Para ndërtimit të tij, kompania e dizenjimit bëri një studim të burimeve dhe energjisë së zonës dhe vendosi të përdori këto burime për ndërtimin e këtij hoteli. Ambjentet e brëndshme janë në harmoni të plotë me ato jashtë.
Tuba

Qëlimi i ndërtimit të këtij hoteli ishte të siguronte akomodim të rëhatshëm dhe të përballueshëm. Aty mund të qëndrojnë dy veta dhe të kenë një pamje Sierra del Tepozteco, Meksikë.
Vagonë treni

Ky hotel interesant është i përbërë nga 4 vagonë treni, të sajuar brënda një ndërtese të rëhatshme, me shtetër dhe një dhomë për të ngrënë mëngjes. Ai ndodhet në një fermë në Hoogwoud të Hollandës.
Rërë

Ata kanë diellin, rërën dhe detin, por nuk ka se si të mos e ndjesh plazhin ne maksimum kur ata kanë edhe hotelin prej rëre më të madh në botë. Bëhet fjalë për plazhin Weymouth në Dorset, Britani e Madhe.

Dhomat familjare janë me pamje nga deti dhe kanë një dhomë teke dhe një dhome dyshe prej rëre, këto vetëm për një çmim prej £10.
Kripë

Pallati i “Kripës” është një hotel i ndërtuar me kripë. Muret e hoteli
hotelit janë ndërtuar duke bashkuar blloqet e përbëra një substance që i ngjan çimentos prej kripe dhe uji. Gjatë sezonit të shirave muret forcohen me blloqe te reja, ndërsa pronarët i kërkojnë klientëve të mos lëpijnë muret për shak të dëmtimit

 

Karvanët

Një projekt i “çmendur” nga një grup shokësh në Berlin, Gjermani. Kamping urban mbi një çati! Për të arritur këtë gjë ata përshtatën një fabrikë të vjetër duke e transformuar në një hotel prej karvanësh. Hoteli gjithashtu ka një kopsht në tarrace si dhe një bar & restorant.

 

Fuçi vere

A ju ka zënë gjumi ndonjëherë pranë një gote vere të mirë franceze? Imagjinoni të ishit brënda një fuçie të tërë të asaj vere. Hoteli “Vrouwe van Stavoren” në Hollandë ka përdorur 4 fuçi të mëdhaja vere dhe i ka kthyer në dhoma.

Më parë ato mbusheshin me gati 14,500 litra verë, por tani jane shndërruar në në dhoma vërtet interesante. Vizitor nga e gjithë bota kanë udhetuar deri këtu për të provuar gjumin brënda një fuçie vere.

http://lajmeroze.com/10-hotele-te-ndertuar-me-materiale-te-vecanta/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje