Sekuestrohen 72 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i drogës, një shtetas shqiptar.
Sipas informacioneve droga është kapur në Ragio të Igumenicës gjatë kontrollit të policisë greke në automjetin e një 26-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas policisë greke droga ishte vendosur në 70 pako dhe ishte blerë në Lazarat dhe kishte si denstinacion Athinën.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
I kontrollojne per cilesine e mallit.
A eshte vertet Lazarati ose jo!
Nuk e dine ata qe malli eshte kontrolluar qe ne fushe ?