Ai ia ka dedikuar jetën e tij prej më shumë se dy dekadash kërkimit të kriptidit të njohur me emrin monstra e liqenit Ness në Skoci.
George Edwards beson se ka arritur të fotografojë monstrën e Loch Ness, duke ofruar provën më të fortë për ekzistencën e krijesës.
Ky kriptid (krijesë, ekzistenca e të cilit është sugjeruar, por nuk është provuar), ka ngjallur kureshtje në mbarë botën.
Monstra e Loch Ness u pikas për herë të parë në vitin 1933 dhe që prej atëherë shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë shpjegim për këtë mit të ditëve moderne.
Fotoja më e famshme e krijesës është realizuar në vitin 1934. Por atëherë u deklarua se ishte thjesht një nëndetëse lodër.
Me dhjetëra ekspedita janë bërë në këtë liqen. Në vitin 2012, në shkurt, një imazh sonar tregoi një objekt gjigand në thellësi të liqenit.
Disa ekspertë besojnë se mund të jetë një krijesë e mbijetuar nga koha e dinosaurëve, një reptil uji, i cili ka mbetur prej miliona vitesh aty.
I gjithë ky mundim në kërkim të kësaj krijese e ka pasur një shpërblim: zona rreth liqenit është kthyer në një atraksion turistik.
kot e kerkoni ne skoci
e keni kryemonster te shqiperise
Ky te fotua e dyte eshte perbindeshi i Loch Nessit, se te te tjerat s’shoh ndonje gje qe te ngjaj si monster
Duke lënë ironinë mënjanë… ka mundësi që një zvarranik i lashtë (ose grup zvarranikësh), më saktë, një kafshë që njihet e klasifikohet nga paleozoologët si pliosaurus http://en.wikipedia.org/wiki/Pliosaurus ose nje kushëri i tij që njihet si plesiosaurus http://en.wikipedia.org/wiki/Plesiosaurus të ketë arritur të mbijetojë katastrofat natyrore që shpunë në zhdukjen e dinosaurëve. Nuk është rasti i parë… po ashtu dyshohej që latimeria http://en.wikipedia.org/wiki/Latimeria te ishte zhdukur njëherë e mirë, porse në 1938 u kap specimeni i parë i gjallë afër ujërave të thella të Madagaskarit, duke bërë që shkencëtarët të ndryshojnë mendimet e tyre në lidhje me evolucionin e me kriptidët (kafshët qe pretendohen se ekzistojnë, porse evidenca e tyre është e dyshimtë e jo bindëse). Përsa i përket etiketës apo termit “monstër”, më duket se njerñzit e ligj janë monstra e jo kafshët.
Sidoqoftë, ne rastin e Nessie-t, fotot pothuajse gjithmonë bëhen në largësi, apo janë të zbehta, duke bërë që të dyshojmë për vërtetësinë e tyre. Ajo gunga e dalë mbi ujë mund të jetë nje trung, apo fragment peme (ne rastin më të mire), nëse nuk është një trukim.
Faleminderit për këtë njoftim interesant që s’ka të bëjë me politikë.